Paradoksi shqiptar

24 Maj 2014, 17:31Blog TEMA

Nga Jona Dervishi

 

Jetojmë në vendin e paradokseve.

Në vendin e mundësive të vogla e të halleve të mëdha. Vendi me një vendndodhje gjeografike strategjike për të pasur një lulëzim të madh qoftë turistik e qoftë ekonomik, me një klimë të mrekullueshme që na e kanë zili edhe vendet me të zhvilluara por ama nga ana tjetër mendja e shqiptarit nuk është e njëjtë me të bukuren natyrore të vendit tonë.

Ajo jeton mes paradokseve, duke bërë që shumë mundësi të digjen e shumë mendime të vyera të veniten nga konfondimet e tepërta paradoksale.

Nëse duam të ndeshemi me të mirën e të keqen, me të renë dhe arkaiken, me të hijshmen e të pahijshmen, me të jetuarit snob dhe të jetuarit nën kthetrat kanunore atëherë mjafton të hulumtojmë thellë Shqipërinë. Vendin tonë të vogël, të çudirave të mëdha.

Vendi që laget nga dy dete të mrekullueshëm dhe ku pasqyrohen dy fytyra të çuditshme. Fytyra evropiane dhe ajo lindore. Fytyra evropiane, ajo e cila pranon kapitalizmin, meritokracinë dhe fytyra lindore, ai skaj i pazhvilluar ku mbizotëron vetëm botëkuptimi i nepotizmave dhe asaj çka rëndom ne i themi “mik”. Ku na duken normale gjërat e marra pa meritë, pa arsimim, konkurs, praktike, etj.

E kjo vetëm falë një “miku” të fuqishëm ose posteve të blera me para. Ndërkohë që ekziston edhe pjesa tjetër ku bëjnë pjesë njerëzit të cilët dinjitetin e quajnë virtytin më të madh që kanë, meritokracinë e quajnë një sfidë të rëndësishme që duhet provuar në çdo aspekt të jetës, pikërisht ata individë për të cilët jeta nuk është një prostitutë që duhet blerë me para.

Jeta është një thesar dhe objektivat e saj duhen arritur me meritokraci, pra me mund, duke e ndërtuar atë dita ditës.

Kur them se Shqipëria ka dy fytyra, dy imazhe, dy fasada, i referohem edhe çështjes së bindjeve të shqiptarëve qofshin politike, fetare, krahinore etj.

Ata ndahen në njerëz paragjykues dhe njerëz mendjehapur, ata që mendojnë se njeriu është i lirë dhe ata që mendojnë se liria njerëzore është gjithnjë e kufizuar. Shqipëria ka pasur gjithnjë dy qiej: një gri dhe një me ngjyra. Një gri që mendon se jeta duhet jetuar brenda kornizave dhe një me ngjyra që mendon se njeriu duhet të thyejë tabutë dhe barrierat që e kanë lënë mbrapa këtë vend.

Për shumë njerëz Shqipëria është një vend evropian ndërsa për shumë të tjerë Shqipëria është një vend i vogël, i mbyllur dhe larg realitetit evropian, paradoks ky që shpesh herë duket sikur edhe flamuri ynë kombëtar e paraqet, me një shqiponjë e dy kokë, njëra që sheh lindjen e tjetra perëndimin. Gjithnjë këtë përshtypje më ka dhënë qysh fëmijë.

Mendoj se e vërtetoj sot teksa shoh njerëz që organizojnë evente dhe manifestime kundra paragjykimeve homoseksuale ashtu siç shoh edhe të tjerë që protestojnë kundra këtij fenomeni.

Në të gjithë botën ekzistojnë paradokset por jo ekstremitetet që na shoqërojnë ne shqiptarëve gjatë rrjedhës së historisë sonë. Mjafton të bësh një xhiro në rrugën e ish-bllokut për të menduar se jemi një popull ballkanas, qeflli, mendje hapur, të veshur e kuruar e mjafton të hedhësh një hap jashtë Unazës së Vogël për të kuptuar se Shqipëria nuk është vetëm zona e ish-bllokut si koncept por është një vend që ka shumë nevojë për zhvillim, qoftë në infrastrukturë por mbi të gjitha në mendësi.

Është një vend ku varfëria dallohet kollaj (këtu nuk flas vetëm për atë materiale).Duhet të angazhohen më shumë misionarët socialë, OJF-të, patjetër dhe politikanët për ta rimëkëmbur disi këtë vend të vogël me dy fytyra të ndryshme nga njëra-tjetra. Do të ishte bukur sikur këto dy fytyra të shkriheshin në një duke përcjellë kudo imazhin e një vendi që është gati të përballet me familjen e tij të re evropiane.

Por kam bindjen se rolin kyç sot për sot e ka mbi shpatulla rinia. Është ajo, jemi ne që duhet të angazhohemi me të gjitha forcat tona për të kuruar shumë plagë të shoqërisë sonë.

Nëse nuk mundemi ta shërojmë të paktën të marrim mundimin të bëjmë diçka. Të përpiqemi ta ndryshojmë këtë mentalitet që ka funksionuar gjithnjë i mbrapshtë, paradoksi shqiptar, pikërisht fenomeni që nuk e le këtë vend të ndryshojë duke mirëpritur flladin perëndimor.

15 komente në “Paradoksi shqiptar”

  1. ardi says:

    Sa e mire qe je mon th befsha kurban

  2. ardi says:

    Sa e mire je moj tu befsha kurban

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Shkruaje edhe njehere tjeter,me germa te medha,Ardi ?

  3. ardita says:

    Shkrim shume real dhe teme e spikatur..

  4. E VËRTETA ! says:

    Zonja Jona Dervishi! (Ja që në fillim “ardi” në komentin e tij e çfaqi paradoksin shqiptar!) Por dhe të vazhdojmë se, si temë paradoksi në Shqipëri është plotësisht i drejtë, ku unë kam bindjen se Shqipëria është e mbushur plot e përplot me shumë paradokse(!) por, veç analiza Juaj nuk është e plotë se, nëse do trajtonim vetëm krimin si paradoks Shqiptar, që shqiptarët dinë të vrasin njëri tjetërin si në asnjë vend tjetër, do thoshja se një krim i tillë nuk ndodh në të gjitha Krahinat e vendit. Pra do ishte e udhës dhe shumë edukative që patjetër në shkrime të tilla duhet që të bëhet diferencimi, pasi vetëm kështu mund që të edukosh dhe të ngjallësh sedrën, që pse ne vrritemi kaq shumë dhe në “X” Krahinë për vitëra e vitëra me radhë nuk ndodh një fenomen i tillë(?!), pasi nuk është mirë që gjithë njerëzit ti “futim në një thes”. Dhe, nëse nuk bëhet jo vetëm diferencimi por dhe lufta ndaj fenomeneve të këqia, mund të them pa e tepëruar se virusi i krimit që po e shikojmë për ditë do bëjë që një ditë të kapë e të sëmurë edhe Krahinat e pastërta, që sot ka filluar të ketë çfaqje të tilla, dhe një gjë të tillë ato Krahina nuk ua kanë borxh paradokseve shqiptare.
    Ju thoni se, që fëmijë keni dyshuar për atë flamurin me një trup e dy koka, pavarësisht se atë flamur ne e kemi si një “bir” të adoptuar, por mua nuk më shqetëson flamuri, por ajo që më shqetëson mua dhe shumë të tjerë si unë, është argumenti tjetër dhe tepër bindës, kur të gjithë ata opinionistë, komentatorë, analistë, profesorë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, politikanë, pushtetarë e zyrtarë të thjeshtë që nga qendra e deri poshtë në bazë, pra deri poshtë në “shpellë” bëjnë sikur nuk e dinë, ose sikur harojnë, ose thënë ndryshe sikur nuk ka fare rëndësi, që në shkrime të tilla duhet të zinte direkt rrjeshtin e parë, kur në vendin tonë është krijuar një “flamur tjetër”, (tepër i shëmtuar!) kur “politika” dhe “pushteti”, (në thonjëza, pasi nuk janë as politikanë e as pushtetarë por në vakt një bandë e ndarë në “dy pjesë”, ashtu si thotë edhe Lubonja!) arritën e ndanë vendin në “dy fytyra”, një fytyrë që ishte e pastër, dhe një fytyrë e pistë, (pa thonjëza!) që e krijuan ata si në asnjë vend tjetër në Botë, në “pronar të vjetër” dhe në “pronar të ri”. Pra, politika dhe pushteti ynë i “nderuar”, (pa veçuar asnjë prej tyre deri më sot!) bënë atë që edhe vetë djallit nuk do ti kish shkuar në mendje! Prandaj po të pyes Zonjë e nderuar dhe jo vetëm Tij, më thoni nëse krimi korrupsioni, anarshia dhe kaosi, vallë ku zhvillohet?! Patjetër që çdo e keqe rrënjët i ka vetëm dhe vetëm në tokë, pasi njerëzimi sot për sot jeton në tokë, dhe as në ajër e as në detë, dhe nëse kamionët, gomonet ose avjonët do merren me trafiqe, ai trafik përsëri “fillin” e ka tek Toka Jonë. Dhe kur politikanët dhe pushtetarët tanë të turpëruar, arritën dhe krijuan “pronarin e ri” dhe e ndërsyen ndaj pronës dhe pronarit të vërtetë, çfarë të mire pret të ketë ky vend, kur gjysma e nderëshme e njerëzve është vënë nën thundrën e turmës hajdute, ku si “komandat” nuk ka më “komandantin Enver”, por sot ka shumë “komantantë” të tillë si bij dhe nipër të tij. E vërteta është se me ardhjen në pushtet të diktaturës komuniste pikërisht tek TOKA filloi e keqia! Pra, kur krimi dhe korrupsioni, (mafia e tokave në pushtet!) ka helmuar thellë gjithë tokën në këtë vend e mira do fillojë vetëm kur toka ti kthehet të ZOTIT! Vetëm ky është PARADOKSI KRYASOR SHQIPTAR, që një gjë e tillë nuk ndodhi në asnjë nga vendet e Lindjes komuniste!!!!!! Faleminderit Zonja Jona Dervishi!

  5. Ai... says:

    Teme e mencur

  6. Shqiperia ka vetem nje fytyre! says:

    Po flet per njeren faqe, ate te meritokracise?? me thuaj dike qe ka arritur te ece perpara fale aftesive te tij?
    Sa te rinj sot kane diploma me rezultate shume te larta qe jane te papune dhe sa te tjere medioker apo edhe dicka me poshte mediokritetit i gjen ne poste drejtuesisht. Kurse ata te paret punojne gjithcka tjeter pervec profesionit per te cilin kane studiuar vite te tera dhe kjo vetem sepse dikush nuk i jep mundesine. sot duhet nje mbeshtetje, nje perkrahje, dikush qe te ofroje mundesite… ose te kesh para me thes.
    Nese ti mendon se ke arritur dicka sot, jam e sigurt se nuk e ke arritur e vetme.
    Shqiperia ka vetem nje realitet ate te dhenies dhe kapjes se mundesive. kush eshte i zoti di ti kap ne cfaredo lloj forme. ky eshte realiteti yne dhe asnje qeveri nuk e ndryshon dot. Keshtu ka qene, eshte dhe do te jete!

  7. Linda says:

    Paradoksi do na shqetesoje gjithnje Jona, sepse keshtu eshte i ndertuar ky vend e skemi cte bejme tjeter vecse te edukojme brezat e rinj per te mos qene me preh e kesaj gjeje te shpifur. Me pelqen shume qe e ke kapur kete teme interesante sepse vertete qe jetojme mes pasurise e varferise dhe Shqiperia nuk eshte vetem Tirona.

  8. Sali QENI says:

    “E verteta”, ne 1997 kam lexuar ne nje gazete shqiptare qe ne Berat jane vrare rreth 400 persona, kryesisht djem te rinj, ne rrethin e Mirdites vetem dy persona. Per keto besoj qe flet? Tropoja duhet perjashtuar nga arsytimet pasi ata nuk jane njerz me te vertete normale.

    1. Mara says:

      Fatos qeni na sillte formularet per te aplikuar per ne Kanada…

  9. Mendimi im says:

    Ca mentaliteti, se i gjithe shkrimi eshte bosh!!! Me pak fjale nuk ke thene asnje gje! Ke ardhur verdall me vetem nje fjali, te shkruar ne 10 te ndryshme, por fatkeqesisht nuk ke thene asnje gje!! Mu duk si hartimet e nje nxenesi ne klasen e 7!!! Me fal qe e them kaq hapur, por te lutem ose shkruaj tamam, ose mos e mbush Temen me shkrime pa pike vlere!

  10. sulo gerdeci says:

    Te gjitha problemet qe ju ngreni ,Politike ,Ekonomike ,dhe sociale.
    nuk mund te rregullohen me shkopin magjik.
    Sa per Rinine qe ju mendoni se ajo mund te luaj nje rol kryesor,
    Mendoj qe Rinia Shqipetare eshte per tu misheruar per vete dhe jo
    te japi kontributin e saj tek shoqeria jone me mentalitet primitiv.
    Rol kryesor luan FAMILJA ,SHKOLLA ,SHOQERIA.
    SHPRESOJME QE GJENERATAT QE DO TE VIJNE NUK DO TE JENE KAQ KRITIKE
    SA JANE SOT.

  11. durresi says:

    Diku ne shkrim permendet se ne bllok ka njerez qe vishen mire. Do te doja te dija ceshte veshja per shqiptaret dhe ckuptim ka. Sa shpenzojme .Ana psikologjike etj.

  12. GENI Karagjozi Austri says:

    Artikulli eshte i shkruar me nivel Intelektual por ngelet vetem me konstatime qe ne fakt jane te prekshme ne ambientin Shqiptar. Historikisht Shqiperia ka vuajtur nga paradokset.Paradoks eshte Myslimanizimi i nje pjese te madhe te Kombit,i rrethuar vetem me Ortodoks ose Katolike,Paradoks eshte kriminaliteti historik Shqipetar(rasti Ali Pasha, E.Hoxha etj….)dhe mikpritia ekstrem pozitive e popullit fukara,Paradoks eshte M.Leninizmi ne Shqiperi me lugen bosh dhe dashurine e madhe per Themie Thomai,L.Cuko e injorante te tjere,Paradoks eshte sot Politika ne Shqiperi me Deputete e Ministra femije ish faturinoje(rasti F.Mediu,S.Berisha),etj,etj…A nuk eshte paradoks deklarata e nje Ministri te Qeverise Rama, qe Shqiperia ne 30 vjet do te kete standart Evropian??! A nuk eshte Paradoks qendrimimi i kriminelit ish K.M. S. Berisha dhe dashuria e Demokrateve e fukarenjve per te.! Zhdukja e Paradokseve kerkon dekata qyteterimi,shkollim,standart ekonomik,demokraci ne familje e shoqeri,shkembim eksperience me boten e civilizuar,pervoje pozitive e shtetit ligjor.Zhdukja e Paradokseve kerkon kohen e vet.Per fat te keq Atdheut tone i duhen dhjetra dekata te ngjisi derri ne mes shkadhet piramides se Qyteterimit,dhe zbutjen e Paradokseve.

  13. sulo gerdeci says:

    O karagjoz !Ne te gjithe boten ka Paradoks dhe
    nuk do te zhduket kurre ,mjafton te permend Ameriken si Etalon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje