Në mesin e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sigurisht ka shumë njerëz të mirë. Janë bashkëqytetarë tanë, familjarë e miq. Ata e kanë zgjedhur PDK-në si shtëpi të tyren politike, duke qenë të bindur se po i bëjnë shërbim vendit. Nuk duhet t’i akuzojmë për këtë. Gjatë rrugëtimit politik çdokush mund të bëjë gabime, të mashtrohet, të besojë në mënyrë naive në kauza që duken të drejta e dalin të padrejta, gati secili mund të bjerë pre e premtimeve që shpejt zbulohen si të rrejshme.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit të gjithë këtyre anëtarëve të PDK-së po u drejtohet vetë NATO-ja me një apel dramatik që t’ia kthejnë shpinën Partisë Demokratike të Kosovës për shkak se themelet mbi të cilat është ndërtuar kjo parti janë të shtruara me gjak e kufoma shqiptarësh të pafajshëm, me krime politike dhe ekonomike kundër Kosovës, me tregti me drogë dhe me lidhje tepër të dyshimta me struktura kriminale të Serbisë – lidhje këto që mbërrijnë deri te krimineli Arkan dhe rrjeti i Mira Markoviqit, gruaja e liderit serb, Slobodan Milosheviq.
Po bëhet gati një javë prej se kolegu Vehbi Kajtazi është duke botuar në këtë gazetë informata të tmerrshme, të cilat burojnë nga dokumentet e NATO-s. Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë është e pranishme me mijëra trupa në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 dhe ka mbledhur një fond të madh informatash mbi veprimtarinë e ShIK-ut, një organizatë që NATO-ja e përshkruan si kriminale dhe terroriste dhe, gjithashtu, pjesë paramilitare të Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga kryeministri aktual dhe në largim Hashim Thaçi. Kjo strukturë politike dhe mafioze që e ka vjedhur, shkatërruar, sunduar dhe shpërfytyruar Kosovën po kërkon edhe një mandat për të qeverisur vendin tonë. Po kërkon edhe një mandat për të vazhduar misionin e saj për rrënimin e shkatërrimin e Kosovës dhe pasurimin personal dhe klanor si deri më tani.
Anëtarët e thjeshtë të Partisë Demokratike të Kosovës duhet t’i thonë qartë “jo” kësaj oferte të helmuar politike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. PDK-ja nuk është më parti, aq më pak demokratike. PDK-ja është një biçim-parti autokratike, madje me tendenca diktatoriale, kur të shihet se me çfarë lehtësie qesharake është “shndërruar” në grup të djathtë politik dhe me çfarë arrogance sillet Thaçi ndaj anëtarësisë, kur në poste të larta partiake sjell figura gjithanshëm të diskredituara.
Anëtarët e thjeshtë të PDK-së, pra ata që ua duan të mirën së pari familjeve të tyre, e pastaj edhe vendit, Republikës së Kosovës, më 8 qershor duhet t’i bashkohen kryengritjes demokratike të popullit të Kosovës kundër Thaçit dhe PDK-së së tij, e cila edhe nga NATO-ja po demaskohet si organizatë thellësisht kriminale. Anëtarët e PDK-së kanë alternativa të tjera për të cilat mund të votojnë me ndërgjegje të pastër.
Në historinë e re të Kosovës këto janë zgjedhjet mbase më të rëndësishme dhe ndoshta shansi i parë i vërtetë për të nisur çmontimin e një rrjeti kriminal-partiak nën siglën e PDK-së, që për nga organizimi, mënyra e funksionimit, ushtrimit të dhunës e terrorit verbal dhe joverbal, plaçkitjes dhe futjes nën kontroll të palejueshëm të institucioneve të shtetit, si dhe dëmit të përgjithshëm që i ka shkaktuar vendit i përngjan një Al-Kaide në miniaturë.
Anëtarët e ndershëm të PDK-së duhet ta lënë Thaçin vetëm me klientët e tij, sepse ata, klientët, për përfitime personale dhe karriera qatipësh janë në gjendje t’i shërbejnë çdo regjimi kriminal. Për të ardhmen e mirë të Kosovës ky popull duhet ta lërë Thaçin vetëm me hyzmeqarët e tij të ardhur nga “shoqëria civile”, të cilët dje e quanin Thaçin hajdut, ndërsa sot, pasi kanë hequr maskat, i rrinë në prehër dhe e quajnë hero. Aderimet në PDK janë një pasqyrë që tregon se si demagogë, oportunistë dhe karrieristë pa asnjë parim i bashkohen një subjekti që drejtohet prej njerëzve që NATO-ja me defter po i akuzon si organizatorë vrasjesh dhe si kontrabandistë. Më 9 qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova duhet të hapë një kapitull të ri të historisë së saj dhe të nisë procesin e dethaçizimit dhe deveselizimit të shoqërisë.
Në dokumentet e NATO-s nënvizohet se PDK-ja ishte sponsor i vrasjeve të kryera nga anëtarët e ShIK-ut. “Vrasjet ishin institucionalizuar dhe nuk ishin të ndara në operacione të kufizuara tek një numër i vogël pjesëtarësh të ShIK-ut”. Rrogat e anëtarëve të ShIK-ut, sipas NATO-s, paguheshin nga PDK-ja. “ShIK-u ishte i armatosur dhe nuk do të hezitonte të përdorte dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës për përfitime politike”. Në gjithë këtë rrjet tmerri e krimesh për të cilat raportojnë NATO-ja dhe KFOR-i tre emra potencohen veçanërisht: Hashim Thaçi (si autoritet përfundimtar në majë të piramidës së krimeve) dhe Kadri Veseli e Elmi Reçica si persona që “me siguri” kanë qenë “të vetëdijshëm për programin” e ShIK-ut. Ky program, sipas NATO-s, përbëhej nga kontrolli i tregtisë ilegale me derivate të naftës dhe me drogë, ekonomia e zezë, shmangia e rivalëve politikë përmes frikësimit ose edhe vrasjes, siç lë të nënkuptohet Aleanca Veriatlantike në raportet e saj.
“Një listë me 40 emra njerëzish që duhej eliminuar pretendohet se kishte ShIK-u dhe Kadri Veseli.
Këta njerëz, intelektualë të afërt me LDK-në (Lidhjen Demokratike të Kosovës), paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës. (…) Objektivi i tij (Kadri Veselit) është që t’i ngufasë intelektualët më të njohur të LDK-së. Ekziston një listë me 40 emra të njerëzve të afërt me Rugovën. Kadri Veseli është drejtpërdrejt i lidhur me disa nga figurat më të njohura politike, kriminale dhe ekstremiste brenda Kosovës”, ka raportuar “Koha Ditore”, duke u mbështetur në dokumente të KFOR-it, trupës paqeruajtëse të NATO-s. Pas këtyre informatave bëhet edhe më e qartë se pas vrasjes së Xhemail Mustafës, Smajl Hajdarajt dhe shumë patriotëve të tjerë qëndron ShIK-u. Këtë e lënë të kuptohet edhe dokumentet e NATO-s.
Të dhëna të tjera të tmerrshme të NATO-s flasin për përfshirjen e ShIK-ut dhe të krerëve të sotëm të PDK-së në tregti me drogë në përmasa ndërkombëtare. Baronë të njohur të kokainës, heroinës dhe narkotikëve të tjerë, të cilët përmenden madje edhe në lista të shërbimit sekret amerikan, CIA, mbanin lidhje me anëtarë të ShIK-ut. Tregtia me duhan, sipas NATO-s, ishte po ashtu një burim i rëndësishëm i financimit të strukturave të ShIK-ut. Në analizat sekrete të NATO-s Kadri Veseli, shef i ShIK-ut, aktualisht nënkryetar i PDK-së dhe kandidat për deputet të kësaj partie, përshkruhet si njeri “elegant” me “reputacionin e një trafikanti të drogës” dhe të cigareve. Me këtë reputacion Kadri Veseli më 8 qershor po kërkon votën e qytetarëve të Kosovës dhe po premton se bashkë me Hashim Thaçin do të punojnë për mirëqenien e Kosovës! Ky është humor i zi. Me duet të tillë politik Kosova vazhdon rrugëtimin e sigurt drejt humnerës e diktaturës, duke i përmbushur të gjitha kushtet për t’u shpallur shtet i dështuar.
Në dokumentet e NATO-s përmendet shpesh roli që ka luajtur shërbimi sekret i Shqipërisë, ShISh, në mbështetjen e aktiviteteve kriminale të ShIK-ut në Kosovë. Hidhen dyshime nga ana e KFOR-it edhe mbi qëllimin e vizitave që bënte në Prizren menjëherë pas luftës shefi i ShISh-it, Fatos Klosi, dhe kryeministri i atëhershëm socialist, Ilir Meta. Kush lexon me vëmendje dokumentet e NATO-s nuk mund t’i ikë përshtypjes se Tirana zyrtare është pjesëmarrëse në mos e drejtpërdrejtë, atëherë gjithsesi indirekte në krime të panumërta në Kosovë. Në këtë mënyrë Shqipëria e vazhdoi traditën fatale 100-vjeçare të aleancave djallëzore kundër Kosovës. Nëse Ahmet Zogu, Esat Pashë Toptani dhe Enver Hoxha kanë eliminuar patriotë kosovarë ose janë përpjekur dhe shpesh kanë arritur që për interesa të tyre të ngushta ta dëmtojnë Kosovën, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Ilir Meta, secili në mënyrën e vet, i kanë bërë jo pak dëm Kosovës.
Berisha kërkonte që Kosova të pranonte autonomi nën Jugosllavi dhe t’i bashkohej “lëvizjes demokratike në Serbi” me Vuk Drashkoviqin në krye, Nano i premtonte Europës (përmes revistës gjermane “Der Spiegel”) se do ta bindte prijësin e shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën, që të hiqte dorë nga pavarësia, sepse Kosovës nuk i duhet pavarësia në Europën e bashkuar, ndërsa Ilir Meta vinte me kryeagjentin e tij Fatos Klosi në Prizren për të koordinuar veprimtaritë e ShISh-it dhe të ShIK-ut në Kosovë.
Pjesë e këtij sistemi kriminal ishin edhe disa firma. NATO-ja thekson se ShIK-u kishte lidhje të forta me kompaninë e sigurimeve INSIG nga Shqipëria, zyrat e së cilës shfrytëzoheshin për të transportuar armë dhe drogë në Kosovë.
Akuzat kundër ShIK-ut dhe PDK-së që përmbajnë dokumentet e NATO-s janë të rënda dhe përbëjnë evidencën deri më tash më të qartë mbi fytyrën e vërtetë të drejtuesve të tyre. Pasi ka mbetur pa tekst përballë ortekut të akuzave kjo parti po përpiqet që nëpërmjet heshtjes ta kalojë këtë situatë, sidomos tani kur Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve. Nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokët e tyre heshtin për krime dhe tregojnë përralla për integrime (europiane), qytetarët e Kosovës me votën e tyre më 8 qershor duhet të dëshmojnë qartë se ky taraf politik duhet të dalë në bankën e të akuzuarve, jo të ulet në karrige parlamenti.
Për të nisur shkëputjen nga ky sistem kriminal partitë e tjera politike të Kosovës duhet të përjashtojnë çdo koalicion me PDK-në siç është sot.
Kush e ndan pushtetin me PDK-në sot bëhet bashkëpjesëmarrës në krime dhe i arsyeton të gjitha mbrapshtitë që PDK-ja dhe ShIK-u akuzohen se i kanë kryer në 15 vjetët e fundit. Këto akuza nuk po i bën një organizatë dosido, por vetë NATO-ja, e cila ka dhënë kontributin vendimtar për çlirimin e Kosovës. I vetmi institucion që tani e tutje duhet të merret me bandën që gjatë këtyre viteve po vepron nën ombrellën e PDK-së dhe ShIK-ut është gjyqësori.
*KOHA DITORE
nuk eshte raport i vertete, pastaj ato gjera perseriten sa here ka zgjedhje ne kosove.ky enver robelli te zbardhe veten e te tregoje me care merret realisht, per spiunimet qe ben. turp per te
Sa kohë që pretendoje të shkoje Ambasador i Kosovës në Zvicër duke shfrytëzuar Qeverisjen aktuale nga PDK, nuk ishte SHIK-u i PDK strukturë kriminale.
Pse nuk tregon arsyen e vërtetë që shteti zviceran nuk e pranoi kërkesën e Qeverisë së Kosovës që ti të shkoje Ambasador në Zvicër?
Tregoju qytetarëve se CURRRI i famshëm që përmendet si trafikant droge në këtë artikull është BOSSI i vëllaut tënd, që shet drogë për të në Zvicërr dhe kjo është arsyeja pse shteti helvetik nuk të pranoi ty si Ambasador.
Maskara i shumëfishtë je ti!
Nuk të njohin qytetarët në Tiranë, se ne në Anamoravë të njohim mirë këlysh Serbie.
Vet fakti qe ti furnizohesh me genjeshtra te familjes serbe Syrroi je i pa besushem .
Tash eshte fushat dhe ju serbofilet keni obligim me i njollos figurat kombtare.
Ju nuk po i demtoni kto figura por po i mobilizoni elektoratin qe prap te votoi per PDK.
Sinqerish une vet i 5 kam pas planifiku me votu per AAK por kur del Serbi dhe ben propagand jame i detyrum me votu prap PDK.
Z. Robelli eshte nje gazetar serioz dhe shume i guximshem. Qeveria e Thacit e shkaterroi Kosoven me vrasje dhe me hajduteri. Kjo qeveri duhet te bjere ! Por kush jane ata qe mund t’i fitojne zgjedhjet. Asnje subjekt politik nuk e meritonn udheheqjen e Kosoves sepse te gjithe ata e kane vetem nje qellim, qe Kosoven ta zhvasin sa me shume.
Nje propagande primitive e bashkepuntoreve te hapte ose sekret te UDB.Ky Enveri sa here i kujtohet i gjene argumentet per qellimin e caktuar nga punmedhenesi i tije.Eshte njeri pa kredibilitet…
Po ore meti, po a nuk je ne gjendje te kuptosh qe z. Robelli nuk bazohet ne propaganden e UDB-se? Ai bazohet ne KFOR-in Amerikan. Njerez pa kredibilitet jane ata te cilet e shkaterruan Kosoven, perfshire edhe ty qe je perkrahes i tyre.
Jeronim de rada, nuk e besoj se je shqiptare,shqipfoles po.Gjithandej ku i shtin turite vetem per percarje dhe antishqiptarizem angazhohesh.Deviza e jote eshte “shqiptari i keqe shqiptar i mire…
meti!
Per mua z.meti shqiptar eshte ai i cili i thot hapur te vertetat mbi te keqijat dhe te metat e atyre qe e shkaterruan Kosoven. Ata te cilet i fshehin keto te verteta nen veshjen e hipokrizise mund te jene shqiptar, por jane shqiptar qe nuk i nevojiten as Kosoves dhe as Shqiperise.
Besoj qe ky Enveri nuk ka kredibilitet ne Kosove, po ne Kosove eshte gje e natyrshme pasi jane korrake barbare. Me ben pershtypje se Kosova ka te tille gazetare inteligjente e te guzimshem qe e tregojne kush eshte Kosova sot, nje shtet talebano-mafioz.
Supozojme qe vellaj i gazetarit Enver Rabolli eshte tregtar droge, e çfare pergjegjesie ka Enveri? Ju komentues jeni injorante e nuk kuptoni asgje nga “te drejtat e njeriut”, “shteti i se drejtes” etj etj. Shpresojme qe Kosova nuk ndryshon rruge me 8 qershor siç deshirojne intelektuale te vertete, keshtu Kosova do te perfundoje ne …mut. Une jam qe ne Kosove e Shqiperi te zgjidhen kriminelet keshtu do ta shohin b….
Lajme të pabesueshme të renegatit Robeli! Nuk po kuptojmë nëse Thaqi është propozuar për cmimin Nobël apo i akuzuar për krime???? Ky pseudo-gazetar, pervers mediatik edhe gjatë luftës në Kosovë ishte kundershtar fanatik i UCK së!
vitet.efundit.varferia.ka.marr.permasa.te.teperta.parlamenti.shum.i.pa.aft.ose.nuk.dojn.ose.nuk.din.ne.vendet.evropjane.nje.Parlament.i.till.nuk.do.tekishte.shanz.klasa.puntore.ngrihet.ne.kosov.ekunderta.jemi.larg.realitetitper.te.krijuar.shtet.kjo.paraqet.nje.rrezik.ne.zvicer.kosovaret.kan.ble.banesa.eshpia.duke.par.se.ne.kosov.nuk.ka.prespektiv.asnje.parti,nuk.ka.vizion.vetem.premtime.te.kota..un.ndihmova.ngazvicra.30.vite.kosoven.sigurimet.pensionale.nuk.dergon.ma.zvica.ne.kosov.me.ketqeveri.zvicra.nuk.ban.kontrat.pse.instuzione.pa.besushme…