Të pranosh dështimin, kjo është forcë!

23 Maj 2014, 21:02Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Të marrësh përsipër të udhëheqësh një luftë, të realizosh një ide, t’i shpallësh “luftë” një fenomeni, të duhet së pari të lidhesh fort me veten tënde e të llogaritësh më së pari dështimin.

Përveçse ta llogaritësh atë, duhet të mos e shmangësh, por ta pranosh dhe ta respektosh, pikërisht sepse është dështim, dhe për ta bërë këtë, të duhet forcë karakteri.

Një politikan, i cili votohet në pakicë, pranon menjëherë verdiktin e popullit dhe largohet. Kjo është normë në vendet me demokraci të stabilizuar, ndërsa në vendet me një demokraci disfunksionale si Shqipëria, ky gjest përshëndetet e stërzmadhohet si një heroizëm, ndërsa në fakt politikani, që ka pranuar humbjen, ka bërë vetëm ritualin, që i takon dhe këtu meriton të vemë një pikë.

Po të analizosh veprimtarinë e klasës politike shqiptare në këto 23 vjet, në të gjitha planet ajo del e dështuar. Dështimi matet me gjendjen shumëplanëshe. Dështimi i modelit ekonomik, megjithëse duket se nuk ka pasur fare një të tillë, përveç skemës që FMN dhe Banka Botërore pati vendosur për të ruajtur ekuilibrat makroekonomikë, si inflacionin e ulët dhe disa politike axhustuese dhe nxitëse, ndërsa politika shqiptare ka qenë vetëm një ndjekëse e kësaj skeme deri në një masë dhe me ardhjen në pushtet të PD u pretendua se do të ndërtohej një Model i RI ekonomik me një mendjemadhësi e mendjelehtësi prej të marri duke deformuar tregun me ndërhyrjet e saj. Asnjëherë nuk e pranoi Sali Berisha zërin e opizitës së atëhershme dhe paralajmërimet se kriza e përbotshme do të jepte efektet në ekonominë e vendit. Gjithnjë dredharak, i pasinqertë me veten, me ndërkombëtarët, me opozitën dhe më e rëndësishmja me popullin e vet.

Njw njeri që vret vetëm njëherë është KRIMINEL, numrat janë thjesht statistika.

Për turpin e tij dhe të të ashtuquajturve INTELEKTUALË, e zvarriti këtë popull, duke shfrytëzuar varfërinë e tij ekonomike. Mbas tetë vjetësh shqiptarët janë jo vetëm të varfëruar ekonomikisht, por të vdekur edhe shpirtërisht. Biznesi i rrënuar deri në fatalitet, i nëpërkëmbur e i gjunjëzuar përpara politikës së mbrapshtë të qeverisë Berisha, ka zgjatur dorën e “lypësit” përpara Qeverisë Rama, ndërsa në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit shpotitej PS, si një Parti e Majtë, që ndërton programin e saj me milionerë….

Sot pas gati një vit qeverisje diametralisht të kundërt me atë të Sali Berishës, Shqipëria i ka akoma plagët të hapura, ndërsa PD sforcohet me mjete artificiale për të treguar FORCËN dhe më e turpshmja është se deliron, sikur në protestë kishte 150.000 vetë.

Kësaj i thonë tek i vdekuri mbështet i gjalli… deliri të çon në këtë pohim. Ky njeri deliroz doli përpara shqiptarëve dhe gjithë dynjasë, më 23 qershor 2013, duke e pranuar me gojën e tij përpara elektoratit të djathtë humbjen e thellë me shprehjen e shumë pritur se: “Sali Berisha e ka fajin”.

Në fakt një njeri i fortë, me të vërtetë i fortë, duhet të pranojë jo fajin, por dështimin e tij. Po këtë gjë Sali Berisha dhe ndjekësit e tij nuk e bëjnë dot, sepse nuk janë të tillë, forcën e gjejnë tek pushteti e paraja.

Sot në mesditë Sali Berisha deklaronte në delir sikur Edi Rama, “ia kishte mbathur” prej frikës së të fortit Sali. Më bën për të qeshur, sepse ishte vërtet komike kur i turrej Fatos Nanos me shprehjen “Mbatharaku”!!!

Kujton se me marrëzitë e tij i frikëson njerëzit, ndërsa në fakt i marri është i frikshëm sepse është i paparashikueshëm, por jo i FORTË.

PD sot më shumë se kurrë, por edhe gjithë klasa jonë politike duhet të REFLEKTOJË!

Zemrat e njerëzve nuk blihen, as dhunohen, por fitohen. Por këtë e bën ai UDHEHEQES, i cili ka një qëllim të lartë e jo thjesht marrjen e pushtetit.

Sali Berisha duhet të japë llogari brenda partisë së vet, por më së pari përpara këtij populli të nëpërkëmbur dhe të pranojë hapur dështimin e tij e të shkojë e tu tregojë mbesave e nipërve përvojën e tij të dështuar si politikan. T’i thotë supermbesës të japë mesazhe dashurie në Facebook-un e saj e të bëjë thirrje për pranimin e Shqipërisë si kandidate e BE dhe për Europën e Bashkuar.

Kësaj i thonë FORCË!!!

12 komente në “Të pranosh dështimin, kjo është forcë!”

  1. Tironsi says:

    Analize shume e goditur ,po kujt po i thue.Ai i ka hipur kalit mbrapsht dhe nuk i shikojne syte fare se çfare ben.
    Ne planin politik Ai duhet injoruar, dhe abandonuar , ne planin ligjor Ai duhet denuar.,me te gjithe sorollopin e Tij.

    1. sit. back. and.. relaks says:

      disfunksionale, gjest, verdikt, ritual, deliroz. nuk besoj se eshte e veshtire per ti pershtatur ne shqip keto fjale. eshte bere gjuha shqipe si gjuhe e kombeve te bashkuara.

  2. futja kot says:

    Ne shqiperi nuk ka pune per intelektual prodhimi, si inxhinjera tekonolog, inxhinjera elektrik, inxhinjera meikanik, tekstili, etj.
    Klasa politike ka deshtuar:
    pasi pruri demokracin shkateroj shqiperine dhe te gjitha vendet e punes.
    Zonat informale jane nje bombe sociale qe deri tani jan ushqyer duke mbjell e shitur kanabis , po pas kesaj????

  3. elinor says:

    T’i bejsh thirrje Berishes te tregohet i sinqerte eshte njesoj si t’i bejsh thirrje sakatit te ece drejt — “mos calo pra, ec si duhet!”
    Berisha nuk eshte se nuk ka deshire te jete i sinqerte por thjeshte e ka te pamundur. E ka defekt lindjeje qe te jete mashtrues, hipokrit, genjeshtar dhe, mbi te gjitha, kriminel i paskrupullt.
    Prandaj edhe ky artikull i zonjes, sado qe kesaj here eshte shkruar mire dhe me rrjedhe logjike (ndryshe nga heret e tjera), shkon huq. Mund i shkuar dem.

  4. kujtimi i ri says:

    he mo se vet shqiptart e kan fajin
    ata i bejn vet gjith kto zullume ,krimera,paunsira,prapambetje,shkelje ligji,rregulli,..
    sala esht vec kopertina
    po u bon bashk dy shqiptar do plasi krimi
    po te jesh shqiptar je i keq
    edhe pa le ala prej pidhi,shqiptari e ka mendjen vec per krim
    ne bot kriminelet behen,ne shqipni ata lindin gati te till
    popull leshi
    te kqinj

  5. strong says:

    SHKRIM BTILANT.

    RESPEKTE

  6. ATDHEUOP says:

    OPINIO I TRAJTUAR ME SAKESI DHE ORGJINALITET
    SALA KY I MARRE DUHET NDIHMAR TA KUPTOJE SE
    KA SKADUR KOHA E TIJ .DUHET NDIHMUAR TE
    REHALIBITOHET SIGURISHT MBAS DHENIES DHE
    KRYERJES SE DENIMIT PER GJITHE TE KEQIJAVE QE
    KA BERE NDAJ POPULLIT SHQIPETAR…I

  7. Sh says:

    E gjithe trupa zullumqare e PD ,kane zhgenjyer Fansat
    e tyre te djathte .Zullumet e tyre jane aq te medha ,sa sot
    ata nuk meritojne as ne opozite ,sa per ne maxhorance nuk behet
    fjale me .Kjo eshte disfata me e madhe per vendin tone ,qe nuk kemi
    nje opozite te forte ,atyre po i humbet serioziteti cdo dite
    e me shume .Mendoj qe ky eshte problemi me kritik qe ka sot
    Shqiperia.

  8. liqeni says:

    shkrim i goditur, respekt per ju zonje.Gungacin nuk e drejton me fjala,vetem varri.

  9. Sh says:

    Te pranosh deshtimin eshte force.
    Berisha me hir apo me pahire deshtimin e pranoj duke marre fajin
    e humbjes . Mendoj qe forca e Brishes qe ju kerkoni ,duhet te
    tregohet me largimin i tij ne politike ,si nje Lider i deshtuar.
    Pjesmarrja e tij hesterike,e ben akoma me te deshtuar.

  10. ATI says:

    SHKRIM I SHKELQYER
    MESAZH I FUQISHEM
    FALEMINDERIT PER KESHILLAT.

  11. ATI says:

    SHKRIM I SHKELQYER
    MESAZH I FUQISHEM
    FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje