Nuk do t’i kisha shkruajtur këto rrjeshta nëse, pikërisht dita ndërkombëtare e biodiversitetit, pra 22 maj, të mos ishte dhe një ditë praktike për studentët e diplomës bachelor në gjeologji. Raca e gjeologëve e di mirë çfarë do të thotë një ditë praktike për gjeologët ndaj dhe unë nuk u çudita aspak që kujtesa e parë për rreth 80 studentë të sistemuar në dy autobuzë ishte: “Verifikoni edhe njëherë nëse keni marrë bukë por, sidomos, ujë me vehte. Kush nuk ka marrë, të marrë masa në ndalesën e parë”. Këto ishin fjalët e prof. Çerçiz Durmishit, i cili ishte kujdestar i kësaj praktike. Të dy autobuzët ishin plot. Studentët ishin veshur me rroba sportive por jo me rrobat e gjeologut. Mungonin këpucët, çanta karakteristike me çekiçin dhe busullën… mungonin dhe këngët disi të veçanta dhe… shakatë “pa kripë”. Po nuk mungonte “agresiviteti” çapkën i djemve, “tkurrja” nazelie e gocave dhe, mbi të gjitha, dëshira e pedagogut për të thënë gjithshka që lidhet me “kodin” gjeologjik të shkëmbinjve, me “tekat” gjeologjike të lumenjve, me “trupëzimet” e shtresave të tokës deri tek marrëdhëniet njeri-natyrë, në interes të shërbimeve që i bëjnë njëri tjetrit. Destinacioni është Velipoja. Në fakt marrdhëniet (gjeologjike) të detit me tokën në Velipojë. Natyrisht është e vështirë të menaxhosh interesin e një numri kaq të madh studentësh, pasi duhet thënë që jo të gjithë kanë të njëjtën kuotë interesi. Sidoqoftë dita hyn në rrjedhën e një dite gjeologjike ku studentët fillojnë të deshifrojnë moshat, strukturat, fenomenet, shkaqet, pasojat. Në fletoret e shënimeve hidhet informacioni me fakte konkrete, skicohen fenomenet ashtu siç janë, krahasohen me ato që janë mësuar në leksione e seminare, shënohen konkluzione të drejtpërdrejta. Dhe ja, vjen edhe një pyetje interesante nga ana e pedagogut: Tani po flasim për Drinin, më pas do flasim edhe për Bunën dhe, në fund, dua të më thoni: kush është më i vjetër Drini apo Buna?. Sigurisht që një pyetje e tillë e rrit vemendjen ndaj shpjegimit, i bën më konkrete shënimet, kërkon skicime më të sakta pra… rrit seriozitetin profesional. Më pas vijnë “stope’ të tjerë me shpjegime, vërtetësinë e të cilave e çertefikon natyra: meandra lumenjsh, lëvizje “shkëmbinjsh” drejt detit, tokë e mbetur kënetë, përpjekje milionavjeçare të detit për ta kafshuar edhe më tej tokën, dobia dhe domosdoshmëria e monitorimit aktual të këtij “kafshimi” etj. Ja,aty në breg të detit, studentët shikojnë pozicionin e vijës bregdetare në vitin 1937, në vitin 1973, në vitet 2005 e këtej. Ata konstatojnë lëvizjen e vijës bregdetare drejt brendësisë së tokës. Përjetojnë me habi vlerën e spostimit por e pranojnësi një fakt gjeologjik atë. Me këto përjetime, aty rreth orës gjashtë të mbasdites mbyllet kjo ditë praktike.Një ditë ku nuk u muar vesh kush hëngri dhe si hëngri, kush piu dhe si piu. Veçse fletoret (për fat të keq jo të gjitha) ishin mbushur me shënime, me skica, me koordinata… e thënë shkurt: me njohuri gjeologjike të terrenit.
Pas përshkrimit të mësipërm nuk besoj se ka dyshim në vërtetësinë e pohimit: Paska qenë një ditëe lodhëshme. Me dhjetë orë punë. Ama është i vërtetë dhe komenti: Ishte një ditëmjaft e dobishme për studentët. Po ashtu dhe vlerësimi: Sa me fat janë këta që kanë mundësi t’i ballafaqojnë njohuritë e tyre me terrenin konkret. Por le të ndalemi pak këtu tek fati. Rrallëndonjë student në Shqipëri e ka zgjedhje të parë profesionin e gjeologutapo atë të inxhinierit tëminierave. Pothuajse të gjithëvijnë “sepse nuk kanë nga t’ia mbajnë”. Dje (dmth para 90-tës) vinin me detyrim nga lart. Sot vijnë më një “detyrim” tjetër: “detyrimin” e diplomës qëështë bërë modë. Prandaj, neve pedagogëve të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave na bie edhe një detyrë e veçantë, ajo e edukimit të dashurisë për profesionin. Për fat të keq këtë detyrë duhet ta kryejmë të vetmuar pasi as ekonomia dhe as shteti nuk marrin përsipër detyrime për këtë. Ekonomisë, në ambientin e mosveprimit të ligjit, nuk i duhen njohuritë solide, i duhet “specialisti” i shkathët që din ta shesë “sapunin për djathë” dhe administratori “kompetent” që din “ta vërvisë paranë” atje ku ja do interesi. Të preferuarit e tyre për punësim janë kontigjentet që i kanë “letrat në rregull” dhe kënaqen me një pagë “që i lind në zemër” administratorit. E pra, në këtë treg, specialistit gjeolog (i cili bën punë të vështirë) nuk ia hap derën meritokraciapor vetëmkërkesa për t’i patur letrat në rregull. Edhe pse për të gjitha ndërtimet duhet firma e gjeologut, edhe pse për të gjitha firmat që prodhojnë materiale ndërtimi duhet firma e gjeologut, edhe pse për të gjitha lejet minerare të shfrytëzimit duhet firma e gjeologut, edhe pse për çdo ndërhyrje në ambient duhet firma e gjeologut… “harrohet” që pas gjithë këtyre firmave duhet të qëndrojnë njohuritë e gjeologut. Dhe harrohet që këto njohuri gjeologët duhet t’i marrin në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku (mos u çudisni) jo vetëm kontigjenti është “çfarë ka mbetur” por edhe infrastruktura dhe teknologjia e mësimdhënjes janë pothuajse “si kanë qenë”. Në të vërtetë ky fakultet funksionon falë përkushtimit që kanë pedagogët e tij, jo vetëm për të përballuar ngarkesë hera-herës më shumë se trefishi i ngarkesës normë por edhe për të realizuar praktika mësimore “me bukë e ujë” me vehte.
Po shteti. Edhe ai është në rregull me letrat. E ka të shkruar “e zeza mbi të bardhë” ku duhet firma e gjeologut. Kaq. Edhe për të Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minieraveështë tanimë ajo godina tek “shkolla e magjstraturës”. Dhe kur bie fjala për specialistiët e tij, bëjnë të çuditurin: pse edhe tani (pra në ekonominë e tregut) na duhen gjeologë e inxhinierë minierash? Boll i kemi juristët, sociologët, psikologët, dietologët….gët.
Në diskutimet që po bëhen këto ditë për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti u është rezervuar “llozha” e anonimatit. Edhe pse fakulteti është unikal, edhe pse pedagogët e tij kanë lidhjet më me bereqet me kolegët jashtë vendit, edhe pse ekonomia jonë ka nevojë jo vetëm për firma por edhe për dije gjeologu ky fakultet rrezikohet të “ zhduket”.
Më 22 maj ishte dita ndërkombëtare e biodiversitetit. Natyra nuk ka bërë asgjë tepër. Njeriut mund t’i dalë shumëçka tepër. Unë dua ta kujtoj ditën e 22 majit si dita e praktikës me studentët e gjeologjisë- një ditë…jo si gjithë të tjerat.
Zoti Gafurr!
Beji yzmet vendit tend te punes,se per GJEOLOGJI ne kete SISTEM ANTI KOMBETAR e ASNTI NJEREZOR nuk ke se cfare flet!!!
Per 24 vjet zbulimet i bejne te HUAJT per interesat e tyre!!!
Ja cfare bejne per NAFTEN,keshtu per te gjitha mineralet ne veri te Shqiperise!!!
Ju studentet(mjere prinderit qe genjyen femijet te behen gjeologe) nuk i pregatitni gjeologe,por PUNTORE ME MEDITJE tek te huajt!!!
KRAHASIMIN ME SOCIALIZMIN AS MOS E BEJ,SE INJORON VETEN!!!
Atehere njerezit punonin per VENDIN E VET,NDERSA SOT PUNOJNE PER NJE COPE BUKE PER TE HUAJIN!!!
Me se fundi po lexojme nje artikull per probleme reale dhe nje realitet qe per fat te keq eshte larg gazetave. Do desheroja te njeten gje per bujqesine, apo per peshkimin, apo tematika te vecanta si krasitja e ullinjve,kanaleve kulluese qe kane pushuar se egzistuari ne shume rajone te shqiperise. Do desheroja artikuj te lidhur me hallet e njerezve dhe jo me ato te politikaneve, sidomos servirjen e pakrasitur te cdo gjeje qe mendja e semure e Saliut (thone se edhe supermbesa e ka trsheguar kete semundje) hedh ne facebook -mos na servirni se c thote Berisha por cthote ai qe prodhon te mirat materiale!!!
O Gafurr, ke qene kandidat per deputet i PD-se, ke qene ne ambasade ne Gjermani ne kohen e PD-se. A din gje, cfar perfaqeson zot rrote?