Përmbledhja me intervista “Shkrimtarët e shekullit” është një ngjarje e rrallë në letrat shqipe. Dhe jo vetëm në to. Botime të tilla antologjike, mes shumësisë së shfaqjeve letrare, çmimeve të shtuara kombëtare e ndërkombëtare, gjuhëve dhe shijeve, të afirmuarës dhe të mbuluarës, suksesit të përkohshëm apo të përjetshëm, të vërtetë apo të rrejshëm, mbeten gjithësesi botime me strukturë të hapur. Të hapur në rrafshin e vlerave, tendencave, hapësirës dhe kohës. Botime të tilla, janë tablo që pikturojnë botën, e sjellin atë para teje të gjallë si një fiksim i çastit dhe perspektivës; si gjallim me karakter përgjithësues e vetanak.
Një libër me 29 autorë. Mund të ishin dhe më shumë, por mund të ishin edhe më pak. Sepse, një libër i tillë me strukturë të hapur, është një vepër, por edhe një proces. Është një dëshirë, por edhe një mundësi. Si rrathët mbi ujë që shtrihen pafundësisht, pavarësisht se syri ynë nuk e kap dot as hapësirën përqethëse të tyre dhe as pafundësinë e pasqyrave ku ata pikturohen. Përmes këtij botimi, kanë ardhur në Shqipëri jo thjesht veprat, por baballarët e tyre. E kanë shënuar në hartë Shqipërinë Ata, jo thjeshtë “fëmijtë” e tyre që kuturisin botën; kanë folur posaçërisht për të, kanë ndërtuar një urë njerëzore kryekrejt për shqiptarët. I kanë pranuar shqiptarët në studiot e veta dhe kanë shpjeguar laboratorin e vet krijues, posaçërisht për ta, në shqip. Me dashurinë e pakusht dhe pasionin e palodhur të Rudina Xhungës. Autorë të famshëm si Salman Ruzhdie, që këmbëngul se “është gjithnjë një numër i vogël librash që futen nën lëkurën tënde”; Orhan Pamuk, i cili shkruan “për ta zbuluar botën”; Amos Oz, që flet për “ konfliktin si një luftë, midis së drejtës dhe së drejtës”; Doris Lessing, që ka “pasur të bëjë me njerëz që kishin një pikëpamje shumë romantike për Shqipërinë”; Roberto Saviano, që është i ndërgjegjshëm se kur “sulmon qeverinë, e di se do të ketë baltë kundër teje”; Jonathan Franzen, që është i bindur se “ në fund të ditës, asnjë nga ne nuk ia del”; Arthur Japin, që këmbëngul se “edhe ata që bëjnë ligësitë më të mëdha, veprojnë nga mirësia”; Atiq Rahimi, që thotë se “ vendi im i vetëm, toka ime e vetme është fleta e bardhë”; Alberto Bevilacqua, që e di se “ne jemi një esencë e vogël, në një esencë të pafund”; Fabio Volo, që konstaton se “tashmë ka më shumë njerëz që shkruajnë, sesa njerëz që lexojnë”; etj., etj.
Ata flasin me shumë dashuri për njeri-tjetrin, nuk i besdis “hija” e njeri-tjetrit. Menaxhuesit e tyre, ndryshe nga tanët i bëjnë llogaritë me shekujt dhe jo me çastin. Kjo besoj mund të ndodhë dhe ndër ne, nëse krijuesit tanë do i rrethonim me më shumë dashuri. Letërsia mund të na kthente ne sërisht fytyrën njerëzore, nuancat dhe intimitetin e humbur, siç thotë shqip, David Grossman.
Per Kujtese! Para dy vjeteve a pak me shume Eshte botuar libri me 61 Intervista, dhe 601 faqe -disa prej intervistave edhe ne gjuhen angleze -” Letrat shqipe ketej e pertej Atlantikut”, te gazetares e shkrimtares shqiptaro-amerikane R.Moisiu, nje liber qe eshte vleresuar si “Ura bashkimi-Diaspore & Atdhe!” Libri është voluminoz me gati 601 faqe, dhe hapet me bashkëbisedimin e zhvilluar me shkrimtarin Naum Prifti -shkrimtar të cilin ajo e quan Mjeshtër të rrëfimit e dialogut, bashkëbisedim që komunikon vlerat artistike të ëndrrës dhe përvojës së jetës. Dhe pyetjet e Raimondës, në këtë bashkëbisedim, nxjerrin portretin e plotë të shkrimtarit, autobiografinë e tij krijuese e shpirtërore; të fshehtat e artit e laboratorit krijues .Kjo metodë bashkëbisedimi e intervistimi vazhdon me shkrimtarët Petraq Zoto, Skënder Rusi, Agim Shehu, Fatmir Terziu, Ylber Merdani, Albana Mëlyshi -Lifschin, Vangjush Ziko, Alfred Papuciu, Artan Mullaj, Ramiz Gjini, Thani Naqo, Iliriana Sulkuqi, Agim Bacelli, Merita Bajraktari -McCormack, Rozi Theohari, Fatime Kulli, Vullnet Mato,Mëhill Velaj,juristi e diplomati Sokol Brahaj, Adnan Mehmeti, Drenusha Zajmi-Hoxha, Kozeta Zavalani, Kristaq Turtulli, Luan Xhuli, Myrteza Mara, Vilhelme Vranari, -Haxhiraj, Robert Martiko, Sami Milloshi, Jorgo Telo, Edmond Shallvari, Përparim Hysi, Riza Lahi, Mardena Kelmendi, Istref Haxhillari,Fation Pajo, Petraq J.Pali, Teuta Shabani -Towler, Eleonora Koka-Gjoka, Fiqri Shahinllari, Viron Kona, Ziko Kapurani, Pjetër Jaku dhe Julia Gjika, -Naci, shumica ndër ta edhe publicistë redaktorë e njerës të veprimtarisë kulturore, botuese etj. Sjell ky vëllim edhe njerës të fushave të tjera, si nga diplomacia e politika, si amerikano-shqiptarin Josef Dio Guardin, nga teatri apo filmi, aktorët e mirënjohur e të talentuar Anastas Nika dhe Zamira Kita, nga jurisprudenca dhe sporti, nga veprimtari kulturore apo gjuhësia biznesi apo aktivistë të shquar të cështjes kombëtare, etj, sic janë: James W.Pandeli, Xho Dio Guardi, Prof. Dr. Murat Gecaj, sopranon e verbër amerikane shqipfolëse Carrie Hooper, kolonelin mes Prishtinës e Tiranës, Dilaver Goxhaj, Medije Vraniqin, intelektualen e shquar në Kanada Ruki Kondaj, Mimoza Ahmetaj,Mimoza Dajci,Pandeli Gëllci dhe Leka Bezhani. Te e fundit Intervistat e Monda Moisiut lexuesi i interesuar ka mundur t’i ndjekë e shijojë edhe nëpërmjet revolucionit teknollogjik informativ të mediave vizive e të shkruara -internetit, revistave, shtypit elektronik të tipit ONLINE.Kjo do të thotë që autorja i ka shfrytëzuar trajtat më bindëse e me autentike të besueshmërisë në mediat elektronike e që janë disa nga avantazhet gati të paarritëshme në krahasim me publikimiet klasike gazetareske apo librore, pikërisht për shkak të dinamizmit në një shkallë jashtëzakonisht të lartë të komunikimit me audiencën”nga Prend Buzhala
Ne proces botimi eshte libri me 101 intervista qe del ne Tetor 2014.Bota shqiptare eshte shume e pasur me erudicionin e kockes intelektuale e krijuese!