Pasqyra reflekton, Berisha jo!

30 Maj 2014, 19:47Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Plot 23 vjet në politikë, Sali Berishës nuk i mjaftuan për të qenë i suksesshëm!!! Politikani, që nuk ka lënë rast pa i shpëtuar nga dora, që nuk ka lënë gur pa lëvizur edhe në ditët më të errëta të tij, kur të gjithë menduam se u mposht, ai u ringrit.

Ka besuar se eksperienca negative do t’i shërbente për të bërë punë të mira, por nuk ka qenë e thënë. Ai e ka vërtetuar katërcipërisht teorinë se eksperienca nuk shërben për të ecur përpara, përkundrazi njeriu mund të bjerë gjithmonë prapë në atë negativen.

Në momentet më flagrante, kur gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë i janë lutur të bëjë kujdes, përkundrazi ai ka vazhduar përpara deri ku mund të shkonte, qoftë edhe duke lënë pas tym edhe flakë…

Shtetit më të fuqishëm në botë sot, por edhe sa herë ka qenë rasti, ai i ka treguar “gardhin”, por jo me krenari, por me mendjemadhësi.

Ka derdhur energji pa fund, por vetëm për një qëllim: Për pushtetin personal. Sali Berishën edhe Napoleon Bonaparti do e kishte “zili”…

Lider politik i një vendi të shkretuar, na ka dhuruar spektakle politike bajate, duke e kthyer këtë popull në depresiv kronik.

I ndjekur nga turma militantësh pa tru, atij i është dukur vetja si një Napoleon dhe me sy të errësuar ka thirrur gjithmonë: Përpara!!!

Ky ishte edhe slogani i fundit të tij në fushatën zgjedhore të  23 qershorit.

Kush nuk i ka bërë atij thirrje për vetëpërmbajtje dhe kë dëgjoi???

Shkrimtari i madh, pasuria jonë kombëtare, Ismail Kadare e konsumoi veten duke iu lutur kryetarit të sotëm të PD, që të tërhiqej nga gara e pandershme për kryetar bashkie… por çfarë mori si mirënjohje mbrapsht? Pallatin gjigand m’u pranë dritares së apartamentit të tij, për t’i marë frymën dhe të frikësonte këdo që do guxonte…

Në seancën e zakonshme parlamentare na dhuroi një spektakël befasues.

Sulme të paadresuara sa i përket qeverisjes, por shpifje si gjithnjë. Kur nuk u korrigjua për 23 vjet, tani në këtë moshë nuk presim asgjë prej tij. Në këtë moshë gjithkush do t’i thoshte vetes: Ndalu aty, ambicie!

Ai e mori “biletën” nga kryeministri Edi Rama se, është i lirë të flasë sa të dojë në adresë të tij, por filloi edhe me Amerikën?

Të shohim si do t’i përgjigjet thirrjes së ambasadorit amerikan: REFLEKTO!

Po të ishte gjallë Napoleoni, do të thoshte atë shprehjen e tij të famshmë: “Pasqyra reflekton, por Saliu nuk reflekton”!!!

Kush mund ta bëjë të reflektojë?

Shumë shqiptarë sot e kërkojnë ndjesën e tij për gjithë fatkeqësitë, që i ka sjellë këtij vendi, përmes zgjidhjeve të tij politike e jo në favor të shqiptarëve. Shumë të tjerë e duan atë në bankën e të akuzuarit…

Ai duhet të zgjedhë. Të reflektojë apo me biletën në xhep të marshojë përpara. Ky është vendimi i tij, por edhe populli nuk priste të shihte këtë që pa në seancën parlamentare të radhës, kur votoi më 23 qershor 2013!!!

27 komente në “Pasqyra reflekton, Berisha jo!”

  1. shume e vertete po kujte i thua

  2. Erion says:

    Ca shkrimi patetik. E keni ulur shume nivelin e shkrimeve o Tema me ca si kjo Magdalena. Ku e keni ironine dhe mprehtesine qe u ben te vecante?

  3. ana says:

    Sa I merzitshem. E pashe kot ngaqe e nxirrni shpesh kete zonjen ne shkrime. Po shume nivel ordiner per juve te Temes.

    1. safo says:

      Ne te vertete ky shkrim mjaft njerezor quhet i ceket nga te indoktrinuarit e Berishes. Ne nje fare mase ata kane te drejte, spse Berisha eshte nje kategori qe i mungon ajo aftesi e zakoneshme e njerezve qe kane dy pare mend ne koke: te menduarit kritik. Kishim dikur “Shkelqimin dhe renien e shokut Zylo”, na duhet nje pende per te pershkruar “Shkelqimin dhe renien e shokut Sali”-mos u merzismi, antena e familjes eshte nje nga variantet e shokut zylo, por presim nje variant me kompakt qe mund te inkudrohet ne te njejtin liber.

  4. edi says:

    SALA te Reflektoj?Po ku di AI derr i eger c’eshte reflektimi.AI po te kishte TRU edhe Shqiperine e kishte bere edhe pushtetin nuk e humbiste.
    Keshtu sic po vepron ka per te humbur edhe pasurine qe ka bere keto vite.

  5. rinia says:

    Berisha nuk mund te reflektoje ,ai eshte
    Akuzuesi ,Berisha kerkon qe Ambasadori te reflektoj
    mbasi ai ka fakte te fuqishme ne dore.
    Te durojme pak ,se ish kryeministri me fakte dhe
    Rama me fakte te forta ,sa fakte paska patur ky vend !!!

  6. muti Sali says:

    Po kot nuk i thonë malok e trashë

  7. durresi says:

    Jemi te turperuar nga nje perfaqesues i tille. Edhe ne kemi faj ,jo vetem ai. Cmund te presesh nga nja njeri qe nuk arrin te kuptoje pergjegjesine qe ka pasur e ka ndaj vendit, shtetit ,partise se tij e familjes se tij.

  8. Sazan Lonatezi says:

    Per kuislingun Sal ka vetem nje solucion qe quhet çianur per ta bere te reflektushem. Kete me mire se kushdo i takon ta beje familja e tij nese ka?/.

  9. Ali pashe tepelena says:

    Zonje mund Ta harosh Saliun per Pak dhe te me thuash cfar mendon America per neoenverizmin e qeverise shqiptare.

  10. Pasha says:

    Pyete saliun se ai ka qene ne varke me femijet e Enverit

  11. Xoni Namazgjas says:

    Erion, mer … i merr vesh ti kto qi shkru, mer çun? Po hiqni mer jahu dore na copa m…, se jeni bo gazi botes.

  12. tetovari says:

    Shkrimi i dirigjuar nga ram mushkonja kjo pjes e haremit kopperatiist

  13. ARBER RADOMI says:

    Sindromi i Stokholmit eshte i pasherueshem , aq me teper ne moshen kur menopauza te femra te tilla me hormone mashkullore, fillon e pushton edhe trurin .Magdalena Havari Ramohito , tani ne pleqeri te thelle , mendon se per shemtimin sa fizik , aq edhe mendor , fajin ia ka Berisha dhe shpreson qe nje dite , ti RILINDIN , si rinia , ashtu edhe ” bukuria ” ! Eshte per kete qe , ajo mbush faqet e perlyera me turp te TEMA – s , me hartime nxenesish medioker te klases se peste , duke dashur keshtu ta bleje ” rilindjen ” e saj nga partia e Gramoz Rucit , ketij agrorilindesi sigurims , qe kryen mes socialisteve te Edskobarit , te njejtin funksion , si ajo buka qe u hidhet qofteve…eshte e tmerrshme qe te denatyrohet karakteri i njeriut deri ketu ! Pra viktima te bjere ne dashuri me xhelatin !!! Eshte per kete , qe paradoksalisht , shume njerez te detyrohen te mendojne qe tipave si keta Havaret dhe Ramohitot ( jo te gjithe ) , u a paska luajtur qindin KOMANDANTI !!!

    1. jamarber says:

      Arber ke shkruar percart…je kunder Saliut, por gjithashtu kunder Mgdalenes…kete leter duhet tja kishe derguar zonjes e jo ta shkruaje ketu. Ne fakt ke perdorur gjuhen e urrejtjes njesoj si Saliu. me vjen keq qe Shqiperia nuk njerez me mendje te hapur. Ka vetem Bardhe e zi, ndersa bota eshte larushe…

      Heret a vone ti Arber duhet te kuptosh se je pa dashjen tende njeri prej atyre qe pengojne ecjen perpara.

    2. Hello says:

      Duhet ti lexosh shkrimet e zonjes Ramohito ne kronologji, pastaj ta akuzosh…

      Ajo ka thene se Saliu dora vete e ka larguar nga puna ne 2oo5. Gjithashtu ajo e ka krahasuar Saliun me Enverin. Dhe eshte shprehur se te dy keta nuk mund ti doje…

      Njerez si Ramohito-Havari nu diskutojne mbi njerezit as mbi ngjarjet por mbi ceshtjet.

      Keshtu ti arber diskuton mbi njerezit, gjeja cilit nivel i perket…

  14. strong says:

    SALI =MALLKIMI
    SALI=MASKARAI
    SALI=MASHTRIMI

  15. ATDHEU says:

    PASQYRIMI I PABESISE PO ESHTE SALIU I MARRE
    PASQYRIM I POSHTERSIS ESHTE PO AI
    PASQYRIMI IPANGOPESIS ESHTE PO AI
    PASQYRIM I PATURPESISE ESHTE PO AI
    PASQYRIMI I PABURERISE ESHTE SALIUUUUUUUUUUUUU

  16. Skela says:

    Po kujt i duhet reflektimi Berishes. Ai eshte mbytur me nje mal me krime kunder shtetit, popullit, ekonomise, ushtrise, sovranitetit kombetar, kunder Kosoves. Ai eshte urdherues direkt per shume vrasje politike dhe ordinere. Ky shkrim me kujton kohen e shkolles 8 vjecare kur ndonje nxenes pat bere gabim i thuhej te reflektonte se kish thyer disiplinen. Realisht perball kemi nje armik te perbetuar dhe antishqiptar, qe ka punuar pothuajse hapur per destabilizimin dhe shkaterrimin e Shqiperise. Krimet e saliut jane te permasave rrengjethese kjo zonja na flet per reflektim. Ai ka vrare moj zonje ti i thua te pranoj gabimin. AI KA EKZEKUTUAR 4 TE PAFAJSHEM NE MES TE BULEVARDIT KJO BEN THIRJE PER REFLEKTIM.Dashke te na e ulesh perseri ne qoshene e politikes. Ketu nuk behet fjale per nje gabim rastesor ose qendrim idesh qe lidhen me politiken. Ky po kerkohet me buke ne traste nga nga shume shqiptare brenda dhe jashte shqiperise. Drejtesia nuk po vepron keshtu qe atyre qe po u djeg shpirti per te vraret dhe mijra jetime te lene rrugeve do ta gjejne nje dite zgjidhjen vete.

    Edhe dy fjale per kete zonje dhe nivelin e shkrimeve te saj. Une jam lexues i rregullt i Temes dhe sinqerisht nuk dua ta cenoj dinjitetin e kesaj zonje. Shkrimet e saj jane te nje niveli qe nuk i perkasin gazetarise as ne ide as nje gjuhe dhe as ne permbajtje. Jane shume te varfer dhe te nje niveli medioker qe ben shume kontrast me lenden e gazetes Tema. Nuk me vjen mire qe dikush fut nga dritarja shkrime te tilla. Uroj te mos jete Mero Baze. Kjo gazete ka nje mision dhe eshte vene ne balle te betejave politike per mbrojtjen e interesave te kombit shqiptar si dhe per deskrititimin e filoserbit dhe kriminelit Sali me gjithe sahanlepiresit e tij. Tema eshte ne balle te luftes per crrenjosjen e kancerit te kombit shqiptar qe e ka emrin Berisha. Ketu nuk duhet te kete vend per keto shkrime.

    1. uji i ftohte says:

      Ti nuk je skelar se ne andej nga anet tona nuk i prflasim grate. Ti duhet te jesh nje mut-burre.

      1. shqiperia e shqipetareve says:

        Skela nuk e do Saliun po as Magdalenen sepse babai i saj ka qene anti-komunist, dhe per kete e pagezuan baballaret e kombit me emrin BALLIST!!!

        Pastaj Halim Ramohito pas burgjeve e internimeve(vjehri isaj) nuk pranoi te perdorej poltikisht dhe Sali nuk e do po as Tosi.

        Te dy keta krushqe te nderuar reston e jetes se tyre jetuan me zemer te lenduar per Shqiperine. Dhe uronin te vije nje djale i mire qe te punoje per vendin, seps do leme pasardhesit tane qe do jetojne jetet tona. Ketu nuk ka vend pe rurrejtje.

    2. kalec says:

      O Skela!

      Nuk ka ndodhur ndonjehere qe nje njeri te shkruaj pikerisht ate qe do zotrote…

      Ti nuk e ke lexuar mire zonjen se po ta lexosh edhe nje here (kur te te dale pija) do shohesh se ka thene ato qe ke shkrojtur ti vetem ne stilin e saj..

      To Skela e kupton besoj se c’eshte stili?!

  17. ATDHEDASHURI says:

    REFLEKTIMI I BERISHES NA DUHET TE GJITHEVE
    SEPSE AI KA DEFORMUAR POLITIKEN SHQIPTARE
    REFLEKTIM I BEKISHES I DUHET FANATIKEVE (KAMIKAZE)
    TE NDRYSHOJNE PER TE MIREN E TYRE
    REFLEKTIMI I BERISHES NUK DO TE THOTE MOS
    GJYKIM APO MOSDENIM I TIJ
    REFLEKTIM I BERISHES DO TREGOJE QE
    ESHTE NJE MALESOR ME GABIME
    APO NJE MALOK I PABESE I PANDREQSHEM
    NGJARJET VERTETOJNE KETE TE FUNDIT

  18. amla says:

    Meqe e kishe bere nje shkrim vetem per mua, po ti them dy fjale: Eshte koha te hapesh syte dhe te kuptosh se te gjithe keta qe kemi ne krye jane njesoj! Mos u sill si fshatare qe i shikon politikanet nga poshte larte duke u ndjere kaq inferiore sa ti besh lajka Edi Rames!
    Po kaq e trashe paske qene sa te mos e kuptosh qe ata jane nje dore, pavaresisht nga show qe bejne? Po a ke pare ndonje rast kur te dy palet te nxjerrin fakte konkrete per njeri tjetrin, pervecse ne pergjithesi sa per te hedhur hi syve ty e qorrave te tjere? E akuzuan socialistet Lul Bashen per Rrugen e KOmbt, po tani qe jane ne krye a i ke degjuar ndonjehere te thone ndonje fakt? Akuzuan demokratet Edi Ramen, por ka tre vjet Basha ne bashki, a ke degjuar ti thote ndonje fakt? Budallaqe e trashe qe na ben filozofen!

    1. flower says:

      Te paska ikur fiqiri mi gru a burre cfare je????

      Po ti do imponosh njerezit se si do sillen ne jete????
      Te paska marre lumi, vetem se doren ne tastiere ta ka lene, per te vjelle vrerin e grumbulluar. Tani ik shihu ne pasqyre si je shtrembnu!!!

      Ne nje pike ke te drejte: E pse te shkruajne njerezit sociale??? Per njerez si ti???

    2. Latif dreqi says:

      Oh lala!
      Paska te cmendur me teper sa e mendoja…

      Posi ti nje anonim personifikim i se keqes beson se artikulli eshte shkruar per ty personalisht dhe jo per ate qe perfaqeson ti???

      Ja ja ja…Nejse nje gje e ke thene drejt po pa e kuptuar as vete ti.

      “Filozofet e shohin politiken nga larte poshte”. Kete ke pasur ne mendje dhe kete ke shkruar.Lumi qe more Vunone pse s’mori dhe Qeparone…

    3. mucostepa says:

      Amla!

      Ti duhet te jesh nje zonjushe plake…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje