Aktori i njohur, George Clooney, ka në plan që t’i futet politikës.
Kështu raportojnë disa media, referuar burimeve pranë tij.
Aktori, që njihet si aktivist politik, thuhet se do i futet politikës pasi të martohet me të fejuarën e tij, avokaten britanike Amal Alamuddin.
Clooney, 53 vjeç, njihet si demokrat dhe ka shumë kontakte politike.
Ai thotë se është edhe mik me presidentin Barack Obama, madje njëherë bëri sherr në mbrojtje të tij.
Një burim tha se aktori do të angazhohet në fushatë zgjedhore të vitit 2016.
Ai shtoi se aktori synon një post të rëndësishëm.
Besohet se martesa me Amal Alamuddin, që njihet si një nga avokatet më të mira në botë në fushën e të drejtave të njeriut, do e ndihmojë aktorin të ngjisë shkallët e karrierës në politikë.
Ky eshte TRAPPPPPPP
As martesa , as politika s’jane “sport” per George .
Eshte FIX per politike. Nje qelbesire, pa e njohur fare historine, dhe qe nuk i kane mjaftuar krimet qe ka kryer serbi ne Ballkan, se bashku me xhadine e Hollivudit Sheron Stone, ndermoren nje fushate ne mbrojtje te serbeve duke share Kosoven dhe shqiptaret.