Debati bosh për “vitin zero” të trafikut

31 Maj 2014, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Debati për vitin zero të trafikut të drogës, është tani një energji e harxhuar kot. Siguria e Berishës dhe Imamit, që infrastruktura e ushtrisë përdoret për trafik droge, rezulton se ka qenë e bazuar në një përvojë të konsoliduar gjatë kohës që ishin në pushtet. Këmbëngulja e socialistëve se kjo nuk ka ndodhur pas shtatorit të vitit 2013, kur ata kanë ardhur në pushtet, duhet të marrë fund, pasi ajo linjë trafiku mund të ketë vazhduar.

Në këtë debat nuk ka më rëndësi shtatori i vitit 2013, si vit para drogës dhe vit pas drogës. Ajo është një datë në kalendar që nuk ka lidhje me këtë histori.

Nga kjo histori, ka dy gjëra të rënda. E para është që Imami dhe Berisha ishin shumë të sigurt në deklaratat e tyre se infrastruktura e ushtrisë po përdoret për trafik droge. Siguria e tyre ndeshi në padijen e socialistëve, dhe me sa duket mungesën e kontrollit të tyre mbi strukturat mafioze që mbijetojnë brenda shtetit dhe pas ndryshimeve politike. Në një farë mënyre, Berisha dhe Imami, të cilët duket se kanë qenë të qartë se si bëhej kjo punë, kanë të drejtë në arsyetimin e tyre. Duke e bërë vetë atë punë, duke eksportuar drogë me avion sportivë jashtë radarëve dhe duke përdorur për këtë fuqinë e tyre mbi infrastrukturën ushtarake, ata pas tetë muajsh larg pushtetit, kanë të drejtë të mendojnë se kush i merr lekët që merrnin ata deri dje. Është një hamendje logjike dhe një xhelozi që buron nga boshllëku që të lë ikja nga pushteti.

Nga ana tjetër, Edi Rama dhe ekipi i tij dëshmoi se është ende shumë larg marrjes së pushtetit dhe kontrollit mbi situatën e trafikut të drogës. Të mbyllur në Tiranë, të zhytur në hallet e përditshme të qeverisjes dhe të vëmendshëm ndaj asaj që vazhdon të ndodhë, ata u angazhuan në një betejë pa vlerë lidhur me atë nëse bëhet apo nuk bëhet trafik droge me infrastrukturën e ushtrisë.

Tani kjo çështje ka marrë fund. Aeroportet ushtarake, si ai i Gjadrit, duket se kanë qenë në dispozicion të këtij trafiku. Siguria e Berishës dhe Imamit nuk rridhte nga fantazia e tyre, por nga përvoja e tyre.

Pyetja që tani ngrihet është përse këta e vetëdenoncuan këtë praktikë?

Nëse shikon kohën kur Imami e vetëdenoncoi, ajo lidhet me kohën kur dosja e tij përfundoi në prokurori dhe kur e ndjeu se mund të merret i pandehur. Shumë vetë mendojnë se Imami është i rrezikuar nga milionat që i ka dhënë Frangajt apo abuzimet me tenderat. Në të vërtetë ajo që e djeg atë, në hetimin që ka nisur prokuria, ka të bëjë me diçka më të rëndë, që përfshin implikimin e tij kriminal në një proces tërësisht të paligjshëm supermafioz të përdorimit të infrastrukturës së ushtrisë për gestapo politike ndaj kundërshtarëve dhe disa diplomatëve perëndimorë në Tiranë. Atë dosje nuk ia ka bërë Edi Rama dhe Arben Imami e ka marrë vesh më parë se të gjithë se kush ia ka bërë dhe si e ka dorëzuar në Tiranë.

Është kjo arsyeja që ai dhe Berisha shpallën fushatën e denoncimit të trafikut të drogës përmes ushtrisë. Duke qenë një debat sa i rëndë, aq dhe i pabesueshëm, ata kanë llogaritur mirë se publiku do shastiset pas kësaj dhe do të konsiderojë hakmarrje atë që mund të ndodhë me Imamin më pas.

Në të vërtetë dëshmitë tregojnë se ky trafik droge është bërë dhe Berisha me Imamin kanë kyçin e këtij rrjeti. Do të ishte mirë që prokuroria ta shtrinte këtë hetim tek çdo person që ka lidhje me Arben Imamin dhe Sali Berishën dhe udhëtonte në çdo kohë me avion privat sportiv nga Shqipëria. Një emër po ua them unë po qe se nuk u kujtohet. Është fjala për Damir Fazlliçin, mikun e Sali Berishës dhe Arben Imamit, që në vitin 2010 u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një aeroport lokal në Brac të Kroacisë. Ishte me avion Cesna 550. Nuk dua ta akuzoj direkt se nuk kam asnjë provë, por meqë më lidhet me Berishën dhe Imamin, dhe me avion Cesna, kam të drejtë të them të shikohen gjithë miqtë e këtyre të dyve, që udhëtonin me avionë të tillë.

Ajo që tha Felaj para gazetarëve, ishte vetëm një përshkrim i përciptë i asaj që ka ndodhur. Provat janë në zyrën e kryeprokurorit, dhe ato me siguri që do të zbardhin skemën e këtij trafiku.

Por Berisha dhe Imami nuk e kanë pasur frikën tek ky trafik. Këtë e kishin shashkë. Ata kanë probleme konkrete me një dosje përvëluese, e cila siç ka thënë kryeprokurori, mund të ndryshojë historinë e Shqipërisë. Siç e ndryshoi 21 Janari, që riktheu vrasjet politike si mjet për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.

45 komente në “Debati bosh për “vitin zero” të trafikut”

  1. shpetim says:

    Z.Mero,

    Me lejoni tu them se shkrimi i ketij editoriali, eshte teper i qarte dhe me nje llogjike qe nuk mund ta kundershtoje nga palet, opozita dhe Qeveria.

    Pergjegjesia e Opozites eshte dy here kriminale; se pari duket qe ajo ka qene kupola e ketij trafiku ne kohen kur Qeveriste, dhe se dyti duke qene plotesisht e inkriminuar dhe ne dijeni te plote te vazhdimit te ketij trafiku ka menduar te perfshije ne kete fajesi edhe Qeverine.

    Pergjegjesia e Qeverise se sotme, eshte jo e vogel sepse rezulton qe se paku deri me tani kjo nuk ka patur nen kontroll territorin e vendit.

    Pastaj, lidhur me ate dosjen tjeter te proves se ish-Qeveria ka dashur me infrastrukturen logjistike te kontrolloje ne menyre te paligjshme edhe diplomate te huaj, e kapercen krimin jashte kufijve shtetror.

    Nqse kerkohet vertet qe te gjitha keto krime dhe pergjegjesi shtetrore te zbardhen, kete pune duhet ta marrin seriozisht ne dore sherbimet inteligjente te SHBA-se dhe Europes.

    1. xhabyni says:

      dakord me shpetim cakmakun dakord

      1. Skypion says:

        Turpi i botes!Keto jane fjalet qe kane thene ose kane pasur ne mendje shumica derrmuese e shqiptareve,kur kane degjuar “faktet tronditese” qe nxori dje komisioni i qelbesirave.
        Per te kuptuar se gjer ku ka degraduar maxhoranca ne pushtet,mjafton te sillni ndermend fytyrat e anetareve te komisionit ndersa znj.Felaj lexonte “faktet tronditese”.E shkreta fliste,ata rrinin me koken ulur;shihnin njeri-tjetrin ne bisht te syrit;shprehjet e fytyrave te tyre shfaqnin nje kerleshje te cuditshme ndjesish,po ku spikaste ajo e turpit.Te gjithe anetaret e komisionit,kishin pak a shume ate ngjyre fytyre qe kishte Tahiri heren e pare kur doli ne konference per shtyp fill pasi ra avioni perplot me droge nga qielli.
        Megjithe tonin,ne dukje,te vendosur te znj.Felaj,megjithe perdorimin brutal te saj nga kryeqenefi kryeminister,nuk e perjashtoj edhe ate nga kjo perfshirje ndjesish te tilla.Kur njerezit nuk mund ta fshehin ndjesine e turpit,megjithese perpiqen fort ta bejne kete,kjo do te thote se akoma ka shprese qe ndjenja e pergjegjesise per ate qe ka ndodhur ekziston tek keta njerez.Ishte kjo arsyeja qe shpreha keqardhje per Tahirin pas deklarates se tij te 10 majit.Vetem nje njeri qe e kupton pergjegjesine e tij,fajin e tij,merr ate ngjyre ne fytyre sic mori fytyra e Tahirit.Kur flas keshtu,kam parasysh rastin me te mire;me te miren tek keta njerez.Por,nuk eshte ky rasti.Megjithese keta,si Tahiri ashtu edhe anetaret e komisionit te djeshem,nuk e fshihnin ndjesine se po benin dicka te turpshme,prapeseprape,kjo nuk i shfajson;nuk i shfajeson aspak.Keta mundohen,perpiqen,me vetedije te plote qe te jene ne anen e genjeshtres,mashtrimit,turpit.Nese nenvetedija e tyre u thote se po bejne nje gje te gabuar dhe te turpshme,nga ana tjeter,me ndergjegje dhe vullnet te plote,bejne pikerisht te kunderten e saj.Eshte paradoksale,sepse,duhej te ishte e kunderta,apo jo.Me ndergjegje,zakonisht,te pakten sipas moralit te kohes,behen gjerat e mira,dhe jo ato qe te bejne me turp.
        I gjithe ky paradoks ka nje shpjegim.Ky shpejgim gjendet tek Edi Rama,ose me sakte tek sociopatia e tij.
        Po jua shpjegoj.Kthehemi vetem per pak ne diten e 10 majit,pikerisht kur Tahiri jepte deklaraten per shtyp.Normalisht,pas asaj deklarate,te gjithe kemi menduar nje sjellje krejt tjeter,nga cpati ne te vertete.Dhe,te gjithe kemi patur te drejte ne mendjen tone.Mirepo,gjithcka ndryshoi me nderhyrjen e Edi Rames.Ishte Rama ai qe i sugjeroi Tahirit dhe gjithe maxhorances se cfare qendrimi duhej mbajtur per ngjarjen.Qendrimin e dime te gjithe.Mospranim kategorik te pergjegjesise;paraqitje e skandalit si nje supersukses te qeverise;akuzim opozites duke e bere fajtore per skandalin.Gjithe cndodhi me pas, e deri sot e kesaj dite, eshte rrjedhoje e natyrshme e ketij qendrimi qe ka autoresine Edi Rames.
        Pasi ra njera nga shtyllat e ketij qendrimi(ai i superaksionit policesk),maxhoranca u perqendrua tek akuzimi i opozites,duke aluduar madje edhe per ndonje inskenim te saj.Pasi u be gazi i botes edhe me kete,u fokusua tek gjithperbaltja.Me nje fjale, edhe ata qe akuzojne kane bere trafik droge,duke spekuluar keshtu me ndjeshmerine popullore,sipas se ciles,te gjithe palet politike jane pis.Dhe ketu jane kapur e po mbahen fort.
        Por,me qesharakja ne gjithe kete qendrim,eshte qe,prapeseprape,nuk e pranojne pergjegjesine e 10 majit.E perseri shkaku qe nuk e pranojne eshte Edi Rama,i cili,ne Kuvend u shpreh qe perseri i mbahej variantit te mushkonjave,dhe nuk ndryshonte mendim.
        Atehere lind pyetja:po ku e merr Rama gjithe kete kurajo qe te mbaje qendrime te ketilla,qe as i imagjinojne edhe kokekrisurit ne kampin e tij?!Ne dy elemente.Ne sociopatine e tij,dhe ne eksperiencen 3 vjecare opozite protestash(2009-2012).Per te paren kemi folur dhe do te flasim perseri.Kjo e dyta eshte e rendesishme per te shpjeguar qendrimi absurd qe po mban Rama per trafikun e droges.Eksperienca ne nje opozite perplot me protesta,i ka dhene besimin se turma qe e ndjek pas eshte aq trushpelare,trushkulur dhe e verber ne fanatizmin e saj,sa edhe po t’i thote a fluturon gomari,eshte i sigurte qe e gjithe turma do t’i pergjigjet po,fluturon!
        Eshte kjo arsyeja qe, edhe pasi ra avioni me droge nga qielli,ne mes te dites,ne syte e te gjitheve,vazhdon te thote qe nuk ishte avion por mushkonje…
        Ne thelb,ky ishte konkluzioni i komisionit te djeshem.Flm.

        1. Theofan says:

          O skypion, Qe je deputet tashme eshte me se e qarte, por do mundohemi te te gjejme edhe profesionin. Dukesh perafersisht si mjek.

          1. babo says:

            Po ti akoma duke spiunuar njerezit rri ? ka ikur ajo kohe ejjjjjj,
            Po cte duhet se cfare profesioni ka tjetri o injorant e pakulture qe merresh me jeten e tjetrit.

        2. xheJ eN Bi says:

          Skypion —

          Te me falesh Skypion qe nuk e kam pikasur qe ke talent edhe si psikoanalist.

          E fillon dhe e mbaron komentin vetem si psikoanalist se fakte ,hiç, sa qe me kujtohet Mazllumi ,megjithese Mazllumi e kishte nje siklet sa i kishte mbushur breket prap tha : E ,hiç !
          Mire ne mengjes te zgjon nga gjumi Saliu,po sot te ka ngritur nga tavolina e bukes per te bere komentin se e ke bere ne ore 3:40 ne kohen kur hahet dreka .
          Edhe ti Skipion ne ate pozicion te shohe,te ka vene Saliu ” pistoleten ne koke ” dhe ti amin.
          Pasi bere gjysmen e shkrimit thirre si Arkimedi :- evrika ,evrika ,( eureka ,qe shqiperohet e gjeta )dhe e gjete “volumin ” ai ishte Edi Rama.Ti ke deshire ta quash Ramen sociopat , une qe ketej e tutje do te te quaj psikopat ,jo se dua te ta ngjit ashtu kot ,po shkrimet qe ben sa vjen e me ngjajne se i ka shkruar nje psikopat.

          Po te citoj nje fragment nga shkrimi yt , po ç’deshe qe e shkruajte se po ta kishe mbyllur pa kete fragment mbase do tu mbushje mendjen Radomeve e Aizbergeve .
          …Atehere lind pyetja : po ku e merr Rama gjithe kete kurajo qe te mbaje qendrime te ketilla ,qe as i imagjinojne edhe kokekrisurit ne kampin e tij ? Ne dy elemente. Ne sociopatine e tij dhe ne eksperiencen 3 vjeçare opozite protestash ( 2009- 2012 )…..Kjo e dyta eshte e rendesishme per te shpjeguar qendrimi absurd qe po mban Rama per trafikun e droges…

          Ore Skypion ,dhe kam te dreqe do te quaj psikopat , po ç’lidhje ka droga me protestat e PS-es ?

          Skypion ,e di si do te ti justifikoje keto psikopatira qe shkruan !
          Pasi ka filluar te te bezdiste kjo detyre qe te eshte ngarkuar ,shkruan ashtu si ta thoshte dje komentuesja JONA , dhe nuk e redakton fare shkrimin ,po me padurin e poston.
          Skypion , e kam te veshtire ti kuptoje veprimet e psikopateve,desha te me sqaroje se perse komentin e poston dy here me nje minut diference ? Dhe per kete do te te justifikoja se ke frike mos gazeta nuk e nxjerre dhe ti per tu siguruar thua si Teto Ollga : ne mos njeri tjetri Melin do ma marre !Kurse ti : ne mos njerin tjetrin gazeta do ma botoje.

    2. zotnia 420 says:

      Saliu dhe karvani i tij duken si te jene ne Menopaze.
      Po shfaqen me shterngime te forta.Saliu vecanerisht eshte vendosur
      ne vorbullen e realitetit,nga ku i behet edhe me eveshtire jeta,
      qe eshte e mbushur me plote fakte te trazuara.Sot,asgje nuk eshte e dyshimte;
      Ai eshte Hajduti,Krimineli,Trafikanti dhe shkaterruesi i ketij vendi.
      Saliu dhe Imami,por jo vetem,e ndjejne se ka ardhur koha
      te pergjigjen per gjithcka qe kane bere ne kurriz te ketij populli.
      Mazhoranca ja u ka vene Koqet ne Bige,tani i takone Drejtesise qe
      ti Tredhi Ata…dhe ne te vertete Shpresojme.

    3. Skypion says:

      Turpi i botes!Keto jane fjalet qe kane thene ose kane pasur ne mendje shumica derrmuese e shqiptareve,kur kane degjuar “faktet tronditese” qe nxori dje komisioni i qelbesirave.
      Per te kuptuar se gjer ku ka degraduar maxhoranca ne pushtet,mjafton te sillni ndermend fytyrat e anetareve te komisionit ndersa znj.Felaj lexonte “faktet tronditese”.E shkreta fliste,ata rrinin me koken ulur;shihnin njeri-tjetrin ne bisht te syrit;shprehjet e fytyrave te tyre shfaqnin nje kerleshje te cuditshme ndjesish,po ku spikaste ajo e turpit.Te gjithe anetaret e komisionit,kishin pak a shume ate ngjyre fytyre qe kishte Tahiri heren e pare kur doli ne konference per shtyp fill pasi ra avioni perplot me droge nga qielli.
      Megjithe tonin,ne dukje,te vendosur te znj.Felaj,megjithe perdorimin brutal te saj nga kryeqenefi kryeminister,nuk e perjashtoj edhe ate nga kjo perfshirje ndjesish te tilla.Kur njerezit nuk mund ta fshehin ndjesine e turpit,megjithese perpiqen fort ta bejne kete,kjo do te thote se akoma ka shprese qe ndjenja e pergjegjesise per ate qe ka ndodhur ekziston tek keta njerez.Ishte kjo arsyeja qe shpreha keqardhje per Tahirin pas deklarates se tij te 10 majit.Vetem nje njeri qe e kupton pergjegjesine e tij,fajin e tij,merr ate ngjyre ne fytyre sic mori fytyra e Tahirit.Kur flas keshtu,kam parasysh rastin me te mire;me te miren tek keta njerez.Por,nuk eshte ky rasti.Megjithese keta,si Tahiri ashtu edhe anetaret e komisionit te djeshem,nuk e fshihnin ndjesine se po benin dicka te turpshme,prapeseprape,kjo nuk i shfajson;nuk i shfajeson aspak.Keta mundohen,perpiqen,me vetedije te plote qe te jene ne anen e genjeshtres,mashtrimit,turpit.Nese nenvetedija e tyre u thote se po bejne nje gje te gabuar dhe te turpshme,nga ana tjeter,me ndergjegje dhe vullnet te plote,bejne pikerisht te kunderten e saj.Eshte paradoksale,sepse,duhej te ishte e kunderta,apo jo.Me ndergjegje,zakonisht,te pakten sipas moralit te kohes,behen gjerat e mira,dhe jo ato qe te bejne me turp.
      I gjithe ky paradoks ka nje shpjegim.Ky shpejgim gjendet tek Edi Rama,ose me sakte tek sociopatia e tij.
      Po jua shpjegoj.Kthehemi vetem per pak ne diten e 10 majit,pikerisht kur Tahiri jepte deklaraten per shtyp.Normalisht,pas asaj deklarate,te gjithe kemi menduar nje sjellje krejt tjeter,nga cpati ne te vertete.Dhe,te gjithe kemi patur te drejte ne mendjen tone.Mirepo,gjithcka ndryshoi me nderhyrjen e Edi Rames.Ishte Rama ai qe i sugjeroi Tahirit dhe gjithe maxhorances se cfare qendrimi duhej mbajtur per ngjarjen.Qendrimin e dime te gjithe.Mospranim kategorik te pergjegjesise;paraqitje e skandalit si nje supersukses te qeverise;akuzim opozites duke e bere fajtore per skandalin.Gjithe cndodhi me pas, e deri sot e kesaj dite, eshte rrjedhoje e natyrshme e ketij qendrimi qe ka autoresine Edi Rames.
      Pasi ra njera nga shtyllat e ketij qendrimi(ai i superaksionit policesk),maxhoranca u perqendrua tek akuzimi i opozites,duke aluduar madje edhe per ndonje inskenim te saj.Pasi u be gazi i botes edhe me kete,u fokusua tek gjithperbaltja.Me nje fjale, edhe ata qe akuzojne kane bere trafik droge,duke spekuluar keshtu me ndjeshmerine popullore,sipas se ciles,te gjithe palet politike jane pis.Dhe ketu jane kapur e po mbahen fort.
      Por,me qesharakja ne gjithe kete qendrim,eshte qe,prapeseprape,nuk e pranojne pergjegjesine e 10 majit.E perseri shkaku qe nuk e pranojne eshte Edi Rama,i cili,ne Kuvend u shpreh qe perseri i mbahej variantit te mushkonjave,dhe nuk ndryshonte mendim.
      Atehere lind pyetja:po ku e merr Rama gjithe kete kurajo qe te mbaje qendrime te ketilla,qe as i imagjinojne edhe kokekrisurit ne kampin e tij?!Ne dy elemente.Ne sociopatine e tij,dhe ne eksperiencen 3 vjecare opozite protestash(2009-2012).Per te paren kemi folur dhe do te flasim perseri.Kjo e dyta eshte e rendesishme per te shpjeguar qendrimi absurd qe po mban Rama per trafikun e droges.Eksperienca ne nje opozite perplot me protesta,i ka dhene besimin se turma qe e ndjek pas eshte aq trushpelare,trushkulur dhe e verber ne fanatizmin e saj,sa edhe po t’i thote a fluturon gomari,eshte i sigurte qe e gjithe turma do t’i pergjigjet po,fluturon!
      Eshte kjo arsyeja qe, edhe pasi ra avioni me droge nga qielli,ne mes te dites,ne syte e te gjitheve,vazhdon te thote qe nuk ishte avion por mushkonje…
      Ne thelb,ky ishte konkluzioni i komisionit te djeshem.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    “Une jam muzeu ,una jam arkiva”,nuk deklaroi se une jam Padrinua !
    Keto ishin fjalet e Berishes,pas akuzes qe i beri ne Kuvend z.Braçe.Ne momentin e pergjigjes,ishte drejtuar nga z.Meta.
    Me kete pergjigje,eshte shume e “pasur” arkiva e pislleqeve te ish qeveritarve.
    Pislleku duke u shperndare sa djathtas dhe majtas,duke vazhduar ne pushtetet e tjera te “pavarura”,bejne qe kompromisi i heshtur i mekatarve,te behet realitet,sepse ju dhimbset lekura e tyre.
    Berisha nuk e hapi zyren e tij te re,per te pritur bukuroshet Laura & com.,por per te komanduar te emeruarit e tij,ne pushtetet e “pavarura”.
    Beteja per çmontimin e berishizmit eshte beteja e vazhdimit te fitores se te majtes.

    1. aa says:

      Cfare eshte shkruar sot ne kete k/artikull eshte absolutisht e vertete por qe nuk ngacmon nervat e kekujt sot ne Shqiperi por dhe me gjere.Jane 100% fakte te ditura,te perseritura dhe ne nje fare menyre nuk do te denohet njeri ,bile kurre nuk do te hapet ndonje process gjyqesor .Pse ?
      -U be nje thyerje embargo e jashtzakoneshme nen”hunden “ e NATOS ne 1994-1996 qe eshte nje tradheti e trefishte duke furnizuar me nafte Miloshevicin dhe cfare ndodhi ? As Nato,as shqiptaret bile as kosovaret nuk e diskutojne kete tradheti te ndyre,bile kosovaret e quajne heroin e tyre….Dhe me e forta Edi Rama para pak muajsh nga Kuksi e quajti Berishen nja nga heronjte qe ndihmoi Kosoven por qe deklarata e tij nuk pati asnje duartrokitje bile shkatoi habi:
      SI KA MUNDESI QE FITUESI I 23 QERSHORIT 2013 EDI RAMA QUAN BERISHE TRADHETARIN E KOSOVES HERO KUR KY I FUNDIT PO E KRYQZON SI KRISHTI

      14 SHTATORI 1998 ishte perseri nje krim I trefishtedhe I dokumetuar I Berishes qe dogji shtetin dhe jo vetem qe u fal por u mor ne pyetje per humor ne ambasaden amerikane.
      Gerdeci ishte nje krim familjar I Bershajve I dokumentuar dheperseri doli me I forte,biles dhe arriti deri ne eleminimin e trebickes me banden etij.
      Ne 21 janar beri jo vetem krimin e vrasjes se 4 vetave por dhe dhjetra krime te tjera qe te fshrja filmimeve,nderrimi I tyrave….e deri te lirimi I vraseseve fizike.
      Pra perse I jep rendesi Mero vitit zero te droges kur as berisha ,as rama nuk do jene pergjegjes edhe ne rastin me te keq:
      VITI ZERO PER SHQIPTARET ESHTE 21 JANARI 2011 KUR NJERZIMI KREU NJE KRIM DUKE VRARE 4 PROTESTUES APSOLUTISHT TE PAFAJSHEM.
      KUR THEM NJERZIMI NENKUPTOJ:
      -Berisha krimi I vrasjes
      -Rama krimi I tradhetise
      -Meta krimi I mashtrimit
      -Arvizu krimin e hipokrizise
      -Euro-atllantiket krimin e tolerimit.
      Po nuk u ndeshkua krimineli berishe per 21 janarin 2011,ku do jete nje vlersim kozmik qe amerika,europa dhe klasa politike shqiptare po I ben Enver Hoxhes dhe jo kalamajte e permetit.
      2i janari 2011 eshte gur kilometric ne historine e Shqiperise,prandaj vallzojne berisha,rama,meta,basha dhe arvizuja me ballon e droges qe nuk e ha kush.

    2. beni says:

      e majta apo e djathta ??? ti nuk qenke ne terezi, te fitoje populli eeeejjj …o ushtare…

  3. Dielli mbi KORAB says:

    Berisha ky Korb i Zi,qe drejtonte trafikun e droges,eshte akoma i fuqishem sepse i duhet Mafjes.
    e degjeneroi dhe shkatrroi Shqiperine vetem e vetem qe te rrinte ne pushtet.
    Berisha e ka kuptu ma mire se askush Kapitalizmin dhe ekonomin e Tregut.

    1. Vniu says:

      Ti I ke rene pikes!!! Parate dhe interesat nuk njohin ligje dhe rregulla sa ne shqiperi as ne amerike as ne evrope as ne NATO, dhe as tek tema njerezit e seciles i kane sherbyer berishes ne kohe te ndryshme ne te kaliare. Cdo gje qe flitet per ligje dhe rregulla u sherben parave dhe interesave te ligjberesve dhe te te fortve. Te tjetet le te bejne tinfozllek dhe te argetohen me procesin.

  4. Rapua says:

    Si gjithenje i sakte o Mero! Per cudi sot nuk paska bere koment as “UKU” dhe as “SKYRPJONSI” me sa duket akoma su kane thene se cfare te shkruajne.Jemi te kenaqur se po i hapen petet lakrorit.Sado qe te manipuloje “Lale-Dhalla”ska shume mundesi ti fshehi te gjitha.Dukej ajo pune se Berisha e shikonte vehten keq qe kercenonte ambasaden Amerikane njehere u thosh ” Do tu pres duart” dhe heren e fundit i futi ne komplot. Ai eshte mesuar keto vite duke bere presione,ben marreveshje te fshehta dhe pastaj i shkel ato duke ynstifikuar me shpifje nga me te ndryshmet per kedo.Kesaje here me duket se nuk do ti shkoje!

  5. sali berisha says:

    eka ba arvizu me edvinin dosjen per pergjimet ,,popo ,,perpara sb

  6. Albi says:

    Po mire mo Mero po edhe ti na the para ca kohe qe kjo ishte fantazi e Berishes, qe NATO e kishte konfirmuar qe nuk kishte ndodhur etj etj.

    Pra ju te gjithe ja fuskeni kot me pak fjale? Nuk e dini fare ca behet dhe vazhdoni me propaganden tuaj. Kur nderrohen faktet vazhdoni me po aq force nje drejtim tjeter propagande.

    Ja biem dakord qe parate e droges deri dje i merrte Saliu dhe Imami dhe per kete duhet te cohen ne burg. Po pse je i sigurt ti qe ata trafikantet tani nuk paguakan Ramen dhe servilat e tij qe tu sigurohet ky trafik? Pse duhet te besojme se Rama dhe te tijet qenkan kaq budallenj dhe te paafte sa nuk e dine c’behet ne nje piste 40km ne veri te Tiranes?

    Sidoqofte, si te inkriminuar si te paafte e verteta eshte qe nga kjo histori nuk del fare mire as qeveria e sotme dhe mire do ishte te shkruaje pak edhe per kete.

    1. Toni says:

      NATO pohoj qe nuk ka prova se avionet ushtarak jane perdorur per kete gje. Por, ajo qe po del ne drite eshte se infrastruktura ushtarake e shqiperis si psh aeroporti i Gjardes esht perdorur per ulje/ngritje te avioneve privat qe pretendohen per trafikun e droges.

  7. KA QI says:

    BRAVO!Pas kaqe vitesh lexoj nje analize te nje gazetari profesionist e investigativ.Respekt!

  8. Veterrani says:

    Ah morr shok… Na e hodhen rrreaksionarrret Porr poplli do fitoje orre

  9. pali kuksit. says:

    QE TE mos I shkoi mendja shqiptarit per te mbjelle droge,duhet hapur pune ,e puna hapet kur qeveria ka njerz te ndershem dhe te afte ,gje qe kjo qeveri sic duket nuk e ka ,keshtu qe e ardhmja duket e zymte.

  10. 21janari says:

    Mero ne kete shkrim po thote, qe trafiku i droges organizuar nga Berisha/Imami nuk eshte gje fare me ate qe pritet te zbulohet.

    Çfare mund te jete kjo ?

  11. Dicka... says:

    Se pari me fazllicin u nenshkrua kontrate me vlere nga qeveria rama, sistemin tims nuk e kontrollon me saliu me imamin dhe as albcontrol, dikush me larte thote qe ju keni shkruar ndryshe me pare persa i perket mohimeve nga nato etj etj. Reagimi i qeverise per divjaken ishte minimumi i papergjegjshem cfaredolloj gjeje qe te thuhet tani. Se dyti, njerez ne afersi te informacioneve te kohes, flasin per fluturime por flasin edhe se kush ka nderhyre per te shuar zerat!!! (Ndoshta ata qe paskan pregatitur dosjen qe thoni ju sipas fjaleve). Pra ka shume elemente qe rrezojne tezen e artikullit. Se treti paisja e famshme e pergjimit u mor pas 21 janarit sipas akuzave publike dhe fakteve dhe shumicen e kohes se mevonshme nuk ka qene as ne shqiperi thone… Pa kaluar ne debat politik dhe pa mohuar teresisht faktin se ne kete vend mund te kete pasur gjithmone trafiqe te tilla (i thone shqiperi apo jo?), mund te thuhet me bindje dicka tjeter, se ka nje ndryshim kursi apo afrim me ruset kohet e fundit (qe nga takimi me lavrovin, thyerja per armet kimike, kazakistani me ndermjetesimin e pacollit (edhe ky me fije ruse), heqja e vizave ndaj ruseve etj etj (jam kurioz ne do lejohen te investojne ne prona e troje ruset tashme sepse sic e dini e kane patur sh te veshtire deri dje). Reagimi i amerikaneve ne kete pike mbetet i paqarte ndoshta edhe sepse axhenda e tyre eshte e paqarte per ne. Kjo duhet te ishte dicka qe duhet analizuar mendoj, dhe jo nese te huajve qe pergjojne e pergjohen ne cdo vend te botes i ka ngelur hatri nese kete pune ia ka bere berisha me imamin – edhe ne nje kendveshtrim te nisur nga “raison d’etat” ky debat do ishte i pavlere publikisht dhe do ish zgjidhur me kohe qofte edhe ne prokurori.
    Problemi qendron ne pikepyetjet nese ne po nderrojme kurs, po e bejme kete me forcat tona – moment ne te cilin qeveria do rrezikonte seriozisht stabilitetin e saj, apo po na shtyjne te nderrojme kurs – moment ne te cilin gjeorgjia dhe ukraina duhet te na trembin masivisht si konflikte?!?!?! Debatet e fryra te droges me avione do ishin gjelle per militantet dhe rruge pa krye ne nje vend si i joni, thjesht lufte politike per te dobesuar kundershtarin ne nje moment kur njera pale mendon se tjetres po i leviz karrikja nga gabimet. Mos harroni qe berisha s’e sulmoi kurre majkon i cili “u perzgjodh” fale origjines se tij per te qene km gjate konfliktit ne kosove. Te ishte e njejta arsye qe solli ramen ne pushtet ( pra origjina perkundrejt nje ndodhie te ardhshme) kjo do ish nuhatur me kohe nga berisha si mjeshter i politikes dhe nuk do luhej kaq fort. Kam frike se eshte dicka tjeter: qeveria po gabon ne drejtime madhore dhe berisha po nxiton me cdo menyre te zere vendin kryesor ne rradhe te pare te salles…

  12. korcari belgjike says:

    balkans.courriers.info/article24049.html.gazetar je po politikan nuk do behesh kurr o zoti Mero ,urdhero ja lexoje linkun pse nuk pranohet shqiperia ,dhe tani para dhenies se statusit po e been aktorin Like skraparlliu ,dhe, jo pd-ja. rrofte kongresi i Permetit.flm

  13. ILIRET says:

    Nga gjithe kjo histori del perfudimi:
    1-Qeveria e sotme nuk ka dijeni se behet trafik droge nga aeroportet e vendit, edhe per shkak te paaftesise se saj.
    2-Qeveria e sotme nuk kontrollon gjithe strukturat e shtetit shqiptar, ne te cilat pjese mafioze te tyre vazhdojne edhe sot te jene shtet me vete.
    3-Berisha nuk i ka leshuar te gjitha pushtetet, bile ne disa prej tyre eshte me i forte se sa Rama.
    4- Trafiqet e ndryshme, perfshi ato te droges, armatimeve, karburanteve, kane vazhduar ne kohen e qeverise Berisha me intensitet te larte. Bllokimi i disa rrugeve dhe pushimi nga puna i disa drejtuesve te ketyre trafiqeve ka ulur ndjeshem financat e boseve te lidhur me Berishen dhe kjo i irriton dhe nervozon ata.
    5-Situata vendoset vetem me forcen e vullnetit te qeverise. Revolucion ne prokurori, ne gjykata, ne polici dhe ne SHIK. Pastaj arrestime te perlyerve ne afera kriminale.
    6-Nese 5-sa eshte e veshtire per tu realizuar, te kerkohet EULEX per Shqiperine. Di ai si i rregullon keto pune. Kur te ngrihemi ne mengjez marim vesh se eshte arrestur ish-kryeministri, ministri, deputeti, etj.

  14. Ilir says:

    Zoti baze asnje fjale per peshkopin serb?jeni gazeta me e dhjere…

  15. horri bulevardit po burre me dinjitet dhe jo kukull,antikapak fizik dhe mendor says:

    futjani pordhes kot se drejtesia ne Shqiperi ka vdekur dhe sitiuata e korrupsionit,droges dhe vrasjeve keshtu do te vashdoj ne Shqiperi

  16. ARBER RADOMI says:

    Po te sosen ditet dhe alibite , ne mbrojtje qesharake ,naive e feminore te Edskobarit o Mero !!! Pa u thare ende e zeza jote mbi te bardhe ne kete EDI-torial , ne Bari autoritetet policore italiane kapen plot 13 ( trembedhjete ) milione EURO droge qe vinte nga Durresi , ku sic dihet vigjilojne ” cunat ” e Tahirit , qe varen nga bobat e Narit !!! A thua edhe kete Saliu u a beri ?!!! Ore Mero , po sikur te te ndihmoj une per nje tjeter alibi , me te cilen mund te mbushesh editorialet e TEMA-s , per te 30 ditet e qershorit ( jo RAMAZANIT , sic kendohet ajo kenga e njohur ). Si ke harruar qe , edhe shqiptaro-amerikani Xhejms Berisha , me nje CESNA te tille fluturon neper bote . A thua qe ne vend te fletushkave per njohjen e Kosoves , ky pilot , qe mban edhe kete ” dreq ” mbiemri , hedh droge mbi Eritre , Etiopi a Sudan ?!!! Ore cfare nuk ben ky Saliu , madje dhe vetdenoncim per Gjadrin ben AI , sipas logjikes dhe alibistit te shquar Mero , packa se Dritani i Rudines ( komisari i ri i drites) , nuk di ku te futet nga Edskobari dhe Mrika , per genjeshtren e trashe me ato gurickat ne Gjader , qe nxjerrin ne rrene edhe vete Komisionin e Felave (qe njelloj si ai komisioni te Shvejku ), kujtuam se do e ndihmonte qeverine , ( pse jo , edhe Meron ) , por qe me sa duket , gjithnje sipas Shvejkut e ndihmoi nje m..

  17. Billy says:

    NUK MENDONI SE DESHMITARET QE I KANE PARE PERSONAT TE AEROPLANET DUHEN MBROJTUR SHUME MIRE NGA SHTETI?

  18. kris says:

    Pa I hequr asnje germe vleresimeve per Berishen dhe klanin e tij dua te theksoj se jo pa pergjegjesi eshte PS dhe Rama.
    per 8 vjet ne opozite socialistet jane munduar te jetojne me therrimet e pushtetit te berishes dhe megjithese ishin te sigurte se do merrnin pushtetin nuk kishin asnje grumbullim te dhenash per gjendjen e ekonomise shqiptare dhe te fenomeneve shoqeroreper nje parti dhe nje lider kjo eshte mospergjegjesi.
    per te ulur kritikat ndaj vetes kreu koalicion me LSI kur dihet se meta I dha oksigjen qeverise berisha.
    qeveria berisha-meta dheqeveria Rama-meta kane nje emrues te perbashket prandaj rama eshte I shkathet per te marre borxhe por jo per te mbajtur premtimet.
    cfardo qe te thuhet nga te dy palet jane loje politike per te harruar problemet ekonomike.Bile Saliu me akuzat e tij ndihmon socialistet

  19. berisha kur dha urdher per te vrare me 21 janar I kishte jo parashiku te gjitha ,e kam fjalen per gazetarin e vetem te news24 qe kthehu mbrapa cdo tridhim te berishes se I kane vrare vete me cadra pistolete e thika me helm pra po te mos ishte ky gazetar trim mendoni si do rrokullisej ngjarja .vleresoj shume gazetarin mero per opinionet e tija qe duhen pare me kujdes nga prokuroria

  20. nigo says:

    Z Mero
    Jam shume dakort me JU qe deri dje e bente qeveria e djeshme trafikun e droges. Por sot thuhet qe u kap 1250 Kg matiuane ne bari dhe natyrisht kjo ka kaluar nga dogana e jone qe sot komandohet dihet se nga kush ne bashkepunim me kompanine e huaj.Kesaj cfare emri ti veme. Perseri Saliu.
    Mero, mendoj se mjaft u more me Saliun por meru me rilindasit. A e kupton se rilindasit qe i votuam nuk kane opozite. Po bejne te njejtat gjera qe beri qeveria e shkuar.
    Deri kur keshtu?

  21. METEH says:

    Z.Mero,si gjithmon analiz te sakt.Nje shprehje e Populli thot:”Kur i vjen ngordhja qënit shkon e ben shurren te dera e xhamise”.Keshte i ndodhi dhe Imam Berishes me avionin e droges.Keta mjeran e dinin nje gje te tille dhe nuk po u vinte mire qe paret e droges(sipas tyre)po i merte Rama.Tashme eshte ne prove prekuroria,ndersa gjykatat nuk e futin ne burg Imam-Salin-pa u krijuar gjykata speciale sipas gazetarit Boshnjako-Amerikan-SULLIVAN,duke u drejtuar nga SH.B.A,pasi BE,nuk ka lidhur breket e saj dhe atje sundon e djathta & ekstreme?

  22. Hihihi o mero, ti i di keto strukturat mafioze te shtetit te Shpellarit:
    ‘Ka dy gjëra të rënda. E para është që Imami dhe Berisha
    ishin shumë të sigurt në deklaratat e tyre se infrastruktura e ushtrisë po përdoret për trafik droge.
    Siguria e tyre ndeshi në padijen e socialistëve,
    dhe me sa duket mungesën e kontrollit të tyre
    mbi strukturat mafioze
    që mbijetojnë brenda shtetit dhe pas ndryshimeve politike.
    Berisha dhe Imami, të cilët duket se kanë qenë të qartë se si bëhej kjo punë,
    kanë të drejtë në arsyetimin e tyre.
    Duke e bërë vetë atë punë,
    duke eksportuar drogë me avion sportivë jashtë radarëve
    dhe duke përdorur për këtë fuqinë e tyre mbi infrastrukturën ushtarake,
    ata pas tetë muajsh larg pushtetit,
    kanë të drejtë të mendojnë
    kush i merr lekët që merrnin ata deri dje…xhelozi nga boshllëku që lë ikja nga pushteti.
    —- Edi Rama dhe ekipi i tij
    dëshmoi se është ende shumë larg
    marrjes së pushtetit dhe kontrollit mbi situatën e trafikut të drogës.
    Hihihi: —– Të mbyllur në Tiranë,
    të zhytur në hallet e përditshme të qeverisjes
    dhe ndaj asaj që vazhdon të ndodhë,
    ata u angazhuan në një betejë pa vlerë
    lidhur me atë nëse bëhet apo nuk bëhet trafik droge me infrastrukturën e ushtrisë…’
    Mire o mero ti nga zyra jote i dike kto pune, PSE çkelqesite e TYRe KM e ministra nuk ja thone per qeverisje, po thu qe edvini qelibarte qe deri sot si majmun i drogum maje Pemes hudhet dege me dege e pjerdh naj LHL, edushka Piktoreske po thu ka per te zbrite nga Pema Rilindare kur ta cojme saliun ne Tufine,
    se perpara kesaj nuk ulet, ket po thu zotnjote?!
    Sa per ceshtjen e strukturave, ashtu eshte si thu ti, ti nuk the qe struktura e re e edushkes eshte e pafte dhe i thyhet koma aropllanit (se edvinua eshte palluaPiktoresk, po kjo pune nuk do vec hunde e b…, do ene men, me ment e tahos dhe er 99cit as ne Qenef nuk shkohet…
    Struktura ‘edvin’e Mavijosme ka per t’qen se do kontrollohet prej konkurentes Plakes (se saliut),
    Ket s’po na thu ti mero. Je tu na thone se edvini prej qelibari hutohet i shkreti (se o artist, kerkon LIRI, prandaj dege me dege maje Pemesh), e trem kucedra sali, hihihi,
    I je bashku ene ti vajit: ‘eeeee, Fajin e ka saliu qe s’po ngordh, eeeee, qe strukturat e Droges se edvinit te mbeten rehat, mos i thyhet koma…
    Mes tjerash: keta te Europes kane nevoje
    per Drogen e Shqiperise,
    jo Shq. per Europen, hihihi, e vertete, ej firauni!
    ta prifte e mara sa me gjate!

  23. Shqiptar says:

    Albi ! Kaq Gomar qenke more mavri?

  24. Titi says:

    Bukur shume i qarte, se kjo eshte e verteta

  25. STUDJUESI says:

    Artikulli shume i rendesishem dhe kerkon ate qe thekson gazetari Baze te sqaroje prokuroria se kush ishin pervec fazllicit miqte e Berishes dhe Imamit qe hynin e dilnin me keto avjone sportiv qe do te thote te zbulohet skema e funsjonimit trafikut.Sot problemi shtrohet se ceshtja e transportit te droges me avjon pas muajt gusht 2013 qe kjo qeveri mori mandatin per te drejtuar vendin nuk ka ekzistuar kjo eshte e para. E dyta prokurorija ka mjaft prova se trafiku ka ekzistuar perpara kesaj periudhe DUKE U PERDORUR EDHE INFRAKSTRUKTUA USHTARAKE, po te provohet kjo eshte nje faj i rende qe nje vend i Natos eshte perfshire ne nje ceshtje te tille.Per kete mund te jete e shqetesuar edhe SHBA por Prokuroria duhet te mos stepet .Edhe ne SHBA kur eshte shkelur ligji nuk do tia dije kush se kujte i bijen kreditet .Kush eshte i perfshire ne kte ceshtje duhet te paguaje kushdoqofte dhe te cfardo rrangu te pozites qofte.Per nje gje me vjen keq se si nuk e ka kuptuar me pare pozita kete ceshtje qe e ngriti opozita per te iniciuar protestat me kauzen Rama ik!? Shteti per tu bere shtet kerkon njerez te guzimshem e te zgjuar qe kur kane nje qellim te drejte duhet te mos lejojne te bej shaka njeri me te sic eshte rasti i kauzes Saliut per te permbysur qeverine, ne kete rast duhet te gjeje vend shprehja “BOTA i takon guximtareve dhe jo atyre qe kane frike nga e verteta

  26. E VERTETA says:

    Mero je bere si gazeta “Zeri i Popullit” dikur.Ju shkruani” Siguria e tyre ndeshi ne padiurine e socialisteve” Deputeti i partise socialiste Pjerin Ndreu shkruante po ne gazeten tuaj se ne e dinim qe ne opozite se behej trafik por heshtem. Kujt ti besojme z Baze.
    Per njohrine tuaj qe e di me kohe dhe per masturbimin e ketyre trutharve ne fletushken tate trafiku i organizuar i shtetit ka filluar mbas 1978 me cigare, droge, arme e gjithcka tjeter dhe ka vazhduar gjer tani pamvarsisht ndryshimit te qeverive. Po perse Shqiperia eshte ne krye te renditjes per krimin e organizuar ne Europe o truthare idologjik te semure. Kryetrafikanti ka qene Enverie e pas tije kane vazhduar kelyshet e tije te tere me radhe deri tek me i vogli Rama.
    Te tera te tjerat jane propogande e paster duke perfshire edhe zoterine tuaj z Baze. Po cili nga ju mundet te spjegohet o truthare se perse Ilir Mustafaraj zv/minister i Fecor Shehut ka qene keshilltar i Lulzim Bashes e zv/minister i Edi Rames. Ky kriminel qe masakroj revolten e Spacit eshte aty nga Gramoz Ruci si garant i ketij trafiku te paprekshem. Jo rastesisht Iliri ngre lart fotografite e Enverit e Rama shperndan “tapi” si Enveri ne 1946.Besoj u kuptuam o pabukes truthare.

  27. Rrofsh o Verteta, po kujt ja the,
    zgjebes se cjepeve te tredhur trush?!

  28. Tung e t’u shtofte gazi o Arber Radomil, tani e lexova kom tat,
    kom qesh me t’modhe, na kishte mor malli per Shvrjkun dhe ket qe thu:
    ‘Dritani i Rudines’ (komisari i ri i drites)
    nuk di ku te futet nga Edskobari dhe Mrika
    per genjeshtren e trashe me ato gurickat ne Gjader ,
    qe nxjerrin ne rrene edhe vete Komisionin e Felave
    (njelloj si ai komisioni te Shvejku ),
    kujtuam se do e ndihmonte qeverine
    ( pse jo, edhe Meron )
    por me sa duket , gjithnje sipas Shvejkut,
    e ndihmoi nje m..
    Ne qelbesirat kujtuam qe …

    Gaz paç or mik!
    (do thush ku te lene KETA!!, eeh!)

  29. Tung aa, ket qe thu: ‘-U be nje thyerje embargo e jashtzakoneshme nen”hunden “ e NATOS ne 1994-1996 qe eshte nje tradheti e trefishte duke furnizuar me nafte Miloshevicin dhe cfare ndodhi ?

    me e forta Edi Rama para pak muajsh nga Kuksi e quajti Berishen
    nja nga heronjte qe ndihmoi Kosoven
    por qe deklarata e tij nuk pati asnje duartrokitje
    bile shkatoi habi’
    S’e mbakam mend kete, po s’me habit faaare.
    Me cudit ne fakt habia jote:
    ‘SI KA MUNDESI QE FITUESI I
    23 QERSHORIT 2013 EDI RAMA …’

    E keqja kjo eshte, habia juaj e gjaaaate, i dashur!
    Kur do e mblidhni kaplloqen, mik?!
    Mos u habit, mos shif gishtin, por Sharlatanin e rradhes
    qe eshte Edvin Rilindori!
    Po mbetem tu habit, mir qi t’na e bojne,
    ene ma zi pritet!
    Lum si KETA qe kane ket milet kamkum, fati tyre!!

  30. Andi Leka says:

    Interesante…Nese lexon komentues qe nuk dine te shkruajne shqip, jane te gjithe ne krahun e Salehut. Vetem Skupidhi eshte vete Salehu…

  31. robert says:

    Lexova artikullin dhe me pas komentet.Shikoj qe dhe ketu ne gazeten Temo gestapo mediatike e Berishovicit eshte futur deri ne ate shkalle qe po neutralizon dhe nje nga kalata me te fuqishme anti berishiane.Por tjeter kund fle lepuri.

    Po behen pothuaj tre muaj qe gjithe shqiptaret jane futur ne “fjalekryqin” qe i ka vene perpara Berishovici qe te zgjidhin enigmen ;kush e ka fajin per drogen qeveria qe iku apo kjo e sotme.Me pak fjale Berishoivici e ka cmendur ate komb ku me idiote po tregohen mediat dhe gazetaret.

    Shikojme vetem lajmet e sotme:
    -Vritet ish drejtori i CEZ-it i Lacit si ne filmat e hollihudit
    -shpaloset flamuri serb ne mes te tiranes
    -sherbime sekrete serbe dhe greke “zbarkojene” ne Tirane
    -kryepatriarku serb deklaron se Kosova eshte zemra e Serbise
    -paria tiranes puth duart e miqve serbe dhe greke

    Nga sa me siper mendoj se viti zero ka ardhur per kombin shqiptar sepse po merret me barcaletat e Berishovicit ne nje kohe qe pame patriarket e botes te :invadojne ne menyre paqsore Tiranen.

    Pyetja shtrohet :A ka ngelur ndonje njeri ne trevat shqipfolese te kerkoje sqarim;

    Kush e organizoi prapa perdeve te felliqura kete shenjterim ku kishat greke,serbe,rusise etj “Bashkuan” per here te pare dordolecet e politikes shqiptare Rama-Nishani-Meta-Basha.

    Mos ka lidhje me ata qe donin te pastronin LHL ruse te Assadit.

    Mos eshte shitur kombi shqiptar dhe po fillon viti 0 ??

    Mos ka ardhur koha te trajtojme kliken Rama-Berisha-Meta-Basha si paria kuislinge e Tiranes ?!

    1. zarari says:

      si paria sllavo-komunisto-oligarke e tiranes ndoshta…

  32. me verte says:

    keta luajne filmash me njeri tjetrin se asnje pale nuk e do statusin!!! dhente zoti te na zere nga veshi europa e pastaj do shohim gallate me coroditjen e ketyre plehrave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje