Kush do bëhet milioner/ I telefonon Merkel për ndihmë

3 Qershor 2014, 21:22Lifestyle TEMA

Një politikan gjerman, garues në kuicin e famshëm “Kush do bëhet milioner” në televizionin RTL, i telefonoi kancelares Angela Merkel për ndihmë në përgjigjen ndaj një pyetje.

Wolfgang Bosbach i telefonoi dy herë asaj, por i doli sekretaria telefonike.

Meqë ai nuk iu përgjigj dot pyetjes, fitoi 125 mijë euro.

Pyetja ishte se për çfarë përdorej tjetër makina larëse WM66 në Gjermaninë Lindore.

Përgjigja korrekte do ishte për tharje frutash.

Nëse ai do përgjigjej në mënyrë korrekte, do fitonte 500 mijë euro, që tha se do i përdorte për qëllime bamirësie.

Në fund të programit, atij i mbërriti një mesazh nga Merkel, ku thuhej “përshëndetje të ngrohta”.

Merkel është rritur në Gjermaninë Lindore, ndaj Bosbach tentoi t’i kërkojë ndihmë.

“Ajo është e lumtur kur më sheh dhe më dëgjon zërin,” tha ai.

Bosbach është deputet i CDU prej 20 vitesh.

2 komente në “Kush do bëhet milioner/ I telefonon Merkel për ndihmë”

  1. edi says:

    bravo qe paska fitu 125 mije euro edhe qe i paska dhene per bamiresi http://bit.ly/1pDushH

  2. oskeola says:

    vetem zogu I tunes mos kete qene aty se I vrava.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje