Kur tronditet dhe rikthehet besimi i publikut në edukim

6 Qershor 2014, 18:51Editorial TEMA

Nga ​​​​Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka

 

Pas 5 muajve në detyrë, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, lirohet nga detyra. Nuk mbaj mend, në 40 vjet të karrierës sime në edukim, që një drejtuese e Arsimit në Tiranë të lirohet nga detyra brenda 5 muajve. Një lajm i mirë. Kush gabon, meriton ndëshkimin. Njëkohësisht, një lajm i keq, një punonjëse e edukimit, një mësuese me përvojë dhjetëra vjeçare depersonalizohet. Një komunitet mijëra mësuesish, dhjetëra mijëra nxënësish, dhjetëra mijëra prindërish zhgënjehen. Sigurisht kësisoj, tronditet besimi në edukim.

Drejtoresha e Arsimit në Tiranë, por jo vetëm, u përzgjodh me konkurs ndërmjet 80 konkurrentësh. Nuk mund të bëhej më mirë. Konkursi, padyshim, një standard përzgjedhje, që synon meritokracinë. Një premtim i mbajtur i kësaj qeverie. U përzgjodhën në rang vendi si drejtues të arsimit, socialistë me integritet profesional, por edhe socialistë “të thekur” me meritokraci, kryesisht partiake. U përzgjodhën, po ashtu, specialistë të aftë, pa kontribute politike, por dhe specialistë që kishin bërë karrierë edhe në qeverinë e mëparshme. Pra, pak nga të gjitha. Edhe risi, edhe reminishencë. Edhe partitokraci, edhe meritokraci. Edhe dëshirë për të ndryshuar, edhe stepje para presioneve. Një trend paksa i komplikuar, por që gjithsesi orientohet në kahen pozitive.

Në kahen pozitive, pasi përzgjedhja u bë me konkurrim, me një proces tepër transparent. Një standard i ri, ndryshe nga më parë, por, që padyshim, do të kishte edhe probleme. Viktima e parë e këtyre problemeve u bë ish- drejtoresha e Tiranës.

Në kahen pozitive ky trend, pasi si asnjëherë tjetër reagimi i ministres së Arsimit e Sportit ishte i menjëhershëm. Në rastin konkret, ministrja nuk fshehu asgjë, nuk zvarriti asgjë, nuk u mundua “të ruajë të pastër nderin e qeverisë apo partisë”, siç ka ndodhur këto 23 vite. Një audit, një votim dhe ministrja vendosi pa asnjë mëdyshje lirimin e drejtoreshës nga detyra, për performancë të dobët dhe komandoi në vend të saj një prej specialisteve më të cilësuara të Drejtorisë Arsimore Rajonale, e cila kishte zënë vendin e dytë në konkursin e zhvilluar në Tiranë.

Ky trend orientohet, gjithashtu në kahen pozitive, pasi për herë të parë, nën kujdesin e vëmendjen e ministres, drejtorët e përzgjedhur, pas tre muajve në detyrën që kishin marrë me konkurs, u testuan nëpërmjet një votimi të të gjithë mësuesve në rang vendi. Një test prove për të evidentuar e korrektuar problemet apo gabimet e konkursit, një test prove për punën e bërë nga drejtorët gjatë 3 muajve në detyrë. Padyshim një risi, një trend drejt kthimit të besimit të publikut në edukim.

Gjithsesi, ky proces, kjo ngjarje, ky trend pati edhe viktimën e parë, drejtoreshën e arsimit të Tiranës. Uroj dhe shpresoj të mos ketë të tjerë, por nuk besoj. Nuk besoj, jo se nuk vlerësoj dhe besoj tek konkursi i zhvilluar, por se për mendimin tim, ato që i munguan këtij konkursi ishin cilësia e kritereve të pjesëmarrjes dhe përzgjedhjes, kritere këto tepër të diskutueshme. Si mundet në Tiranë, drejtori i Drejtorisë Arsimore të mos ketë drejtuar më parë minimalisht një departament në shkollë, të mos ketë minimalisht një përvojë në drejtimin dhe administrimin e edukimit, të mos ketë botuar minimalisht një shkrim për edukimin, të mos ketë minimalisht një master në edukim, të mos jetë dalluar nga të tjerët për profesionalizmin e tij, e të mos jetë evidentuar për protagonizmin e tij në konferenca, simpoziume, mediume për arsimin, etj. Në këtë kontekst, lirimi i drejtoreshës së Tiranës nuk është vetëm faji apo gabimi i saj. Gabimi është edhe i atyre që përcaktuan kriteret e përzgjedhjes, gabimi është edhe i atyre që e përzgjodhën. Një gabim që mund të ishte shmangur, një gabim që trondit besimin në edukim.

Këto ditë po zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, njëkohësisht, po debatohet fort për draft- reformën e Arsimit të Lartë. Kam qenë dhe mbetem një mbështetës i Maturës Shtetërore. Matura Shtetërore, duam apo nuk duam ne, është kthyer në një institucion. Pranohet nga të gjithë, që në veçanti vitet e fundit ka pasur probleme, të cilat kanë cenuar rëndë parimin meritë– preferencë në pranimet në shkollat e larta. Çka do të thotë, rrjedhojë e një administrimi abuziv të provimeve, kanë përfituar degë të preferuara, por jo vetëm, kandidatë të cilët nuk e meritonin. Por, dy provimet e Maturës Shtetërore këtë vit, sipas informacioneve zyrtare dhe anketimeve me maturantë, rezultojnë me një administrim tepër korrekt. Sensibilizimi i grupeve të interesit për një zhvillim korrekt të procesit, përzgjedhja dhe trajnimi i administratorëve, monitorimi tepër rigoroz i MAS dhe të gjithë organeve vartëse të saj, përkushtimi dhe angazhimi serioz i ministres, zv.ministres dhe stafit drejtues të saj, bashkëpunimi me organet e rendit bënë të mundur që të arrihet suksesi. Padyshim një lajm i mirë. Padyshim që në se do të rezultojnë edhe 3 provimet e tjera kështu, rikthejnë besimin e publikut tek Matura Shtetërore e më tej.

Në draftin e reformës për Arsimin e Lartë parashikohet që pavarësia e shkollave të larta të rritet më tej, duke përfshirë ndërmjet të tjerash, edhe të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve. Nuk është ndonjë gjë e re. Ka qenë edhe më përpara se të aplikohej Matura Shtetërore. Besoj, e kujtojmë të gjithë. Ishte dështim spektakolar. Nuk jam kundër të riprovojmë përsëri, por në kushtet tona, ku abuzimi, konflikti i interesave, korrupsioni janë bërë pjesë e jetës sonë, pra mënyrë jetese, një standard si MSH, mendoj se është më i besueshëm. Një standard, që nëse shmanget abuzimi në administrim, gjë që është totalisht e mundur, (aktualisht po ndodh) është tepër komod. Është tepër komod pasi është një standard që zgjidh njëherësh certifikimin e formimit shkencor e qytetar të nxënësit për 12 vite shkollimi dhe pranimin në shkollën e lartë mbi parimin meritë– preferencë. Është tepër komod, pasi që nga hartimi i testit, sekreti i tij, administrimi i provimit, korrigjimi, vlerësimi, rankimi i kandidatëve është një proces tepër transparent, që udhëhiqet e monitorohet nga shteti. Ndërsa përzgjedhja e kandidatëve nga fakultetet përbën një proces, që minimalisht në çdo qelizë të tij ka konflikt interesi. Nëse do të aplikohet, përzgjedhja nga fakultetet dhe dështon përsëri (sinqerisht nuk do ta dëshiroja kurrë) duhet të dijmë me siguri, që ky dështim do të kthehet në bumerang, ndoshta për gjithë reformën, pasi përzgjedhja e kandidatëve është hallka e parë e zinxhirit të të gjithë reformës. Pasi ndjeshmëria publike për drejtësinë e pranimeve është shumë e madhe, shumë më e madhe se pavarësia financiare, problemet e kurrikulës, menaxhimi i shkollave të larta, kërkimi shkencor etj. Mendoj se ende jemi në kushtet, kur shteti, ende, duhet të marrë shumë përgjegjësi në disa komponentë të veprimtarisë së shkollave të larta.

Pra, besimi i publikut dhe edukimi, një sfidë që kërkon përballje të guximshme. Vullneti me sa shihet nuk mungon. Trendi po ashtu është pozitiv. Le të shpresojmë.

43 komente në “Kur tronditet dhe rikthehet besimi i publikut në edukim”

  1. 03PM06062014 says:

    Nje editorial shume domethenes dhe kishim nevoje te lexonim nje artikull te ketij kalibri.Mirpo te kjo gazete e kemi dhe ne nje “keqberes” qe ka ca parametra si ajo drejtoresha.Kemi Artan Hoxhen,kete Skypionin se edhe ai fitoi konkursin (olimpiaden e matematikes) dhe ne vend te merrej me shkence u mor me spiunlliqe.Deri ketu nuk ka problem por ka nje vit qe nuk ka burre shteti qe ti mbushi mendjen se eshte psiqikisht e semure.Nuk i ka faj asnje lexues i temes qe Saliu ja futi nga mbrapa 2 ore para se te merrte kuroren e presidentit.Pash zotin o zoti Jetmir gjej ndonje vend ketij Artan Hoxhes tja kthesh besimin se eshte duke shkuar per lesh bashke salibolen.

    1. DREJTESI says:

      Shkrimi me teper eshte teknicien sesa mundohet te merret me fenomenin.

      E verteta eshte sepse edhe me perpara,njerezit merreshin me dhenie-marrje zarfi per nje pune cfaredo(thjesht per te mbaruar punen qe duhej),por fenomeni nuk goditej. Jo se nuk e dinin,por e kishin kthyer ne sistem ate gje,dhe dukej sikur cdo gje shkonte mire. Une i jepja paret,ti i merrje dhe halli zgjidhej(pa te drejte apo me te drejte kjo eshte ceshtje tjeter).
      Sot qe goditet fenomeni nga brenda,nga vete forca politike qe drejton,quhet si dicka e tmerreshme qe paska ndodhur. Jane gati te futen ne greva urie,me arsyen pse po ndodh korrupsion.Asnje nuk del dhe te thote qe:- bravo qeverria. Nuk po pyet se ke godet. Njerezit qe e mbeshteten apo kushdo qe kryhen aktin koruptiv.

      Ky eshte nje ndryshim i madh me ata qe po mbushin vitin dhe nuk e kane kuptuar qe jane ne opozite,por sillen si mbreter ne fron.

      1. N Shabani says:

        Ne pergjigje te editorialit te zotit Alicka.
        Isha ne Shqiperi para nje muaji.
        Takuam me shume njerez qe kishim punuar bashke ne te njejten administrate. Hyme nje nje lokal dhe c’te shikoje; lokali ishte i mbushur plot me nxenes 12-16 vjecare duke pire birra, kurse ne nje qoshe ishte drejtori i shkolles se mesme i emeruar nga Partia kohet e fundit. C’bejne femijet ne lokal i thashe shokut tim qe ishte edhe kusheriri i tim shoqi, lejohen femijet ne lokal te pijne alkol dhe cigare i thashe? Ai u shkri se qeshuri cfar thua me tha mua, ej ketu jemi ne Shqiperi nuk jemi ne Perendim. Po pse po kush eshte drejtori i shkolles dhe pse i lejon keto gjera? Cfare drejtori kemi ne me tha? Drejtori i shkolles se mesme eshte nje bari dhish qe eshte emeruar nga baza e PS vetem pse pagoj miliona dhe ishte kusheriri i atij qe drejton PS ne baze. Kush e drejton PS ketu u thashe une? Feriti me Selmanin me tha Cimi. O zot vura duart ne koke dhe mendja me erdhi verdalle: Ku jemi katandisur keshtu u thashe? Po si e pranoj drejtoria e arsimit bariun e dhive u thashe drejtor te shkolles se mesme? Perderisa drejtori qe u hoq ishte i pregatitur atehere PS nuk mund te gjente nje drejtor te pregatitur me arsim perkates dhe me pervoje pune? Po me tha Cimi por kandidatura qe ishte e pershtatshme nuk u jepte leke drejtuesve te PS ne baze dhe keshtu qe u emerua drejtor shkolle Abazi nga lagja e dhive. Po ai ka mbaruar shkollen e mesme bujqesore dhe ate me zor e ka mbaruar thashe une vetem kaq di. A nuk e di ti por ai e ka mbaruar fakultetin korrespodence me leke si gjithe te tjeret dhe keshtu eshte bere drejtor shkolle por qe nuk e hap gojen te thote dy fjale para mesuesve sepse ka turp se e di se cfare pregatitje ka. Ne ate moment mendja ime fluturoj larg ne vitet e diktatures se si emeroheshin drejtoret e shkollave. Ne asnje rast dhe ne asnje menyre drejtoret e shkollave apo mesuesit nuk emeroheshin nga Partia, ata i emeronte seksioni i arsimit dhe ne fund i vendoste Komiteti Egezekutiv. Organizatat e Partise ne fshat e shumta mund te emeronin ndonje brigadier dhe kuzhinieret dhe rojet i vendoste keshilli popullor.
        Cfare po ndodh ne Shqiperine tone? Cfare kompetencash jane keto qe u jepeen disa injoranteve te emerojne nje bari dhish per drejtor te shkolles se mesme? A i di Lindita Nikolla keto ndodhi? A i di Edi Rama qe arsimin po e le ne doren e barinjve te dhive? A nuk e kritikonim deri dje Sali Berishen pikerisht per keto gjera? Po tani pse po i bejme te njejta gabime qe beri qeveria e kaluar? A nuk tha Edi Rama deri dje se qeverija e kaluar eshte nje liber i hapur qe ne te mesojme nga gabimet e tyre? Po tani cfare ka ndodhur qe hiqet nje drejtor i pregatitur dhe me eksperience dhe nuk zevendesohet me nje drejtor te te njejtit nivel nga PS vetem e vetem se njerezit e pershtatshem nuk pranojne te paguajne para per ate vend pune dhe bariu i dhive paguan?
        U zhgenjeva shume dhe nuk dija se cfare pergjigje tu jepja shume “kundershtareve” te mi qe i dinin bindjet e mija politike per te majten. Ishte nje turp per PS ne qender dhe sigurisht nje turp me i madh per PS ne baze ishte qe ishte ne doren e dy te korruptuarve sepse njerezit e ndershem dhe te pregatitur kane hequr dore nga politika nga zhgenjimet e shumta qe kane pesuar, e kane humbur besimin dhe tani cdo gje ka mbetur ne doren e hajduteve dhe te korruptuarve. Po keshtu ishte e meruar edhe nje grua tjeter drejtoreshe e nje shkolle tetevjecare injorante komplet se ishte gruaja e drejtuesit te PS. Kjo ka ndodhur vetem ne zonen time po sa drejtore shkollash mund te jene ne keto kushte me diplomat e kristalit apo te Xhuvanit se edhe universitetet publike me nder jane ……..? Nje zot e di por faktet jane fakte dhe nuk mund te ndryshojme dot asgje. Shkruajta tek faqja e Ministres se arsimit dhe i thashe po deshe ti jap me emra, e po ku degjojne keta me se cfare u thua mbasi hypin ne karrike? Keta kur duan te marrin votat behen ure e vig, kur mbarojne pune i mbyllinn telefonat dhe bejne sikur nuk te njohin. Hajde dergoje femijen ne shkolle dhe ata shkojne pine birra dhe cigare neper lokalet perballe drejtorit te tyre qe ul syte dhe nuk flet asnje fjale.

        Zemerthyer u largova nga fshati ku kisha jetuar me vite te tera, beme vitin e nenes time dhe u ktheva ku jetojme tani duke u menduar se ai vend nuk behet me. Po po une i kam humbur shpresat se ai vend do te behet me, te gjithe shikojne nga xhepat e tyre dhe nuk u behet vone nese nxenesit do te mesojne apo jo, nuk u behet vone nese ai vend do te ndryshoje ndonjehere dhe do te behet nje vend demokratik perendimor.
        Rrenjet e injorances dhe korrupsionit qe mbolli Sali Berisha i jane ngjitur edhe ketyre te PS se ne fund te fundit parate jane te embla dhe asnjeri nuk i refuzon.

        Me placin syte ne ju genjej ne ndonje rresht ne keto qe kam shkruar, jane te gjitha te verteta, me vjen per te qare dhe me dhemb shpirti per ate vend qe nuk ka per te ndryshuar kurre dhe qe ka rene ne doren e politikaneve te korruptuar qe nuk shikojne me larg se hunda e tyre dhe mendojne se vetem ata dine dhe jane te pazevendesueshem.

        1. shum keq says:

          E trishtueshme…

        2. Skypion says:

          Cdo njeri me mend ne koke dhe qe ka lexuar shkrimin e mesiperm ka pyetur veten:cka dashur te thote dhe cili eshte qendrimi i zoteri Jetmirit?!
          Kur behet fjale per nje ceshtje te caktuar,per nje objekt te caktuar,ne nje kohe te caktuar e ne rrethana te caktuara,ka nje qendrim po te caktuar.Ky qendrim mund te jete pro,kunder ose i paanshem.Qendrimi i zoterise nuk eshte as pro as kunder as i paanshem;ai eshte i papercaktuar,apo sic thuhet ne gjuhen e thjeshte as mish as peshk.
          Nje intelektual duhet te mbaje qendrim.Mirepo,a eshte intelektual autori i shkrimit?Pergjigja e menjehershme e shumekujt eshte po,aq me shume kur zoteria ne fjale na paskesh edhe tituj shkencore.Por,gabohen.
          Sipas opinionit te pergjithshem,intelektuale quhen te gjithe ata qe kane kryer ciklin e plote arsimore.Sipas nje opinioni me pak te pergjithshem,intelektuale quhen ata qe pas ketij arsimimi,kontribuojne ne lemite perkatese(ku hyn edhe profesori i mesiperm).Sipas nje opinioni akoma edhe me pak te pergjithshem,intelektuale konsiderohen ata qe kane mendimin e tyre per ceshtje qe e shqetesojne shoqerine,dhe -c’eshte kryesorja-mbajne qendrim.
          Termi intelektual e ka origjinen ne shek.19,por mori kuptimin qe ka sot ne fundin e atij shekulli me “J’accuse!” e famshme te Emile Zola.Ai mbajti qendrim publik per nje ceshtje te mprehte qe shqetesonte shoqerine franceze te kohes.
          E thashe kete,sepse,sic e thame edhe me siper,ka nje keqkuptim te madh me kete term ketu tek ne.Eshte nje keqkuptim allashqiptar,i ngjashem me ate te “vilave” te famshme ne fushen e ndertimtarise private.Nuk mjaftojne,madje,as titujt shkencore qe te jesh intelektual(aq me pak titujt ne Shqiperi).Intelektuali duhet te mbaje qendrim.Ky qendrim duhet te jete i qarte.Edhe paanshmeria eshte nje qendrim ne vetvete,megjithese shume me i rralle se pro-ja dhe contra.
          Mirepo,shkrimi i zoterise nuk eshte asnjera nga keto.Ja,ky eshte intelektuali shqiptar;intelektuali tipik shqiptar,qe sapo duket sikur po kritikon ,e le pergjysme per te vrapuar pas lajkave ndaj atyre qe kujton se preken nga kritika e tij;ose edhe “kritiken” edhe lajken e ben ne te njejten kohe…!
          Gjithsesi,ajo qe ka ndodhur me emerimet ne arsim,eshte identike me ate qe ka ndodhur ne gjithe sektoret e tjere te administrates publike.Jane flakur me qindra e qindra mesues ne rruge te madhe,dhe jane zevendesuar me militante partiake.Konkurset e famshme qe u propaganduan me buje nga mashtruesit ne pushtet ,e sidomos nga mashtruesi i mashtruesve,kryemashtruesi Rama,ishin nje tallje publike,ashtu sic ishin tallje te tilla edhe shendetesia falas,legalizimet falas etj.Rasti i kesaj zonjes eshte tipik.E lezecme eshte qe edhe kete rast duan ta shfrytezojne ne favor te propagandes se tyre(ja,ne edhe tanet i heqim!).
          Edhe drafti i reformes per Arsimin e Larte eshte nje mashtrim i madh,por meqe prek nje fushe te merzitshme per interesin e opinionit publik,nuk e ka interesin e tij,dhe po kalon si pa u ndjere.
          Kete mashtrim te madh,”intelektuali” yne me tituj shkencore,as mish as peshk e burracak,na e shet si nje shenje qe tregon qe qeveria eshte ne rruge te mbare,dhe na fton te shpresojme bashke me te…

          1. xheJ eN Bi says:

            Skypion —

            Mendova se sot do ishte per ne dite pushimi ,por u gabova ,ngaqe Editoriali nuk ishte as per PD-en as per idhujt e tu.Per nje moment harrova qe ti ke akoma mendesite enveriste : o me ne , o kundra nesh,rruge te mesme nuk ka.

            Dhe komenti yt per kete flete,meqenese Profesori nuk eshte me ju ,eshte ” kundra “jush dhe kjo ben qe ti mohosh dhe titujt qe ka.Per ty titujt qe ka Prof. Dr. Sali Berisha jane te merituara sepse ka nje kontribut te rendesishem ne fusha te caktuara.

            Prof. Dr. Sali Berisha vetem ne nje fushe ka meritat e tij dhe prandaj i takojne ato tituj , ne fushen e shkaterimit te SHQIPERISE.

            Talenti yt me i madh eshte te tjeresh fjale ashtu si grate tjerin leshin ( jo te Jozefines ).
            Ne nje Editorial te meparshem na tore se ç’eshte greva e urise ,sot po na tjer se ç’eshte intelektuali.
            Kot je munduar per te tjerur, se Fjalori i Gjuhes Shipe e ka me tre rradhe e gjysem :

            INTELEKTUAL m.
            Ai qe ka nje pergatitje te veçante ne nje fushe te shkences , te teknikes , te kultures e nje formim te gjere arsimor dhe merret kryesisht me pune mendore ,njeri i punes mendore ,ne inteligjenca.Intelektualet popullor ( Komuniste ) .Intelektual borgjez.
            Shtresa e intelektaleve.

            Kete ka Fjalori i Gjuhes Shqipe i dashur Skyoion, kurse ti ja mohon Profesorit se tha diçka te vertete dhe nuk u tregua nihilist si arradha e Saliut.

            Skypion , eshte e pamundur te mos veshe gishtin ne plagen qe ke .E shohe qe Rama te eshte bere nje plag e madhe dhe dita dites po te hapet me shume , pale po te marre dhe Statusin do te te bjere DAMBLLAJA. Te keshilloje te maresh ilaçe per zemren ,qe te kesh zemer te forte per te perballuar emocione negative per TY.

            1. notari yne says:

              J.N.B

              Bravo te qofte qe e injoron kete lloj spiuni si Artani.Tashme atij i eshte bere semundje kjo qe del rreth ores 8 am me pacavuren e tij.Ketij i eshte bere Rama si Gogol dhe nuk rri pa lehur.Nqs se do ta lexosh me kujdes ai ka shenuar autogol me ato qe thote.Nqs se do ta dish sa idiot tregohet Artani lexo 3 komentet e tij rradhasi qe ka bere kur prifti ortodoks i Elbasanit shkoi te tuneli i krrabes para 1 viti.Eshte me shume se idiot i dobishem.Respekt JNB

        3. ert says:

          Une te pershendes per sinqeritetin e shkrimit… por mendimi im eshte qe megjithese politikanet nuk jane pa faj, fajin kryesor e ka varferia. Mireqenia dhe ndergjegja qendrojne ne raport te drejte midis tyre. Nuk mundet nje i pabuke te respektoje natyren. Nuk mundet nje i uritur te mendoje e te respektoje te drejtat e njeriut. Ne kete baze shoqerore jane ngritur jeten dhe veprimtarine e tyre edhe politikanet shqiptare, te cilet vertet jane te “pasurit” e sotem por jane te varferit e djeshem.

          Vetem mireqenia sociale do te rrise ndergjegjen. Nuk funksionon tu thuash njerezve te respektojne “rradhen tek qumeshti” , por “qumeshti” duhet te jete me shumice per te gjithe qe te mos kete rradhe per te mbajtur.

          Kthesa graduale ne permiresimin e Mireqenies Sociale do te ndryshoje gradualisht sjelljen e njerezve. Femijet do te shikojne baballare me te edukuar dhe ja… pas 50 vjetesh ( ndoshta ) do te kemi nje shoqeri shqiptare si ajo e europes perendimore sot.

          Mos e humb besimin : )

        4. nga larg says:

          komenti i zonjes ehte shume prekes, dhe per fat te keq i vertete.pak a shume te njejten gje ndjen cdokush qe jeton larg, dhe e merr malli per shqiperine. ne momentin qe kthehet aty ve re se cdo gje eshte anormale, ne cdo qelize, dhe shoqeria shume apatike dhe e semure. mbase kjo eshte drama jone si popull, te mos behemi asnjehere, disa te vuajne brenda nga varferia e te tjere jashte nga malli. e njejta situate ka qene dhe para 100-150 vjetesh, dhe besoj se ska per te ndryshuar kollaj.

        5. arsen says:

          Kot se ka Turqia qe i nxjer arsimtaret 45 vjeç ne pension…
          Edhe ti nji nga ato qeke…moj “shoqe”!
          Nuk morem vesh asgje se ça ke dash te thuash me 2 faqe leter flete – rrufe…
          Po te ishte mire ne Shqiperi, nuk do ja kishe mbathur zotrote!

        6. Lora says:

          ti kujton se me keto fjale po e qeteson ndergjegjen. duhet te jetoje njehere ketu te shihje si e ka groposur PD kete vend dhe keta njerez pastaj te na tregoje sh drejtorin e shkolles sa i pergatitur ishte. Po pse keta 12-16 vjecaret qe pijne duhan per 3 muaj e mesuan zanatin. You know what? go hell se nuk kemi nevoje per konkluzionet e tua.

          1. N Shabani says:

            Lora apo Lorena si e ke emrin ti ne fcb po s’te pelqeu duhet te shkosh ti se bashku me ata injorantet qe keni futur ne drejtimin e shkollave ne hell, une nuk te ofendoj dhe nuk e kuptoj seperse nuk i hyn thelbit te problemit por nga nervozizmi se nuk ke cfare te thuash per problemin qe trajtoj une ti menjehere hidhesh ne ofendime se nuk ke fakte te argumentosh te kunderten. Po ti kesh lexuar komentet e mija tek tema kur ishte PD ne pushtet nuk do me flisje me kete gjuhe mua megjithate ti tregon kulturen tende me ofendimin qe me ben mua. Sipas teje meqe e katandisi PD shum keq kete vend ju duhet ta beni akoma me keq duke futur injorantet ne drejtimin e shkollave? Mos je edhe ti ndonje drejtoreshe e Partise moj “shoqe”? Rilindja i fitoj votat qe ta ndryshoje kete vend dhe jo ta beje me keq. Prandaj vazhdoni te fusni kriminelet ju ne drejtimin e vendit? Une nuk mund te mbaj sehir dhe ti servilosem qeverise se re vetem se jam me bindje te majta si kale karroce kur e shikoj qe eshte shkelur cilesia e kualifikimit te stafit pedagogjik, sa per dijeni une nuk kam qene mesuese ndonjehere por kemi qene dikur nxenes shkolle dhe e dinim pregatitjen e mesuesve se nuk shkonte dot njeri ne shkolle te mesme apo te larte pa mesatare note. Une nuk po them qe nxenesit i beri PS te pinin duhan per 3 muaj por po them qe drejtoret e shkolles duhet te jene me profil te larte pedagogjik dhe me experience pune dhe jo bari dhish pa asnje lloj experience vetem se ka paguar para per vendin e punes. Po qe se je ne ndonje vend drejtimi te PS ne vend qe te me hakerrohesh mua shko dhe kerko llogari ne instancat e Partise tende per gabimet trashanike qe po ben ne emerimet e militanteve injorante ne drejtimin e vendit dhe ne sektore te ndryshem te ekonomise se jane me qindra socilaiste intelektuale te rinj e te reja shume te pregatitur qe e kane mbaruar kualifikimin e tyre me djerse dhe jo me para por nuk i keni futur ne pune se nuk kane vellezer apo miq deputet te PS apo ministrave tuaj.Qe nje qeveri te punoje dhe korigjoje gabimet duhet kritikuar dhe jo duke i bere elozhe servilizmi.

      2. Ermira says:

        Po kjo Ajola Bylyku qe per ju qenka ok, ka botuar ndonje gje per arsimin profesor sepse une nuk kam lexuar kurre ndonje gje prej saj?

    2. ZOGU I ZI says:

      Edhe Sala e shkarkoi nje druvar seksi qi merrte femnat ne konkurs nudo.pra deri tani sala me edin jane 1 me 1

      Skandali i seksit Ylli Pango fiton gjyqin

      TIRANE-Gjykata e Tiranës vendosi të dëmshpërblejë me 400 mijë euro ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, për cenim të imazhit si pasojë e publikimit të një videoje të cilësuar si skandal seksual që u transmetua në televizionin “Top Channel”. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se në verdiktin e saj trupa gjyqësore e kryesuar nga Agim Bendo shprehet se televizioni “Top Chanel” është përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj Ylli Pangos, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të vërtetuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme.

      Në arsyetimin e saj gjykata i referohej pretendimeve të paditësit Ylli Pango, sipas të cilit, nga transmetimi i videos i ishte shkaktuar një tronditje dhe vuajtje e madhe shpirtërore, ankth, trishtim, si dhe cenim i figurës morale të ministrit, nderit, dinjitetit, reputacionit, karrierës akademike e politike të ndërtuar për 35 vite, se imazhet e marra në mënyrë të padrejtë kishin si qëllim denigrimin e figurës së tij.
      Gjykata vendosi të pranojë padinë e ish-ministrit dhe të detyrojë “Top Channel” për ta dëmshpërblyer atë në shumën e plot 400 mijë eurove. Gjithashtu, gjykata vendosi të urdhërojë televizionin që të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente për paditësin Ylli Pango, të cilat në mënyrë indirekte apo direkte mund të dëmtojnë personin e tij.

      Megjithate, ish-ministri ka fituar vetëm betejën e parë me televizionin, pasi pritet te shprehen dhe shkalle te tjere te gjyqesorit reth ceshtjes. Ylli Pango u shkarkua nga posti i ministrit të Kulturës sapo në televizionin “Top Channel”, u shfaq një video ku ai shfaqej në shtëpinë e tij duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

  2. shpetim says:

    Lexova shkrimin e ketij editoriali.

    Nuk jam ne dijeni per aftesite profesionale te profesorit, gje per te cilen koleget e tij mund te japin vleresimet perkatese.

    Pasi e mbarova shkrimin mu krijua pershtypia se autori ka dashur ti thote disa gjera, por nuk ka guximin ti thote ato, te pakten sic i gjykon dhe i mendon ai gjerat. Disa mendime te tij me duken teper kontradiktore.

    Miqsisht dua te sugjeroj, qe nqse ne te ardhmen profesori ka ndermend te beje ndonje shkrim te kesaj natyre, te menjanoje frustrimet per ti ngritur problemet sic duhet.Ndryshe shkrimi nuk do kete asnje vlere.

  3. nuri says:

    Z. Alicka znj. Kuqi ishte militante e thekur, nuk fitoi me konkurs transparent po me kriterin e militantes e cila njesoj si ata te LSI kane mentalitetin e mercenarit dhe shtetin e konsiderojne si placke lufte qe duhet ta plackisin si shperblim ndaj fitimit te luftes (zgjedhjeve). Fatkeqesisht keshtu ishte keshtu eshte dhe keshtu do te jete nese ky popull do te vazhdoje te votoje keta politikane mashtrues dhe te korruptuar.

    1. Çorape Kuqja says:

      Miltante e thekur the zotrote? Unë do të thoja e përcëlluar fare. Urdhëro dhe shiko videon kompromentuese qe deshmon varësine e çorapekuqes nga politika.

      http://www.youtube.com/watch?v=7pc7NgRcT_E

  4. Aleksander Prifti says:

    Zoti Jetmir nuk ke njohur kete drejtoreshen e Vlores t’i prandaj shkruan!Injorante e klasit te pare!Infermiere me par time dhe fitoi konkursin!Pervec kesaj eshte dhe e shemtuarB

  5. Mira says:

    Nje analize shume e sakte e asaj qe ndodhi me konkurset dhe me drejtimin e DAR/ZA.Por profesor dua te bej nje saktesim te vogel: personi qe eshte komanduar ne krye te DAR Tirane, nuk ka qene e dyta ne konkursin e zhvilluar per pozicionin e drejtorit te DAR Tirane, ka qene e treta. Nje informacion e i gabuar qe mund te ndikoje negativisht ne emerimin e drejtorit te ri te DAR. Suksese!

  6. andromeda says:

    O Mero, hiqe sa ma shpejt këtë editorial koti, se nuk na thotë asgjë. Arsimi asht rrokopujë nga të katër anët e s’ke nga ta kapësh. Na jep ndonjë editorial tëndin më mirë.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Artikull shkruesi,ka ngaterruar penen me furrcen !
    Provimet e matures,jane nje procedure e tepert ne detin e arsimit shqiptar.
    Pa perjashtim te gjithe shkojne ne shkollen e larte,masterin e marrin nga lokali!
    Kujt i duhen keto provime fasade?!
    Provimet kopjohen ne mase,duke filluar nga nxenesi dhe duke perfunduar tek inspektoret e d/z arsimore,qe jane te shqetsuar per familjaret,te afermit dhe miqte e tyre.
    Administratoret nuk jane ne gjendje te perballojne furine e kopjeve,ne nje auditor me 100 nxenes,veshtire se ka pese nxenes cilesor,çuditerisht nxenesi i peses,merr 9-te ose 10 ne provimet e matures,duke ja kaluar atij qe eshte lodhur gjithe vitin.Nxenesit ne te kopjuar kane kohe qe e kane marre “masterin” !
    Ne konkursin e drejtorve,morren pjese kandidatet partiak te maxhorances,ku prioritet paten Kryetaret dhe sekretaret e PS-se.Deri ketu eshte e kuptushme ecuria e metejshme.

  8. Ergys Alushi says:

    Nje pyetje per ju profesor:Nese nje demokrat i njohur per bindjet e tij a do te mund te fitonte ne konkursin e shpallur nga ministria socialiste?Kesaj pyetje nuk I jeni pergjigjur!

    1. Lora says:

      Z.Alushi nuk ka demokrat te afte. po jam dakord ka njerez te afte. Ata mund te mos jene te majte por nuk jane kurre te djathte. E djathta eshte nje tumor qe ka shkaterruar vendin ne cdo cep. Nuk me duhet ai i afti qe ti thua me integritet zero. dam on PD

  9. bato says:

    Zoti Jetmir! Jo per gjithcka qe shkruan jam dakord. Por nuk po ndalem te shume probleme. Se pari, vertet u zhvillua nje konkurs per DAR ku moren pjese 600 kandidate( shifer groteske per 12 vende), por mos harroni zoteri se cuditerisht fituan vetem 12konkurente te Parise Socialiste dhe kryesisht sekretare apo militante te thekur( ?!). Se dyti,matura shteterore ishte dhe eshte nje deshtim i plote i reformes arsimore, sepse kopjohet fare hapur, me celulare, me libra e deri me konsultime mes nxenesve dhe me kryesorja, korigjimet lene per te deshiruar ku nje qe nuk meritonte per tre vjet noten 5, mer 9 apo 10! Ju lutem si njeri i arsimit, mundohuni te jeni me te drejteperdrejte dhe guxoni te thoni ate qe ndjeni e jo ate qe duhet te degjojne shefat tuaj!

  10. LUAN says:

    Konkurset nuk qene asgje tjeter vec nje farse . Menduam se ne krye te puneve do vendoseshin njerez dinjitoze dhe te pergatitur por ne shumicen e rasteve dihej kush do emerohej . Shume emerime ,sidomos te LSI jane skandaloze . Urojme mos te perkeqesohet . Pritshmerite qene te medha por realiteti nuk te ben shume optimist . Shkarkimi i drejtoreshes militante eshte nje veprim domethenes , keshtu duhet ta pesojne te gjithe hajdutet dhe banditet me pushtet .

  11. zyber sula says:

    Nje cudi shqiptare, nje person qe ka studjuar ne ShBA, ku ka bere 4 vjet universitet,2 vjet master dhe tani eshte duke bere doktoraturen per ceshtjet e edukimit, l ka kerkuar MA per te dhene kontributin e tij ne fushen e edukimit . A mund ta dini se cila ka qene pergjigja e tyre, natyrisht heshtje asnje pergjigje. Mund te jete nder shqiptaret e paket qe ben doktorature per edukim. Ky eshte konkursi,kjo eshte transparenca e modelit tip alla shqiptare.

  12. Prova says:

    Zoti Alicka!!!
    Nuk dime akoma asgje per raportin e auditit qe MAS zhvilloi ne DAR-Tirane!!! Ju vlersoni Ministren per ndermarjen e guximshme, por haroni te pohoni qe nje veprim i tille mundet te jete nje bumerang per te gjithe drejtoret e tjere sepse ne nje kendveshtrim tjeter ruhet gjendja egzistuse per te mos deklaruar deshtimin e metejshem dhe me nje gur, ate te kritereve nese vertet ashtu si i prezantoni Ju shume sakte do i takonte qe te gjithe Drejtoret bien ose iken e para Ministrja. Vlersimi i keti hapi pozitiv ne vetvete dhe i shkeputur nga fryma e pergjithshme, vlersimi me superlativa i votimit per performancen te kujton votimin per kandidatet e frontit demokratik ku i deleguari i KQP nuk ndante kovacin nga q….vaci duke pranuar kovacin nga klasa puntore, demton kauzen e drejtimit profesional. Kaloni njehere ketej nga Korca dhe do kuptoni qe zgjedhja me konkurs ne kete qytet te Mesenjtores se pare eshte nga me te shemtuarat mjafton te kujtoni nivelin e tij profesional dhe zgjedhjen nen mbikqyrjen e Ministres bashke me komisionin e saj 4-sh plus 3-shen korcare nje prej te cilave plotesoi interesat e familjes duke marre shperblim drejtimin e keshillit te qarkut duke blere vota nga kampi i ish te degjeneruar nga pushteti 8 vjecar. Ju vlersoni maturen shteterore pa e njohur ate. Ajo lindi e vdekur dhe nuk mundet te ringjallet pavarsisht nga penicilinat e korektesise se administratoreve. Shkolla e mesme i dashur Profesor eshte teresisht e deshtuar dhe e degjeneruar ne strukturen, programore, kurikulare, drejtuse, menaxhuese, mesimdhenese, vlersuese etj etj. Arsimi do pasion, perkushtim, dashuri njerezore, vizion, profesinalizem dhe mbi te gjitha nje njeri te pa perlyer nga skutat politike. Ai kudo duhet te kete statusin e Kryetarit te bashkise sepse me arsimin jane te lidhur te gjitha interesat e shoqerise dhe te ardhmes se vendit. Duke e pare humneren ne fundin e saj mundet te marrim masa urgjente per te mos e humbur vleren me te madhe te nje shoqerie qe pretendon se do ece drejt Europes. Pak dhimbje per ta pare te verteten ne sy me mathimen: Hap krahun kur sdi te besh ate qe duhet…

  13. Ikni o shqiptarqiqer se nuk beni dot shtet ju. Shkoni hani nanji banane si majmunat por kujdes mos ngatrroni brimen se ku e fusni se keni fillu me honger kar meshkuj e femna.
    Hani banane dhe jo kar
    O shqiptar!

  14. Petro says:

    Profesori nuk e di gjendjen.I ka kembet ne hava.Ne keto kushte mundohet te thote dicka, here ketej dhe here andej.Me te tille mentalitet nuk behet dot asnje lloj reforme ne funksion te perparimit te vendit.Ajo ish drejtoresha dukej qe ne te folur se c fare intelektuale ishte.Kush mban pergjegjesi per vendosjen e saj.Ajo edhe perpara kishte shume pikpyetje ne civi.Sigurisht qe Tirana ka intelektuale te klasit te larte qe mund ta kryejne ate detyre te veshtire.Po Partite duan ushtare dhe intelektuali i vertete s behet dot ushtar.Keshtu qe punet do shkojne keq e me keq.Larg duart nga politizimi i arsimit qe eshte vetvrasja e tij.

  15. 21janari says:

    Nje shkrim “furçë” per Ministrine e Arsimit.

  16. MOKO says:

    Z.”N.Shabani”.
    Te lexova me vemendje,dhe jam ne nje linje me JU,e po ju tregoj nje ngjashmeri,ne nje rreth tjeter,ku emerimet e drejtoreve arsimore neper rrethet te ketij qarku nuk jane bere,me konkurse,por me emerime,nga deputetet dhe PS.
    Ne qarkun e Lezhes,emerohet ne Reshen nje person,si drejtor i DA qe hapur dhe qe u be publike ne Televizionin “ORA”ku ju hoqen piket tjetrit dhe ju riten fiktivisht ketij qe u be drejtor.
    Ne Kurbin,perseri me urdher nga lart dhe nga deputeti,ajo qe fitoi 95 pike nuk u emerua,por u emerua,ajo qe ishte vendosur me 60 pike,nje person qe kishte 3-5 vjet mesuese dhe anje dite drejtoreshe,apo nendrejtoreshe shkolle.Nuk emerohet,personi,me dy fakultete,me dy gjuhe te huaja me master ne Anglisht,dhe EKSELENCE ne Anglisht,me trajnime ne shtete te huaja dhe ne shqiperi,por…..???? qe njihet si simpatizante e PS dhe PD e “INTERNOI” 2 VJET 30 KM LARG QYTETIT KU BANONTE.
    Emerohet ne nje shkolle 9 vjeçare,drejtoreshe shkolle nje person qe nuk ka dhene anje dite mesim ne asnje shkolle?????? Mendoni si mund te drejtoje 40 arsimtare,dhe 500 nxenes.
    Ngjarjet skandaloze jane pa fund,injoranca ka perfshire me keq se ne kohen e PD,vendin e dijes,ku duhet te jene njerezit me te afte.
    Kjo eshte gjendja kudo,e per ta provuar,afrohuni prane ndonje shkolle dhe do shihni sot remujen,papergjegjshmerine,pushimet,zhurmen,sa te behet te kujtosh se nuk je ne nje vend te edulimit,por ne nje disko gjigande me qindra femije.
    Ky zoteria qe ka bere kete artikull,nuk thote te verteten,per DRArsimore te Tirane;
    O ZOTERI,AJO E MORI PUNEN KUR TE GJITHE ISHIN EMERUAR.
    POR LEPURI FLE NE KOHEN E EMERIMEVE TE VITIT TE RI SHKOLLOR,EMERIME TE CILAT KUSH DO TI BENTE; MINISTRJA-DEPUTETET E TIRANES,APO KJO DREJTORESHE? KONLUZIONET I NXJER SECILI,E SIDOMOS,AI QE ESHTE URDHERUAR TE BEJE KETE ARTIKULL?????????

  17. safo says:

    Nqs duam te shkoje cdo maturant sias prirjeve ne fakultetin perkates, atehere mund te merren modele nga perendimi, me i aferti eshte Greqia. Sipas modelit te pranimit ne shkollen e larte te ketij vendi merren baze rezultatet e shkolles se mesme dhe provimet perfundimtare te te ashtuquajtures matura shtererore. Ne varesi se ne cfare dege desheroh=n personi te shkoje, cdo lende ka nje pikaverazh me nje koeficent te caktuar. Rezultatet e gjithe lendeve te matures kane nje pikaverazh te caktuar, qe shumezohen me nje koeficent ne varesi nga drejtimi, teknologjik apo human, ne varsi te deges lende te caktuara kane koeficent me te madh. shkurt ne perfundim t eprovimeve te matures behet, pas kotrolit te tyre bhet nje liste e gjithe pjesemarresve me me nje pikaverazh nga 20.000 ne maksimum deri sa te shkopje ne minimum.

    Pas kesaj ministria ne varei te vendeve qe ka ne dipozicion cdo dege, percatkton kufirin minimal te pikeve qe nje nxenesi i duhet per te shkuar aty, numur qe varet nga cilesia e universitetit, psh fakulteti i mjekesise ne Athine ka nje pikaveraszh nga le te themi 19100 deri ne 20000.
    Mandej fillon faza tjeter, merren kartelat e nxenesve te cilet kane deklaruar deget qe desherojne, me prioritet a, b, c etj, dmth prioriteti a eshte dega e pare qe ai desheron te shkoje, prioriteti b eshte dega b qe ai desheron ne rast se nuk e arrin prioritetin a, e keshtu merradhe.
    Le te themi se jane 200 studente qe pranohen ne degen e mjekesise ne Athine, por kerkesat jane 500 per kete universitet. Atehere sipas klasifikimit pranohen dyqind te paret qe kane aaplikuar per ne kete unversitet, kurse per te tjeret shihet zgjedhja b.
    Kjo skeme ka funksionar ne Greqi per me shume se 30 vjet dhe asnjehere nuk eshte kritikuar si skeme e padrejte. Ne kete menyre eshte nje qender qe ben shperndarjen e sudenteve dhe jo fakultetet. Pesha e fakulteteve apo degeve eshte indirekte, cilesia e tyre sjell konkurencen.

    Kurse sistemi i zgjedhjesnga universitetet eshte ende i papjekur per vendin tone ne kohen qe sistemi i arsimit te larte n=ka pesuar degradim ne vitet e fundit, ne vend qe te rritej cileia tij.

  18. zyliku says:

    Zotni profesor…!Nuk i thua qarte dhe drejt gjerat po i bie nga larg .Zgjedhja juaj,por shqiptaret e pane me ze dhe figure qe kjo mesuese qe zgjidhet drejtoreshe e arsimit te tiranes eshte socialiste e deklaruar u be edhe simbol i fushates socialiste me spotin “Saliu eshte i lodhur,ai nuk ka me takat”,(SE KU E PROVOI TAKATIN E SALIUT KJO MESUESJA IK E MERE VESH).Do thoni ju e prishe fjalorin…e drejte po mesueses nuk i takon te flase per kryeministrin e vendit me zhargon rrugesh.E dyta, sa u fituan zgjedhjet me 23 qershor ne gjirokaster u fol qe drejtoresha e arsimit per gjirokastreen do jete zj. Lindita Rova dhe cuditerisht fitoi konkursin(per koncidence)..Megjitheate,kjo vinte nga bota akademike ishte petagoge ne universitetin e gjirokastres,por te thuash u zgjodh me konkurs ne mes te tiranes(ku konkurenca eshte e ashper per vete specifiken si metropol) nje grua e thyer ne moshe, mesuese e rendomte gjeografie,eshte jo ti besh furca RAMES (se ishte zgjedje e tij zonja ne fjale) po ti besh naften reformes ne arsim.Ndale pak profesor se nuk te njoh dhe nuk them me teper…

  19. Niku says:

    Per kujtese Profeso Alickes:Drejtoresha e komanduar nuk kadale e dyta ne konkurs.E dyta ka dale Zj.Ermioni Cekani me nje pervoja te padiskutueshme.Drejtoresha e komanduar ka mare vetem nje vote.Per te qene korrekt deri ne fund!

  20. …mund te ecesh perbukuri ne mes te rruges,
    por shkel nje kokerr” bizele”…dhe thyen qafen.
    Asgje s’eshte e persosur..

  21. TIRKA says:

    DERI NE MOMENTIN QE PERMEND MINISTREN PER PERKUSHTIM DHE SERIOZITET, PER OPINIONIN TIM, MUND TE KONSIDEROHET OK! POR KUR I VE NE KRAH ZV. MINISTREN, SI MERITOKRATE NE PERKUSHTIM DHE SERIOZITET, ATEHERE, PO PER OPINIONIN TIM, “TE KA RENE KALAJA” E TE GJITHE SHKRIMIT. SI MUNDET T’I ATRIBUOHEN MERITA KESAJ ZV. MINISTRE, SIDOMOS TE PERIUDHES 2009-2013, KUR ARSIMIT TE LARTE “I DOLI FLAKA NE MAJE”???

  22. Ermionin e cuan ne Kamez sepse ne Tirane duhet nhe person qe t’i sherbejë elektoratit gri.

  23. Anisa says:

    Z.ALICKA E DYTA NE KONKURS DOLI ERMIONI CEKANI, JO AJO QE ESHTE E KOMANDUAR TANI! MIRE QE BENI SHKRIMIN PO MOS E DEZINFORMONI PUBLIKUN SE JO PER GJE PO TE GJITHE E PAME CFARE PADREJTESIE IU BE ZONJES ERMIONI DHE SE KUSH E MERITONTE NE TE VERTETE! AH DHE DICKA, KJO ZONJA ARIOLA HYSI QE DOLI E TRETA DHE QE TANI ESHTE E KOMANDUAR NE KRYE TE DAR NUK ESHTE ME E MIRE SE MOZA, SA ME SHPEJT TE VENDOSET DREJTESIA AQ ME MIRE DO JETE

  24. Shqiptari says:

    Buxhetoret pra dhe inteligjencia shqiptare duhen trajtuar ekonomikisht me rroge qe te perballojne jetesen normale.Gje e cila nuk ndodh ne Shqiperi.Ekonomistet tane te shkolluar brenda apo jashte vendit(qofte me bujqesor),llogarisin te ardhurat “personale” si ushtare te bindur politikisht(majtas e djathtas).Perndryshe keta intelektuale(ekonomiste)duhet te argumentojne e trumbetojne minimumin jetik te nje shqiptari qe banon ne Shqiperi,e me pas te llogaritet rroga e nje buxhetori me arsim te larte qe ne kushtet reale te tregut te sotem duhet te jete jo me e vogel se 180.000leke(te reja).Atehere mund te diskutohet me mendesi intelektuale e jo me mendime te fustruara nga lloj lloj pseudointelektuale banale e te rendomte.(ne Shqiperi ka shprehje shume te bukura e te mencura e nj nder to eshte:Keta pesona as te qijne as te leshojne).Shkak per te komentuar kete pseudoeditorial u be “shpetimi” me komentin e siqerte e te mencur te dates 06.06.2014 ora 9.22pm.Mesazh per ata intelektuale te mirefillte te kudo ndodhur,ka ardhur koha per t’u aktivizuar ne formate te ndryshme.Te tille Shqiperise nuk i kane munguar asnjehere,ne cdo kohe.

  25. henri says:

    Po te shkoni ne Internet tek faqja e tv Klan tek emisjoni Opinion i dates 4 maj 2014 do te gjeni temen ” Reforma ne aresim”.
    Siç duket qeveria e re kishte ngarkuar nje grup “profesoresh” ju thençin te cilet do te pregatisnin materjalin per qeverine me teme “Reforam ne aresim” ku behej fjale per Reformen ne aresimin universitar dhe pas universitar ne Shqiperi.
    Nuk pretendoj se jam specialist ne kete fushe, ne kohen e Enverit kam mbaruar per inxhinjer elektirik.
    Po patet kohe shifeni ne inerenet kete palo studim qe kishin bere keta “profesorat” qe per mua vetem profesora nuk ishin. Tipa mendjemedhenj, pa etike beisedimi, arrogante dhe qe nuk kishin argumenta per pyetjet qe ju bene beheshin nervoze dhe arrogante. Nuk e di se pse mu kujtua proverba e popullit tone : Kalliri i grurit qe eshte plot me fara e mban koken poshte dhe ai qe esthe bosh e mban koken perpjete.
    Une vete jam dhe do te jem i majte deri sa te vdes, por ama kur pashe se ne cfare duarsh e ka lende qeveria e re “Reformen e aresimit” i thashe vehtes : Vaj medet, mjere ai popull, mjere te rinjte dhe shyqyr zotit djali im 17 vjeçar studjon ketu ne Zvicer.
    Nuk dua te acaroj nervat e mija dhe optimizmin tuaj por ama mendoj se PD-ja dhe Ps-ja jane sic thote Fatos Lubonja, e njejta BAJGE

  26. Mirvena says:

    Shkrim serviloses. Nga cpozita behet eshte e qarte. Mjaft z.Alicka me superlativat e tua. Furca ministres, furca per PS, kur deri dje shkruaje ndryshe. Teper e shemtuar. Per kadrot e arsimit te PD-se ne Tirane ditirambet e tua tregoheshin si barcoleta. Tani shigjeta shenon ndryshe. E pamoralshme profesor.

    1. Eggi says:

      O profesor, kur qenke me master dhe pretendoke doktorature ne edukim, si ta lejonte ndergjegja ta blije tezen e Matures Shteterore te Arjana Bekteshi qe nxenesit e shkolles qe drejtoje ti i ”shkelqyeri” te shkelqenin ne mature?!
      Nje intelektuale dhe nje person me shkolle me merite nuk e bene kete, sidomos nje mesues qe edukon breza. Shume e dyshimet dhe shkolla jote profesor… .

  27. Tina says:

    Kur ke qenë në DR ke punuar me prapaskena për të luftuar ata drejtorë që nuk i njihje dhe nuk u çudita që paske blerë tezen e Maturës Shtetërore. Sa turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje