Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për të mos shqyrtuar për 1 vit dosjet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në këtë mënyrë KiE ka pranuar kërkesën e Qeverisë shqiptare, e cila kërkoi 1 vit kohë në lidhje me çështjen e pronave.
“Lajm i shumëpritur nga Këshilli i Europës per pronat! E shpetuam vendin nga gropa që na la papërgjegjshmëria e paraardhësve. Tani të nxitojmë”, shkruan Rama në statusin e tij në rrjetin social.
“Përshëndesim miratimin zyrtar të Këshillit të Ministrave të planit të veprimit për krijimin e një mekanizmi efektiv të kompensimit, duke e bërë planin e veprimit të detyrueshme për shtetin shqiptar, dhe vëmë në dukje me kënaqësi se masat e parapara janë duke u miratuar në përputhje me dispozitat të cilat në Plani”, thuhet në deklaratën e dhënë pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të KiE. “Në kuadrin e afatit të përgjithshëm të paraparë për zbatimin e këtij mekanizmi, inkurajuar fuqimisht autoritetet të intensifikojnë përpjekjet e tyre me qëllim të reduktimin këtë kornizë kohore sa më shumë të jetë e mundur”, shtohet në vendim.
Ja dhe Ismail kadareja tani do shikoj Dajtin nga. Dritarja prap. Vere dinamitin ne mes te bllokut edo
per cfar paraardhesi flet zoti Rama qe e ka hajdutin ne Qeveri nuk ben hajer Shqiperia me Ilir Meten, e vjen keq zoti Rama qe flisni ne kete mynyre gjithesesi un edhe pse jam Demokrat kam respekt per ju se jeni qytetar te pakten por te jeni te bindur,neqoftese e keni serjozishte qe nuk doni per te shperdar Pergjegjesin,dhe te merrni meritat apo ndeshkimet e merituara,kjo realizohet vetem duke ju drejtuar elektoratit serish per te marre nje mandaat te plote pa LSI e perkthyer kjo pa Ilir Meten vetem athere do te duken vleret apo anti vlerat tuaja per ndryshe Ilir Mafozi ka si qellim mbushjen e thesit me para qe te jete i gjatshem per zgjedhjet e ardheshme per ti blere ato me para dhe me forma te tjera coruptive dhe mafize .
Kjo eshte nje nisme shume e domosdoshme, por a do jeni ne gjendje ta realizoni kete nisme.
O z.kryeminister 1 vit s’eshte asgje per te zgjidhur problemet qe Shqiperia ka me pronat. Qeveria kjo e reja keto dite hapi nje grope prej 4 milion euro duke shitur 70mije m2 toke te pylli i sodes, qe vlen 10fish me shume sikur kete toke ta kishte te veten. Ajo toke ka pronarin e vet qe nuk do paret se qeverija nuk ka para ta paguaje por do token. Mjere qeverija dhe petroliera qe do ti shkoje investimi dem. Ki kujdes z. Kryemimiter se keshtu kkrijohen gropat ne buxhet dhe nuk mbyllen pastaj.
O Rama po kur do ta kuptosh mor burre se jo vetem per pronat po per te gjithe katastrofen qe ka kapluar dhe ka hequr ai vend shkaktari njihet nga te gjithe dhe e ka emrin Salahudin Berisha. Po le se s’ke ça te kuptosh ti se ke kokelopen ne koalicion, eh mjere ai vend sa ka per te hequr…….beji naften se nuk behet me ai vend…….pa u futur ne burg keto tipa. Kush ti fuse………….”forcat aleate” ndoshta…. se shqiptaret se kane ndermend te fusin njeri ne burg po do te dalin sa here qe ti therrase xhaxhi Sali ne miting dhe do te shesin votat sa here qe xhaxhi kokelope do t’jua kerkoje.
O Edo!
Ti ske faj.
Kjo eshte nje SHTYRJE AFATI PER KTHIMIN E BORXHIT!
Nuk eshte keq te amendoni 7501-shin!
Nuk eshte keq qe tokat e fermave tua jepni “ish pronareve”
Nuk eshte keq TUA SHTETEZONI TOKAT MALOKEVE QE KANE ZBRITUR NE TIRANE E NE DURRES!
Nuk eshte keq ta 4 fishoni taksen e tokes “te xanun”
2015 erdhi…edhe 12 muaj, sjane asgje kur kane ikur 240 muaj te ketille!
z Kryeminister kur do arrini te kuptoni se zbatimi i reformave ne unison me Kushtetuten e shqiperise duhet te jete misioni dhe puna e Qeverive te shqiptarve pasi ato nuk behen as pe BEne as per Keshillin e Europes.
Une nuk arrij te kuptoj se ku qendron ndryshimi ne mes teje e Berishes kur ju diten per diell ndani “TAPITE” qe ka pas pregaditur Berisha si Enveri ne 1946.
Respektimi i te drejtave te njeriut ne Shqiperi nga Qeveria gjoja e shqiptarve eshte detyrim kushtetues e nderkombetar pasi Shteti Shqiptar ka firmosur nje mori traktatesh e konventash persa i perket ketyre lirive.
Fundja nje Qeveri qe nuk zbaton e respekton lirite dhe te dretat themelore te njeriut dhe parimet e vlerat universale qe ngrihen shoqerite e lira cfare qeverie mundet te jete? Problemi eshte se shqiptaret fatekeqesisht nuk kane as opozite . Nuk eshte mire te sulmohet opozita por a ka opozite ne bote qe i thote perkrahsve te saje te dalin ne shes por ne nuk duam te vijme ne pushtet. A ka fushe me sensibilizuese per shqiptaret dhe opinionin perendimor sesa mos zbatimi i vendimeve te gjykatave te te tera niveleve deri tek ajo e lirive dhe te drejtave te njeriut ne Strasburg dhe vazhdimi i grabitjes se prones se qytetarve shqiptare e opozita cirret se kush po trafikon droge me shume qeveria e djeshme apo kjo aktuae.
Rrespekti i te drejtes se pronsise ka te beje drejteperdrete me investimet e vendit dhe ato te huaja, pra ka te beje me punsimin e shqiptarve respektivisht rritjen e mirqenjes se tyre. Nese Qeveria Rama nuk ka arritu ta kuptoje se prona private este themeli i sistemit kapitalist atehere duhet te largohet nese nuk do ta kuptoje ateher duhet ta largojme.
Lerini “kinezerite” z Rama pashe Zotin nese ju ka mbetur nje pike dhemshuri per ate vend qe quhet Shqiperi dhe ju kane besuar per ta qeverisur e jo per ta mbajtur ne kaus e ne krim qe per hir te se vertetes ashtu e keni gjetur. Une mendoj se te tere ata qe ju kane votuar presin qe vendi te levize nga pika e vdekur por fatekeqesisht nuk po shikojne asnje gje te tille te ndolle se paku gjer tani.
Ngelet duke bere “plane” more te mjere. Mos valle neve shqiptaret si shoqeri dhe popull nuk jemi ne gjendje te qeverisim ? Kujtoj qe Europa na dergoi ne vitet 20 Princ Vidin.
PRONA ESHTE E SHENJTE, ESHTE FILLIMI DHE FUNDI I CDO KONFLIKTI NJEREZOR!!!!!!!!
Toka eshte e kombit , dhe jepet ne perdorim!!! Ne gjithe boten.
Se me te jetojne te gjithe!
Vetem ne kete vend mmm… vjedhin rrugacet.
Me kryerrugacet politikane.
Mos “ginje” veten Edi Rama! Kujt ja hedh me ato “llafe” qe pas nje viti do te jesh ndryshe.
Po te kujtoj qe ne Frakull te Fierit ne fund te shtatorit te kaluar e ke theksuar ligjin 7501 si BUSULLEN REFYSE PER PS-ne!…
Ti per PRONEN nuk ndryshon aspak me komunistin Sali shpellari.
Ketu para duarve, edhe pse nuk ndodhem ne Shqiperi por ne Milano, kam Gazeten Shqiptare te te enjtes dt 14 gusht 2008 ku ne mbledhjen e qeverise shpellari Berish thote:
Berisha: Pronat, ligji ‘7501’ nuk preket.
Pra si ti ne Frakull tani dhe Berisha athere keni te njejten ideollogji ne koke dhe ndoshta keni te drejte sepse qe te dy jeni PJELLE E DALE NGA MITRA E PERGJAKUR E P.PUNES.
Ju qe te dy mund te genjeni mbeshtetsit tuaj fanatik “te verber” por kurre shqiptarin PATRIOT E ATDHETAR.
Duhet ta dish se moszgjidhja e çeshtjes se PRONES cenon:
-Parimin kushtetues te se drejtes si nje e drejt themelore e njeriut.
-Prona private eshte bashkeudhetare ne qenien e çdo individi, ajo eshte e drejt natyrore qe egziston me lindjen e njeriut.
-E drejta e jetes, prones dhe e fjales se lire jane e duhet te jene te panegocueshme e te paprekeshme nga asnje lloj vullneti, qofte dhe maxhorance parlamentare.
Mashtroni popullin dhe veten tuaj njekohsisht kur me veprime anti PRONE beheni fajtor sikurse dhe Ramiz Alia me PERESTROJKEN e tetorit te 89-es.
Duhet ta dini se shumica e veprave penale kane si shkak PRONESINE.
Je mashtrus para popullit sepse ke vene doren mbi kushtetute kur u ule ne ate karrige dhe duhet te respektoje nenet 41 e 181 te saj.
Do te vazhdoja pa mbarim duke cituar dokumenta qe nga deklarata e te drejtave te njeriut (26/8/1789) e deri tek dokumenti i Kopenhages i fundit ku ti pretendon qe te “hysh” ne Europe ashtu si je?
Mos kujto se do na kesh mbrapa si te mare te gjithe ne shqiptaret sa jemi pa respektuar ato qe jane te drejta e te vlefeshme per ne?..