Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë konfirmuan sipas të dhënave paraprake, si partinë më të madhe, partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, por partitë e deklaruara në opozitë para zgjedhjeve, kanë arritur një shumicë dërrmuese. Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja, Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët verbalisht janë shprehur si opozitarë të Hashim Thaçit, përbëjnë rreth 60 për qind të elektoratit, nëse shifrat paraprake nuk përmbysen.
Nga raportimet e deritanishme, procesi ka qenë i rregullt dhe parregullistë nuk kanë cenuar thelbin e rezultatit. Kjo është një fitore për Kosovën, por dhe për qeverinë, e cila është përgjegjëse për organzimin e zgjedhjeve.
Ky rezultat është një shenjë e qartë e stablitetit elektoral të partisë së Hashim Thaçit, por dhe një kërkesë për ndryshim të shoqërisë së Kosovës. Votuesit kanë eleminuar nga skena politike Behxhet Pacollin, i cili duket se nuk po e kalon pragun, dhe kanë konfirmuar deri në këto momente që po shkruaj Fatmir Limaj si një parti parlamentare.
Nëse rezultati ruhet deri në fund, Kosova ka nevojë të lexojë votën e saj në përfaqësimin qeveritar. Edhe pse Hashim Thaçi ka të drejtë të marrë mandatin për krijimin e qeverisë, Kosova duhet të respektojë frymën e ndryshimit, duke ju drejtuar ndoshta një qeverie me bazë të gjerë, nëse opozita nuk gjen gjuhën e përbashkët për të formuar një shumicë të sajën.
Dy gjëra nuk do të ishin të këndshme të ndodhnin, nëse ky rezultat konfirmohet deri në fund. E para që Thaçi të formojë qeveri me parti të vogla, sa për të siguruar shumicën dhe që Thaçi të përjashtohej nga e drejta e formimit të qeverisë përmes një koalicioni paraprak opozitar.
Zgjidhja më racionale do të ishte një qeveri me bazë të gjerë dhe një marrëveshje për reforma të thella, qoftë dhe elektorale, për t’i dhënë vendit në të ardhmen një shumicë të qëndrueshme.
Por, për një vendim përfundimtar duhen pritur rezultatet finale dhe sidomos rregullsia në procesin e numërimit. Pjesa më e rëndësishme e procesit u krye dhe votimi në Veri të Kosovës është nëj shenjë se serbët më në fund po detyrohen të pranojnë shtetin e Kosovës.
Sidoqoftë, ky është një rezultat i cili vë në provë të gjitha palët. Votuesit e Thaçit kanë dëshmuar se vazhdojnë t’i besojnë atij, por jo ish- aleatëve të vet, dhe përveç tyre, pjesa tjetër e Kosovës ka votuar për ndryshim. Një qeveri që do të lexojë këtë rezultat, do të jetë një qeveri që do të bëjë ndryshimin real në Kosovë.
Le te shpresojme qe Thaci te mos I prekin zgjedhjet gjate numerimit si Saliu ketu tek ne, pastaj mbas numerimit do te gjendet gjuha.
Bexheti e dhjeu vet me Canin e vogel dhe Nazarkon e vogel……
Nje zgjidhje e drejte do te ishte bashkimi i forcave te tjera ne nje grupim shumice (60 % ), duke e lene PD-ne vetem per t’i hequr fuqine e formimit te qeverise. Po kjo duket e pamundur, pasi keta jane shqiptare, qe do te thote te paafte per bashkim ne te mire te vendit.
SONI MALAJ ESHTE FITORE ME SFIDANTE SESA AJO E HASHIM THACIT I CILI NE TRE MANDATE NUK KA BERE GJE TJETER VEC KA BLERE ZGJEDHJE
NDERSA SONI E FITOI PER HERE TE PARE
http://dielli.al/lajme.php?id=63352&k=71
Me nje fjal Z.Mero lajtem lesh ne nga Kosova edhe per 4 vite mjerim sdo na ndalet se nuk u mbushem mend dot .
Thaqi nuk fitoi pse ka qeverisur mire por disa mediume ben qe elektorati i PDK te mobilizohen kunder ktyre mediumeve pro serbe sepse e frigun ate elektorat duke i akuzuar si nje rexhion hajna ,kriminela dhe deri te tradhtar .
T’hiqe kemben zvarre Kosova, boll me thacra, shpellare, nanore- ngjalore piktoresker
Mafioz- Xhambazet e Demonkracise (qe e bon ket vend Lazo (= Kolumbi-Afganistan- Meksike) Xhungel/ Republike
i bene shqiptaret te flasin me vete)
BigBrotheri shuuuuuuuuuuuuume i vonu…
Nji Gafe strategjike e pariparueshme. I lumte putinHijenes qe gjen shesh ben pershesh…
Pooor, me mire vone se kurre!
Definitivisht Isa Mustafa duhet te shporret nga kreu i LDK.
me zhgenjeu tej mase rezultati i LDK-se.
Me vjen keq qe jepen keshilla qe ketej nga Shqiperia se c’duen te bejne atje ne Kosove,nuk i keshillojme dot ata ,kur punet tona ne Shqiperi nuk na shkojne mire.Te rregullojme punet ne shtepine tone,pastaj mund t’i japim keshillat vllaut se c’duhet te beje ai ne shtepi te vet.
Bravo kosova,dje bene zjedhjet dhe sot doli fituesi kurse ne shqiperi rezultati del pas 6 muajsh.Vend shkerdhat
duhet temarim shembull nga zgjedhjet ne kosove
do te ishim edhe ne si kosova po nuk le sali berishovici…por po i numerohen oret dhe aij pushti…
Ik e pirdhu shkodran nga puka kokerr maloku se nuk meriton me shume se sb ti…….
Shume pak komente sot ne kete editorial.Shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise duhet te ndryshojne historine se me kete lloj percarje politike dhe fetare po shkojme drejt nje vet-poshtrimi dhe vet-asgjesimi te sigurte.
Qofte partite politike,qofte kreret fetare e kane kthyer politiken dhe fene ne SH.P.K (biznes te felliqur)dhe kjo ne viset shqiptare eshte kthyer ne fatkeqesi.
Ne rastin e Kosoves dhe te Shqiperise duhet neglizhohet aspekti politik dhe fetar dhe te themelohet nje shoqeri civile mbi baza atdhetare per te marre ne doret fatet e Shqiperise ne te dy anet e kufirit.
Le te krijohet nje qeveri Stabiliteti ne Kosove me konsensus me te gjitha partite duke pare dhe perqindjen e partive e cila krijon gjasa
per trubullime poltike ne kete rast kur Opozita perben shumicen.
Mendoj se proven me te madhe e ka Albin Kurti i cili nqs do vendoset ne krahun e duhur te peshores nderon veten,Kosoven dhe gjithe Shqiperine.
Perfundimisht i sugjeroj Kosoves
LARG POLITKES,LARG DALLIMEVE FETARE DHE “PO” TE MADHE ATDHETARIZMIT QE PERKTHEHET KRIJIMI I NJE QEVERIE GJITHEPERFSHIRESE DUKE LARGUAR BAJRAKTARET E VJETER MUSTAFA,THACI ETJ ETJ..
BOLL ME KOBURET E UCK DHE TITISTAT E LINDUR ?!
Te paret tane na kane lene nje fjale te urte , ” kur nuk ke ne shtepi, eshte haram te shpiesh ne xhami”.
Per menyren si u zhvilluan zgjedhjet dhe proceduren qe u ndoq duhet te themi Bravo Kosova, po sa per te gjykuar mbi Thacin apo Mustafen nuk di te them, se nga ketu eshte ca e veshtire te besh nje gjykim te drejte. Kush mund te me sqaroje se cfare te mirash ka me shume Thaci se te tjeret qe fitoi perseri?
Urime Kosves!
Pershendtje Fitusve
Zgjedhjet jan bere mire.
Por pengon ndjenja e unit e,bajraktarizmi etj etj
Vetvendosje ju ka dhen vota me qeverise me hy ne parlëamet me disa depuite.
Edhe LDK ja kan dhen vote me qeverise
Tani done me qeveris i pari vetvendosja.
po nuk te dhane voten???
Mos fillo akuzat LDk aqe u vlesua nga populli.Aqe duhet hyjen ne parlament,bilee dhe ne qeveri.
Merrni shebull nga shqiperia dy kundeshtarte forte kur ishte ne pozite Meta e ne opozite Rama,kishin ferkime
Edhe me Berishen ka qen ne ferkime.por per hire te ceshtjes kombetre bashkpunoje me Berishen e tani me Ramen..
Fituan vota PS-Rama.Por Meta pranoj Koalicion me PS
asgje te keqe ska.
Meta i bie ziles ne parlamet nxjerr ligje.
Rama ne Qeveri zbaton ligjet.
Ket duhet ta bejne KURTI dhe Ahmeti,i moderuari fatmiri,me falni por ramushi me ate perqindje nuk e kap kryeministrin por duhet te hyjn ne koalicin.
Ne qofte se nuk e bejn zgjidhjet tjera. ka rrezik me dal me keq se Pacolli(Me vjen keq qe nuk mori ulse sepse esht kapacitet i kombit shqiptar me influence ne Europe dhe Azi,por ja qe ndodhi).
Mustafa e Albini,Fatmiri esht me i moderuar,mustafa gjithashtu.une e dua albinin por ne kete rast trgohet jo flesibel duhet ndryshojn mendjse dhe besoj e shpresoj per hire te kosoves.
Nuk po ju them Z.Mr.zene se jemi ne kafe shoke shkolle apo pune.Une me i vjeter ju me te rinje.
Albini si me ri na pyet cka po merrni(Marrim) Une dua nje pje freskuse se jam me djet.
Ju mund te merrni kafe apo caj e ndonje gote pije alkolike0 Ketu shifet gustoja e tifozlleku.Albini thote sota ka ndeshje fotbolli-boksi ndekombetar.A po vini ta shofin.Mustaf thote ju Une perfero esht Miss Amerika dhe esht nje vajz shqiptare qe konkurone,Ramushi thote ka gara ne qitje atje do shikoj,fatmiri thot do te shof fimin e skenderbeut,
Une them do shof shfaqjen e Dancingut se esht Toni Dovolani koreograf i kl.I ne Amerik qe konkuron ,nje kercimtar shume i taletuar esht patriot i madh i ceshtjes Kombetare/
Deri ketu ska asgje te keqe secili sipas shije porosit secili sipa oreksit e sjcili sipas Tifozllekut apo preferencave vazhdon.
Deri ketu jemi ne rregull.Une do tu thoja Thaci ka fituar me shume
Ceshtja e Popullit shqiptare esht ne doren TUAJ:Ju lutem hyni ju ne aleance sepse jeni te dytet te tretet te katert qe duhet te uleni ne Soben -Oden -Kuvendin e Burrave.
Kjo per deshiren tuaj por per ata qe ju dhan votat per ne vendin e dyte,III,IV..
Mustaf esht pak me i distancuar sepse LDK esht e para ajo ajo qe shpalosi te drejten e pluralizmit ne KOSOV.
Por kur hyne ne gare duhet luftosh per vend te pare.
dy vende para ska zakonisht,,
Vendin e par e zuri Thaci dytin Mustafa ,tretin Albini IV Limaj stj
Ne mes esht Thaci e ju te katerve 2 nga majta e 2 nga e djthta ju ka ne krah.
Bejuni pak fleksibel,pak i marrun v e s h e dhe kuptohet me merrveshje me Thacin 1-2-3 apo 4 faqe e nenshkruar e me kusht prishet aleanca..
Ti(Hashim) ke 1 vote ne kemi 4 vota.Per nje gje konsultoheni p.sh do privatizojm Kombinatin TRBCA.Hapet biseda.Ndaheni, mblidheni krysite e partive tuaje.
Shtroni problemin .
Ja paraqitni Thacit e Shtrojm ne Kuved(Parlament) si te jet shumica.
intermezo:
-Pyten ne vitet 60 nje kryetar Koop.bujqesore ne Barbat-Shkelzen atje ku esht formuar me 2 mars 43 shpallur me 10 mars)Kshilli Clirimtar i malsisi Gjakoves)Mr. Bajram Lush Dizdari fise i Berbatit.Bajrami ishte i moshuar ,nje burr i gjat nga trupi shume i zgjuar e i shakave e muhabetit.
Vjen nje antari K QPKSH i hunit dhe i konopit kerkante llogari dhe fliste ashper.diskutuan disa kryetar koop,e drejtora qe komitet i kishin si shumbull.
I delguar tha po a ka koperativ q e realizon planin???.
Po i thane ata te rrethit,Por nuk i than kush esht sepse Bajram lushi edhe fliste me metafor -shpoti(Kurse Alush Zmajli krytari tjetr i Zogaje esht qe relizonte planin por ishte tip tjeter.
I delegura tha Kush esht?
Bajram lushi i thane udhheqja.
Bajrami i cue ne kemb.
He,, i th i delguari
Bajrami i tha.
Mirse ke ardh shoku i deleguar me na pa e me na ndihmuar.
Ra heshtje e plote.(Kjo kishte domethenje ndrysho rrugen)
Si i drejton ti pune ne koop qe ke rezultate??.
Punen e kemi nda sipas familjev per parcelat qe i kane afer shtepje secili.
Cobat-barinjet i kan marr vete kush donte delet, lopet. dhite etj etj
Si esht pjemarrja??
B. shume e mire dalin ne pune skaderkomandati mate punen,llogoritari i pagaun sipas ditve e normave te punes.
Po si e organizon punen pyeti deleguar ???
Bajrami pergjigjet me RAZI:
Salla bani Ahaaa,
I deleguar nuk e kuptoj fjalen RAZI Barazi-Marrveshje.
Ja sjeguan pak.po na thuaj i tha konkretisht???
.Bajrami tha po shoku i deleguem/
Kur Mbaron puna ne darke i pyesim kush nuk e ka realizuar Pllumbi,Shpendi,Bubrreci,Bylbyli,Bora,Bjeshka,Drita,shkurta .
Sa metra katrore jane apo dynym-argat i thote brigadjeri
Brigadjeri thote rreth 700-800 metra katrore( 1 dynim ka 1000m.katror ose 3 argat).
Fillojn pune e gjith brigada dhe i mbarojn per 15-20 minut ata 2 argate.
I deleguar po kujt i shenohen kto 700-800 metra katrore???
Bajrami thote atyre qe nuk kan mujt me plotsuar normen.
Po pse ku jemi ketu seicili paguhet per pune e vet??
Bajrami, a me the me te thane te drejten apo me rre??
Jo, i th a i delaguar te Drejten.
Bajarami- une te thash te drejten
ME RAZI
Ndac me te rrejte po e ha fjeln e po them te gjith realizojn normen.
I deleguar ,po Prodhimet si i ndani ??
Bajrami me Razi.
Po qyshe i thote i deleguari??
Sipas frymve Psh kemi 1000 kv. patate ne jemi 50 shtepi me 500 fryme qe i takon 2 kv. per fryme(P.shebull).
A jane te knaqur populli??.Uha ja bani Bajrami salla shpertheu ne duartrokitje.
Ateher filloj te perdoret gjithkund fjal me r a z i me MARRVESHJE
Shenojm se i biri i Bajramit quhet Gani Dizdari, Une shkursi i ketyre radhve e kam patur student ne gjimnazin Asim Vokshi e me vone shoke dhome kur doli ne pune).
Ne shkoll Ishte i rregualt,korekt i respektushem.Mbaroj studimet per drejtsi punoje ne Tropoj me deshir e pasin .Juriste i shkelqyer.inisiator,konsguent parimor,i drejt per nje gjyq partiak qe nderhyni dhe byroja politike per ta prishur vendimin.
Ka punuar ne tirane Antar i gjykates larte,zv. prokuror i pergjithshem,avokat, sot antar i gjykates kushtetuse etj.
Gjith ket parantez e bera per te treguar qe me marrveshje duhet behet gjithshka.
A esht ne te mire te Kosoves-DARDANE??
Pa asnje dikutim demokra ,djthtist apo majtist jemi shqiptare ne radhe te pare.
Kjo esht thirrje e nje dashamirsi tuaj dhe shpreh mendimin e shume te tjerve
Suksese per ate Kosove e Rrafsh te Dukagjinit.
Pershendetje
Favenid
New York
In memory
I.N. filloj diten e par te punes
master of arts-Bachelor of arts(BA),Mathematics-Ekonomics.
Monday 6,9 2014.
Shenim:
Me falni ka disa gabime e mungesa qe edhe pse u korigjuen kompjuteri nuk i pasqyroje.
Fshati Barbat ndodht rrenz malit shkelzen ne lartsin 900-950-1000 metra.Vone Berbati mori- emrtua fshati Shkelzen.
Fshte i bukur prej nga duket Malsia e gjkoves e Kosova si ne pllemb te dores.
Parardhsit jan fis i Hotit te malisis madhe.Mbi fshatin shkezen jan majet e radeshes qe vargezojn si fusheket ne gjerda ma lartsi 2314 m. mbi nivelin e detit.Fshati ne fillim nuk esht shtuar 15-20 shtepi por sote numri i familjev esht 3-4 fishuar.
fd.