Çfarë mund t’i japë ende Hashim Thaçi Kosovës?

7 Qershor 2014, 20:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kosova shkon të dielën në zgjedhje për të vendosur rreth qeverisë dhe parlamentit të ri, 15 vjet pas çlirimit të saj. Kryeministri Hashim Thaçi, i cili po kërkon mandatin e tretë të qeverisjes, ka bërë gjithçka ka mundur për të qenë fituesi i këtyre zgjedhjeve. Ai ka pranuar një proces të vështirë, thuajse vetëmohues për biografinë e tij, lidhur me bisedimet me Serbinë, duke zeruar kritikat ndërkombëtare ndaj tij për shkak të pragmatizmit dhe ka bërë investime të rëndësishme në infrastukturë për të lënë shenjat e tij në qeverisjen prej dy mandatesh. Por ai ka pasur probleme me raportet politike brenda partisë, duke mos pasur fuqi të frenojë shkëputjen e një fraksioni të drejtuar nga dy ish- bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, Limaj dhe Krasniqi, dhe nuk ia ka dalë të krijojë ndonjë besueshmëri në betejën kundër korrupsionit. Disa ish- komandantë të tij i kanë akuzat e përziera mes korrupsionit dhe krimeve të luftës, dhe herë pas herë njëra dorë lan tjetrën, dhe të dyja fytyrën e Kosovës, e cila nuk duket më aq e pastër.

Përballë tij është Lidhja Demokratike e Kosovës, një parti me historinë më të gjatë politike në Kosovë, e cila po tenton të mbahet pas figurës së Ibrahim Rugovës, si i mbyturi pas fijes së kashtës. Realisht LDK e sotme do të meritonte të ishte alternativa më e besueshme kundër Hashim Thaçit, dhe ka pasur plot fusha ku mund të bënte betejë. Ajo ia la hapësirën për luftë kundër korrupsionit Vetëvendosjes, dhe ka ngurruar të bëjë deri në fund betejën për historinë e saj politike. Isa Mustafa, i cili ka qenë popullor si kryebashkiak i Prishtinës, arriti të marrë drejtimin e LDK, duke mënjanuar grupin e ish- presidentit Sejdiu, por nuk arriti të krijojë një frymë të re besimi dhe gjithëpërfshirje. Ai u tregua i ashpër me më të dobëtit, dhe i dobët me të fortët, duke e lënë sot LDK në shpresë të disa individëve që shkëlqyen në zgjedhjet e fundit lokale, por që nuk ngjizin dot një frymë kombëtare fitoreje, për shkak të ngërçit që ka vetë drejtimi i LDK.

Që LDK të përdorë hsitorinë e saj politike, duhet së pari të ishte agresive dhe pa komplekse për vrasjet politike në Kosovë, duke e kthyer atë në një problem të gjyqësorit të ri. Por shumë vetë në krye të saj duket se i pengon ajo histori. Futja në listat e LDK e vajzës se Enver Malokut, një prej të ekzekutuarve politikë, ish- drejtues i Qendrës për Informim të Kosovës, është një hap i duhur, por jo një fokus real apo prioritet i saj. Por beteja kryesore e LDK duhet të ishte korrupsioni dhe shpresa për të shpëtuar Kosovën nga kapja e shtetit prej mafias. Duke qenë një lidership i vjetër dhe i interesuar më shumë për pushtetin brenda LDK se sa për Kosovën, ata nuk arritën ta bëjnë kalë beteje atë. Rugovizmi i pas vitit 1999 në Kosovë nuk është ideologji dhe as mënyrë të menduari, por një lloj besimi tek një njeri që nuk të vriste. Kosova ia dha votën LDK sa ishte gjallë Rugova, duke qenë e pasigurt tek pjesa tjetër e politikës. Për ta ngjallur atë frymë, nuk mjafton as ofshama e Ukës, ‘Ibrahim Rugova na mungon’, dhe as futja e vajzës së tij në LDK, e cila është ende një fëmijë, që ka nevojë t’i japësh besim e jo të ngjallë besim. Isa Mustafa mund ta përdorë historinë e LDK kur të ngjallë atë siguri dhe atë besim që ngjallte LDK përballë të njëjtave fenomene që ishin sa ishte Rugova gjallë. Trashëgimia e Rugovës nuk është as biologjike dhe as fisnore. Ajo është politike. Ai la pas një shtet që i arrestoi djalin për korrupsion dhe kjo është një arritje e Kosovës së tij. Në Shqipëri, i biri i Sali Berishës çoi në botën tjetër 26 vetë dhe as u thirr në prokurori. LDK fiton më shumë pikë të krenohet me këtë, se sa të gjejë trashëgimtarë biologjikë të Rugovës, për t’u kapur pas Rugovës.

Sidoqoftë, ajo është sot e vetmja parti që mund të përballet me partinë e Hashim Thaçit, duke qenë një nga vlerat kryesore të politikës në Kosovë. Nëse do ishte e mirëorganizuar dhe pa komplekse për beteja, sot do ishte fitimtare e padiskutueshme e zgjedhjeve. Kështu siç është, mbetet të jetë pretendentja kryesore.
Vetëvendosja dhe Aleanca e Ramush Haradinajt, së bashku me LDK, mund t’ia dilnin të ishin fituesit e zgjedhjeve nëse do të bënin koalicion paraprak, por duket se janë larg. Vetëvendosja shikohet gjerësisht si surpriza e zgjedhjeve, por jo fituesja e tyre, duke shpresuar që të mbetet pasuria kryesore e opozitës së Kosovës. Ramush Haradinaj, i cili ka si pasuri politike vetëm fitoret ndaj drejtësisë ndërkombëtare, po përpiqet të duket gjithnjë e më i urtë për t’i besuar ndërmjetësinë mes fituesve, por baza e tij politike mbetet krahinarizmi.

Në këto kushte, dy partitë e para pritet të jenë PDK e Hashim Thaçit dhe LDK e Isa Mustafës, të cilat ose do të detyrohen të bëjnë koalicion të madh, ose ndonjë surprizë e rritjes së Haradinajt mund të bëjë bashkë partitë e krahut të luftës në pushtet.

Por kjo është një bisedë që duhet shtyrë për ditën e hënë. Ajo që mund t’i japë të dielën Hashim Thaçi Kosovës, janë zgjedhjet e lira dhe të drejta. Zgjedhjet e kaluara ishin zgjedhjet më të këqija të zhvilluara në Kosovën e pasluftës. Në Drenicë ato ishin një manipulim industrial, për shkak të rivalitetit mes kandidatëve të së njëjtës parti, duke cenuar realisht një standard të mirë zgjedhjesh, që Kosova kishte vendosur me mbikëqyrjen ndërkombëtare. Zgjedhjet e para pas pavarësisë, ishin një zhgënjim dhe përgjegjësi për qeverinë e Hashim Thaçit. Ai reflektoi duke u munduar të korrigjonte atë që ndodhi, me një mandat jo të plotë të qeverisë dhe konsensus për presidenten, por prova reale është ditën e dielë. Hashim Thaçi ka në dorë t’i japë Kosovës një pasuri që do t’i vlejë më shumë se mandati i tij si kryeministër. Ai ka në dorë të ndalë atë proces negativ që nisi zgjedhjet e shkuara dhe t’i kthej dinjitetin demokracisë në Kosovë. Nëse e bën këtë, ka bërë më shumë se sa mendon që do të bëjë po të bëhet kryeministër me zgjedhje të diskuteshme. Historia ka rëndësi se si del prej saj, e jo pse hyn në të. Ai e ka këtë shans të dëshmojë se ka një kontribut thelbësor për shtetin e ri të Kosovës, ku zgjedhjet e lira janë ADN e tij.

27 komente në “Çfarë mund t’i japë ende Hashim Thaçi Kosovës?”

  1. DREJTESI says:

    Ne nje vend normal demokratik,nuk duhej te kandidonte per here te trete.
    Ne Kosove,mendon qe te behet i perjetshem si Tito,ne kombin shqiptar,mendon te behet si Enver Hoxha,me gjere akoma,mendon te behet si Putin apo edhe me keq,si Mubarak…

    Shko Hashim,bej nje terheqje te vogel,ke kohe te kandidosh perseri. Je ne te 40 e jetes dhe normalisht,politika eshte edhe me e gjate,ok.

    1. I LOVE KOSOVA says:

      Sipas nje llogjike te ftohte duhej qe per shume aresye Hashim Thaci te ishte terhequr nga kerkesa per nje mandat te trete.Edhe sikur te ishte engjell,pushteti eshte nje “i pabese” qe te konsumon dhe te ben bajat.Ketij rregulli nuk i kane shpetuar dhe figura te shquara te botes dhe eshte nje rregull I pashkruar qe Mandati i Trete eshte I tepert dhe pse jo ndeshkues.

      Por duke pare se nga ana tjeter e peshores eshte I.Mustafa nje pinjoll i naziskineve te regjimentin Scanderbeg.nje titist I stazhionuar,nje ish komunist nga ata me te urryerit(ka patur ne kosove dhe shume ish komunista patriote) duhet pare gjerat me shtruar.
      Per aq sa e njoh Kosoven do ti sugjeroja shqiptareve te Kosoves qe midis dy te keqijave te zgjedhin te keqen me te vogel i cili eshte Hashim Thaci qe eshte mire te pronocohej qe ne rast fitore te tij te largohej me nder nga politike pasi te fitonte mbi titistin neonazist Mustafa kun je atdhetar nga kosova I ke bere kete nekrollogji atij antishqiptari te betuar.

      AUTOPSI E PA AUTORIZUAR E KUFOME TITISTE:
      *Ky ish komunist i Serbisë,doli kunder BASHKIMIT KOMBETAR dhe ndryshimit të Hymnit Kombetar

      * Ishte shume i perkthelur nga satrapi Josip Broz Tito

      * ishte sahanlepires i Rrahman Morines nder figurat me te urryera kuislinge sgqiptare,dhendrit serb,ishte i martuar me Buben (Bratisllava),ministre e qeverisë dhe perfaqesuese e refugjateve nga serbia,avokate dhe bashkepunetor shumë i ngushtë i Miloshevicit

      Shpeshherë ish-titisti Dr. Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëkohesisht kryetar i Komunës së Prishtinës, para kamerava telivizive, lëshon propogandë ugurzezë, kundër Bashkimit Kombëtar. Rasti më i freskët ishte para pak ditësh, kur me një tubim të anëtarëve të partisë së tij, që nuk mbushej as një dhomë autobusi tha:“… kur të vina na në pushtet do ta ndërrojmë HYMNIN DHE FLAMURIN“. Taman kështu e tha ish-anëtari i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (kupto serbe) të asaj kohe.

      Dihet botërisht se Dr. Isa Mustafa ka qenë titist i priviligjuar 1984-1988, ishte Kryetar i Keshilit Ekzekutiv, me vonë u bë aktiv ne ndryshimet kushtetuese në dëm të Kosovës e në interes të Serbisë, që e adhuronte tejmase, duke marrë pjesë edhe në debate në RTP, për një SERBI UNIKE…

      Isa Mustafa ishte edhe Minister i Financave ne Qeverin e Bujar Bukoshit, qe vepronte ne ekzil dhe mbykqyres i bankes “DARDANIA” ne Tirane. Eshte folur e perfolur eshte shkruar shume per vjedhje te pameshireshme, qe ishte djerse e mergimtareve shqiptar. Edhe sot e kesaj dite flitet per hajni. Pazari i parave thuhet se Bukoshi e Mustafa nuk flasin mes veti.

      Dr. Isa Mustafa, mendon se popullu harron. Nuk harrohet asgjë që eshtë bërë në kurriz të kombit tonë. Nuk harrohet as bartja e stafetës e qenit plak Titos, ku Isa Mustafa ishte i pari…

      Në emër të kuj flet zoteri Isa Mustafa për ndryshimin e flamurit? Kryetari i Lidhjes Demokratike, në dorën e tij mbante një paquvër ngjyrë blu të mbyllur. Por i pari i Komunës së Prishtinës, Isai harron se flamuri kuqezi, ka qenë në vijen e parë të frontit kundër çdo pushtuesi të huaj. Kundër dergutëve, zhupanëve, vojvodëve, zhabarëve, krajlëve të Karaxhorxheviqeve, drazhisteve, rankoviqistëve e titisteve, qe argat ishte personalisht Isa Mustafa e deri te gjaksorët dhe kriminelet te Milosheviqit e banditit Zhelko Rzhnjatoviq-Arkanit, që argat kishte ca gabel per të ngarkuar kufoma e plaqkitur ari edhe nga qafevarurat e nuseve, i printe dhe vozites ishte gabeli Haxhi Kuçi, po nejse ai po thote me krenari se nuk është gabel po ashkali.

      Flamurin kuqezi, e kanë mberthyerë duartë e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Ismail Qemalit dhe të komandantit legjendar, Adem Jasharit.

      A e din Isai i Prishtines, se shqiptari eshtë rrahur e maltretuar,burgosur e eshtë vrarë per kete flamurin me shkaben dykrenare? Dhe, ky zoteriu që i´a ka berë argatin serbosllavisë titiste mendon se aq lehtë mund të ndrrohet flamuri luqezi me një bez të dizajnuar nga lazdran pijanec. Flamuri kuqezi nuk eshtë mall e babës së Isait.

      Kur i gjithë kombi është ngritur në kembë për padrejtesitë që i´u kanë berë nga Evropa shtrigë, për një gjuhë, një flamuri, një shtet, një komb.

      HASHIM THACI E KEQJA E DOMOSDOSHME ME VOGEL E KOSOVES

      1. KENI says:

        te lumt dora por kete mendim duhet te thoni ne ndonji program televiziv se pak njerz lexojn komente

        1. memedheu says:

          une nuk dij se c;do te japi thaci

          por une jam i gatshem te votoj me pagese

          per te shlyer nderin qe kosovaret na i kane

          bere per cdo zgjedhje ne shqiperi

      2. street says:

        Po te ishin zgjedhjet e ndershme, kryeminister do te behej Albini. Asnjeri nga keta dy hajna.

        1. I LOVE KOSOVA says:

          per komentuesin street

          Jam shume dakort me ju per Albin Kurtin dhe do ishte
          mrekullia por jo gjithcka vendoset ne kutijat e votimit
          sepse te pakten ne Shqiperi dhe Kosove faktori nderkombetar
          eshte akoma determinant,ku ambasdoret jane jo vetem dipllomate por dhe “vezhgues” te vemendshem prapa perdeve dhe kane guret e tyre te peshores..

  2. N Shabani says:

    Fjala jote ne vesh te perendise o Mero por ka ngrene buke me Sali Berishen ai dhe do ta coje ne vizget se s’ben. Mire do te ishte qe te zgjdhte demokracine ne Kosove dhe jo karriken e tij por keto gjera ndodhin vetem ne filma dhe jo ne realitetin shqiptar. Gjeja me e mire do te ishte qe te mos fitonte asnje parti ku partia me me shume vota te ishte e detyruar te bente aleanca me 2-3 parti te tjera por ne shqiptaret e kemi zakon qe votojme o me njeren o me tjetren.Nuk e di pse kam pershtypjen qe Ramush Haradinaj ka rene ne “qetesi” sa ndonjehere mendoj se mos valle e shantazhon Thaci gjekundi me ndonje dosje sic ben Saliu me keta te PD ketu?

  3. egi says:

    asgje smund ti jape, por te liroje rradhen
    http://bit.ly/1io2fYb

  4. Gjithashtu malok says:

    O shabe e ke gabim. Hashimi eshte me edin. Ldk esht md sakten

  5. Pelasgian says:

    Bythen te jape se me dashuri te madhe do te ja mbushim me presh.

  6. albani says:

    Z. Mero Baze, ketu nuk eshte fjala se cfare mund t’i jape ende Thaci Kosoves, puna eshte se cfare mund te marre ende Thaci nga Kosova!

    Nje lloj si me kete kufomen e pa kallur tonen ketu, Ishın e Ishave, Z. Sali Berisha, vrasesin, vjedhesin dhe mashtruesin e pakrahasueshem dhe antishqiptarin me te madh ketej dhe andej kufirit.

  7. Kosovar says:

    Hashim Thaqi eshte alternativa me e mire per kosoven edhe per nje mandat pasi per momentin nuk ka alternativ me te mire, LDK jane njerze pa vizione dembela nuk punojn ne rastin me te mire krijojn nje gjendje te statut kuose ku asgje nuk leviz. VV nuk ka kapacitet edhe AAK nuk ka kapacitet gjithashtu edhe AKR edhe pse kjo ka disa eksperte shum te mir ne lemin e ekonomis. Si alternativ prape mbetet PDK dhe Thaqi jane me te organizuarit kan strukture dhe kapacitete te mjaftushme humane njerze dhe eksperte te mire ne shumicen e fushave qeveritare qe kerkone nje qeveri.

    Hashim Thaqi ka ber shum gjera te mira per kosove gjate ketyre viteve te qeverisjes pa qka se per shqiptaret nuk eshte asnjeher mjafte edhe per faktin se kosova ka pas shum nevoja emergjente,

    Disa te arritura te Hashim Thaqit gjate ketyre 6 viteve Qeverisje.

    1) Thaqi ka permbyll pamvarsin e kosoves dhe shpalljen e kosoves shtet te pamvarure.

    2) Thaqi ka permbylle konsolidimin dhe njohjen e shtetit te kosoves perballe nje maqineri te ter agresive te serbis.

    3) Thaqi ka dyfishuar buxhetin e kosoves jate ketyre 6 viteve qeverisje

    4) Thaqi ka dyfishuar pagat per gjithe puntoret e kosoves gjate keytre 6 viteve qeverisje

    5) Thaqi ka pembylle ndertimin e mbi 90% te te gjitha rrugve rajonale e magjistrale e kosoves, ne kosove sote nuk ka qytet apo fshate me rruge te pa asfaltuara edhe fshati me i thelle i kosoves e ka asfalin deri ne fshate.

    6) Thaqi ka filluare ndertimin e te gjitha Autostradave qe lidhin prishtinen me qytetet kryesore te kosoves si Autostrada Prishtine-Peje Prishtine-Mitrovic dhe keto Autostrada jan ne ndertim e siper dhe permes tyre lidhen edhe shum qytete tjera te kosoves me Autostrade me Prishtinen gjithashtu edhe Autostrada Prishtine-Ferizaj-Lipjan

    7) Thaqi ka perfunduar ndertimin e rruges se Kombit investim ky 1,miliard euro me mjete te buxhetit te kosoves pa kredi dhe kjo Autostrad ultra moderne lidhe edhe dy Qytetet me te medha te Kosoves Prishtinen me Prizrenin dhe Suhareken dhe me tutje Podujeven prakzikishte edhe gjysmen e kosoves por edhe kosoven me Shqiperin

    8) Thaqi ka filluar edhe ndertimin e Autostrades Prishtine – Shkupe nje investim mbi 800,milion euro i cili po ashtu do investohet nga buxheti i kosoves pa KREDI.

    9) Thaqi gjate qeverisjes se tije nuk e ka fute kosoven asnje cente ne borxhe dhe kredi Borxhi i kosoves eshte me pake se 300 milion edhe ky i trasheguar nga ish jugosllavia kosova e ka borxhin me te ulte ne BOTE.

    10) Thaqi gjate qeverisjes se tije e beri kosoven me Aeroportin me modern ne Ballkan

    11) Thaqi arriti ta fuse ne binare edhe Bujqesin e kosoves por edhe prodhimin vendore ne kosove sote prodhohet pothuaj se gjdo gje kushe nuk beson dhe nuk e dine le te tregoje se qfare i intereson dhe une do ja sjelle linkun se ne kosove prodhohet shum qka.

    12) Thaqi arriti ta forcoje biznesin private sot kosova ka mbi 60.000 kompani pre tyre 20% kompani multi milionshe etj etj etj.

    1. street says:

      Keto qe shkruan ti jane Trillime

      1. E vertete says:

        Keto q shkruan ky trushperlarei Drenices mutlimane dhe plot xhamia kuvajtjane,eshte nje militant i Lushtakut.Nese fiton Thac historiani,atehere mund te veje nje vije ajrore me Divjaken e Rames dhe te sjelle kanabis Lazarati ne Cicavicen e Drenives.Nga ketu droga do bartet ke Erdogani dhe fitimi do ndahet me S.Tahirin.PDK eshte partia me e kriminalizuar deri me tani ne Kosoven dardane.Gadi krejte kryetaret e bashkive komunale jane me dosje kriminale.Edhe nje shans e ka Thaci,Mero:Te pavaresoi veriun dhe te marre cmimin Nobel per tradheti.Por, ka mbete edhe nje deshire e historianit me korrespondence:Me Partine e Drejtesise ne koalicion,te lejon bartjen e shamijave,edukaten fetare dhe ngrtijen e sa me shume xhamive sepse keshtu zbukurohet vendi me i varfer ne Europe.Mos harroni,Divjaka dhe aeroplanet italian do jene biznesi i se ardhmes Ramo-Thacjane,kuptohet ne bekimin e kryekriminelit ortodoks Irinej.Ja Mero keto ishin ato kushtet qe Thaci do i plotesoi ne mandatin e ardhshem,pas 20 vitesh.

  8. REZART says:

    MERO @ Bravo,mire e ke ,njejte si ti qe ske me car ti japish gazetarise pervec te shkruash : Sala,Jozefina,kunati,kunata,Basha,mbesa e Sales,reja e Sales,gjyshi i Bashes,PD-ja ….dhe asgje tjeter.Bravo ,,baje bishtin, edhe ti o Mero trimi,se je be BAJAT.Nuk te hahet gjella me.

    1. rezart says:

      O “REZART” fallco!
      Po ty nuk te mjaftojne plot emra te tjere,qe e ke vene ,per te KEQKUPTUAR komentuesit me njeri tjetrin???
      Sa per MERO BAZES,ti je SORRE para atij!
      Jo ti,qe je nje PLEHRE,por as vete PALACUA Sali Berisha nuk matet dot me SHQIPONJEN MERO BAZE!!!
      MERO BAZE ESHTE MIGJENI I KOHES TONE!
      Askush si ai NUK KA ARRITUR T’i BEJE KLIKES BERISHA radiografine e KANCERIT TE TIJ !!!

  9. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Ne kete katrahure politike mendoj se,megjthate Thaçi eshte e keqja me e vogel,kur kemi parasysh se çfar perfaqeson konkurenti i tij kryesor I. Mustafa (nje jugosllav i thekur) gje qe nuk i duhet mè kurre Kosoves. Periudha e dashurise se pafund ndaj sllaveve (qe eshte karakteristike e lidershipit te LDK-se) duhet te merr fund njeher e pergjithmonè. Idete pansllaviste te Rusise pe ndikim ne Ballkan permes vellaut te vogel,Serbise,e cila e ka te lehte me njerez si Isa Mustafa te bej pengesa te vazhdueshmr per mosqetesi te rajonit dh Kosova te vazhdoje te mos stabilizohet duke patur parasysh serbet qe jetojne ne Kosove ,qe assesi nuk duan te integrohen ,si shume minoritete qe jetojne ne vende te ndryshme e qe nuk e kane fare problem integrimin. Pra edhe njeher:serbet e trimeruar ne Kosove do ta kene me lehte me Isa Mustafen ne te ardhme,prandaj ja perse shqiptaret ne zgjedhjet e se dieles duhet ta refuzojne LDK-ne dhe I. Mustafen…!

  10. turi says:

    NKemi problemet tona ne shqipri spo.na plas bytha fort per kosovaret as ata se rrujn shume per ne ata jane shtet tjeter i zhgjidhin vet problemet e tyre n shtet te vet pak na kan myt ne shqipri kosovar gjithanej rac e keqe.

    1. roni says:

      A te beri ndokush ty o minoritet pytje se te intereson per Kosoven,
      ik ne greqi, se atje ke vendin ti,
      na le ne hallet tona neve Shqiptareve,
      Kosova eshte e neve Shqiptareve kudo qe jetojme,
      dhe deri te bashkohemi cdo truall Shqiptar i grabitur nga fqinjet ne nuk do e ndalim perpjekjen tone,
      prandaj zhduku ne helada!

    2. N Shabani says:

      Turi Kosova eshte e jona eshte Shqiperi cdo problem qe ka Kosova e kemi edhe ne se jemi nje kombesi, mos fol ashtu, mire do te ishte ne fakt te shkoja te votoja ne Kosove tu ktheja borxhin kosovareve qe votuan ketu edhe ne 2009 edhe ne 2011 edhe ne 2013 por ne nuk votojme dot atje se nuk kemi shtetesine e tyre.

  11. Nikua says:

    Per ne si shqipetare nuk na intereson ne se Thaci eshte me Edin apo Ramush Haredini me Berishen. Per ne ka rendesi vetem ai qe eshte per Kosoven, dhe deri tani qe eshte per Kosoven e ka treguar Albin Kurti.

  12. roni says:

    tragjedia me e madhe per Kosoven do jet nese fiton perseri PDK me thacin,
    Kosova me thacin ngeci dhe mbeti vendi me i varfer ne europe,
    pastaj papunsia prej 50% me e larta ne europe,
    pastaj korrupcioni me i larti ne europe,
    pastaj nepotizmi me i larte ne europe,
    krimi i organizuar nga zyrtare shteteror shume i larte,
    pastaj kryetaret e komunave te PDK, te denuar per krime nuk jan ne burg por qendrojne dhunshem ende si kryetar komunash,
    nese u pelqejne keto te zeza Kosovareve,
    votone perseri PDK !!!!!

  13. arti says:

    KOSOVAR,Thaqi dhe shoket tij pas luftes erdhen ne Prishtine me bicikleta e sot jane shnderuar ne milionere qe shetisin me xhipa te shtrenjt e me truproja,ndersa Thaqi mund te jete miliarder.Thaqi,privatizoi KEK un per 25 milion euro,nderkohe qe nje pompe benzine te rrethi qe menaxhohej nga SHIK u i Hashimit iu shit Komunes se Prishtines per 250 mije euro per 1 ar.Thaqi ndertoi nje autostrade qe u ndertua ne rrafshin e Kosoves e kushtoi 11 milion eu/km.Thaqi udhehoqi bisedimet me Serbine ne te cilat plotesoi pike per pike te gjitha kerkesat e Serbise duke sjelle keshtu ne pikepyetje funksionalitetin shteteror te Kosoves sot e ne te ardhmen.Prandaj te gjithe ata e votojne Hashimin jane ose injorante ose pisa.

    1. street says:

      Ky Kosoleshi eshte nje injorant , lokalist i verber i shkolluar ne oda injorantesh, ku nga tymi i duhanit nuk shihen as bashkebiseduesit.
      Mjere Kosove e mjera.

  14. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Te me falni,ne duhet te shikojme per te ardhmen. Aspak nuk jam ithtar i Thaçit. Perkundrazi po t’ishim ne rrethana tjera ai duhej pergjigjur per korrupsionin dhe plot gabime qe jane te denueshme. Por ne horizontin e politikes shqiptare nuk ka ndonje parti qe eshte me e mire se PDK-ja . Dikush tha Vetevendosja. Po ajo fjalet i ka te bukura por veprat dhe synimet janè krejt tè tjera…,per kete do bindemi. Pas fjaleve te bukura fshihet helmi. Ndersa per ata qe perfaqesojne LDK-ne tanime eshte e qarte dhe e provuar katerciperisht. Kjo parti (e sidomos lidershipi i saj) kane interesa apsolutish jugosllave,ne kuptimin qe keta jane me te shantazhuar karshiSerbise per shkak te kaluares se tyre kolaboracioniste.
    Edhe njeher Thaqi ka plot te meta,eshte mendjemadh,i korruptuar,nepitik etj,etj,por e theksoj ,POR nuk mund te barazohet me I. Mustafen ne shumè drejtime. Albimini del te jetè i dyshimt bile edhe i rrezikshem duke u fshehur pas fjaeve te medha e pa mbulese. Fjalet e tij jane karrem i mire per te terhequr njerezit e paknaqur. Dhe mendoj se anetaresia e Vetvendosjes eshte e mire por LIDERSHIPI eshte problemi…
    Njeri nga komentuesit me te drejtè theksoj disa nga te metat e qeverise se Thaqit. Une mund te shtoje edhe te tjera,por sado qe eshte abuzuar me pushtetin kemi disa rezultate qe asnje para tij nuk pat arritè qofte edhe nje lopat zhavor per diçka.

    1. N Shabani says:

      Edhe une kam shume dyshime per Albin Kurtin ky ka qene kunder luftes se UCK dhe kunder marreveshjes se Rambujese.

  15. jani says:

    Po çfar mut lufte ka bere uçk? Uòk sulmoi disa civil serbe se me ushtrin sja mbante suma dhe ku ju hodh ne sulm ushtria serbe trimat e Uçk u arratisen si minjte dhe ne nje leter qe i drejtonin per ndihme amerikes i shkruanin! Na kan rrethuar dhe ne presim nga çasti ne çast te na vrasin te gjitheve!!! Ju lutemi na ndihmoni!!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje