Ndryshimi ligjor/ “Spiunët” tashmë do të quhen bilbilfryrësat

9 Qershor 2014, 16:08Politika TEMA

Nuk do të quhen informatorë apo siç njihen në zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”.

Kjo parashikohet në draftin e ri për mbrojtjen e personave që do të kallëzojnë apo do të zbulojnë informacione për shkeljet e ndryshme, ne sektorin publik apo privat, raporton Vizion Plus.

Madje, sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe njëherazi koordinatori kombëtar i luftës kundër korrupsionit, Bledi Çuçi, këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi, garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi në vitin 2006.

Projektligj, që u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë.

44 komente në “Ndryshimi ligjor/ “Spiunët” tashmë do të quhen bilbilfryrësat”

  1. arsen says:

    Eeeeeeeee…..ja keni fut kot plako!
    Shqipetaret jane spiune nga gjeneza.
    Besoj se nuk e keni haruar historine e Kalase se Rozafes??
    Nder tre vllezer (shqipetare) vetem njeri doli me bese, dy spiunuan ke grate.
    Te shohim sa do ja vini masen e denimit, atij qe dekonspiron “bilbilat”!!!
    Besoj se jo me pak se burg te perjetshem te korruptuarit dhe azil politik atij qe rrezikhet.
    Ta shofim a do ja dalim!

    1. A'''''''' says:

      Fryjini bilbilit,fryjini.

      1. sh q i p says:

        diku andej nga 1964 u nderua monedha shqiptare. ne fakt ju hoq nje zero. nga ajo kohe edhe bebet qe kane lindur ne 2013 dhe sot flasin , leket i thone me te vjetrat. jo bilbil ti quani po edhe fyell po deshet, ata do te quhen spiune brez pas brezi. vetem nje gje ama, tjeter gje ai qe punon ne sherbimet sekrete e si rrjedhoje eshte nje nepunes i shtetit. dhe komplet gje tjeter spiune ordinere qe nuk i lidh asgje me profesionin e agjentit, po qe cmire zi siç eshte spiunon dike per motive krejt bajate e personale. dhe te tille ka shume qe raportojne ne (sh.q.u.p.) ndryshe nuk ka si shpjegohet qe ser dambllaja (S.B.) u ben biografine njerezve. edhe keto denoncimet e fundit mbi pastertine e figurave qe emerohen neper poste, jane nje maskarade e pashembellt spiunesh e mercenaresh. a mund te quhen bilbilfoles keta?

        1. Shreku says:

          Po pse more djem perktheni fjale per fjale nga anglishtja? Ne kemi fjalen tone te bukur shqipe “gojore” ose shkurt “gore”…

          1. xha Temja says:

            Puna nuk eshte se kush do i bjeri bilbilit por veshi qe do e degjoje kete bilbil.

        2. MARA says:

          Shume shume e vertete. Nuk kam koment. vetem doja te shtoja se keta jane edhe bashkepunetor te SHISH dhe kjo strukture i perdor per te terrorizuar persona te padeshirueshem, si edhe per t’i poshteruar. Sot ne te gjitha institucionet eshte shtrire nje skeme qe ka 8 vjet qe funksionon. keta njerez jane te guximshem sepse mbeshtetjen e kane te forte, ndersa ministrat bejne nje sy qorr e nje vesh shurdher. Eshte e turpshme te maresh fyerje nga njerez ordinere, te pamoralshem, qe nuk meritojne as te ngisin nje shkalle ne institucionet e shtetit, por ja qe ata nuk i largojne kurre…

        3. neda says:

          Pavaresisht emertimit, funksioni dhe qellimi eshte i njejte dhe kjo per opinionin tim eshte normale, shteti, organet e saj te specializuara nuk mund te veprojne ne nje drejtim te caktuar po nuk paten informacionin e duhur dhe ky informacion grumbullohet ne formen qe e parasheh ligji. Me qytetare do ishte emertimi informator sepse ne fakt jepet informacion, megjithate ,pervec kesaj gjithe populli qytetruar ne nje fare menyre duhet te jete informator, ne se do shtet me rregull e ne sherbim te tij, nuk mund te konceptohet spiun nje qytetar qe merre ne telefon policin psh.dhe i thote se ne ndertesen perball po vjedhin nje dyqan,ose nje banor i pallatit ne tarace ka bere nje qymece per pula.ose X person i pallatit u pa me automatike ne krah, etj,etj.Ne qofte se gjithe populli behet reirxhi nga frika se mos quhet spiun,kjo do te ishte injoranca me e madhe e tij kunder vete interesave te tij, qytetari dhe policia duhet te jene partner dhe jo armiq, eshte abuzuar shume me fjalen spiun kur u ndryshua sistemi nga PD per ti kaluar njerzit ne pasivitet per te shkaterruar shtetin.Te jesh qytetar nuk eshte e lehte dhe kjo duhet kuptuar drejte.NJe qytetar qe jep informacion per te ndaluar nje vrasje,nje konflikt,nje vjedhje,etj. nuk mund ta quash spiun, ate mund ta quaj te tille vetem pjesa injorante e shoqerise.

      2. Dr. Adhamudhi says:

        Fryni sa te doni, po kartonat e verdh dhe te kuq kur do i nxirrni…?!

    2. ALpini says:

      Ju i ngaterroni me qellim spiunet e dikurshem me keta denoncuesit e korrupsionit.
      Denoncimi i korrupsionit apo i padrejtesive qe konsaton nje njeri nuk mund te jete si spiunlleku qe na benin komshinjte qe sigurimi na kishte futur ne cdo kat te pallatit.A e mbani mend kur thonin qe shteti e di sa luge ke ne shtepi.Kjo gje arrihej se ne cdo kat apo shkalle te kishin ndonje familje nga jugu.Kthejuni memories e do me jipni te drejte.

      1. MARA says:

        Beson ti Alpini se keta bilbilat do denoncojne krimin???? Keta gjithmone jane pale me krimin…dhe torturojne njerezit me integritet.

    3. Rruga bardhyl says:

      KORRUPSIONI te çon drejt KRIMIT.

      Qe te dy duhen luftuar nepermjet ligjit,ne te kunderten behet “KANCER”

      per zhvillimin e shoqeris .

      Injoranca e quan spiunllik ! (denoncimin)

  2. Viktor says:

    O cuci po c’jane keto kinezerira po gjeni ore fjale shqip mos i perktheni nga anglishta – bilbilfryres hahahahahahah te pakten i quanit bilbila ose bilbiloses po jo bilbilfryresa se i ngaterron dynjaja me ata te LGBT

    1. ------------ says:

      KETO NUK JANE KINEZERIRA, POR STANDARDE TE BE DHE ME GJERE, POR NE SHQIPERI DO TE JETE SHUME VESHTIRE PO NUK U NGRIT NIVELI AKADEMIK I NEPUNESVE CIVILE. ESHTE PER KETE QE “BILBILFRYRESAT” TE MOS BEHEN PALE ME HAJDUTIN, PASI QE ESHTE I PAAFTE PER TE MBAJTUR VENDIN E PUNES.

      1. Nivel i ulet kreativ says:

        E kuptojme ne zoteri dhelbin, por debati eshte per terminologjin qe po perdoret duke e kthyer nje iniciativ teper serioze ne nje karagjozllek. Po cpret nga cuci……

  3. adi says:

    Bilbilfryresa I bie icik si ters ?

    1. komentuesat says:

      neve thomi tu themi: bilbilgjyzarsa ose bilbilfishkellyesa ?

      1. Veterrani i LUFTES! says:

        Ju lumte o bij, ju lumte. Tani po, ka nisur ndryshimi i madh. Keshtu vazhdoni e forconi pushtetin e popullit.

      2. Kup n'Kallini says:

        Bilbilfryresat,nc nc nc,nuk shkon!

        Unë thom t’i quajne si ato te tjeret(spiunet e vjeter):

        “BEBI-SITERAT”

  4. Nuk e meriton Shqiperia nje spiun ne çdo 2 vete si ne kohen e Enverit, por le ta çojne ne fund amanetin e Rilindjes se Eterve.

  5. emigranti says:

    jo po ‘klarinetista’….ca jane keto terma pa lidhje. ‘Informatore’ shkurt, qarte, paster.

  6. Amir says:

    “Sinjalizues” kane dasht me thane keto perkthyesat bilbil-boll fryresat e ketij Cucit, kunatit te shokut Xhemal, a baxhanakut te “Atij”, si mund te quhet.

  7. gjeramadhi says:

    o gazetari daresise ata i kane eter te ligjshe ju i keni eter te pa ligjshem, ata kane bere kerdine ne ate kohe ne gjitha drejtimet prandaj mos shaj baballaret

  8. emer says:

    A u fryfshi mu n’bilbil!

  9. Billy says:

    bibilusha te quhen

  10. zamo says:

    More po nuk lat gje pa kopjuar nga anglishtje çpaskeni qene

  11. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Puna eshte se, sigurisht, ne administraten shteterore do kete shume bilbilfryresa, por do te mungojne bilbilat…

  12. fredi guri says:

    po ato bilbilit me{ nje vrime }I kan ra gjithmone se ate zanet kan qef I shkon per shtat

  13. Gjaton Toroveci says:

    Populli shpesh i ka quajtur me emra te ndryshem sipas koheve: laro, lapangjoze, hafije e me shume spiune. Kjo race eshte nga me te ultat e me laperdharet ne Shqiperi. Ata nuk kane as ndjenjen me minimale atdhetare. Gjeneza e tyre shkon pertej socializmit, por keta te fundit sot jane me aktive se kurre. Vetem para disa diteve I. Kadareja foli per nje aktivizim total te tyre. Ata -thoshte Kadareja- te shohin sot me gjuhen jashte,lepihen e zgerdhihen e mezi presin çastin te te kafshojne. Nuk besoj se nje ligj i veçante zbatimi i te cilit shperblehet me para do te permiresoje gjendjen. Çdo qytetar e ka per detyre te njoftoje kur shkelet ligji, por kjo nuk ndodh jo per shkak se nuk te paguan shtetit, por sepse njerezit kane frike ndaj hakmarrjes se mundshme. Dhe kane te drejte. E ata qe paguan shteti sot udhezohen te provokojne me metoda nga me te ultat. Ndjekja e tyre behet nga nje numur i madh personash qe rrojne me djersen e taksat e popullit. Ne rregjimin e ri ata jane shtuar e po behen te padurueshem.

  14. FORUMI says:

    Tourkofagos – SPIUN I GREKUT

  15. Rajub says:

    Turgofagos-Bilbilfryresi i Grekut,Viktori -bilbilfryresi i Sales,Safeti -bilbilfryresi i Lulkes,alpini-bilbilfryresi i Sales,sokrati -bilbilfryresi i sales etj etj bilbilfryresa dhe bilbila per te fryre

  16. Herr Goering says:

    Ne Shqiperi, te gjithe pushtuesit i gjeten spiunat pa leke. Kjo ka te beje me rracen “Ariane” nga Stambolli! Meqenese ky surratmiu me larte po na tregon Bilbilfryresat dhe Bilbilshfryresat, une kam nje propozim. Te shkojne ne Brazil se duhet bilbila made in Albania aty.

  17. onufri says:

    Fagotista u qendron me bukur

  18. Gjirokastriti says:

    Ne ne Gjirokaster i quajme “arbitra” keta qe i fryjne bilbilit…

  19. 1 prilli says:

    Me mire bile fryresa o Cuc! Se dhe njerezia e ka me lehte ta shqiptoje.

  20. pjeter mustakuqi says:

    po c’jane keto kinezerira o cuci.po u beme si majmunet.perkthim ad literam,whisle-blowers bilbilfryresa.o zot.po ‘denoncues’ eshte fjala shqip.a keta kane shkuar per lesh.

  21. pjeter mustakuqi says:

    po c’jane keto kinezerira o cuci.po u beme si majmunet.perkthim ad literam,whisle-blowers bilbilfryresa.o zot.po ‘denoncues’ eshte fjala shqip.a keta kane shkuar per lesh.te lutem postoje se nuk e kam shkruar me pare.

  22. . says:

    kallauzet ose kallzuesit

    1. Canker says:

      E keni gabim zotI pike.

      Ne amerike thuhet me bylbyl, dhe do ia themi me bilbyl

  23. beci says:

    Pervec epiteteve te tjera kjo do te quhet edhe qeveri e bilbilave. Andej nga kosova bilbil i thone loqes. Imagjino qe keta duan edhe ti fryne. Po pse dekonspiroheni keshtu mi “goca”

  24. beni says:

    A tja nderoni emrin sa te doni.SPIUN O SPIUN DO I THONE.VARI NUK DO TI TRETE

  25. denis says:

    S’kane nevoje fare per status.Spiunlleqet jane ADN E shqiptareve.

  26. Kritiku says:

    Injoranca shqiptare nuk ka kufi. I perkthejne fjalet nga gjuha angleze por nuk zoterojne gjuhen shqipe. Analfabete funksionale!!!

    Ti frysh dickaje nuk do te thote qe ta “frysh” duke e ngritur ne volum, por per ti dhuruar ajer. Percaktimi “bilbilfryres” tregon qe dikush fryn(e rrit volumin) e fyellit dhe nuk i fryn atij per te nxjerre tinguj.

    Ky percaktim “bilbilfryres” eshte nje tregues per injorancen shqiptare qe ka kapur majat me te larta.

    Na mbyten analfabetet funksionale!!!!!!!!!!

  27. Kritiku says:

    Mire thote njeri keta ne kohe te ndryshme kane patur emra te tjere
    Tani keta duhet paguhene.
    ashtu sic i paguan gjith bota :
    Pra duke qe i pa puen ose s p i u n cdo gje esht e pa b e s u a s h m e .
    Vendet demokratike i gjurmojn vet dhe pasi te jet e sigurt nga dy seksione atehere arrestojn : jo te dhena prej nje spiuni.
    ic beri kadri h.per nje drejtoresh shkoll pse ajo kishte perplasje me nie oparativ e arrestuen me deshmi rreme agjitacion e proagand ,deri sa u muar me te dhe qafiri fecorrrr shehu dhe e prangosen ,me dhjetra vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje