Ambasadorët e BE, të impresionuar nga arritjet e Qeverisë

11 Qershor 2014, 14:27Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi, njëherësh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, ka zhvilluar  një vizitë zyrtare në Bruksel, ku synim kryesor i axhendës së tij, ka qenë takimet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, lidhur me shqyrtimin e progresit të Shqipërisë për sa i përket luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. 

Ministri Çuçi, ka zhvilluar fillimisht një takim pune, ku ishin prezent përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian (Coreper II) dhe ku u diskutuan hapat e ndërmarrë nga ana e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe planet për muajt në vijim. 

Komisioni i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare përbëhet nga kryetarët e misioneve të vendeve në Bruksel, dhe është organi që përgatit dhe mbështet axhendën për takimet mes Ministrave në Këshillin e Bashkimit Evropian, për sa i përket çështjeve që lidhen me marrëdhwniet me jashtë, drejtësinë. 

Ministri Çuçi, gjatë takimit ka theksuar, jo vetëm arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, por edhe vullnetin e plotë politik për të mbështetur reformat e nevojshme. Ambasadorët e vendeve anëtare u shprehën të impresionuar nga përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe dhanë përkrahjen e tyre të plotë për vazhdimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”. 

Gjithashtu, Çuçi ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë këtu z. Jean-Eric Paquet, Drejtor për Ballkanin Perëndimor lidhur me zgjerimin e BE-së si dhe përfaqësues të vendeve anëtare lidhur me sukseset dhe përpjekjet e qeverisë në fushën e korrupsionit. Takimet e Ministrit Çuçi janë në vazhdë të takimeve informuese para vendimit lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. 

16 komente në “Ambasadorët e BE, të impresionuar nga arritjet e Qeverisë”

  1. Sokrati says:

    Cfare skandali qe eshte ky.

    1. igli says:

      kjo eshte qeveria e shpreses! qeveria e ndryshimit!!! forca Cuci!!!

      1. Hej mor hheeeejjjjjj says:

        Ejj ndoshta ky tipi mund te punoje mire ne sektorin e tij por….
        Rrujeni dhe qetheni kete njeri,hiqjani ato barseta Cowboysh se duket si mos me keq,tibik jevg ballkanik.

    2. igli says:

      Nuk eshte skandal vlla eshte arritje per tu lavderuar

    3. black_lion says:

      Nje pyetje per “Tema”-n: Artikull i shkruar nga gazetari apo njoftim per shtyp i ministrise se Cucit?
      Ju lutem vini nje reference…

  2. Lahuta says:

    Miq te dashur, u lutem shume mos leshoni tollumbace. Kjo qeverri sigurisht qe eshte qeverria e shpresave tona, por ama, kjo ka gjasma qe te perfundoje shume me keq se e shkuara, per faktin se akona s’po mendon per te ndryshuar nivelet ekonomik te shtresave te keputura. Te atyre shtresave qe punuar e i kushtuan gjithe jeten prosperitettit te atdheut. Se c’halera patem ne krye, kete e pame, por akoma s’po shohim se me ke i nderruam. le te mos harrojne se zgjimi do jete shume me i terbuar dhe me lodra politike te tipit Tritan Preshi, nuk do mundin ta kalojne me, ndaj PS duhet ta mbledhe mire bythen, sepse ato qe nuk i pagoi dot krimineli Berishe, do i paguaj Rama. Port mekat te paguar s’mund te kete. Ungjilli keto mesime na jep.

  3. ura says:

    kjo eshte nje qeverisje shembullore krahasuar me kafsherine berishiane!

  4. Aldo (anticensure) says:

    Hahahah ky qenka edhe Minister i ceshtjeve vendore e koordinator per ceshtjet e korrupsionit… Prandaj po shkoka vaj puna … O Cuco a mund te na thuash cilat jane arritjet kunder korrupsionit se as kemi pare ndonje ndryshim ne “kokepalaret” e thjeshte te ketij vendi??

  5. qeveri mashtruese says:

    ku jane arritjet e qeverise se edvinit? shikoni te dhenat e ”instat”
    rritje e papunesise 18.3%. ku jane 300.000 vende pune te reja?
    tju rroje rilindja e mashtrueseve

  6. Talluni me kte popull talluni….Mesuat me keq se Berisha qe na krahasonte me Gjermanine…..Un nuk e di se ne cilen fushe te jetes na paska arritur rezultate impresionuese kjo qeveri????….Ju ose po ju qerrohen syte nga miliardat qe po vidhni ne zyrat e pushtetit ose ju kane ikur ment e kokes….Kjo qeveri duket qartazi qe nuk ka ndermarre asnje reforme ne asnje fushe….Shendesia dhe ekonomia jane katandisur si mos me keq….Papunesia ka arritur kulmin….Investimet publike jane zero….Ku jane rezultatet ketu ????….Asgje ndryshim nuk ka pesuar Shqiperia ne 1 vit qeverisje por perkundrazi esht perkeqsuar….Un jam nje i majte qe kam votuar PS per 23 vite rresht….Me futen ne pune ne tetor dhe me shkarkuan nga puna po socialistet ne mars pa asnje motivacion sepse ne vendin tim do hynin grate dhe kunatat e minsitrave tane te korruptuar….Por nuk do te rresht ne kauzen time per ta rrezuar kete qeveri sa te jem gjalle….Isha ne shtabin e PS ne 23 qershor dhe punova per ta sjelle ne pushtet me mundesite e mia modeste por mafiozi Koco Kokedhima bashke me disa ministra po mafioze me hoqi nga puna….Edhe pse traditionalisht si familje e kemi urryer Berishen me besoni se per te gjitha gjerat qe ai thote per Koco Kokedhimen ka absolutisht te drejte…Koco esht nje fytyre e peshtire nje shpirtzi qe po e merr ne qafe Edi Ramen…..Kesaj here un do te jem po ne krye te ndonje shtabi por me nje qellim tjeter…

  7. igli says:

    Bravo qeveria e re

  8. igli says:

    Kemi besim te qeveria Rama.Ndihet ndryshimi i Rilindjes ne kto pak muaj

  9. ID says:

    Jeni bere me keq se Koha jone o redaksia e gazetes Tema. Shoh prej kohesh vetem lajme proqeveritare dhe sulme personale ndaj Berishes dhe disa te tjereve qe ka inat zoti Baze. Mos e prishni ne kete menyre imazhin qe kishim krijuar per ju!

  10. shefi says:

    popujt e unionit me vote treguan se keto zoterinj nuk perfaqesojne me asgje dhe asnje dhe marin rogat nga taksapaguesit e unionit kot. BE ne vetvete eshte nje institucion qe nuk ka me arsye te egzistoje pasi ka falimentuar ne cdo fushe si ajo politike ekonomike dhe ajo sociale?

  11. . says:

    —————————————————————
    Qeveria RAMA me e sukseshmja ne histori.
    —————————————————————

  12. elton says:

    Cfare jane keto arritje qe nuk po i kuptojme dot vete,po vetem ambasadoret i kuptojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje