Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës në Francë, zhvilloi një bashkëbisedim në Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku foli për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Që në nisje, Kryeministri shpalosi para audiencës franceze, qasjen e Qeverisë shqiptare për procesin e integrimit si një proces i ndërtimit të Europës në vend. Për ne, tha Kryeministri, Bashkimi Europian është rruga europiane për të transformuar Shqipërinë.
“Qeveria shqiptare, e zgjedhur nga një votë plebishitare në 23 Qershor 2013 ka një qasje tërësisht të ndryshme në raport me integrimin në BE. Për ne, Europa nuk është jashtë nesh, ajo përbën një destinacion të pashmangshëm në gjirin e shoqërisë sonë, një lëvizje të brendshme. Ne vlerësojmë se Europa është demokracia e përditshme, në çdo cep të vendit dhe me këtë rast më kujtohet shprehja e Michel Rocard, “Demokracia e çdo dite”. Duke afirmuar këtë ide, nuk kërkoj të bëj një propozim apo premtim demagogjik, por i referohem vullnetit për të transformuar, për të modernizuar dhe demokratizuar shoqërinë shqiptare. Shqipëria është një kandidate potenciale, pasi vjen nga marrja e një “Po”-je unanime nga Komisioni Europian dhe shpresoj se do të mund të marrim statusin e vendit kandidat në 23 qershor”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.
Kryeministri Rama theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe e rajonit është Bashkimi Europian dhe se Shqipëria, pas vlerësimit shumë të qartë nga KE të progresit të saj, pret dhe beson se e meriton statusin e vendit kandidat, i cili, për qeverinë shqiptare shihet thjesht si rritje e përgjegjësisë, për të vazhduar modernizimin e vendit.
“Uroj shumë që të marrim statusin e vendit kandidat në muajin qershor. Do të doja që të reduktohet kohëzgjatja që na pret nga integrimi në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Thënë këtë, nuk pres që të lehtësojmë punën tonë për reformat modernizuese dhe strukturore të Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri.
Sot, 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, është koha për të ndërtuar një marrëdhënieje të re jo vetëm midis vendeve të rajonit, por edhe të rajonit me Bashkimin Europian, përmes projekteve konkrete për të ardhmen.
Kryeministri u shpreh se ne jemi shumë të inkurajuar nga angazhimi i Kancelares Merkel dhe Presidentit Hollande për bashkëpunimin me Ballkanin. Qeveria shqiptare, – tha Kryeministri, – mirëpret angazhimin e ripërtërirë të Francës që nga mbledhja e Brdo në Slloveni, vitin e kaluar dhe ne mendojmë se ka potencial akoma të pashfrytëzuar bashkëpunimi në energji, teknologji, bujqësi, kulturë e turizëm.
Duke nënvizuar se shqiptarët janë të vendosur për të realizuar aspiratën e tyre europiane, Kryeministri Rama theksoi se ka qenë pikërisht kjo aspiratë që ka sjellë paqen në Ballkan dhe që është aspirata e brezave të rinj.
“Jam i bindur që vendi im ka nevojë për Bashkimin Europian, ekzaktësisht dhe pa e ekzagjeruar, siç edhe Bashkimi Europian ka nevojë për vendin tim. Kjo vlen për të gjithë vendet ballkanike, që kanë nevojë për Bashkimin Europian, siç edhe BE ka nevojë për Ballkanin”, u shpreh Kryeministri.
jo per vendim tim o edi rrumpalla se nuk ta la plaku vendin,por duhet te thuash vendin tone se eshte i perbashket,mos fol si maloku sali qe thoshte une po ndertoje rruget,un kshu dhe un ashtu,se keto un un nuk i ka thene as enver hoxha por thoshte shqiperia jone krenare,nuk thoshte shqiperia ime krenare,thoshte shqiperia jone fanar ndricues dhe jo shqiperia ime fanar ndricues,mesohuni te flisni ne numrin shumes se shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve o edi kokaina.
o idiot, nuk eshte mes shqiptaresh atje eshte mes te huajsh! po do korrigjojne berishianet qe te per tu bere bashian e mohojne se skane lekure, jane pacip!!! rrac e keqe!
nuk ka gje me te keqe se nje berishian agresiv! eshte rraca me e keqe e shqiptarit! njerez te turpshem qe do te hiqen qafe nga gjithe celulat qe kane mbetur ende ne shtet!
Rama krenari per cdo emigrant ne europe !
jepi edi se do ja dalim! ky do jete shekulli i shqiptareve!!!
Ti po kritikon menyren sesi ka folur Kryeministri dhe po jep dhe mend se si duhet te flase a thua se ti e ke qare me kete budallek qe ke shkruar. Kryeministri Rama nuk ka asnje lidhje ne menyren e komunikimit me Berishen.
Progresi qe ka bere qeveria per integrimin ne Bashkimin Europian ka qene maksimal, bravo
Angazhimi dhe reformat bera nga qeveria ne lidhje me integrimin europian mbetet per tu vleresuar.
shume progres ka bere, klara. por nga te tre, edvini do te marre me te gjatin
“Loni pe betoni”. Ushtar dhe bir besnik I Sali Rrumpalles qe eshte vet bir besnik I Enverit, Marksist Lenininst I terbuar ne kohen e komunizmit dhe po aq “antikomunist” I terbuar ne kohen e teokracise.
Kafsha po kafshe mbetet.
C’do shqiptar more tutkun I Sales kur flet me te huajt thote “Vendi im” or “My Country”. S’ke ci ben kur udheheqesi shpirteror eshte nje idjot vaj medet ushteret e tij…
Me sa kuptoj nuk ke qene i vemendshem se me ke po flet Kryeministri. Nuk eshte duke folur me publikun shqipetar, por eshte duke ju drejtuar francezeve. Si rrjedhoje i nderuar Loni nuk mund tiu thote: Jam i bindur se vendi yne… por do thote ate qe ka thene: Jam i bindur se vendi im… Por besoj qe edhe po ta kishte thene ashtu sic do ti, perseri do e kishte gabim per ty, se me siguri do ishte “pordha madhe ky, po na flet ne shumes” etj etj.
per te ardhur keq qe ka akoma keshtu uliganesh si parafolsi ! Rama eshte kryeministri i pare qe na pefaqson denjsisht
Ne nuk kerkojme te ulemi ne sofer por te na jepet mundesia te vrapojme ‘maratonen’ per ta merituar ate. Kaq. Pastaj sebepe gjen plot, bile dhe ne vendet e BE dhe ashtu sic ka standarte anetaresimi, po te kishte standarte perjashtimi, gjysma e vendeve te Be do i nxirrnin perjashta tashme.
Ky akoma nuk ka marre statusin dhe kerkon qe te ulet kohezgjatja e anetaresimit! Gjithcka me “hater” e duam ne shqipot.
— He mo na i ulni nje cike vitet.
— Po ju nuk keni marre akoma statusin.
— Po he mo he se statusin do na e jepni ju, na takon.
Si ai femija qe e kerkon cdo gje duke qare me te madhe e duke iu varur qurrat nderkohe qe perplas kembet.
Dmth gjithë vendet e Europës qendrore pjesë të ish-bllokut komunist, që nuk e patën fare etapën e ndërmjetme të statusit, por hapën direkt negociata për anëtarësim, u mbajtën “me hatër”.
Kurse për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit u vu dhe një pengesë tjetër.
BE-ja dukshëm i ka penguar vendet e Ballkanit, pse mos të kërkojnë dhe vendet e Ballkanit trajtim të njëjtë ???
@ed; per arsye se tjeter mentalitet (gje qe pasqyrohet ne sistemin demokratik te vendit) kemi ne turqit e Adriatikut dhe tjeter ato vendet per te cilat po flet zoteria juaj. Pse, ti mendon qe e meritojme te na jepet mundesia te futemi ne BE?
Si ka fytyre nje Kryeminister qe u be i tille ne saje te nje njeriu super te korruptuar e qe s’ka asgje te perbashket me ate per cfare qendrojne vendet evropiane te kerkoje status nga Evropa?!
I nderuar Kryeministër,
Leri qentë le të lehin,
Dhëmbët e rënë t’i mprehin,
Vlerën tënde dot s’e zbehin.
Le të çirret qenëria
Po do bëhet Shqipëria.
Po mor Gjonoshati, po! Per t’i kenduar kenge udheheqesve nuk na e kalon kush ne shqipove.
Vetem se ajo shprehja e qenve ka ndryshuar thelbesisht tek ne — tani thuhet “karvani leh dhe qente ecin perpara!”