Shkodër/ Policia djeg 8 parcela me kanabis, asnjë i arrestuar, tokat pa zot

11 Qershor 2014, 09:42Politika TEMA

Policia e Shkodër ka shkatërruar sot 8 parcela të mbjella me kanabis, por pa mundur të arrestojë asnjë person, pasi ato ishin toka pa zot.

Burimet nga kjo polici bënë të ditur për Ora News se vetëm gjatë ditës së sotme, ka shkatërruar 4340 rrënjë kanabis sativa në fshatrat Pylaj, Palaj, Brashtë dhe Xhaj.

Sasia më e madhe e bimëve ishte mbjellë në fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dragoit” ku u dogjën 1800 rrënjë bimësh narkotike e më pas, 1600 rrënjë në fshatin Palaj për të arritur në 810 rrënjë në Pylaj dhe vetëm 130 në Brashtë.

Tanimë, policia është duke hetuar se cilët persona e kanë kultivuar bimën narkotike në këto toka pa zot.

4 komente në “Shkodër/ Policia djeg 8 parcela me kanabis, asnjë i arrestuar, tokat pa zot”

  1. Zana says:

    Bravo policia.. pune fantastike kunder narkotrafikut

  2. Ska kufome! Ska krim ;) says:

    Shkodër/ Policia djeg 8 parcela me kanabis, asnjë i arrestuar, tokat pa zot

    “Kjo veper ne terma ligjore quhet prishje e provave materiale te krimit dhe ata qe kane dhene urdher per asgjesimin duhet te thirren te pandehur. Ku e gjen policia ne kete rast te drejten te dale mbi kodin penal te republikes?! Sigurisht qe ate droge e ka mbjelle dora e njeriut dhe policia ka vetem te drejten te magazinoje provat dhe te shpalle ne kerkim mbjellesin qe padyshim ka nje emer dhe nje mbiemer (qe sigurisht policia e di). Me kete qe kane bere keta policet e ZGJUAR te Tahirosit, thjeshte kane dekriminalizuar kultivuesin e lendes narkotike i cili edhe sikur te kapet do lirohet per mungese provash” CMENDURIA NE KETE VEND NUK KA FUND…

  3. G5 says:

    Po tkishin zot kto parcela nuk do ishin djeg. Policia po ruan monopolin e lazaratit

  4. ladi gilan says:

    Nu eshte mire ti djegin, sepse tymi qe lirohet do tju de ne mas dhe ma keq. hahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje