SONDAZHI: Bie mbështetja për integrimin në BE, 50% mendojnë se do e marrim statusin

10 Qershor 2014, 16:02Politika TEMA

Instituti për Studime Ndërkombëtare bëri të ditur se mbështetja e opinionit publik shqiptar për integrimin në Bashkimin Europian ka pësuar një rënie të lehtë muajt e fundit.

Anketimi zbuloi se shqiptarët janë të vetëdijshëm që vendi i tyre nuk është gati për anëtarësim, por e dëshirojnë integrimin për të patur më shumë punë dhe mirëqenie dhe më pak korrupsion dhe varfëri.

Instituti publikoi sondazhin mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, sipas të cilit, mbështetja e opinionit publik për antarësim në BE ka shënuar një rënie të lehtë, edhe pse mbetet ndër më të lartat në kontinent.

Anketimi, që u zhvillua dy muaj më parë në 12 qarqe me intervista të drejtëpërdrejta të një mijë e 200 personave, nxori se mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE është 77 për qind, kundrejt 85 për qind që ishte vitin e kaluar.

Rreth 30 për qind e njerëzve mendojnë se anëtarësimi në BE ka rëndësi kryesore për Shqipërinë, ndërsa 50 për qind të tjerë thonë sivjet se ky integrim është hap i rëndësishëm por jo kryesor.

Gjysma e të anketuarve pohuan se BE bëri mirë kur vendosi në dhjetor që të mos ia japë Shqipërisë statusin e kandidatit. Rreth 70 për qind e të anketuarve thanë përgjegjësit kryesorë për këtë janë qeveria dhe politika shqiptare.

Ndër shkaqet kryesore për këtë shtyrje të dhjetorit të anketuarit mendojnë se janë shkalla e ulët e sundimit të ligjit dhe dhe shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit.

Megjithatë ata shprehen me optimizëm se do të ecin përpara drejt BE-së.

Rreth 50 për qind shpresojnë se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në qershor, ndërsa 30 për qind thanë jo.

Qytetarët janë të vetëdijshëm se Shqipëria nuk është ende gati për t’u anëtarësuar në BE. Mbi 54 për qind e tyre e pohojnë këtë, por megjithatë mbi 40 për qind e të anketuarve kërkojnë që BE ta integrojë Shqipërinë edhe pse ajo nuk është gati nga standardet.

Pjesa më e madhe presin nga anëtarësimi në Europë më shumë vende pune, nivel më të lartë jetese, ligji dhe demokracie si dhe më pak korrupsion dhe më pak varfëri.

Ndërsa ata të paktët që do të votonin kundër këtij antarësimi thonë se aktualisht BE është në krizë ekonomike dhe kjo do ta dëmtonte Shqipërinë me rritje çmimesh, me dobësim të biznesit shqiptar dhe se të huajt mund të zinin vendet më të mira të punës, sepse janë më të kualifikuar.

Shumica e të anketuarve mendojnë se antarësimi mund të ndodhë pas vitit 2020. Anketimi u krye në prill dhe kishte parasysh shtyrjen e dhjetorit, ndërsa të dhënat e përpunuara të tij dolën sot pak ditë para se BE të marrë një vendim rreth statusit kandidat, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian./VOA

12 komente në “SONDAZHI: Bie mbështetja për integrimin në BE, 50% mendojnë se do e marrim statusin”

  1. pjeshka says:

    Po tna linte rehat saliu e banda e tij me bemat qe kane bere do ishte shume e lehte per shqiperine.

    1. lini says:

      Po ca ti besh cekut qe sna le tani se goca e babit bashke me shkelzenin e rrjepen nga leket e ne fund e perzune, tani cekia na pengon se ka dale grope ketej.

      1. Pilo Lala says:

        Ne moment me lindi deshira ti them Evropes: IK PIRDHU!

        Evropa plake, kurve, me te gjitha te ligat po degradon per vete.
        Shqiperia te vetmen mike qe e do me zemer eshte AMERIKA!

  2. skender says:

    shqiptaret futi ku te duash jane te marum trush dhe paresh,nryshon puna me projektet europiane qe qeveria do i davarise me se miri,kjo po qe eshte arritje

  3. Fevzi B says:

    I ashtequajturi Dr. Albert Rakipi eshte nje koq. gamori sa nuk di te lidhe dy fjale, por fale sherbimeve te vellait te tij ndaj Berishes arriti te marre nje post ne MPJ. Pastaj themeloi nje institut qe me parate e taksapaguesve kryesisht amerikane dhe europiane jo vetem qe arrin te beje show, por edhe te mbaje nje biznes familjar me botime gjoja ne emer te shoqerise civile. Te gjitha fletet e sondazhit i ploteson Xhoxhi tek librari “Tirana Times” ne bllok dhe me pas shiten si “research” te institutit AIIS qe doktor Rakipi ka ne pronesi fale edhe bashkepunimit ‘pa kushte’ me disa politikane ish drejtues te MPJ te cilet promovohen ne publik here pas here nga ky institut per te mos u harruar. Sondazhe fiktive dhe te pa baza, thjesht per show dhe justifikim te eurove dhe dollareve te marre per projektin. Varja teneqene ketij AIIS-it…!

  4. Cohen says:

    …Keta lolot e Europes, nuk jane me pak lolo se ne qe nuk po leme gur pa levizur per statusin….Mendojne se mund ta bejne ceshtjen e statusit per nje vend te vogel me 2.8 miljone banore qe ka mijra vjet qe jeton ne kerthize te europes ceshtje te politikes se tyre te brendshme, sidomos tani qe e hengren shuplaken ne fytyre nga fashistet e atyre vendeve.Kane frike nga muslimanizmi, a tha se nuk e kane shk..Europen e vjeter para e mbarpa me magrebine, somaleze, pakistaneze ,e indiane qe i sheh kudo neper europe.I druhen kriminalitetit a thua se sot krimineleve iu duhet vize e rregullt per te aplikuar neper ambasada.I druhen prostitucionit a thua se nuk e kane mbushur dingas me prostituta semafori dhe trans nga e gjithe bota sa ,po iu japin edhe cmime ne muziken europiane.Keta e dine mire se politika jone eshte po aq kurve sa edhe ajo europine dhe se Dora qe nuk kafshohet puthet.Por Ka edhe nje ndergjegje tjeter te shendoshe ,ajo e njerezve te thjeshte mendje hapur qe e kuptojne qe Europa nuk vetem shndrit ,ajo eshte nje konglomerat fuqish te vjetra koloniale , qe kane ekspertize shekullore per cehtje te sundimit dhe dominimit, e kane me thjesht ta perbuzin dhe ta percmojne nje vend te vogel, se sa ta pranojne ne gjirin e tyre duke e ndihmuar ti zgjidhe sa me shpejt hallet e veta.Rasti superfuqise se leshit Ceke dhe sjelljes se saj ndaj shqiperise e verteton kete

    1. Kaurri says:

      jane 6 milione gjys shqiptare ne kosove shqiperi maqedoni e greqi qe ta shpartallojne marmiten or cun ……e di te historine e fan nolit kur e pyter se sa veta jeni ju ………900 mije tha ai …po ik mo i thane ato ne kemi popullsi me miliona po jo mor zotri tha ai ne jemi 900 mije por jemi 900 mije shqiptar mo burr i dheut ….kshu qe bjeri lapsit mos i na i ha numrat ne ku te gjejme ti shtojme ti na i pakson

  5. aristidh says:

    Bilirakis: Te drejtat e Himares, ne Kongresin amerikan

    Kongresmeni Republikan i Floridas, Gus Bilirakis, ngre ceshtjen Himara dhe te pronave ne Komisionin e Jashtem te Kongresit Amerikan

    Ndarja Territoriale, asnje leshim nga plani amerikan, Himara njesi me vete bashke me Lukoven

    Lobi Himariot vazhdon perpjekjet per ceshtjen e pronave ne Departamenin Amerikan.

    Washington. Kongresmeni Republikan i Floridas, Gus Bilirakis, ka ngritur “Ceshtjen Himara”, ne nje senace speciale per Balkanin perendimor ne komisionin per ceshtje te jashtme te Kongresit amerikan.

    Sipas axhendes se ngritur te Kongresmenit republikan, Ceshtja Himara, duhet trajtuar me kujdes nga qeveria shqiptare, bazuar ne retrospektiven historike te krahines si dhe te te drejtave te njeriut. Bilirakis ka ngritur me kete rast ceshtjen Himara si nje problem i perhershem i politikes nacionaliste shqiptare, per te cilen rajoni i banuar me shumice nga greke etnike, perben nje prej perplasjeve me te medha te nacionaliste shqiptare.

    “Por ne thelb, qendron edhe ceshtja e prones. Qeveria shqiptare, ka per detyre te ndaloje grabitjen e pronave te komunitetit Himariot dhe te kishes orthodokse, te cilat jane bere objekt nga mafia shqiptare dhe oligarket. Qeveria shqiptare, ka miratuar leje per ndertimin e fshatrave turistike, duke pretenduar ne emer te zhvillimit, pa deshiren e pronareve legjitime, duke lene te hapur nje ceshtje konfliktuale me komunitetin” thekson Kongresmeni republikan Bilirakis.

    Dy muaj me pare, Lobi Himariot, ka patur kontakte intensive me perfaqesues te departamenit amerikan ne lidhje me ceshtjen e pronave te qytetareve me nenshtetesi amerikane, por qeveria shqiptare, vazhdon te beje demagogji duke aprovuar njekohesisht vendime te cilat bien ndesh me te drejtat legjitime te njeriut.

    Nje kongresmen amerikan, eshte hera e dyte qe i ben thirrje qeverise shqiptare te respektoje te drejtat e Himares.. Kane qene votimevet administrative te vitit 2000 ne Shqiperi, kur ne Bashkine e Himares u dhunuan votat, per te cilen Kryetari i komisionit te politikes se Jashtme ne Kongresin Amerikan Beniamin Gilman, i ka bere thirrje qeverise se Ilir Metes, te ndalonin dhunen dhe rretoriken nacionaliste ndaj Himares.

    nga portali Smanalysis

  6. Oh cfar po degjojme! says:

    Aristidhi, Himara dhe Himariotet nuk jane grek, nuk ka grek ne himara, po ka filogrek, dhe njerez te shitur qe per leke mohojne origjinen e tyre, vetem per interesa.

  7. debili i Temës says:

    Po pse, kur Shqipëria u fut në NATO, i kishte plotësuar standartet…???!!! Mos na bëni të qeshim, pa patur oreks…

  8. debili i Temës says:

    Po pse, kur Shqipëria u fut në NATO, i kishte plotësuar standartet…???!!! Mos na bëni të qeshim, pa patur oreks… Ishte “një dhuratë” e Amerikanëve për mikun e tyre Berisha, për ta mbajtur në pushtet dhe kuptohet dhe për interesat e tyre…

  9. antipatrea says:

    C’lidhje ka kjo perralla me lart me pranimin ose ji te Shqiperise ne B,E.???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje