Basha bëhet i gjallë dhe flet sërish... për projektin e tramit

10 Qershor 2014, 11:49Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës bëhet i gjallë dhe flet më në fund për kryeqytetin.

Por nëse keni pritur që tani Lulzim Basha të ishte më gërshërë në duar duke prerë shiritin e inaugurimit të tramit, jeni gabuar.

Lulzim Basha doli në një aktivitet duke folur sërish për projektin e tramvajit.

Ka katër vjet që flet për këtë çështje, tre vjet në detyrë dhe një vit kur nisi fushatën e stërgjatë për të rrëmbyer mandatin e kryebashkiakut.

Me një prezantim me “power point” në sfond, Basha tha se trami do të reduktojë kohën e udhëtimit në Tiranë.

Pastaj tha trami rrit sigurinë rrugore, ul ndotjen, etj.

Njësoj si ato shprehjet e Nard Ndokës që qarkullojnë online se ‘nëse marrim frymë, jetojmë’.

Trami për momentin nuk ka asnjë shenjë përveçse në skicat e Ennnnnnnno Bozdos.

14 komente në “Basha bëhet i gjallë dhe flet sërish… për projektin e tramit”

  1. beni says:

    mire o lul mire ..

  2. andromeda says:

    Ky me të vërtetë duket si kungull i papjek!

  3. Gezimi says:

    Me revanin qe ka marre, ky ka per te i a kaluar per genjeshtra dhe pallavra ustait te vet. Te gjithe e mbajne mend se si premtoi tramin brenda mandatit te pare ky mashtrues i pacipe. Tani, qe po afron fundi i ketij mandati, kerkon qe te na sugjestionoje me te njejten premtim, sikur te ishim duke degjuar perrallat e gjyshes! Nje gje nuk arrij te kuptoj: ata qe ishin ne salle, si kane durim e degjojne, kur kane kembe te ikin?

  4. fgd says:

    Askush nuk merret me kete per ceshtje konkrete por vetem per ceshtje politike dhe ky fle ne dafina. Infrastruktura ne Tirane po merr fund ky merret me llogje Kavaje dhe te gjithe merren me llogjet e ketij dhe harrojme qe qyteti po merr fund, rruget gropa-gropa, lana vjen ere te qelbur ne vecanti poshte urave.

  5. free says:

    Beni nje tram Tirane-Durres,ne rruge te shkurter,kodrat e Kasharit-Shijak-Durres.Sot ne kohe plazhi do ishte plot e perplot e funksional,ose nje tram Tirane-Kavaje,Tirane-Elbasan,Durres-Kavaje,Rinas,Kruje etj.Nje tram mespermes Tiranes-eshte nje cmenduri!Nqs do ndertohet,do ndertohet per te vjedhur gjysmen e vleres,si punim bashkiak qe eshte plus shukut me pare qe do mare kryebashkiaku nga firma qe e shet ashtu si me ujin “Zagori” qe u shit ne Shqiperi.

  6. lulushi says:

    o lule ke 3 vjete qe flete per tramvajen ne tirane akoma me genjeshtrat e radhes se nuk ke turpe o i koruptuar qe tallesh me tiranasit po nuk te beson njeri u merzitem duke degjuar

  7. ina says:

    me duket se po ja kalon ustait per nga genjeshtrat ky lali..

  8. Trendi says:

    Po lejet e ndertimit kur do i japesh. A more Lulush ti mendon se populli eshte dele. Pirdhuni njehere e mire ti megjithe shpurren e paafte qe te ndjek.

  9. Edhe Edi Rama ka dhene premtime per legalizim falas,per shendetsi falas per heqjen e taksave per 95% te shqiptareve….Por ne ndryshim nga Basha….Edi Rama qe kur fitoi nuk i ka zene me me goje keto premtime….Ne harkun kohor te 1 viti Rama nuk esht degjuar te flase as per shendetsi falas as per ulje taksash dhe ka shperndare disa tapi tokash te bera gati qe ne kohen e PD….Mero Baze mos u merr me opoziten se nuk e ka fajin Opozita qe Edi Rama njeriu qe ti e do aq shume esht duke deshtuar ne menyre spektakolare ne cdo aspekt ne qeverisjen e vendit….Asnje reforme e bere ne 1 vit qeverisje ….Lufta kunder krimit esht zero….Investimet publike jane zero….Ndihma ekonomike dhe pensionet merren 1 here ne 4 muaj….Sisitemi i arsimit esht i degraduar….Nafta esht rritur…Cmimet jane rritur ….Taksat nuk po hiqen por po shtohen….Adminsitrata esht ndryshe sepse PD te pakten punesonte militante kurse PS po puneson kriminele dhe trafikante ….Cdo gje esht drejt renies kurse sipas Meros fajin per degradimin e cdo gjeje ne Shqiperi e paska Opozita….Deri para 23 qershorit nuk mendonte Keshtu Mero Baze

    1. Trendi says:

      O ti i njesise numer 10, Thuaji bashes kur do i miratoje PDV-te e Tiranes se e ka lene Tiranen te ndertoje vetem me leje te Florencit ose te Sales. Ik ore Legena se nuk jeni per asgje, ka 3 vjet qe i bie fyellit e ka lene tiranen si jetime ne doren e seksereve dhe trafikanteve

  10. Christ says:

    O IDIOT
    Mendon se fiton pike me keto palaçolleqe?
    Po pse se beri tramin padroni yt Sali -Zvicra
    e edhe bashke me te edhe TI,
    ne gjithe keto vjet qeverisje?

  11. Delli USA says:

    Luli eshte kungull I pa pjeke,shanset jan mos me u pjeke kurre.Ky Lulka qe thoni ju flet gjithmone kodra mbas bregut,kujton se te gjithe jan ne nivelin e tij dhe e han sapunin per djathe.Eh bre Lulke, su bere njehere te vetme burre po ngele spurdhjak.

  12. Te Rinjte e Tropojes says:

    E per car duhet Trami? Per te shkuar ne te sateme? Tramin kemi mangut ne? Beni njehere ato qe duhen, pa Tramin, lerjauni ta bejne brezat e ardhshem, ju ktheni Hekurudhen, tepakten aty ku ja u la Enver Hoxha, se ju sa erdhet ne pushtet shkaterruat dhe ato qe ishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje