Deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga mbledhja e Komisionit parlamentar të Sigurisë ku po diskutohej p/ligji për karrierën në Forcat e Armatosura, ndërsa akuzuan Qeverinë se nuk po respekton asnjë standard të NATO-s në këtë draft dhe po cënon kompetencat e Presidentit të Republikës. Fillimisht deputetët e PD-së shprehën shqetësimin mbi mungesën e draftit të plotë të Qeverisë, ndërsa më pas kërkuan sqarime se me cilin document të NATO-s është konsultuar p/ligji.
“Të ndërpritet mbledhja, pasi nuk kemi materialin e plotë. P/ligji duhet të jetë conform standadeve të NATO-s. Nuk ka asnjë ligj apo sugjerim nga Aleanca që zhvesh Presidentin nga kompetenca mbi Forcat e Armatosura”, theksoi Ristani.
Në vijim të akuzave ndaj Qeverisë, ligjvënësi demokrat tha se po kërkohet të kthehen mbrapsht ato arritje të Qeverisë së PD-së që bënë të munduar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“Standardet e arritura janë meritë e qeverisë së kaluar. Ju po kërkoni të ktheni FA mbrapa në kohë, si në Traktatin e Varshavës”, theksoi Ristani.
Por për deputetin socialist Arben Cuko kërkesat e deputetëve demokratë janë të ezauruara që në vitin 2008. Sipas tij, çdo shtet ka ligjin e vetë për Forcat e Armatosura dhe ne nuk mund ta kopjojmë.
Në përgjigje të ligjvënësit Çuko ka reaguar deputeti Flamur Noka i cili kërkoi nga Qeveria të paraqesë konsulencën që ka bërë për këtë projektligj NATO-n.
Një kërkesë të tillë Braho e ka cilësuar si pretekst për të prishur mbledhjen.
Qeveria miratoi ligjin për karrierën në Forcat e Armatosura i cili sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit efektiv për rritjen në gradë. Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë.
Domosdo, nuk i shkon pershtat mafjozeve. Mafjozet jan mesuar te gjejne njerz rrugeve dhe ti bejne me grada, mjafton qe ti pergjigjen kerkesave te tyre dhe jo mbrojtjes se atdheut.