Meta pritet nga Emiri i Kuvajtit/ Forcim bashkëpunimit midis dy vendeve

9 Qershor 2014, 17:03Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në Kuvajt City nga Madhëria e Tij Emiri i Shtetit të Kuvajtit Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i cili shoqërohej nga Madhëria e Tij Princi i Kurorës, Sheikh Naëaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah.

Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah i uroi Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mirëseardhjen në Shtetin e Kuvajtit dhe shprehu ndjenjat vëllazërore për popullin shqiptar, duke theksuar mirënjohjen e thellë të popullit kuvajtian për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë gjatë ditëve të vështira të luftës së Kuvajtit.

Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën dhe pritjen e ngrohtë në Kuvajt dhe theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë mirënjohës Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të njohjes së Kosovës. Kryetari i Kuvendit i ripërsëriti Emirit të Shtetit të Kuvajtit ftesën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme, ftesë e cila u prit me kënaqësi.

Në këtë kuadër Emiri i Kuvajtit e siguroi Kryetarin e Kuvendit se do të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin e Republikës dhe popullin shqiptar.

Madhëria e Tij Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të Ambasadorëve në të dy vendet.

 

5 komente në “Meta pritet nga Emiri i Kuvajtit/ Forcim bashkëpunimit midis dy vendeve”

  1. tourkofagos says:

    O Zikeeeeeeeeeeeee,keta jane byrazeret tuaj………..

    1. lepurushat e enverit says:

      Ashtu o lico ashtu… ik andej nga mahamut qifqifi pastroi florinjte porosit edhe pallatin e monikes e u thua shqiptareve u kam dhjere mu ne status, integrim edhe evope… edhe me se fundi rrofte Shoku Enver Alsalamadum Meta.

  2. dp says:

    Like ,kujdes ,mos u jep asnje kacidhe borxh.

  3. egi says:

    ME KTA TE KUVAJTIT DUHET ME U MARR SE KANE SHUM LEKE
    http://goo.gl/dRKMA2

  4. zambi says:

    Mazhorances i eshte prishe busulla dhe lindjen po j’ua shfaq si perendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje