Sezoni i mbjelljes së hashashit në Lazarat ka filluar, por janë ende në fazën e fidanëve.
Në oborret e shtëpive të banorëve të Lazaratit shikon saksi me fidanë hashashi.
“Fiks Fare” solli me pamje atë që ndodh sot në Lazarat, në një kohë kur policia zhvillon fushata sensibilizuese me banorët e këtij fshati që të mos mbjellin më kanabis.
Nderkohë që forcat e policisë qëndrojnë në hyrje të fshatit dhe kontrollojnë çdo automjet që del nga Lazarati, banorët e këtij fshati mbjellin nëpër saksi lulesh, kuti të vogla dhe gota plastike fidanët e rinj.
Edhe pse zv/drejtori i Policisë së sShtetit deklaroi një muaj më parë kur shkoi në Lazarat se nuk sheh fusha të mbjella me bimën e marijuanës, lazaratasit e kanë gjetur zgjedhjen për momentin, fidanët i mbajnë në oborret e shtëpive.
Në fusha mbjellja e hashashit nuk ka filluar ende. Por banorët kanë mbjellë tashmë farën e re nëpër vazo lulesh, ose në kubikë të vegjël.
Oborret e shtëpive janë të mbushura me kubikë, ku janë mbjellë fidanët e rinj dhe me vazo lulesh të mbjella me fidanët e marijuanës.
Edhe këtë vit, banorët janë treguar të kujdesshëm në përzgjedhjen e farës së re, kanë përdorur farë cilësore, madje edhe farë amnezë, siç e njohin vetë banorët që e mbjellin.
Tani është koha kur banorët e këtij fshati krijojnë plantacionet me bimën e marijuanës, por sipas vetë banorëve, shirat e zgjatur të pranverës janë një nga arsyet që i kanë penguar që fidanët t’i mbajnë në kubikë nëpër banesat e tyre.
Një tjetër arsye që i ka detyruar banorët e këtij fshati që t’i mbajnë kubikët në oborret e shtëpive është prania e forcave të policisë në rrugën në hyrje të fshatit, si dhe aksionet që ka nisur tashmë për asgjësimin e kësaj bime në fshatra të tjera.
Banorët tregojnë se bimën e marijuanës e kultivojnë që nga fidanë e deri në procesin final të bohçeve, të cilat arrijnë në treg me vlerën e 250 deri në 300 euro për kilogram.
Një grup i xhirimit i “Fiks Fare” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke sjellë pamje të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pashqetësuar nga askush kultivimin e drogës dhe shitjen e prodhimit të vjetshëm.
Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit, ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga banorët ka krijuar fidanishten e tij.
Kamera e “Fiks Fare” është futur në banesat e disa prej banorëve të këtij fshati, të cilët tregojnë se kanë ende gjendje pa shitur kuintalë të tërë me bohçe hashashi.
Çmimet e tij variojnë sipas cilësisë së farës që është përdorur. Hashashin e mbajnë nëpër thasë ose nëpër fuçi uji në banesat e tyre, ku presin klientët për ta shitur.
Gazetarët e “Fiks Fare” gjetën disa banorë që shisnin hashash. Një djalë i ri tregon në oborrin e tij bohçet, kilogramin e të cilave e shiste me 300 euro, nëse blerësi do të merrte të gjithë sasinë prej 5 kuintalësh që i kishin mbetur.
Dy banorë të tjerë na fusin në dhomën e banesës së tyre ku mbanin të magazinuar sasinë e fundit që u kishte mbetur, kuintalin e fundit.
Ata tregojnë se një ditë më parë e kishin shitur një kuintal tjetër me 200 euro për kilogram.
Përpara kameras së “Fiks Fare” tregojnë të gjitha shpenzimet me të cilat u janë dashur të përballen për të mbjellë, korrur e sistemuar bimën e marijuanës vitin e kaluar.
Opo kemi popull punëtor nuk ke ç’thua!
Lerini mo Njerzit te PUNOJNE e te bejne BIZNES, dhe shteti te VJELI TAKSAT si ben Hollanda Belgjika Zvicea USA etjetj. mERUNI ME hASHASHIN DHE lAZARATIN SE AI E KA FAJIN PER sKAMJEN DHE vARFERINE NE sHQIPPERI
Bravo Shqiperi vetem perpara,duhet bere ate qe se bene askush,qe eshte e demshme dhe e ndaluar.Bravo Qeveri,keshtu zhvillohet biznesi shqiptare.
ca grup xhirimi mo ca grup xhirimi?! Me tel dhe mezi i ka filmuar ndonjeri qe punon andej… Po te ishte per ju median do te ishim edhe nja 100 vite te tjera pas.
Jo se marrim vesh shume nga bujqesia Po bimet sikur nuk mbillen ne dimer. Drejtori te beje nje vizite Tani nga arat e lazaratit.
Fiksi Ben propagande se ato duhet Te jene lule zbukuruese.
Gruri po ne dimer mbillet, se ka cikel 9 mujor, misri dhe canabisi kane cikel te shkurter etj.
Nqs banoret e Lazaratit lejohen te mbjellin hashash atehere te gjithe fshatrat e Shqiperise duhet te lejohen.
shpresat I mbajme te kengetaret greke per transport
futet fiksi dhe nuk futet dot policia turp
bravo cuna
Po ju kruhet kurizi ,a po ju ha bytha ??? Do harxhoni dhe ato qe fituat kto vite.Boll i rate gjoksit, thirrini mendjes, terhiquni sa jeni ne kohe…
Hahahaha lere se i trembe si ti, si ai minister e drejtor policie kallcuk qe kemi ne. Lazarati eshte mafia o cun. Zakonisht kush hahet me mafien e ka mbrapa koke. Kshu qe qeveria ben mire te legalizoje hashashin sa te kete pepino e lonidha qe kerkojne cdo dite me shume.
mafia??? ahahahahhaah!!! kush eshte mafia thuama pak ato plakat e rackapitura te lazaratit?????? apo cunat koktullac qe sdalin jasht fshatit??????? se po njef 2 gjera ato jane qe plakat e bejn e plakat e shesin hashashin, dhe cunin me trim atje e qi na bytha dhe nje 5 vjecar po mos fol, mafia eshte jashte ati vendi mafia eshte ne ter shqiprin dhe atje ben biznes, po jo se jan vet mafioza hiq menjan na 2-3 veta se te ter te tjeret jan fshatar e kaluar fshatarit dhe raca me e poshter qe ekziston ne shqiperi.
Ai drejtor Didi sikur tha se policia eshte prezente ne Lazarat ,si kudo ne territorin shqiptar .Kjo eshte Demagogji moj nena Shqiperi……………………………………………..
Nderhy o shtet cfare pret! Beja bam dhe tregoji vendin te paudheve qe duan te helmojne femijet tane dhe te linde shpresa dhe besimi tek puna e ndershme ne vend
Pune e ndershme ne bujqesi eshte edhe kjo! Ti mollen e do nga maqedonia, pataten nga bullgaria! Me cfare do rroje fshatari qe nuk i shitet prodhimi? Nuk e shikon qe me kete produkt Lazarati po mban Shqiperine me buke, mban gazetat, nga 5 analiste ne 5 televizione. Nja 200 bashibozuke polica qe punojne te antidroga etj etj
Me napalm i digjini,maskarenjte se turperuan nje komb te tere.Te dalin te punojne apo te shkojne ne emigracion si gjithe shqiptaret.
O didi me mustaqe si do ja besh kesaj rradhe,
Ca do thuash? Apo do vrasesh ndonje lazo duke zbrit nga autobuzi se ja ke marre dhe doren zotrote. E qellon dhe del i pafajshem. Ptuuuu rrace e keqe paske qene, njesoj si kelyshet e saliut je dhe ti, i paafte dhe mizerabel
drejt Evropes apo drejt afganistanit?ne cilin vend te europes ndodh kjo?ky eshte shteti ligjor?
Anonim! Po ti shiko emoisionin te “Fiksi” e pastaj bej skeptikun sepse me telefon nga larg nuk mund te regjistrohet dialogu! Apo je vertet nje njeri qe nuk merr ere fare nga elektronika? Po qe keshtu, te falet ironia e perdorur.
hajt me krahe te lehta cuna
Paska fidane sa te dush
Vitin qe vjen do ngrehet GDP me 7.5 per qind dhe do ja kalojm Kines
Rrofte PS!
Rrofte LSI-ja me Ilir Meten ne krye
fiksi leshit Nga atosaksi ka kudo ne gjithe shqiperine Mirret me fukarrenjte shikoni ata qe e rropen shqiperine, dhe po e rjepin dita dites e po e bejne si vend te djegur,Na tregoni o ju te zgjuarit e fiksit cila eshte perspektiva per Lazaratet, po te jete per ju rrofte big bradher e lungomaret. Shikoni per ata qe po e zbrazin vendin sepse njerezit duan te rrojne.Alternativa juaj kanabis ose emigrim. Na rrofshin fikset e atij bullarit sarandjot.
Pse nuk e legalizojne te gjithe pot head nga evropa do vijne si turist ne shqiperi.Alkoli eshte me i demshem.
Duhet ndertuar nje strategji e plote per te hyre ne Lazarat BANORET ME CDO KUSHT DUAN TE MBROJNE VAZHDIMESINE E KULTIVIMIT NGA ANA TJETER SHTETI DUHET TE TREGOJE FORCEN E VET QE EKZISTON.JANE GJUNAHET E SALI BERISHES .
Hajde me bereqet kete rradhe Ju lumshin duart.Populli yne punetor qe merret me blegetori e bujqesi, do ti shohi” “frytet ” e punes, se shpejti ne BE. Rrofte Lazarati!!