Emiri i Katarit pret në takim Nishanin: Harmonia fetare në Shqipëri, model për t'u ndjekur

10 Qershor 2014, 09:35Politika TEMA

Në vijim të vizitës në Katar, Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me Emirin e Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani, në mjediset ku zhvillohet Forumi “SH.B.A. – Bota Islame”.

Emiri i Shtetit të Katarit, Sheiku Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani, pasi vlerësoi fjalën e Presidentit në Forum, shtoi se harmonia dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri përbëjnë një eksperiencë, e cila i duhet bërë e njohur gjithë botës si model për t’u ndjekur.  Emiri i Katarit tha se Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për Katarin dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të forcohen më tej.

“Duam të investojmë në Shqipëri dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në të gjitha format”,  theksoi Emiri i Katarit.

Presidenti Nishani  tha se Shqipëria dhe shqiptarët ndiejnë mirënjohje për Katarin dhe Lartësinë e Tij për mbështetjen dhe ndihmesën e dhënë dhe i kërkoi bashkëbiseduesit që ta konsiderojë Shqipërinë si vend kontribues dhe mbështetës për çdo nismë të kësaj natyre.

Më tej Presidenti nënvizoi se ka ardhur koha që bashkëpunimi mes dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta të konkretizohen në praktikë.

“Kam qenë gjithmonë dëshmitar i vullnetit tuaj për të na mbështetur dhe mbetem i bindur se do të na mbështesni edhe me shkëmbim përvoje teknike’’,  vuri në dukje Presidenti.

Kryetari i Shtetit shprehu edhe vlerësimin e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit ndaj kombit shqiptar në përgjithësi si dhe ndaj Kosovës në veçanti.

8 komente në “Emiri i Katarit pret në takim Nishanin: Harmonia fetare në Shqipëri, model për t’u ndjekur”

  1. riku says:

    katari paska president tre veta

  2. debili i Temës says:

    Avash, o Emir, mos ja shtrëngo shumë dorën, se do të “të mbetet në dorë”…!

  3. 006 says:

    Nje variant eshte qe i kane hedhur nje peshqir ne koke pastruesit dhe i kane thene shko tako ate me nishan nga skiperia.
    Ne fakt dhe nishanua po te vishte nje peshqir ne koke si emir do dukej!

  4. hitleri says:

    Me shume Arab duket presidenti jone se Arabi……. Eshte nder i madh per ne, te na perfaqesoje nje turk si ky i yni….

  5. Herr Goering says:

    Paskan shkuar te gjithe Mazllumet Albaneze qe te bekohen nga evgjitet e Shkretetires. Dije ishte Ilir Meta, sot ky mazllumi tjeter me mustaqe ne Katar!

  6. Vizionari says:

    Vendet Arabe … duhen vizituar patjeter ne kohe krize siç jemi …

  7. hitleri says:

    Ke te drejte ‘ Visionari’ ato mund te shfrytezojne krizen qe ne jemi, me pak lek te na japin ne fillojme e konvertohemi perseri… Ban pjese e politikes qe Kane njekur pas viteve 90.

  8. Andon says:

    Keta jane pronaret e gerrqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje