Çekia nuk e ka kusht çështjen e CEZ për të vendosur për statusin kandidat të Shqipërisë.
Kështu konfirmoi Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, Tomas Prouza, duke folur për Top Channel.
Më herët ishte zëdhënësja e qeverisë çeke, Johana Grohova,e cila tha se nuk është marrë asnjë vendim nga qeveria për këtë çështje.
Duke folur për Balkan Insight, ajo tha se nuk mund të marrin një vendim bazuar në një çështje të veçantë.
Prouza, në një intervistë telefonike për Top Channel hedh poshtë të gjitha shkrimet në media, duke i cilësuar ato spekulime në lidhje me statusin e Shqipërisë.
Sipas tij, Repubika Ceke nuk do bazohet në një çështje të vetme tregtare për statusin e Shqipërisë, por do shohë progresin e bërë nga Shqipëria.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë, është një speukulim i medias dhe realisht mbeta i habitur kur pashë këto spekulime sepse qeveria ende nuk e ka diskutuar çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, kjo do të diskutohet javën tjetër. Pra, nuk ka pasur asnjë diskutim të këtij lloji. Nuk mund ta imagjinoi që qeveria do ta mbështesë vendimin e saj në një çështje të vetme tregtare, por ajo që do të bëjmë është të shohim hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në 6 muajt e fundit: si ka ndryshuar situata, sa mirë janë zbatuar ligjet, cili ka qenë progresi në drejtësi dhe pika të tjera. Pra, ne do të shohim këto çështje dhe nuk do të merremi me një çështje të vetme tregtare”, shpjegoi Prouza.
Përsa i përket negociatave mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ, Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, thekson edhe njëherë se ky nuk është kusht i Pragës për statusin e Shqipërisë.
“Nëse çështja do të ishte zgjidhur muaj më parë, do të ishte në interesin e gjithësecilit, por ky gjithsesi është një vëzhgim i përgjithshëm, nuk është një kusht që ne po e vlerësojmë për çështjen e statusit kandidat. Jemi në dijeni që ka bisedime mes palëve, por këto bisedime janë mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it dhe jo mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë çeke”, deklaroi Tomas Prouza.
Por, a ka bërë Shqipëria progres në muajt e fundit për Repulikën Çeke?
Prouza shprehet: “Ajo çfarë Komisioni Europian ka komentuar shumë pozitivisht në raport lidhur me progres-raportin ishte e rëndësishme. Si vendi ka ecur përpara, si është zbatimi i ligjit, si shteti mbron të drejtat e individëve dhe të kompanive. E gjithë kjo është pjesë e tablosë përfundimtare. Nga ajo që ne kemi parë dhe raporti që kemi lexuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri është bërë shumë progres dhe ky është një lajm i mirë”.
mutin me shurre i thone kesaj se po na detyrojne te prishim gojen. Plehra… me siguri u ka dhene ndonje surrup Merkeli se u bene keto plehrat te vene kushte. Apo greket qe jane me ibret se ne se nuk njohin as minoritete asgje. Kushte ve i madhi, ai qe e perballon dhe koston e integrimit te Shqiperise dhe keta jane gjermani, franca, britania e ca te tjere dhe jo pilivisat e BE
S’ka si cifuti dhe greku.
mos harroni, esht’ dhe çeku.
E gjithe kjo zhurme dhe frike e madiave te majta(nga frika e statusit)u shua per vete faktin se pazaret FYLE-RAMA u dekonspiruan ne qeverite e djatha europjane.Per te qenderuar ne pushtet PKSH dhe Enver Hoxha shiten Kosoven.Partite e majta nuk jane nacionaliste por internacionaliste.Atyre ju vjen turp te thone se jeni nacionalista.
Enver Hoxha ishte 4-vjec ne kohen kur eshte pushtuar dhe vjedhur Kosova.
Sa per shitje territoresh kampjonet jane, ZOGU&SALA.
Ti duhet te jesh nje politikan me te vertete I shpuar dhe I armatosur gjer ne dhembe me mesimet e marksiste-Leniniste te udheheqesit tend poliedrik Sali Rahman Berisha. Ky udheheqes I “lavdishem” ka dhene kontributin me te shquar per zgjatjen e Jetes te babit te tij shpirteror Enver Hoxha duke u kujdesur dite e nate per ti bere analizat urines se tij…
Sugjerim: redaksia e temes duhet te beje kujdes me titujte e shkrimeve qe nuk perputhen me permbajtjen. Per shembull kur lexon artikullin Cekia terhiqet pret te shkosh nje vendin te qeverise ceke per te mos aprovuar statusin e shqiperise dhe pastaj nje vendim te dyte qe anullon te parin pra terheqjen.
ne fakt ministri cek thote qe kjo eshte veper e medias ne nuk kemi marre ende nje vendim
Po keshtu shkrimi tjeter bie mbeshtetja e shqiptareve per BE 50 perqind. Kjo nk tregon mbeshtetje sic thoni ju kjo treogon cfare parashokojne shqiptaret per pranimin nga Be
Po nxjerrin justifikime keta per te fshehur gjurmet. Ne fund do te thone qe nuk kemi plotesuar disa standarde te rendesishme. Shqiptaret nuk jane budallenj! FORCA SHQIPERIA!!!!!