Politikanët shpesh përpiqen që të na tregojnë se i kuptojnë vështirësitë ekonomike që kalon një person normal, duke krahasuar eksperiencat e tyre personale me ato të njerëzve, votën e të cilëve po kërkojnë.
Historia e Abraham Lincoln, i lindur në një kasolle, është shembulli klasik i kësaj praktike.
Bill “Man from Hope”* Clinton mund të thotë se ia ka dalë. Kur kandidoi për president në vitin 1992, ai ishte guvernator i një shteti të vogël në jug, që kishte pak kohë që u kishte dhënë fund problemeve të rinisë.
Në vitin 2014, gruaja e tij, Hillary Clinton- tashmë ish- Zonjë e Parë, senatore dhe sekretare e shtetit- thotë se gjërat kanë qenë të vështira.
Në një intervistë për Diane Sawyer, e pyetur për të shpjeguar pagesat me 6 shifra që merrte për të mbajtur një fjalim, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001, tha: “Ne u larguam nga Shtëpia e Bardhë jo vetëm pa asnjë kacidhe, por në borxhe. Nuk kishim para kur ikëm nga aty dhe kishim vështirësi, na duhej të paguanim kreditë për shtëpitë, për shkollimin e vajzës. E di, nuk ishte e lehtë”.
Ajo vazhdoi: “Bill ka punuar vërtet shumë dhe ka qenë fantastik. Ai punonte shumë. Fillimisht paguam të gjithë borxhet. E keni parasysh, duhej të paguanim dyfish, kjo për shkak të taksave”.
Ndërkohë që shumë amerikanë kanë vështirësi për të paguar kreditë që prej krizës ekonomike të vitit 2008, numri i atyre që kanë vështirësi për të paguar kreditë e shtëpive (shumës), është tkurrur në mënyrë të konsiderueshme.
Shto këtu faktin se çifti ka një potencial shumë të madh për të fituar para, historia e zonjës Clinton se ata u përballën me kohë të vështira- edhe sikur të kishin qenë në fakt 10 milionë dollarë në borxh- nuk duket se do ngjisë tek publiku amerikan.
Republikanët e kapën shpejt mundësinë- Clinton që ankohet për taksat- dhe goditën. Ata nisën të shpërndajnë foto të shtëpive të saj miliona dollarëshe, duke theksuar shumat prej 6 shifrash për fjalimet dhe mega- marrëveshjen për librin, që Bill Clinton publikoi pasi la detyrën.
“Bill dhe Hillary ishin aq të varfër, sa u desh të ndezin një zjarr me 15 milionë dollarët që ai mori parapagesë nga libri i tij i parë,” shkruan botuesi i revistës Commentary, John Podhoretz.
Të martën në mëngjes, Clinton u përpoq që të shpjegojë sërish deklaratën e saj, duke thënë se ajo e vlerëson se sa e vështirë është jeta për shumë amerikanë sot.
“Bill dhe unë kemi qenë të bekuar. Ne kemi punuar shumë për gjithçka kemi në jetë dhe kemi vazhduar të punojmë fort, dhe kemi qenë të bekuar për 14 vitet e fundit”.
Kjo mini- stuhi që ka rrethuar deklaratat e Clinton, risjell në kujtesë kritikat që i bëheshin asaj në vitin 2008, kur u fut në garën për presidente. Thuhet se ajo e deformon shumë të vërtetën, duke u përpjekur të fitojë simpatinë e audiencës.
“Hillary Clinton i keqinterpreton ngjarjet, në mënyrë që ato t’i përshtaten narrativës personale historike, jo siç janë në të vërtetë,” shkruan Jim Geraghty i “National Reviee”.
“Shumë njerëz e bëjnë këtë, veçanërisht politikanët, por ky është një zakon i rrezikshëm për një udhëheqës”.
Perceptimi për pasurinë dhe elitizmin nuk është provuar një linjë sulmi që do e dëmtojë Clinton. Ka të ngjarë që më shumë gafa të tjera si kjo, të krijojnë një pikë të dobët.
Për momentin, ajo është lart në sondazhe- dhe publikimi i librit të saj këtë javë, është parë si një hap i rëndësishëm për të hedhur bazat për një fushatë të mundshme presidenciale për vitin 2016.
Si pasojë, kundërshtarët e saj do bëjnë atë që munden për të goditur imazhin pozitiv që sjell shpesh promovimi i një libri.
Gabime të panevojshme si ky, do ua bëjnë detyrën më të lehtë.
*“Man from Hope”, një dokumentar me lëvdata për Bill Clinton, gjatë kohës që bënte fushatë për t’u zgjedhur president.
Di gje njeri a kane ndonje numer llogarie tu cojme ndonje gje se gjynah!!!!! Te pafytyre.
Mos je gje Kosovar se pak kane bere per Shqiptarine qifti Klinton.Vetem nje I pafytyre mund ti cilesoje keshtu siq I cilesoni Ju.Jemi mesuar me Berishen e Nanon qe qeverisnin nje vend per famijet e tyre dhe na duken te gjithe njelloj.Nuk ze vend cilesimi I juaj zoteri.
Keta neve shqiptareve na kane bere mire, le te themi – tek e fundit kur nuk na ka bere mire SHBA neve? – por SHBA-ne po e shkaterrojne. Asnje njeri me mend nuk i voton Demokratet ne SHBA, I votojne vetem trushplaret e mediave “liberale”…
Jam kurjoz Zoti Ferra, pse nuk i voton Demokratet asnje njeri me mend ne SHBA??
Dhe si ka mundesi qe ti (nje person)te akuzosh mbi 50% te nje populli te tere se eshte pa mend?? Sepse presidenti eshte demokrat tani apo, jo?
sjan te verteta , paga e presidentit te amerikes eshte nje nga me te lartat ne bote billi ka qene tete vjete pse edhe kur ka ndenjur te shtepia e bardhe ka paguar qera ? lere bonuset qe marin cdo vit e te tjera edhe 8 vite ska pasur asnje shpenzim se ka qene president apo do thote kam mbushur avionin mekarburant nga xhepi
NE MONARKI DRJTON VENDIN NJE FAMILJE,NE DEMOKRACIONE AMERIKANE DY FAMILJE (BUSH E CLINTON).KETE MODEL DESH TE NDIQTE EDHE DYSHJA PIANECI NANO ME KRYEKRIM BERISHEN,TE DY PER NGA BEMAT “BURRA SHTETI”!.
keq i ka punet hillarka, edhe billi i saj dhe monikes gjithashtu prandaj hajt t ju qajme pak hallin ?
“Shyqyr” qe jane amerikane, e duan e ruajne dhe punojne e veprojne pa pushim, dite e nate, per shtetin e tyre! Bravo u kjofte! Politikanet “shqiptare”, si ne Tirane si ne Prishtine dhe ne trojet tjera te copetuara e te puushtuara nga fqinjet, per nje nate behen milionere… Ç’dallim i madh?!…
Shihi Zot dhe ndeshkoi!…
DRENICA E KUQE
Kjo “zonjë”, tallet në mënyrë cinike me miliardat e njerëzve nëpër botë, që jetojnë me një dollar në ditë, në mënyrë që kjo dhe burri i saj të “kenë mundësi” të paguajnë borxhet për shtëpitë milionëshe… Sa për “punën” që bëjnë, dua t’i kujtoj se burri i saj “punonte” aq shumë, sa nuk kishte kohë të “ulte pantallnat”, por e nxirrte nga “e çara e shurrës”, që t’ja lëpinte Monika…(dhe mos përtypni atë “karamelen” se Billi është i mirë, sepse “çliroi” Kosovën…sepse “të tjerë” e urdhëruan…!)
Dhe ai ndyraqi qe ishte 8 vjet ne qeveri pa asnje kacidhe u largua,pyetni Zenin dhe Argiten,po nuk besuat.A ndyraq o ndyraq litari eshte pak per ty.
Presidenti Klinton ka bere shume per Ameriken, si ne politikat e brendeshme dhe nderkombetare. Bombardimet e Natos mbi ish-Jugosllavine,ishin preludi i krijimit te shtetit te pavarur te Kosoves.Kete shqiptaret ketej dhe andej kufirit nuk duhet ta harrojne asnjehere. Firma lobuse Podesta kundrejt shperblimeve te majme,ndihmoje Qeverine Berisha, gje e cila ngjalli nje proteste ne opinionin shqiptar.Lidhjet e Podestes me Klintonet kane zbehur ne nje fare menyre imazhin e kesaj dinastie.
Bushi junior rrenoj ekonomine e vendit dhe neperkembi prestigjin Amerikan ne arenen nderkombetare. Ky se bashku me Dic-Cenin,do mbahet mend ne historine e Amerikes si nje president qe mashtronte ne menyren me te paftyre kongresin dhe senatin amerikan.Asnjehere nuk dha llogari per keto mashtrime dhe per veprimtarine e tij anti-kushtetuse.
Ai e futi Ameriken ne luftra te padrejta ne Irak dhe Afganistan, duke fallsifikuar provat per nderhyrje te armatosur ushtarake.Demet qe pesoje SHBA ne keto luftra jane te pallogaritshme ne humbjet e jetes te ushtarve amerikane, rrenimin e financave dhe cvleresimin ne politiken e jashtme.
Berisha si nje mik i tij, e priti ne menyre madheshtore Presidentin Bush ne Shqiperi, ne nje periudhe kur ketij te fundit i gjuajten me kepuce.