INTERVISTA/ Topi: Qeverisja Rama- Meta, më demokratike se e kaluara

10 Qershor 2014, 20:32Politika TEMA

Ish-Presidenti Bamir Topi e cilësoi qeverisjen aktuale si më demokratike krahasuar me qeverisjen e kaluar. I ftuar në emisionin tim “Tete a tete” në “A1 Report”, ish-kreu i shtetit, njëherësh kryetar i FRD, tha se qeveria aktuale duhet të vijojë në këtë rrugë, ndërsa theksoi se opozita e sotme ka nevojë për ri-formatim dhe vizion të ri. Topi tha se forca politike që ai drejton është në opozitë, por jo pjesë e opozitës institucionale.

“Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona. Nga pikëpamja e profilit demokratik qeveria e sotme është shumë më demokratike se qeveria e Berishës, duhet të jetë në rrafsh politik për të zhvilluar pjesën tjetër të programit. Qeveria e djeshme që iku me votën e 23 qershorit, ka qenë e një profili me demokraci të ulët. Shpresojmë që kjo qeveri të sjellë një profil ndryshe. Ky është qëndrimi ynë objektiv, nuk ka të bëjë me termat për t’u afruar apo bashkëpunuar. Sot Shqipëria ka nevojë për një ri-formatim të opozitës, dhe një opozitë që ka një vizion të qartë. Por situata e sotme në opozitë është komplekse dhe e rëndë, dhe është e kapur peng nga një individ, që pas dorëheqjes duhet të kishte dalë nga kjo rrugë”, tha ish- presidenti BamirTopi.

Sa i takon vendimit të vendeve të BE për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në Qershor, Topi tha se është një ngjarje e dëshiruar për shqiptarët, por theksoi se kjo nuk duhet të jetë krenari e asnjë politikani, por e përpjekjeve të përbashkëta. Ish-presidenti tha se politika nuk duhet të luajë me fjalimet duke i quajtur ndërkombëtarët naive, pasi kjo shihet më pas në rezultatet e “provimit”.

Ish-presidenti më tej është ndalur edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar së është e rëndësishme një reformë rrënjësore dhe jo në pjesë të veçanta sipas interesave politike.

 

Cili është qëndrimi juaj në raport me standardet që duhet të arrihen?

Ne me sa duket jemi të fundit në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë të jemi të fundit, jo se s’dimë t’i bëjmë, por mënyra e veprimit të politikës ndikon. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e sollën sistemin zgjedhor në funksion të dy drejtuesve të partive të mëdha. Por sistemi zgjedhor duhet të krijonte kushte për një proces korrekt.

A e mbështesni iniciativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor?

Ne kemi sistem proporcional sot, defekti nuk është tek natyra e modelit të zgjedhjeve, por janë parë me imtësi të gjitha mundësitë për të deformuar votën e qytetarëve.

Sa i takon seancave parlamentare, me debate, ironi, sarkazma, ç’mendim keni?

Parlamenti po varfërohet nga pikëpamja e funksionit të tij. Ka përplasje dhe demonstrim të protagonistëve kryesorë të politikës, që shfaqin gjithnjë e më shumë tiparet reale të tyre.

Ç’qëndrim ka FRD kundrejt qeverisjes së sotme, dhe qëndrimit të opozitës?

Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona. Nga pikëpamja e profilit demokratik qeveria e sotme është shumë më demokratike se qeveria e Berishës. Qeveria e djeshme që iku me votën e 23 qershorit, ka qenë e një profili me demokraci të ulët, shpresojmë që kjo qeveri të sjellë një profil ndryshe. Ky është qëndrimi ynë objektiv, nuk ka të bëjë me termat për t’u afruar apo bashkëpunuar me këtë qeverisje. Sot Shqipëria ka nevojë për një ri-formatim të opozitës, dhe një opozitë që ka një vizion të qartë. Por situata e sotme në opozitë është komplekse dhe e rëndë, dhe është e kapur peng nga një individ, që pas dorëheqjes duhet të kishte dalë nga kjo rrugë.

Sa i takon performancës së presidentit aktual si mendoni?

Unë nuk preferoj të merrem me analizën e performancës së presidentit që më zëvendësoi. Gjithmonë kam qenë i prirur të mos ketë keqkuptim të një konflikti interesi për shkak se unë kam qenë në atë institucion. Ai gjithmonë ka qenë një institucion i sulmuar nga shumicat e radhës. Edhe unë kam qenë sulmuar, dhe kjo ka qenë një situatë e vështirë. Por, pata krijuar një lloj imuniteti. Sot askush nuk ka arsye që ta gjykojë keq sjelljen e presidentit. Mos pritni asgjë normale përderisa gjerat vijojnë, derivojnë nga një deformim që iu bë Kushtetutës brenda një natë. Çdo gjë që vjen sot është derivat i asaj klime që kanë gatuar vetë.

Edhe sa i takon reformës në drejtësi, secili kërkon të ndërhyjë në mënyrë segmentare, ndërkohë që ky sektor duhet të shihet në mënyrë integrale. Por kjo është e pamundur për supet e këtyre politikanëve qe kanë interes të prekin vetëm ato pjesë për të cilët kanë nevojë vetë. Edhe KLD është një përzierje e interesave të ndryshme. Nuk është pjesë e pushtetit të presidentit. Janë pushtete që zgjidhen nga mazhorancat e minorancat në Parlament. Dhe aty mbrohen interesa që kanë prapavijë politike.

Shqipëria nuk udhëhiqet thjesht nga qeveria, por nga klasat politike, mbase edhe nga ata që janë në opozitë. Edhe sot mbas 23 vitesh për shembull bëhet moral për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa kësaj çështje ende nuk i jepet zgjidhje.

Interesi FRD dhe të gjithëve pa përjashtim, nuk është interesi i një karrigeje dhe pushteti, por duam fizionomi të shtetit, dhe raport të shtetit me qytetarët. Shteti duhet të jetë demokratik dhe të garantojë në mënyrë demokratike të gjithë liritë e qytetarëve, dhe të mos përdoret si term vetëm për interes politik.

Duke folur kështu politikisht i kujtojmë ndërkombëtarët naivë. Por ata i dinë shumë mirë gjerat. E dinë si veprohet me dy standarde nga politikanët, dhe kur shkon jep provimin atje, dihet që do te jenë të ftohtë. Momenti i vendimmarrjes pozitive nga BE padyshim që është moment gëzimi për çdo shqiptar, por nuk është moment krenarie për politikanët gjithë-sesi. Ne jemi përsëri te fundit…

29 komente në “INTERVISTA/ Topi: Qeverisja Rama- Meta, më demokratike se e kaluara”

  1. Peshku Debatus says:

    Ik o karagjoz, ik ha fara!
    Njeri i shitur!

    1. ura says:

      pse more pseudemokrat radikal, se jep nje mendim ndryshe nga berisha?!!! ikni more shpirtshitur!

      1. nje meleon pelesher says:

        jo moj ure jo. se eshte legen qe per inat te berishes shitet te rama nderkohe qe ka shume qe s’e duan berishen po nuk shkojne te merren me piktorin e cmendur! pervec faktit qe topi eshte dhe vete spiun, i pabese, njeri kulisash etj.
        sa per kunder berishes – hobi i bamirit ne pd ka qene te dinte dhe sa here ne dite shkonte ne hale ai tjetri qe ta imitonte…

    2. Adi says:

      burre debil si ky zor se pjelle edhe lopa…..!

    3. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoku Topi eshte i DJATHTEEEEEE!

    4. adrin says:

      Gjithmone i qete dhe i sakte Bamir Topi.
      Nje ze brilant i politikes shqipetare.

  2. ladi gilan says:

    Ne shqiptari je i vetmi politikan i BALANCUAR, te pergezoj z.Topi!

    1. Viktor says:

      Vazhdo Bomir B.lepirjen e rames se vetem atij mund t’hysh ne pune derisa limoni mos kete me asnje pike leng

  3. Emigranti says:

    Ke shumë të drejtë Z. Topi, qeveria perpara ishte si diktature.

  4. Uji i ftohte says:

    I vetmi politikan qe i ka b.thet me te balancuara.

  5. beshiri says:

    Zoti Topi me pelqen por uzhgenjeva sepse nuk tregove veten ashtu si je dhe si te njohim me gjith ate je me i miri ne shqiperi

  6. ura says:

    normale..sjemi si betterat e PD-s

  7. pilo says:

    BAKEQ TKPI KA PAS CILESI KOMUNISTI. GJITHNONE.

  8. nuri says:

    Qeverija e kaluar nuk ishte vertete demokratike edhe per faktin se me pare te pista bleu postin e Presidentit te Republikes per Bamir Topin dhe po per kete fakt tani ne opozite ka si deputet ne radhet e saj Kac Islamin apo Kacin e ZI.

  9. Kin Buba says:

    Gjithe politikanet shqiptare jane si pati thene i madhi Konica qe do ta shkatërrojne Shqiperine se shqiptaret jane armiqte me te rrezikshem te vendit te vet .

  10. Kohet e fundit ish presidentit , i ka ardhur edhe goja ! Me perpara ,kishte suflerin qe i shkruante se c’fare duhet te fliste ,dhe me te drejte thote se kjo qeveri eshte me demokratike se e kaluara.
    Kurse une do te thosha , se banda e kaluar eshte e gjitha per ne 313 ten !

    1. Parajse Shpellaresh says:

      Na duhet t’i rikujtojme te intervistuarit, ose me sakte ish-krahut te djathte te kryetarit de facto te PD-se, se qeveria e njemilion shuplakave ne vend qe t’i perkushtohej me vendosmeri reformave per zhvillimin e demokracise ne vend, ajo instaloi me vetedije nje sistem shpellaro-anarshist, ku kafshet e egra dhe injoranca te mundnin t’a ndjenin veten si ne parajse…

    2. Armand says:

      Topi i pati problemet pikerisht ngaqe nuk luajti rolin e kuklles. Megjithe disa gabime ne mbrojtjen e dinjitetit te Presidences eshte nje nga shembujt me pozitive te njeriut realist dhe patriot. FRD do te vije ne rritje te peshes se saj politike. Forca z. Topi!

  11. artan says:

    o alban Mbreti Zog ishte BURRE nuk ishte jugor….

  12. Patrioti says:

    Ik mo Topi se nuk ke tope qe ti dalesh per zot askujt dhe asgjeje. Bythlepirja te mbajti me buke dhe te beri
    President,por ajo kohe ka ikur. Beji fresk Rames dhe Metes sa te duash,trashesi politike tregon.

  13. antikorrupsioni says:

    SI mund te jete me mire qeveria rama kur si kjo qeveri ashtu dhe e meparshmja kane ilir meten ne cabinet,ku e sheh topi ndryshimin,apo keta vjedhin me pak?

  14. Lukani says:

    O Bamir….o qofte ahhahahhahhahaha. Te dhjefsha partine une ty. Je bere si ai humori Zef Dedes. Sa veta ka firma juaj? Po ja…ka nja nje…

  15. Shpellari says:

    Nji kohe kisha sympati ndaj Bemir Topit, pa e dite qi ky ishte adhurues i Zdravko Cubrilovic-it, ma vone erdha te perfundimi qi ky oshte i dashurum ne vet-veten e tij. Profesori im Arthur Schopenhauer shkruan per qiftat e B. Topit: “Hi enjoy himself”, dhe s´ia ndine fort per pupull apo komb.

  16. Elisabeta says:

    Sa e cuditshme! Per te qeshur e per te qare… Cdo njeri nga ne ben politike i dashuruar pas nje partie. I vishen syte dhe nuk i punon fare mendja kur ju preket dashuria e tyre. Politika duhet te jete nje sherbim per te gjithe ne. Jepini mbeshtetjen atyre qe bejne punen ne dobi te gjithe famljes shqiptare. Ata (qeveria) duhet te trajtoje me kujdes dhe me drejtesi e pergjegjesi cdo njerin nga anetaret e familjes se madhe shqiptare jo ca te nenes e ca te njerkes. Njerezve te pashkolluar ju lutem te heqin dore nga politika per tifozllek. Le ti harxhojme energjite tona per te sjelle nje ndryshim sado te vogel ne komunitetin ku jetojme. Disa idera : pastrim mjedisi, gjelberim i ambjenteve prane vendbanimeve tona dhe mbi te gjitha verini politikanet perpara pergjegjesive pavaresisht ngjyres. E thene me pak fjale; Bej politike per veten dhe familjen tende jo per politikanet se ata dine te majmen edhe pa ndihmen tuaj dhe timen bashke.

  17. astrit jegeni says:

    Ish presidenti Topi vetem mbiemrin e ka me peshe te tjerat nje perzjerje interesash,vlerash,bindjesh,inatesh,intrigash etj me nje fjale intelektual alla shqiptar.Per mua njwsoj jane si Berisha, Rama e ky vetem suratet i kane ndryshe shqiptare pa formim moral, e kulturor te plote. gjysem burra gjysem shtetar e gjysem politikane.Thjesh jane intrigant qe sja vlen te meresh.

  18. shqipetaret e vertete says:

    Topi.Te vjen keq qe ne shqiperi nuk po duken shqipetare te ndershem qe ti shikojne problemet shqipetare drejt ne sy.perse ti nuk denancon faktin qe shqipetaret po perjetojne nje fashizem nga me te ashperit qysh prej 100 vjetesh dhe nje roberi te pa pare qysh prej 600 vjetesh?Fashizmi feudal shqipetar,fashizmi i hajdutit Zog,fashizmi i enver hoxhes,fashizmi i fatos Nanos,Kastriot Islamit,Rexhep meidanit,fashizmi i hajduterise te Sali berishes dhe Lulezim bashes,Topallit etj.kane pregatitur arkivolin e fundit per kombin shqipetar.Asnje nuk e denancon ne shqiperi.Kjo ka vetem nje emer:turpi shqipetar.Kjo eshte arsyeja qe BE demokratik nuk do ti japi statusin shqiperise ku plehrat fashiste(vjedhje+vrasje) hedhin valle.Te pastrohet Kombi shqipetar.Plehrat fashiste te digjen ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit,Bular Nishanin,Nexhmije Hoxhen.PD jashte ligjit si parti fashiste.Hiri ityre te hidhet ne det si ai i Ben Laden.A duhet pritur nga plehrat fshiste te sali berishes ne drejtesi.SHBA nuk priti per ndonje vendim gjykate per te vrare Ben Laden.Sot ne bote shqipetaret njihen si hajdute,vrases,trafikante.etj.Shqipetaret jane simbol i vecante ne bote i miresise dhe bujarise te NENE Terezes.Nje milion plumba i dhane Rames shqipetaret e vertete per hajduterine e grupit te Sali berishes.Ku jane,Pse nuk Perdoren?Kjo ka vetem nje emer:TURPI SHQIPETAR.Turpi shqipetar do ta lere kombin tone ne roberi edhe 600 vjet te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje