Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që themeloi pluralizmin politik në ish- Jugosllavi dhe që i dha tonin jetës politike të Kosovës, qysh nga viti 1989, prej çlirimit të Kosovës nuk e ka drejtuar asnjëherë qeverinë e Kosovës. Ajo ka fituar së paku dy herë bindshëm zgjedhjet parlamentare, por nuk ka bërë dot qeverinë për shkak të nevojës për koalicion, duke dorëzuar qeverinë.
Ky është rasti i tretë që LDK hyn në qeveri dhe dorëzon sërish mandatin e kryeministrit.
Gjatë fushatës elektorale, Isa Mustafa ishte zotuar se LDK nuk do të bëjë kompromis me postin e kryeministrit. Ndër katër partitë opozitare, ajo ka më shumë vota se të gjithë, afërsisht 26 për qind. Ndër ata që kanë hyrë në qeveri, pra Ramushi me Limajn, të dy së bashku kanë thuajse sa gjysma e LDK.
Përse Isa Mustafa ia dorëzoi qeverinë Ramush Haradinajt për postin e spikerit të parlamentit?
Kjo është një pyetje kyçe, e cila ka të bëjë jo vetëm me shpërdorimin e kapitalit politik të LDK, por dhe përdorimin e saj për nevoja personale të Isa Mustafës. Pikësëpari përcaktimi publik i Isa Mustafës se njëherë do të bëhet kryetar Kuvendi e më pas president, është fyes, pasi ai nuk është padroni i LDK, që të marrë çdo ofertë më të lartë të mundshme për atë parti. Ai e çoi në humbje LDK, e tkurri atë dhe i hoqi shansin të ishte një parti fituese në këto zgjedhje. Ai mbajti larg partisë rivalët e vet, dhe nuk bëri betejë as kundër korrupsionit, as kundër vrasjeve të veprimtarëve politikë të LDK pas luftës dhe gjatë luftës. Tani i bie që dhe ato pak fjalë që ka thënë, t’i tërheqë pasi mund t’i ngelet qejfi kryeministrit të ri.
Duke qenë se e tkurri si parti, ai ishte në rrezik për postin e kryetarit të LDK, sikur të mos ishte gjetur formula shpëtuese e qeverisë opozitare. Është pikërisht frika se ai do të mund të shkarkohej si kryetar i LDK ajo që e detyron atë të futet në një qeveri me pazarin më të vogël dhe atë jo në interes të LDK, por në interes të tij. LDK duhet të merrte kryeministrin e qeverisë së re, dhe duhet të jepte konsensusin për presidentin e ri kur t’i mbarojë mandati Jahjagës. Fakti që Mustafa shiti gjithçka për postin e një spikeri parlamenti, tregon se ai ka pasur frikë kryesore humbjen e çdo mandati në LDK dhe ka nxituar të bëjë koalicion pa asnjë kusht. Ai ka firmosur nën diktatin e Ramush Haradinajt, që siç thonë në Kosovë, me një “mëhallë” votash sot është kryeministër për shkak të paaftësisë së Isa Mustafës.
Duke vrapuar të hyjë në një qeveri pa asnjë pazar, për të shpëtuar të ardhmen e tij në LDK, Mustafa në të vërtetë e ka përdorur marrëveshjen e koalicionit si imunitet brenda LDK. Kritikët e tij u ndjenë të zemëruar ditën e parë kur ende nuk kishte përfunduar pazari i opozitës, por tani mund të heshtin. Këtu do të fillojë dhe tragjedia përfundimtare e LDK. Një parti e madhe, më e madhja e Kosovës, që nuk arrin të diktojë as postin e kryeministrit në një koalicion, ku ajo ka dyfishin e votës se dy partnerët në qeveri, është një parti që funksionon si servis i kryetarit dhe jo si parti politike.
Nga ana tjetër, duke vrapuar të marrë poste honorifike, dhe duke lënë LDK të përfshihet në një qeveri që komandohet nga Haradinaj, ai në të vërtetë i jep fund mundësisë që dikush nga LDK të formojë personalitetin e tij qeverisës, duke qenë në të ardhmen rival i tij.
Nëse për Kosovën qeveria e re opozitare është një zgjidhje përballë Thaçit, për Isa Mustafën ajo është një alibi përballë dështimit të tij në krye të LDK. Për të mos u dukur i humbur, ai ka bashkuar humbjen e tij me disa humbës të tjerë, për t’u dukur të gjithë fitues. Në fakt, i vetmi fitues në atë qeveri është Fatmir Limaj. Të tjerët e duan qeverinë si Mustafa për hallin e vet.
Por për të qëndruar dhe një herë tek keqpërdorimi i marrëveshjes kundër identitetit të LDK, dua të theksoj se këtë koalicion e mban në fuqi vetëm mëria me Hashim Thaçin. Por ajo me kalimin e kohës mund të mos ketë fuqi të mbajë në këmbë qeverinë. Qeverisë ndoshta do t’i duhet të votojë marrëveshjen me Serbinë, duke avancuar marrëveshjen Thaçi- Daçiç, dhe Vetëvendosja mund të tërheqë votat duke lënë sërish qeverinë në mëshirë të Thaçit. Mund të ndodhin probleme me FMN dhe krizën ekonomike. Mund të ndodhin probleme me ligjin. Nëse kjo qeveri bie pas një viti a më shumë, ajo që mbetet nga LDK-ja është karrigia e siguruar e Isa Mustafës dhe identiteti i shkatërruar i LDK.
LDK eshte nje parti qe ka mbuluar faqet e zeza te Ibrahim Rugoves, tash i qet ne pah faqet e zeza te Isa Mustafes… LDK e ka sjellur popullin shqiptar ne kete shkalle te papunesise e te skamjes ekstreme sociale. LDK si parti e dale prej Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavise, i ka shkaktuar vetem vuajtje popullit shqiptar dhe luftes se tij per liri e bashkim kombetar. LDK ka bere qe te tradhetohet Betimi i UÇK. LDK i ka vrare njerezit e vete dhe kundershtaret e vet brenda partise dhe ben me gisht tjeterkah…
DRENICA E KUQE
S´kom kene kurr simpatizant i Le,De,K-ese, apo El,De,K-ese,(LDK) por, mbasi qe ish-kryetari i kesaj partie, ztr. Rugova, propozoj qe te gjith kosovaret duhet te konvertohen ne katolik, pra ne fene tone origjinale qe kishim, ndiva njifar sympatie ndaj tyre, per qata Rugova e nertoj katedralen katolike e cila oshte mo e madhja ne Ballkan, pranaj te gjith shqiptaret, qe nga Filati e deri ne Nish duhet te konvertohemi ne katolik, sebep qe Bota perenimore te ka ma shume sympati ndaj nesh, ok?
Postscripum, edhe ti ztr. Mero, bonu katolik se mo mire te bjen!
Tani per tu konvertuar Meros me mire i bje te behet budist. Se ata besojne ne ri-inkarnim dhe rilindim pafundesisht ?
Teza se sikur te konvertoheshim te gjithe ne katolik do te na donte me shume bota perendimore eshte poaq e rrejshem sa teza se feja islame e ruajti identitetin kombetar. Katolik jane edhe polaket bile nje popull 20 e ca milionesh me histori e rendesi disa here me te madhe se e jona, por ne Europe nuk i pyet kush gje. Europe eshte Gjermania, Franca dhe deri diku Britania. Ne nuk jemi as nuk mund te behemi gjerman, francez dhe anglez.
Keshtu qe me shume se konvetrimi religjioz neve na duhet te behemi nje end i vogel normal si psh. Danimarka, te zotet te mbajme veten ekonomikisht,paqesor, te mos perzihemi ne probleme te medha qe nuk varen nga ne dhe nuk na leverdisim si psh. fundametalizmi islam, fundamentalizmi ortodoks apo fundamentalizmi katolik.
Sa per te informuar me mire,Polonia ka afer 40 miljon banore.
Ke te drejt. Ishte lapsus.
Për t’qen ala mo t’saktë Polonia si m’ka thon Veri ,hoxha i katunit tonë qi osht i burrë i kënushëm, m’vitin 1994 ka pas 38 200 000 banorë. Me thonë t’vertetën kon kalu 10 vjet qysh atëherë ne bo vaki nishti mun me qenë mo shumë. Nuk kimi t’dhona mo t’freskta. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Eh shok… Sa antikomunist qe je! Fajin e ka…. si gjithmone… Saliu!
Keto qe thote Mero jane te verteta, por ne politike jane normale , dhe “akrobacite”politike per te shpetuar karieren tende njihen kudo..
Nga ana tjeter LDK nuk humbet ne kete rast pavaresisht se Kryeminister eshte Haradinaj,
sepse duke qene ne pushtet LDK do e risi me shume elektoratin , pasi pushteti do ti sjelle poste.
Natyrisht ne kete rast edhe Partia e Haradinajt do ritet ne elektorat per te njejtat arsye…
Po ashtu eshte gje shume e mire qe kjo qeveri mund te bjere ne krize per shkak te interesave te ndryshme te partive ne koalicion,
Kjo gje e ben edhe me demokratiko-moderne jeten politike ne Kosove
Jo si ne Shqiepri ku fiton votimet nje Parti dhe e mban pushtetin gjithe 4 vjecarin derisa te vijne votimet e tjera..Kjo eshte e demshme per demorkacite fillestare sic jemi ne
Ndaj eshte gje shume e mire qe pas njefare kohe qeveria te bjere ne krize,
dhe te kerkohet formimi i nje qeverie tjeter,Kjo do sjelle edhe me shume konkurence idesh,
edhe me shume stervitje ne mendjet e politkaneve per sjelljet e tyre me jeten moderne politke ,
por ne te njejten kohe, kjo do beje qe edhe populli te galvanizohet me shume reth jetes politike e cila ka ne dore fatet e tyre , dhe te mos qendroje indiferent , sic qendroi kesaj radhe …..
Ndaj eshte gje shume e mire qe u krijua ky koalicion partish per te bere nje qeverisje te re dhe per te ndryshuar nje qeverisje 8-vjecare qe po zinte myk….
Pak a shume ky koalicion i Mustafes eshte nje kopje e zbehte e koalicionit te Ilir Metes me Edi Ramen, vetem se ne koalicionin e Mustafes nuk kemi ndonje te akuzuar per korupsion
Mirpo ate koalicion Mero e perkrahu se ka inat Salen dhe mik Edin ndersa kete koalicion nuk e perkrah se nuk e ka qejf Mustafen dhe e pelqen Thacin….
Natyrisht nuk i takon Haradinajt te jete Kryeminsiter , por sidoqofte Haradinaj nga sa e kam degjuar une eshte inteligjent dhe me integritet-Biles kam lexuar ne “New York Times” intervisten e nje ish-gjenerali amerikan ne pension i cili ka qene keshilltar i Haradinajt dhe ai fliste shume mire per Haradinaj ,
Megjithse mua do me pelqente qe si Kryeminsiter te ishte ose Kurti , ose Mustafa
Por le te shofim si do shkojne punet ne …Shqiperine e Re.
E rendesishme ne keto zgjedhje ishte Ndryshimi i pushtetit –Dhe kjo gje u harit -Bravo !
Nje gje duhet te dijme :…Ne demokracite fillestare sa me shpejt te dnryshoje qeveria, aq me mire eshte …
Komentuesi rajmond vlonjati (rrahman vicidolsi) nuk po i plotson detyrat ae i ka lene bossi i tij Skopion.Me qe ra fjala ku ke shefin oh rrahmon ?!
Kemi marre vesh qe Shkopioni ka patur ditelindjen se mbushi 1 vjec qe komenton ne kete gazete dhe ne trushkulurit e urojme shefin tuaj
“Happy Birthday to Your Boss”,
Ne fund fare nje pyetje:
Pasi e paske lexuar ate New York Times-in ,ate leter higjenike sic thote sociopati Berishovic na trego pak se cfare ngjyre kishte boja e kepuceve qe i llustronte kepucet e Haradin Pashes ai gjenerali amerikan.
Nje sugjerim :Ai bossi jot Shkopioni ka talent per te shkruar ndonse eshte i “egersuar” por ti Rrahmon qenke cope-cope se ta dinte ai shpikesi kompjutrit se do komentonin specie si puna jote do kishte vrare veten.
Gabimi ne kete rast eshte i Mero Bazes qe nuk shkruan per tradhetine totale te votuesve te 23 qershorit nga PS-LSI por shkruan 4 artikuj rradhes per qerosken e miloshevicit te kosoves
Isllobodan Mustafen
Faleminderit per keqkuptimin !?
Ik ore trap, shko vizitohu…
Eshte Hashim Buroja ai i cili e shkaterroi Kosoven. Eshte hashim Buroja ai i cili duke i vrare kundershtaret politike arriti deri te pushteti. Dhe tani, perseri eshte Hashim Buroja ai i cili per pushtet ben kualicion me vehabiste dhe u garanton atyre lejimin e shamive ne shkolla. Eshte Hashim Buroja ai i cili po e ndane Kosoven nga Evropa dhe po e drejton kah lindja .
As Isa, as Ramushi,as Fatmiri e as Albini nuk e meritojne qe ta udheheqin Kosoven. Por e keqja me e madhe eshte Hashim Buroja. Ai me cdo kusht duhet te bjere.
pse se bastisen nderkombtart Hashimin por rrug-oven,a mujsh mem tregu,edhe per qka gjeth at arsenal luftarak e kishte ne velani,dhe mos te harroj sa me kujtohet mbas asaj bastisje KURR nuk dual jasht Kosoves athua pse.
Vete e pranon o drenicar se je “i kuq”, dmth komunist.
E pat bere edhe Thaci gabimin qe ta cilesonte Rugoven po me keto marrezi qe shkruan ti ketu, por e pa se me kete vec do te humbte konsideraten mga populli kosovar e nga demokracia europiane e amerikane dhe e ktheu fleten.
Gjithesekush duhet te vleresohet per meritat qe ka pasur per kontributin ne pamvaresine e Kosoves.
Vetem serbeve antishqiptare ju intereson qe shqiptaret e Kosoves te armiqesohen ndermjet vedit me ndasira injorantesh lokaliste e primitive.
Nuk eshte Drenica e gjithe Kosova o drenicar.
Po qe per kuqaloshe komuniste, as BE,as SHBA e as NATO nuk do ta ndihmonte Kosoven te clirohej nga regjimi gjakatar i nacional-soacialistit Milloshevic.
Trutrumcaku i Drenices ja vfare analize te mire ka bere. Hashimi dhe te tjeret
DRENICA E KUQE
o debil,o imbicil,boll se na koritet,edhe ti po fol krime!
na keni gerrdit edhe pamvarsine,NA KENI GERRDIT EDHE KOSOVEN.
ani ti po fole per TITIZMIN,kushe po ta jep ket te drejte,krejte qka ka ndertu komunizmi ju e keni zhvate,JU PARTIA E KATUNARVE!
po me vjen keqe o KATUNARE prej teje ,perfundoi koha krimit te organizuar,korrupsionit,nepotizmit!PO VJEN KOHA EVLERAVE INTELEKTUALE DHE NJERZORE,POR,JU KRIMINELET NUK I KUPTONI KETO VLERA,KETO JANE SHUME TE SOFISTIKUME PER TRUNIN E NJE KRIMINELI ME INTELEGJENCE TE NJE DEBILI.
ti mprihe e mos e ruaj se do te luftojne krimin dhe korupsionin mendia te ka lene po pret ndonje koske prej tyre .Na i trego ti keto parti qytetare se katundare na i the e di ti shpernarjen e popullsise ne vend apo ke ikur per lesh .Le qe ti nuk dite shkruash e jo te dish keto gjera komentojne te gjithe futesh e ti ne muabet me gjithese je grazhd nga llogjika.
ivani i madhe
HAHAAHHa,a e din ti pse je kaqe budalle?po te kallxoj,sepse ne shipni eshte perdor 50 vite kripa pa jod,mungesa e jodit ne kripe te kuzhines shkakton kretenizmin(ngecje mendore)!
kurse sa i perket gjuhes,une po te thom se foli gegenishten,gjuhen e FISHTES se madhe,e jo ket gjuhen e lavireve qe idiotesia jote mendon se eshte standardi!
mos me thuj se nuk je i shpnise,sepse nga artikulimi i mendimeve pe di qe nuk je kerkahe,bile as aty nuk je.
MERRMA NE GOJE!
A po te kullosin,kqyr e ruj lopt se po te hupin e leje politiken, mir e ka pas nje politikan slloven qe ka than: se udheheqsit e e kosoves, prej opingav kan hyp ne mercedes, as dy vjet shkoll nuk i kan e edhe ti koke qasi lloji. KLM Kuqalosh
Ja bon kurthin Hashim Thaçit ky Ra-mushka bash me Druzhe-Mustafen dhe Albin Pelivanin.
Nuk duruen qe sipas rregullave demokratike Partija fituse te fillonte negociatat me partit e tjera,por u mblodhen si minjte ne Hale dhe zgjodhen nji Kryeminister qe ngatrron shtetin dhe na bon si dikur Bodyguardin ne Disko.
Problemi nuk osht Haradinaj,por Albinucat qe kan marre jerm nga Lirija qe Kosoves i solli Hamerika.
Te zbatohen rregullat demokratike dhe te zgjidhet nje Kryeminister qe do ta prezantoj Kosoven si shtet te ri me dinjitet dhe jo me Testosteronin e Ra-Mushkes qe din vetem me gjujt me shqelma.
KATHERINA
hahahahahahha,qysh ti pe kupton demokracin,70% e kosovarve kane gabue,30% e kane mire!!
ne rregull atehere krijone qeverin,por,nese mundeni.
cirkus i madhe ishe ti,ashtu qyshe kosoven e keni shendrru ne cirk.
HAJNAT NE BURGE,nuk ka me pase meshire,do ta lirojme kosoven nga krimi.
VV do ta udheheqe drejtesin dhe policin,ti e dine qka do te thot kjo!
SHNET,sepse kjo ju duhet gjate ballafaqimit me drejtesin!
Duket qe mos duresa e Ises, Ramushit, Fatmirit dhe Albinit do tu kushtoje shtrenjte. Perse e them kete ? Sepse Hashim Buroja po pregatite nje skenar shume te turpshem. Ai po mundohet qe ne cdo menyre partine e Pacollit ta perfaqesoje ne parlament. Ai po pret voten e punetoreve te Pacollit ne Kazakistan, te cilet jane me mijera. Dhe nese realizohet ky plan atehere Bexhet pro-rusi dhe Bexhet pro-vehabisti do te arrije pragun zgjedhor. Por kjo nuk do te thot se me kete do te kryhet cdo gje. Jam i sigurte qe populli do te revoltohet dhe do t’i vershojne rruget…
Sa keq qe ne poltiken shqiptare andej e ketej kufijve, drejtojne mafiozet dhe rrufjanet.
Fatkeqesisht te gjitha partite ne Kosove jane prone e Kryetareve te tyre. Per kete shkak edhe Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi sipas deklaratave te tyre u shkeputen nga PDK-ja. Por ne rastin e pare qe iu paraqit zotit Limaj ai pa e pyetur askend nga “NISMA” i vetem mori vendimin per koalicion me LDK-ne dhe AAK-ne. Per fat te keq te gjitha partite ne Kosove dallojne vetem sa u perket emertimeve, ndersa kur eshte fjala per korrupcion, keqperdorim te pushtetit, hajni dhe qendrim joparimor ndaj interesave te kosoves, ne unison i ke te njejta. Jane aq te paturpeshem keta “kryetar” sa as 24 ore nuk e mbajne premtimin, si ne rastin e fundit Zoti Mustafa i cili vetem nje dite para zgjedhjeve deklaroj se nese i humb keto zgjedhje do te jap doreheqje, por nje dite pas zgjedhjeve deklaroj se; Na kemi pune me te menqme se te japi doreheqje.Un i kuptoj kta kryetvar per sjelljet e tyre se ata kan interes prsonal por nuk i kuptoj Kryesite e partive dhe votuesit te cilet vazhdojne ti perkrahin sikur nuk ka ndodhur asgje.
LDK eshte e opsesionuar nga udheheqja e atehershme komuniste e Kosoves, baballaret tane tregojne se puna ka qene shume e lehte: kane punuar jo me shume se 6 ore ne dite, neper zyre jane angazhuar me shume se 500 vete, neper fabrika shteterore kane ekzistuar dikund 20 sektore qe secili sektore permbante nga 50 persona dhe imagjino ne sektorin e numrimit 10 vete kane numeruar vetem ambalazhin, 15 vet tjere vetem produktin e gatshem si dhe pjesa tjeter lenden e pare pune pa pergjegjesi fare.
Por sot te nderuar nuk mund ta rikthejme ate kohe dhe sot kerkohen njerez shume proaktiv qe kane guximin dhe marrin vendime te rendesishme dhe bartin pergjejgesine mbi vete nuk mundemi ti kemi ata njerez parazitar te na drejtojne vendin. LDK jane njerez tipik parazita
Kot lodhesh Mero,”Gjarpri” kete rradhe do te dale ne opozite, i dhjere por krenare.Pastaj perse merzitesh kaqe shume, ti je partizan i ndryshimit te pushtetit kur eshte fjala per ne Shqiperi, ndersa ne Kosove le te marre kater mandate Pdk, nuk shkon gjykimi me dy standarte
Kjo qe po e ben Isa Mustafa eshte perdhosje e intelegjences se votuesit te LDK-se! Kjo po i bjen: per inate te rese, me vdekt djali…
Shyqyr Z.Mero.qe u largove pak dite nga shqiperia.Me duket se tani ka ardhur radha qe te shkruash per “Rilindjen” se me Saliun jemi mare vesh,qe as do denohet,as do konfiskohet e as do ti hyje ndonje gjemb ne kembe,atij dhe gjithe ministrave,drejtoreve,grabitsave te pasurise,e maskarenjve qe ka ky vend.Kjo u mesua,por po presim me interes te madh perse e la kete lufte Edi Rama? Perse nuk ariti te zhduke gjykatesa e prokurore te inkriminuar,te koruptuar,njerez te Saliut qe kane bere shtetin e pare(te dytin pa fuqi e ka Edvini,me fal Ilir floriri) dhe te bente shtet? Keto po presin ata qe te lexojne perdite,qe ngushellohen nga ato qe shkruan dhe shpresojne se nje dite do te ndryshoje ky vend.
Ne ke gje per te thene fillo neser,me korupsionin e ri te “RILINDJES” dhe pyet se sa Euro duhen te futesh ne nje pune,pyet,pyet se edhe kthjellohesh nga trute,a e kupton poshtesine e re qe po vjen.Pyer edhe per emerimet e reja ne dikastere e do mesosh xhevahire,prandaj nuk pranojne socialistet te behet hetim; EDHE GOMARET DO HABITESHIN KUR TE MESONIN SE KUSH DREJTON SOT NE RRETHE,turpi i botes,as ne 1945 nuk kishte emerime te tilla.Mos e humb kete rast,se po dalin gazeta me realiste se TEMA juaj,qe nuk po ja pertojne kesaj’RINGJALLJE TE RE TE POSHTERSISE”
edhe pse Isa ishte zotuar per te mos bere kompromise per postin e kryeministrit, ai e nderroi fjalen edhe mori spikerin e parlamentit ?
http://goo.gl/AZ8pkW
Si shqiptar i Shqiperise uroj dhe shpresoj, qe te gjithe Kryetaret e partive politike ne Kosove, do gjykojne drejt dhe do merren vesh midis tyre, per zgjedhjen e Qeverise.
Per ata qe flasin shqip e mendojne serbisht, po e perseritim faktin se njeqind here me zi kane bere komunistet “shqiptare” te Titos kunder shqiptareve ne trojet e veta se sa ato qe i mvishen Enver Hoxhes, i cili eshte shqiptari me i madh i te gjitha koherave. Kjo vlene per ata qe i kundervihen Drenices se Kuqe, si “jeronim de rada”, “MERITONI”, “Teuta” e huta te tjere qe e shohin interesin e tyre te ish-partia komuniste e Titos, te Isa Mustafa me qener e me kudra te mafias se tij!
DRENICA E KUQE
Po pse nxitoheni mor te uruarit e perendise, kush e tha qe Hajredinaj do te behet kryeminister dhe ata te tjeret do te marrin poste ashtu siç jua ka qejfi. Dale njehere se akoma nuk jane zgjidhur disa probleme ndaj mos u cysni avash avash, ta lexojme nje here mire se çfare thote Kushtetuta dhe a e lejon ajo nje veprim te tille pas zgjedhur per kualicione per tu bere bashke i baérdhi dhe i ziu me dele dhe me dhi?!E kane marre nje çik me nxitim o Mero, prandaj them se artikulli i juaj per ndarje postesh eshte nje çik i parakoheshem nga ana e juaj.