Brazilianët janë të tërbuar: Tani nuk na japin më penallti

18 Qershor 2014, 15:09Sport TEMA

Pavarësisht se Brazili ka bërë një paraqitje të dobët me Meksikën, mediat në këtë vend janë tërbuar me arbitrin e ndeshjes, turkun Çakir.

Sipas tyre, pas penalltisë kundër Kroacisë, tashmë arbitrat duket se kanë vendosur që të mos japin më penallti në favor të Brazilit.

Dhe, i referohen një rasti të pretenduar nga Marselo në fund të ndeshjes.

Këtë gjë e ka shprehur edhe trajneri Luis Felipe Skolari, sipas të cilit, “tashmë duket se nuk kanë më ndërmend të na japin penallti, pas asaj të Fred kundër Kroacisë”.

Por, në Brazil ka pasur edhe polemika të shumta për lojën mbrojtëse të zgjedhur nga Skolari.

Një gjë tashmë është e sigurtë, pas dy ndeshjeve të para, për Brazilin kanë lindur dyshime të forta se mund të jetë një pretendent serioz për të fituar Botërorin.

Kjo, pasi me atë që ka treguar në fushën e lojës, nuk e meriton të cilësohet si pretendenti kryesor.

3 komente në “Brazilianët janë të tërbuar: Tani nuk na japin më penallti”

  1. elinor says:

    Shiko ti perkthyesi se ajo ‘irritado’ kam pershtypjen se do te thote….’i irrituar’!!!!….jo i terbuar! Duh!
    Penalltia me Kroacine ishte e tille ashtu sic edhe ishte rasti me Marcelon ne ndeshjen e djeshme kunder Meksikes. Ne fakt, kete Marcelon une do ta kisha zevendesuar qe ne pjese te pare se vetem budalleqe bente dje ne fushe.
    Brazili dobet? Edhe ndoshta! Por mos harroni se edhe Meksika nuk eshte nje ekip qe mund ta nenvleresosh, aq me teper kur ata luajne kunder brazilit.
    Brazilianet paten mjaft raste. Por nganjehere thjeshte nuk ecen. Futbolli i ka keto. Pervec kesaj, presioni psikologjik mbi lojtaret e Brazilit eshte jashtezakonisht i larte. Po te isha si Skolari do te merrja nje ekip psikologesh te mire qe te ndihmonin secilin lojtar ne vecanti.
    Gjithsesi, Brazili eshte Brazil; e gjuajne te gjithe me gure se eshte peme plot me frute te pjekura. 5 kupa more milet! Sikur te marrin edhe te gjashten nuk do kete ekip qe e mberrin me persa kohe ne qe shkruajme ketu te jemi gjalle.

    1. Argita_B says:

      Shyqyr qe nuk je ti Scolari…
      Se pari Brazili luajti dobet per nje ekip qe pretendon te rifitoje kampionatin boteror.
      Meksika luajti jo dobet po luajti mire, po Meksika nuk ben pjese ne ekipet me te mira te boterorit, keshtu qe nese Brazili nuk arrin te mundi Meksiken, kur te perballet me ekipe qe pretendojne te fitojne kupen e botes do ta ket teper te veshtire.
      Se dyti, i vetmi lojtar qe luan ne nivelin e tij eshte Neymar te Brazili, pjesa tjeter duke futur dhe Silva jane nen nivelin qe jemi mesuar ti shohim.
      Sa per pjesen psikologjike, jane te gjithe lojtar qe kane ekperiencen e duhur dhe kane luajtur ndeshje me presion.

  2. tomsojeri says:

    Skolar ke ngel mrapa shum !Nje skuader te madhe nuk e shpeton pordha penallti gjithmon !Brazilin jemi mesu me e pa te vershoj ne sulm e me nxjer gola te bukur e jo si miza n’qyp !Ndro faqe Skolar se me kte Brazil te shemtut spo na e mbush mendjen…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje