Ligjet miratojnë p/ligjin mbi pronësinë mbi truallin shtetëror në zonat turistike

18 Qershor 2014, 17:03Politika TEMA

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën  Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar””.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it Artan Lame sqaroi anëtarët e komisionit për situatën aktuale të ndërtimeve mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin.

“Nga 52 fshatra me kontrata të rregullta qiraje janë 180 hektar sipërfaqe që zënë ato. Ky 180 hektar ndahet në dy blloqe: 3-4 fshatra që kanë sipërfaqe shumë të mëdha dhe 48 fshatra të tjerë që kanë sipërfaqe normale 3-5 hektar. Këtë sipërfaqe të madhe e bëjnë 3-4 fshatra gjithsej. Personat e stimuluar që nuk iu është lidhur marrëveshja, janë 63 ku dhe sipërfaqja e zënë është 40 hektar, pra nën 1 hektar për secilin”, tha Lame, i cili shpjegoi dhe pesë variantet e zgjidhjes së këtij problemi. 

Deputeti Eduard Halimi shprehu kritika ndaj strategjisë së zgjedhur nga qeveria për zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë se kuptoj strategjinë e kësaj qeverie, të kapë çfarë të kapë. Kjo qeveri që bëka ligje me të kapë çfarë të kap. Së dyti ne këtu jemi Komisioni i Ligjeve. A e dini ju që kontratat nuk bëhen me detyrim, por me vullnet dhe bie ndesh me kushtetutën. Nuk e detyroni dot askënd të bëjë një kontratë, ajo bëhet me vullnet”, tha Halimi.

Deputeti Armando Subashi tha se qeveria kërkon që t’i japë zgjidhje në terren të gjithë kësaj që ka ndodhur me truallin shtetëror, ndërsa theksoi se Komisioni duhet të jetë shumë i kujdesshëm me parimet kushtetuese dhe me ligjin.

“Ajo që ju thatë që nëse ia japim ish- pronarëve këto parcela, por ia japim pa të drejtë ndërtimi s’kemi bërë asgjë. Edhe vetë ish-pronarët nuk do ta preferojnë këtë variant sepse askush s’do donte që t’i kthehej një parcelë toke dhe të mos kishin të drejtë të ndërtonin, por ta mbanin lulishte. Nga kjo pikëpamje varianti i parë nuk krijon zgjidhje për këtë kategori. Varianti i dytë që parcelat mes objekteve të ndërtuara të mbeten tokë shtetërore më duket ide e mirë. Nëse kjo vazhdon të mbetet tokë shtetërore dhe precizojmë që në këto parcela s’do lejohen ndërtime të tjera, kjo na e përmbush merakun që kemi që shteti të fillojë të kontrollojë territoret”, tha  Subashi. 

 

5 komente në “Ligjet miratojnë p/ligjin mbi pronësinë mbi truallin shtetëror në zonat turistike”

  1. al says:

    O halim kurva qe flet per tokenshteterore sikur te jete prone e babait tend.jo ti lutesh por ti vesh kufirin tek thana te gjithe atyre qe kishin miq si puna jote( more fshatar pa toke dhe u bere ne mes tiranes me prona) ju dhane pasuri te populli qyl dhe ne vend te ishin zona me perparesi per ngritjen e turizmit elitar ,jane kthyer ne ambkjente ordinere qe tevjen turp te jetosh.stop abuzimeve per te cilat dhe ky person ka llogari per te dhene.nuk ka pazar me pronen e popullit.aluizni te beje inventarin e prones shteterore dhe te analizoje gjendjen e tyre dhe te mos shiten por te ipen per 99 vjet sic e bente zogu.populli kerkon te mbrohet pasuria e tij dhe jo si deri tani ku majtas djathtas nuk lan gje pa shitur duke e vjedhur kete vend.be do ju kerkoj skjarime prandaj veproni duke marr parasysh dhe pronaret e ligjshem qe presin dhe ata te marrin pronat qe i sollen verdalle per dy dekada.

  2. Analisti Komentator Politologo-Llafollog Qim Nurellari says:

    Sa i eshte trash koka Lame kapterrit….

  3. KAKOMEJA E NIVICIOTEVE says:

    I nderuar z.Lame “Cela”.
    Ishe ti si zv.Minister i Puneve Publike,se bashku me Artan Shkrelin si keshilltar per territorin i K,Mister Nanos qe bekuat dhe shperndate token e bregdetit te pronareve te shpronesuar pas vitit 45, tek Pronaret e rinj te klauzoles “Katovica” te emeruar nga PPSH.
    Ishe zotrote o i nderuar dhe diplomuar Inxhinjer i Minierave qe ne menyre teper te dyshimte se bashku me Finon firmoset tokat e pronareve per 99 vjet,per gjoja fshatrat turistike qe me planet e biznesit qe depozituan tek ju ne ministri do te sillnin turistet lume ne Shqiperi nga e gjithe bota.
    Por tani e pate vete Corben qe keni gatuar per gjoja zhvillimin e turizmit,e cila thjesht rezultoi ne ndertimin e vilave fjetore per te korruptuarit e pushtetit klepto-demokratik te Ramizo-Nano-Berishes dhe Co.ne vazhdim ku strehohen Prokurore ,Gjyqtare,hajdutopushtetare qe llogarite e blerjes se vilave jane larg deklaratave te tyre tek ILKPD.
    Tani na dole te besh dhe ligje o i nderuar “Urith” demek do te vesh dhe vulen e pronesise per vjedhjen perfundimtare te tokave te pronareve te vertete.
    Nje gje te kesh te qarte ti dhe soj dhe sorollopi i Katovices se Drejtesia do te vendoset nga Strasburgu doni apo s’doni ju.

  4. hëm says:

    Lame mos merr me fshatrat e pasanikëve, por shiko rregullo katunarët se për atë e ke përshkrimin e punës.

  5. Cingiskhan says:

    Degjoni cfare te thote Eduart Halimi nga Ormani se ai ka shume mend. Kur benin konkurs ne fshat se kush do nxjere me shume morra nga sqetulla me nje grusht Eduardi dilte gjithmone i pari. Eshte njesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje