Rama: Rrënjët e Lazaratit kanë qenë në Qeverinë e shkuar

18 Qershor 2014, 19:58Politika TEMA

Operacioni në Lazarat do të përfundojë kur të jetë vendosur plotësisht sundimi i ligjit.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik të organizuar në Gjermani nga Ministritë e Ekonomisë së të dy vendeve. Pyetjes se si është e mundur që Lazarati u la me vite të njolloste me turp Shqipërinë, Kreu i Qeverisë i është përgjigjur se rrënjët e Lazaratit kanë qenë në Qeverinë e shkuar.

Përmes statuseve të postuara në rrjetin social Twitter, Kryeministri Rama u shpreh se operacioni antikanabis i Policisë së Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë. Rama kërkon mbështetje për çdo polic të angazhuar në këtë operacion për fshirjen e Lazaratit nga “harta europiane  e drogës” Kryeministri nuk lë pa ironizuar deklaratat e Partisë Demokratike se operacioni është fryt i presionit të ushtruar nga opozita për trafikun e drogës.

“Po a ishin 8 vjet në pushtet para se të bëheshin SHQUP”, shkruan Rama .

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik, Kreu i Qeverisë tha se pret nga Gjermania lidershipin e nje partneriteti te ri strategjik mes BE-se dhe Ballkanit.

Kryeministri Rama është shprehur se ka marrë vlerësime nga Gjermania për punën e qeverisë. Pas takimit që pati me ministrin e Jashtë të Gjermanisë , Frank Valter Shtajnmajer, Rama shprehu mirënjohje për Gjermaninë

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter Rama është shprehur se ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen e fuqishme duke çmuar rezultatet e qeverisë.

“Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme që po i jep Shqipërise duke çmuar rezultatet e mirëqeverisjes sonë”, shkruan Rama.

Rama u shpreh se “Ministri i Jashtem Shtajnmajer foli me notat me pozitive për rrugën e re të ndryshimeve që ka ndermarrë Shqiperia”.

15 komente në “Rama: Rrënjët e Lazaratit kanë qenë në Qeverinë e shkuar”

  1. loni says:

    z rama nuk eshte ndonje lajm i ri ky qe thua,por a do te ndeshkohen keta mbrojtesit e kesaj katrahure ndonje dite apo jo,kjo eshte pyetja jone si populli i thjeshte qe kemi kaq vjet qe kemi qene pengu i kesaj familje te korruptuar politike me ne krye drejtuesin dhe fajtorin kryesor sali serb tradhetar islamiku berisha dhe kur do arrestohet kjo familje qe ka perkrahur gjithmone krimin per pushtet te perhershem.

  2. Cibuku says:

    Vetem te jesh idiot qe te mos e kuptosh kete gje e cila ka shkaktuar alarm ne trustin e heroines. Puna eshte c’do beje drejtesia me te?

  3. Dielli mbi KORAB says:

    Jo po thone se Sali Berisha na i la arkat bosh kur iku nga pushteti,…..POR,e verteta eshte krejt ndryshe.
    Saliu na ka lane gati 1 miliard euro mall ne Lazarat,te cilin duket se po e djeg Rilindja e Shtetit.

  4. Dajti says:

    RRejat e droges ne lazarat jane ushqyer nga krye krimineli sali berisha nga doktori i kasheve f. noka e banda e pd.

  5. i revoltuar says:

    ore ishalla nuk i lini edhe ju pastaj, ti mbjellin se mos e keni per show sic thote SAla: http://goo.gl/a4Xv4E

  6. gregory.uk says:

    Berisha po merr ne mbrojtje Lazaratin jo per arsye se ka qene I implikuar ne tregetine e droges qe fillonte nga ky fshat se ai nuk kishte nevoje per parate e ketyre, thjeshte nuk I ka ngacmuar se I ka pasur mbeshtetes te tij ne politike dhe dihet qe ai ka qene gjithmone bujar me servilet dhe mbeshtetesit. Ajo qe e shqeteson ne te vertete eshte vendosja e shtetit ligjor qe eshte endra me e keqe per te gjithe ata qe kane shkelur ligjin dhe ca me teper per ata qe I kane lyer duart me gjak. Edi Rama po tregon se nuk nxitohet por secili ne fund do marre ate qe meriton. Ne ankohemi shpesh per varferine per papunesine per mungesen e sherbimeve por te gjitha keto jane njesoj si kur fillojme e mesojme alfabetin te cilin e fillojme nga germa A pastaj vazhdojme me germat e tjera. Edhe ne do e ndertojme shtetin duke filluar nga A, vendosja e ligjit per te gjithe dhe mbi te gjitha, gjithe te tjerat rregullohen shume shpejt. Gjermanet mbas luftes se dyte boterore 10 vjet rresht hanin buke me tollona dhe me pas u bene fuqia e pare ekonomike ne europe se gjermanet e duan ligjin dhe vendin e tyre. Mbase kjo eshte era e re per shqiperine dhe per shqipetaret. S’na mbetet tjeter vetem te mbeshtesim policine e shtetit qe ka filluar e para te na kthej shpresen e sa per ata qe dalin kundra s’na prishin shume pune se jane si klithmat e njerezve te pashprese ne nje anije qe po mbytet.

    1. No comment says:

      Shume me vend analiza e mesiperme e Gregory!!!

  7. tourkofagos says:

    rrenjet e Lazaratit e kane zanafillen ne ADN sounite……..plehra arabe!

    1. Disho Nekrofili says:

      Ashtu mu duken edhe ata kengetaret grek, plehra qe qanin si pederasta pasi u zune me droge.

  8. labi says:

    Mos u terhiaini nga aksioni tjeter “Lazarati gjykt”

  9. Scandal says:

    100% e sakt ….No Koment 100% e sakt…

  10. Deda says:

    Ndjek me vemendje lajmet e ketyre diteve dhe e dini çfare? Nje show televiziv dhe asgje me shume. Thua se ky popull do haje lajmet e Lazaratit. Eh politike sa e poshter qe je… Po pse ska pune, pse ska standart jetese, pse ska rini te edukuar, pse ka zbritur malokeria ne qytet dhe kryeqytet dhe po sillen si egersira, kush do te merret me keto? Hajde zullum hajde. Vetem tymnaja dhe ceceni. Kjo eshte shqiperia.
    PERFUNDIMISHT KETU NUK JETOHET ME.

  11. al says:

    Ik ded se rrugen hap e ke.bravo rama ,ti je shpresa e vendosjes se shtetit ligjor,dhe prandajty te sulmojne.ke me vete shumicen e popullit dhe mos u ndal.plehra rruga ka plot ,por me kalimin e kohes do riciklohen dhe do behen te dobishem,si puna e dedes jane me kokrra.kur forcohet ligji te gjithe e respektojne duan apo sduan.

  12. Niko says:

    Dede, e ke gabim, do jetojme>Tani qe Shqiperia po merr fryme lirisht ja vlen te jetohet.
    E forte kjo e Rames per mburrjen e Lulashit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje