Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me të arrestuarit në Lazarat, të cilët iu kundërpërgjigjën me armë aksionit të policisë. “Prisja që PD të mbështeste aksionin në Lazarat. Policia e Shtetit ia ka ngritur lart kokën Shqipërisë. Dy pyetje të drejtpërdrejta kam për ish-kryeministrin Sali Berisha. A ka biseduar pak minuta para dorëzimit në telefon me Gate Mahmutaj? Si shpjegohet që në shumicën e telefonave të të arrestuarve numri kryesor ishte numri i Berishës. Ai duhet të vijë urgjentisht në sallë dhe të japë llogari për lidhjet me Gate Mahmutaj”, deklaroi Balla. Në vijim Balla pyeti “cili është është roli i Gates në PD e Gjiokastrës dhe si ka mundësi që PD nuk flet kur anëtarë të kryesisë së saj në Lazarat janë arrestuar?”. Balla kërkoi nga Partia Demokratike që të distancohet nga kriminelët por që këtë nuk e bënë sipas tij. “Prisja të distancoheni, po nuk e bënë. Prisja të bënin thirrje për tu dorrëzuar grupit të zjarrit, po ju iu dolët në mbrojtje. Tani le të presim Gate plakun të vij se këtyre këtu iu është mbaruar baruti”, tha Balla
Paloka Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se kapobandat e vërtetë nuk janë në Lazart, por në Tiranë duke hedhur akuza ndaj mazhorancës. Sipas Palokës, PD nuk ka asnjë lidhje me trafikantët e Lazaratit ,ndërsa shtoi se në listën e publikuar nga policia nuk kishte asnjë eksponent i PD.
“Doli një listë me emra nga policia, të cilët sipas policisë qëlloi policinë. Por më vonë doli dhe një emër se ai qëllonte, por ai ishte në burg, doli dhe një emër i një deputeteje, por u përgënjështrua. Del Minitri i Brendshëm e thotë qëllojini, nuk iu shpëton as zoti. Kë të qëllojnë njerëzit e thjeshtë? Po ajo që denoncohet se po i dhunojnë, po i nxjerrim nga shtëpitë, nëse ka ndodhur kjo e dini ku do na cojë? Ne e kemi bërë një deklaratë për policinë, por policinë nuk mund ta mbrojnë këta. Nuk mund ta luftojnë trafikun këta që janë në krye të listës. Lidhur me lidhjet që kemi ne me trafikantët, në Lazarat njoh shumë njerëz, por Gaten jo. Morët një dhe e ngritët për të treguar se po luftoni. Nuk i doli emri asnjë deputeti të PD, emrat i keni nxjerrë vetë, dhe nuk dëgjova në listën e policisë të ndonjë deputeti të PD. Ta dini që me sajesa, me Gaten e gjorë, ju e dini që kapobandat janë këtu, janë në bllok, janë këtu mbrapa, nuk janë në Lazarat. Kapobandat i keni në Tiranë. Keni vajtur të bëni luftë me ca fshatarë. Ai qenka superkrimineli”, u shpreh Paloka. Noka Ndaj pytejeve të deputetit Balla ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili ka drejtuar një seri akuzash ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri. Në vijim Noka duke iu drejtuar Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha “thuaja Spartak c’të thanë drejtuesit e policisë kur i takove në Gjirokastër? Thuaja c’të thanë se kush po qëllonte ndaj tyre? Thuaja që të thanë se po qëllonte djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani. Nëse ti mund ta sjellësh djalin tënd këtu për 30 minuta, ne si grup parlamentar të kërkojmë falje”, iu drejtua Noka ligjvënëses socialiste, e cila me kokë mohonte implikimin e djalit të saj në ngjarjen e Lazaratit. Berisha “Zoti bashkëkryetar i seancës të përgëzoj për sqarimet që bëre për largimet në festën e PS. Ky shpjegim i dha shpjegim të plotë dhe zonjës Kryemadhi që ishte e sinqertë që në fillim për largimin e ciftit. Problemet e mëdha të vendit janë të tjera. Janë para së gjithash, një situatë e krijuar në Lazarat, në të cilin duhet të sqaroj që në fillim si ish- Kryeministër, ish-President, deputet, ish-kryetar i PD-së mbështes cdo përpjekje të ligjshme të policisë për të vendosur nën kontroll të ligjin cdo skaj në territorin e Shqipërisë, sikundër mbështes dhe garantoj dhe mbështes cdo oficer policie, cdo njësi e cila me përkushtim të madh angazhohet në luftën kundër trafiqeve kriminale. Ajo që ndodh në Lazarat sot, ai kaos i krijuar pas 6 ditësh, sipas komunikatave të policisë që janë futur 20 herë brenda Lazaratit dhe sot janë absolutisht në periferi të tij, ajo që ndodh është kryekëput dëshmi i implikimit nga kahu i ekzekutivit tek Taulant Gjura. Me qytetarët jam, por nuk jam kurrë me trafikantët në qeveri. Nuk jam kurrë me belushkat që prodhojnë në emër të kreut tuaj, Riformato e lini jashtë sistemit TIMS, nuk jam kurrë me Serezin në krye të ministrisë. Përjashtoi nga lista e kërkimit të gjithë bosët e Lazaratit, asnjë prej tyre nuk është në listën e kërkimit se ata i komandon Ministria. Kërkoj të hiqen njësitë nga Derviçani sepse është një zonë intensive biznesi, është një zonë minoritare dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj presioni. Keni mbushur kishën e Derviçanit me qindra policë. Duhet të ndërpriten urgjentisht të shtënat pa objektiv, policia ka dhe do të ketë të drejt. Policia e armatosur deri në dhëmbë shtin duke bërë lojën e grupeve kriminale, duke terrorizuar popullatën. Kriminelët shtijnë se janë kriminel, por të qëllohet ndaj tyre me precizion, por të qëllohet në ajër është turp vetëm ata e bëjnë”, tha Berisha. Sipas Berishës, kaosi që eshte krijuar prej 6 ditësh në Lazarat është dëshmi e implikimit te Ramës. “Qytetarë e qytetare u bëj thirrje të reflektoni me këtë që po ndodh. A nuk ju thashë se një oficer i Lushnjes më informoi se e ka parë 3 herë aeroplanin në Bedat. Keni këtu 2-3 trafikantë që shkelmojnë mbi ju. Po ka njeriu ndërgjegje njerëzore. Si ka mundësi që të mos futen në listë bosët e trafikut? Si ka mundësi që përjashtohen nga lista? Më duhet e vërteta tua përplas në sy këtu. Si Belinda ndrikulla që shëtit kafene më kafene me Riformaton. Ju i njoftuat bandat vetë. Jua tha në tv, njoftimin e kanë bërë. Keni 6 ditë që mashtroni, e dini ku jeni? Askërkund, mos gënjeni mos mashtroni. Na paraqisni në media 5 herë magazinën e Gates që është në Kordhoc dhe nuk është në Lazarat”, tha Berisha. Në vijim ai shtoi “cfarë do bëni, nuk mohoj asgjë unë, mbështes cdo përpjekje kundër trafikantëve, jeni trafikantë, nuk luftoni dot trafiqet, keni interesa personale. I hoqët lojërat e fatit që të merrnin kryesimin vetë aty. Dhe doni të bëheni të besueshëm ju”. Xhuvani Deputetja Luiza Xhuvani duke reaguar ndaj deklaratës së bërë nga deputeti Flamur Noka, u shpreh se është e gatshme të mos hyjë më në sallën e Kuvendit nëse djali i saj nuk ndodhej në shtëpi. “Flamur mos ik dhe se qenë edhe ish-ministër i Brendshëm dhe duhet të kesh informacione. Hajde ti dhe kushdo tjetër, dhe nëse djalin tim nuk e gjeni në shtëpi në këto momente, atëherë unë nuk hyj më në këtë sallë. Por nëse e gjeni, atëherë ti dhe cilido tjetër që ka përfshirë djalin tim në atë listën e të kërkuarve në Lazarat, duhet të kërkoni falje”, tha Xhuvani.
E pse duhet te sqaroje Berisha lidhjet kur nuk e “pyet” kush ne lidhje me to….fjala vjen, ndonje andej nga Prokuroria e Pergjithshme?
Shumices se te arrestuareve iu eshte gjetur nr i tel te Berishes?? Atehere doli se kush na qenka bosi i droges, jo se nuk e dinim por tani eshte e faktuar. Ne cdo vend normal ai do te ishte arrestuar pa humbur minutin.
Lerini llafet! Sqarojini ju lidhjet e plaseni ne burg nese vertetohet aktivitet kriminal.
po kur flet ky Paloka te vjen me ……… po si nuk kane pak turp aman apo e hane me buke keta TURPIN . sa per salen te shkretin e kane lene mente. eshte bere si ato vjerrat qe shajne nuset nga mengjezi e ne darke.po deri sa nuk ka prokuror qe tu vej hekurat ai keshtu do bertasi se i djeg miza nen kesule.kush e di edhe nanten ne gjume kushedi se sa nher trembet se e ndjekin fasntazmat e te vrareve qe ka vrar me doren e tij ose urdherin e tij e te lulushit.SHPORRRUUUNI SE E SHKATERUAT SHQIPERINE E BETE GAZIN E BOTES.