Gate u arrestua, po mitralozi i tij po gjëmon

19 Qershor 2014, 10:35Politika TEMA

Nga Artan Hoxha

 

I rrëmbyer nga euforia që kishte kapur gjithe opinionin shqiptar për dorëzimin e Gates (Razip Mahmutaj), një miku im më mori menjëherë në telefon.

-E more vesh mo? E kapën Gaten, më tha.

-Çfarë thua, i them. Kur e kapen?!…

-Vërtet s’e ke marrë vesh mo?! Po ti ke folur gjithë ditën për Lazaratin, po oshëtijnë të gjitha televizionet, më tha.

-Të të them të drejtën jam duke parë Brazilin me Meksiken, i thashe. Megjithate më lër pak kohë të pyes njëherë si është gjendja andej dhe të kthej përgjigje.

Mora nje mikun tim, që e ka shtepinë në Kordhocë, poshtë Lazaratit dhe e pyeta:

-Po hë more, si e keni situatën?

-Keq, më tha.

-Po pse, e pyeta.

-Po këta lëkurbananet e Brazilit s’po e bëjnë një gol më i lërofsha t’ëmën, më thotë.

-Ore lëre Brazilin, i them, po me trego ç’po ndodh në fshat, se Gatja qenka dorëzuar në polici…

Qeshi dhe më tha:

-Po ti a derëzi nuk e dëgjon si gjëmon mitralozi i Gates! Është dorëzuar Gatja vëlla, jo mitralozi. Mitralozi i rëndë i Gates është i vajisur dhe sokëllin sa dëgjohet deri në Mal të Lunxhërisë, më thotë…

Aty u kthjellova.

-Pa dale, thashë. Nuk e ka keq ky, mirë Gatja u dorëzua, po mitralozi kundërajror 12.7 kush ta ketë marrë vallë?!

…Prandaj u çova selam çunave të RENEA-s, pa zbritur poshtë mitralozin e rëndë të Gates, që desh na rrëzoi helikopterin italian më 2004-n, mos më levizni nga istikami…

*Gazetari i emisionit “Xhungël”. Ky është një postim në Facebook

10 komente në “Gate u arrestua, po mitralozi i tij po gjëmon”

  1. ZANI says:

    O tani l po cthua more djale. Po te ishe aq ne merak per situaten l, kishe shkuar deri atje ne Lazarat se keto situata per gazetaret e kronikes vijne njehere ne jete. Te shkoi jeta dukeu shtirur sikur di gjithcka pa ditur asgje dhe per me shume pa pare asgje vete. Si mund te flasesh me siguri kur vete nuk ke pare asgje. Kur jep nje lajm duhet ta konfirmosh. PER MUA JE VETEM NJE ADOLESHENT I VONUAR QE SHTYN DITEN BAZUAR NE LEGJENDA RRUGESH. Me kete situate…une as ne pune sdo te mbaja me.
    Selam

    1. Sokrati says:

      Ne muzeun e antikomunizmit duhet te shkoj edhe kjo arme.

  2. dymi says:

    Artan, Gate eshte pas hekurave(di gje sa do e mbajne gjykatesit e ndershem?), por mitrolozi mediatik eshte ne duart e kryekontrabandistit Sa-leh. Pa u bere mut ai nuk ka qetesi ky vend. Ka bere investim te madh Serbia per kete dite.

  3. spetsnaz says:

    As mitraloz as kundertank nuk ka – se po te kishte do dilnin brekshpuar qe andej. Si duket keta aq tamaqar paskan qene sa i kane shitur dhe armet qe kushtojne shume ?

    Je mediat dhe gazetaret ngaqe jeni bere me tonelata si juristet thjesht kerkoni vemendje me tituj bombastik dhe llafe gojesh.

    Nuk e kam per Z.Hoxha se ky co ku investigon edhe vete, po te tjeret jane leshko fare – me tha ai , i thashe atij, ka thene ky…telefona te prishur.

  4. . says:

    po mitrolozi i Monikes dhe lilos ku eshte vendosur, na e gjendot ti Artan?

  5. Toni says:

    po sigurisht qe po shikoje Brazilin se ty o bythlepires, ashtu si edhe shefit tend, ste intereson kjo pune se e keni shit e plackit kete evend e sju ben me pershtypje

  6. Anonimi says:

    Me duke se ky gaztori Ar-Tan i HOXHAJVE duhet te kete ndeze ndonje cigare te lazarit dhe ngaterron mitralozin e Gate legenit me fjalen e lire te Sali Ramovic Berisha , trashegimtari lmigjitim i VU – CI – DOLLIT .

  7. juli says:

    Gate o i shkreti gate
    puna jote shkoi e vate
    nje keshille zoteris sate\
    mbille aren me patate.

    Deeegjo Gate:
    Kaq e pate.

  8. sinani says:

    o artan o lepurush duket qe ke pare shume filma wester por ske faj ti faj ka kryredaktori qe mban lepurusha ne pune qe genjejne me lajme,po te ishe atje ku thua ne lazarat jo shuren do beje por dhe m… nga frika mos u bej me lepurush se cje trego profesionalizem ne dhenjen e lajmit

  9. Emigranti1 says:

    Mitrolozi getes do te pushoje vetem kur te pushoje Sali Berisha dhe te jete ne qeli bashke me geten.Populli thote “fjala eshte me e rende se plumbi”Kjo eshte postulete per cdo Shqiptar.Ai po e ben mire detyren e tij(Saliu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje