PD zgjedh drejtuesit e rinj në Peqin dhe Librazhd

18 Qershor 2014, 20:57Politika TEMA

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të mërkurë zgjedhjet për kreun e ri të saj në qytetet e Peqinit dhe Librazhdit. Ne kete mbledhje  ka qenë i pranishëm kreu i PD Lulzim Basha, i cili mësohet se do të marrë pjesë në të gjitha konferencat zgjedhore të të gjitha degëve të PD në vend.

Periudhën e një viti pas humbjeve të PD, Basha e ka cilësuar si periudhë ripërtëritjeje për forcën më të madhe të opozitës. Dhe një tregues i dukshëm, sipas tij është afrimi dhe zgjedhja e njerëzve të rinj.

“PD ka vendosur në themel të organizimit të saj, në themel të sistemit të saj të karrierës dhe të promovimit të vlerave, një parim të shenjtë që është vota e lirë e anëtarëve të PD. Se vetëm me votë të lirë, sot e nga mot, do ta bëjmë PD-në më të madhe, më të fortë, më të bashkuar, më tërheqëse për rininë, më të sigurtë në rrugën e saj të fitores si alternativa e pushtetit të së djathtës dhe qendrës në Shqipëri”, deklaroi Basha.

“Partia Demokratike, është partia e të gjithë demokratëve. Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë parti.  Askush nuk ka tagër t’u mbajë dorën apo gojën demokratëve, askush nuk ka tagër t’u bëjë suflerin apo t’u mbyllë opsionet”, tha  kryetari  i PD-së.

Në mbyllje të procesit të votimit në Librazhd rezultoi fitues i garës Bujar Vreto, ku në këtë post kandiduan edhe 5 anëtarë të tjerë të PD. Ai fitoi 144 vota , ndërsa pesë rivalët e tij morën rreth 30% të totalit të votave.

Ndërsa kreu i ri i degës së PD për rrethin e Peqinit u zgjodh biznesmemi Diell Çela. Ai mori 92 vota, kurse rivali i tij Arjan Ashiku mori 45 vota. Edhe në Peqin u tërhoqën nga gara tre kandidatë mes tyre edhe ish nënprefekti i Peqinit, Sokol Elezi.

6 komente në “PD zgjedh drejtuesit e rinj në Peqin dhe Librazhd”

  1. Deda says:

    eDHE pd PLERAT ZGJEDH. NA SHKATERRUAN GJITHSHKA. I VRAFTE ZOTI GJITHE MALOKERINE DHE SKRAPALLINE. DY ZONA PA TRU.

    1. Bekimi says:

      Ka torra raku Deda, edhe në Peqin.
      Ama të kalibrit më madhor.

  2. Fredi says:

    Or Dede, po ti meso te shkruash njeher mor malok i pagdhendur.

  3. Deda says:

    Prej Skrapari je ti mo Fredi? Pse te djeg apo ke gelltitur edhe ti ndonje luge çorbe te prishur me ta?

  4. shpellari king says:

    Kap-eqini Pede-ista………hahahahahahahahahah

    POSHTE MALOKET

  5. Logjika Jo Matematika says:

    fshati digjet , sala krihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje