Rifillojnë të shtënat në Lazarat/ Banori: Policia të bëjë kujdes, janë dy snajperë

18 Qershor 2014, 22:23Politika TEMA

Në mbrëmje janë rikthyer të shtënat në fshatin e Lazaratit, ndërkohë që policia po synon që të hyjë në qendër të fshatit.

Ka raportime se rreth 400 forca policore po tentojnë që të shkojnë drejt qendrës.

Ndërkohë një banor i Lazaratit i ka bërë thirrje policisë përmes News24 të bëjë kujdes.

Banori thekson se dy persona po qëllojnë me snajper në drejtim të efektivëve të policisë.

“Policia të tregojë kujdes, dy persona qëllojnë me snajper të llojit amerikan. Personat që qëllojnë janë Virjon dhe Ploretar Hallaçi. Jeta e policëve është në rrezik, nëse i afrohen më shumë fshatit”, ka deklaruar banori.

Ndërkohë, lazaratasit vazhdojnë të djegin parcelat me kanabis për të fshehur provat që mund t’i penalizojnë, pasi ndërhyrja dhe vendosmëria e policisë pas katër ditësh duket e palëkundur.

Në ditën e katërt të operacionit për marrjen nën kontroll të çdo metri katror të Lazaratit, policia ka ngritur disa postblloqe, ku kontrollon makinat për të implikuarit në sulmin ndaj saj, duke iu referuar një liste të fshehtë emrash. Mendohet se në listë janë përfshirë rreth 200 persona.

Ndërkohë, policia po vazhdon kontrollet në banesa dhe ka pohuar se ka një komunikim korrekt me banorët dhe ka ruajtur etikën në këtë marrëdhënie. Po ashtu, ka kërkuar që banorët të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe ta ndihmojnë gjatë kontrollit.

21 komente në “Rifillojnë të shtënat në Lazarat/ Banori: Policia të bëjë kujdes, janë dy snajperë”

  1. Zambi says:

    “Nderkohe qe policia po tenton te hyje ne qender Te fshatit”
    Sa km eshte siperfaqja e lazaratit? Kane tre dite qe po mundohen te hyjne ne qender. Me kete ritem ne shtator do dilni deri ne pjesen e siperme te lazaratit.

    Tani, me duket se po talleni ose na dini budallenj.

  2. Ali pashe tepelena says:

    Pse nuk thoni we te gjithe burrat e fshatit Jane ne liste.

  3. Sokrati says:

    nuk eshte aksion i mirefillte i policise.
    ne fillim te viteve 2000 nje aksion i tille u be edhe ne qeverisjen e Nanos ne fshatin e Lazaratit.
    Operacionin e drejtonte Artan Didi i cili u plagos dhe mbeti peng ne Lazarat.Populli i Lazaratit i mjekoj dhe i peshtyu e i percolli.
    Kjo eshte arsyeja qe po behet ky operacion.
    Ne CV e Didit permendet qe eshte nje polic i pregatitur e qe ka marre nje plage.kete plage ja kane bere lazot dhe bene gabim qe e lane te lire.

    1. beni says:

      te paska mbetur ora ne 2000 o sokrati i madh grek ?? KU I KE MESUAR KETO HISTORI,NOKA ti tregoj?/? bravo policise ,hera e pare qe po behet nje aksion i sakte kunder krimit te organizuar dhe meriten per organizimin e keti aksioni e ka kupola e policise me artan didin ne krye.

  4. Daja says:

    Perpara perpara,djemte e policise,as mos tu dridhet syri nga keta kriminele,nuk jane vecse ca bastarte qe mbeshteten nga sali berish krimineli. Duhet te pergjigjen deri ne nje per te gjitha cka po bejne,ku dhe jane te mbeshtetur nga Banditi D. Aliko,pamvaresisht disa deklaratave te thata te tije,ku gjoja u drejtohet per tu dorezuar apo per tu larguar nga Lazarati. Po per ku u thote ky bandit te largohen? Ku te shkojne ? Jo jo, ata duhet te pergjigjen deri me nje se bashku me d. aliko,banditin. Te mos te lihet asnje shtepi pa u kontrolluar,si shtepia e alikos,por dhe ato shtepi dhe persona qe tani po bashkepunojne me policine,aty nuk ka shtepi te mos kete arsenal armesh,eshte e pa mundur.

  5. marshalli TITO za uvijek says:

    sipas ligjit ne fuqi, duhet ti konfiskohen pronat dhe pasurite e vena ne menyre te paligjshme! a do te behet kjo gje, pra a do te zbatohet ligji?

    1. Argita_B says:

      Perpara se te konfiskohen pronat duhet ne fillim te ngrihen akt padite, dosjet me provat e me pas prokuroria sipas ligjit ka mundesine per konfiskimin e pronave deri ne zbardhjen e proçeseve gjyqesore.

  6. FUTJA KOT PLAKO says:

    pfffff si u bo kjo pune kshu mo lla, sna lane me e pa rehat kete boteror: http://goo.gl/E35rbJ

  7. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    hallaci ,ky mbiemer me kujton se keta persona jane me origjine nga nje fshat afer kukesit ,ne breg te liqenit te fierzes ne rrugen qe shkon per ne qafe-morine

  8. vostok says:

    Ca bastardimi mediatik. Merr nje ne telfeon e thote kujdes se po ju qellon filani me snajper model XY se e kam pare une.

  9. Shqetesim habia says:

    Nje nga veprimet me te nderuara te bera nga ana e kesaj qeverie per te shpetuar vendin nga kriminalizimi masiv qe ndodh nepermjet aktivitetit criminal me drogen ne fshatin Lazarat.
    Nderime djemve te policise pjesetare ne aksion.
    Turp per politikanet qe kane reaguar kunder ketij aksioni te madh kunder krimit ne vend.

  10. Dardania says:

    Vini re:
    Aksioni i policisë speciale shqiptare në fshatin Lazarat përpos suksesit që ka pasur duket se ka nxjerr në dritë edhe një detaj tjetër jo të këndshëm për shumë shqiptarë që kanë qenë viktimë e luftërave të zhvilluara në Ballkan.
    Në fotot që janë përhapur gjithandej edhe nga mediat e huaja vërehet se forcat e policisë speciale përdorin armë të prodhuara në Serbi. Automatikët e tipit AK – 47 të Zastava vërehen qartë se mbahen nga shumica e njësiteve speciale të policisë. Por megjithatë mbetet të vërtetohet a ishin këta “kallash” prodhim serb apo kishin ndonjë ngjashmëri.

    1. Lazua says:

      ja dhe nje i fandaksur tjeter.
      po ti ku i pe o i mencur qe jane prodhim yugo ? apo te duken nga forma dhe ngjyra

  11. astrit says:

    Lazarati po ngjan si nje fushe beteje diku ne Siri a gjetke.Skena lufte me arme, tym e medja po e paraqet si skena lufte.Keni pare e degjuar ndonjehere qe policia te inskenoje sjedhje te tilla. vetem profesjonalizem nuk shoh.Skena tipike opracionale ushtrie.

    1. Lazua says:

      po mire o Titi, te te qellonin ty me mortaja e snajpera, nuk do mendoje se po e tepronin pak si shume ?

  12. edi says:

    Operacioni vazhdon por beni kujdes o polica se aty ka probleme te medha.Mos lini koken per politike se kjo qeveri drogen do e vazhdoje po ne nje laxarat tjeter.Shqiperine droga dhe emigracioni e ka mbajt me pare se te ishte per keta plehra politikane do kishte marre fund me kohe.Lazarati nuk u ka dhene pare ketyre qe qeverisin tani dhe e sulmuan.Lojrat e fatit ju kujtohen qe i mbyllen me buje dhe i hapen per tre dite prape se ishte lsi me ilirin dhe mbyllen gojen tahiri me ramen se u dogji suma.Nuk jane aq te ndershem sa duken.Shqiptaret e ndershem duan shtet jo politikane mafioze te shitur

  13. bashkimi says:

    Une mendoj se qellimi I operacionit nuk duhet te jete futja e njerzeve ne burg por nxjerja e ketij fshati nga izolimi me shqiperine tjeter.Atje duhet te vendoset regulli duke mos lejuar te shitet droge,por nga ana tjeter qeveria menjehere duhet te kete nje program se si do jetojne keta njerez atje cfare pune do bejne se sic kam degjuar atje nuk ka as toke asgje per te proshuar si gjithe te tjeret.Degjoj qe thuhet nga shume njerez se ka edhe shume kriminele qe rine ne kete fshat dhe terorizojne njerzit.Mund te jete keshtu.Por une them pse mos themi qe eshte sisitem politik criminal ky qe jetojme sot?Enveri na jepte nje cope buke dhe na conte ne pune pas viteve 1990 ky palo system ja hoqi edhe kete cope buke me gjize.Atehere mese do jetojne keta njerez?A nuk I beri sistemi te behen “kriminele”keta djem te rinje?Cila qeveri per 23 vjet ka menduar se si do jetojne keta njerez?Asnje qeveri as e majte as e djathte.Eshte kjo arseyeja qe shqiperia ka 23 vjet dhe nuk shkon drejt europes por drejt krimit.po mos mare masa qeveria jo vetem per kete fshat po per gjite fshatrat do mbyllet lazarati do hapet nje lazarat tjeter.njerzit nuk duan krimin po punen.njeri qe u dorezuar dhe bravo per trimerine e tij tha:mjaf keshtu nuk mund te jetoj I mbyllyr mbrenda.kjo per mua ky njeri nuk ishte kriminel por u be pas viteve 1990 sepse kur shiko politikanet qe flasin per shtet ligjor dhe u bene miliardere pse te tjeret duhet te rine duar kryq.pra them pa frike se lazaratin dhe te tjere si lazarati I beri politika dhe jo sepse jane njerez qe duan te vrasin kot me kot.

  14. tema says:

    Kurajo dhe durim per policine e shtetit qe ne kete kushte moti jo shume te favorshme, po vazhdon pa nderprerje aksionin per fshirjen nje here e mire nga harta e droges, Lazaratin.

  15. Lazua says:

    rrugacet kujtojne se po lozin duke mar nishan policet me llastiqe. kur te hane koqen e plumbit ne bythe do fillojne do luten duke qare

  16. Ramiu says:

    Populli i Lazaratit nuk eshte trafikant trafikant jane ata te sojit Gate e te tjere ai eshte popull punetor dhe i ndershem.

  17. Lazo says:

    Me vjen keq kur degjoj keto orgazma te tipit Mero Baze. Ju qe nuk e njihni Lazaratin, ai nuk perfaqesohet nga Gate bytha i cili eshte vetem nje hajdut ordiner. Lazarati eshte ndryshe. Shkoni dhe vizitojeni dhe do te gjeni nje realitet krejt ndryshe. Sa per ashashin, erdhi koha qe njerezit te ndergjegjesohen dhe ta ndalojne dhe te bashkepunojne me forcat e policise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje