Telefonata e fundit e Gates me deputetin e LSI/ Tavo: Më kërkoi siguri për jetën

19 Qershor 2014, 09:47Politika TEMA

I shumëkërkuari i Lazaratit, Gate Mahmutaj, i ka telefonuar deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, përpara se të vetëdorëzohej tek forcat e policisë.

Po ashtu, ai i ka telefonuar edhe kryetarit të komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.

Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com.

Tavo është shprehur për këtë gazetë se Gate Mahmutaj i ka telefonuar dhe i ka kërkuar siguri për jetën.

“Negociova me Saimir Tahirin,” tha Tavo.

17 komente në “Telefonata e fundit e Gates me deputetin e LSI/ Tavo: Më kërkoi siguri për jetën”

  1. elona says:

    ncncnc…ca turpi.dhe dalin e thone ne media pa ju dridhur qerpike.cfare negociove mor koqe?

    1. N Shabani says:

      Sa turp ehhhh!!!!! Si mendoni ju o njerez he pra ku ja gjeti ai numrin e Tavos? Nuk kam une ndonje numer telefoni te ndonje deputeti, edhe po ta kerkosh nuk mund te ta japin. E shikoni se kush jane ata qe merren me trafikun e droges apo jo? Gate e ka kercenuar Tavon i ka thene qe po nuk me mbrojtet une do te flas dhe do te tregoj per ju te gjithe? Pse si mendoni ju, jane vetem ata qe kane mbjelle drogen ne Lazarat? Nuk e besoj jane te gjithe te lyer pervec ketyre te PS qe po drejtojne operacaionin ne Lazarat.Saliu po qan me oiiiiii se ju prishen te gjitha bisneset, po i bien edhe koncesionet dhe nuk do te kete me burim parash pqe fusheten elektorale te PD, kriminelet po i kapen nje nga nje, do tu dalin te gjitha te palarat ne shesh. Saliu bertet per te “mbrojtur” popullin e Lazaratit por ne fakt atij po i digjet shpirti per drogen e Lazaratit prandaj e la te lire per kaq e kaq vite, te kete turp.

      1. Erjon says:

        Vangjel Tavo eshte deputet i Lazaratit ? Une nuk e gjej dot se kush e ka ndihmuar Tavon te fitoj ne Gjirokaster si deputet por nuk besoj se kte super te kerkuar e ka pasur koordinator ne ndonje qender votimi, apo komisioner…

  2. . says:

    po ilir e monika kokemadhi si dhane siguri per jeten? Gate ju ka tel per t’ju thene se do flasi hapur dhe do nxjerre emra… por tani s e mbroni dot me

  3. GopNgrenesi says:

    Do besoj qe ky vend do behet kur Maloku Birish te jete ne burg, mundesisht ne te njejten qeli me Koklopen Ilir, dhe LSI te shperbehet plotesisht

  4. shpetim says:

    More Tavo,

    Po ky krimineli Gate, tek cili ka me shume besim ?

    Tek zotrote, apo tek Ruli ?

    Per cilin nga ju, ka votuar kjo figure e ndritur ?

  5. rizai says:

    po ky pse negocioi me Saimir Tairin?!!!
    Mos vall Saimir Tahiri kish dhen urdher te vritej dhe ky e shpetoi?!!!

  6. Bollanos kokekallçuku says:

    Cne nje kriminel te marre ne tel. nje deputet,politikan te parlamentit shqiptar !?!?!

  7. Gora says:

    NgA I gjeti numrin e tel ky te 1deputeti??!!

    1. Safo says:

      Ja dha Saliu! Po kete nuk e mendoni, nga i merr informacionet Saliu per “sulmet” e policeve kunder “qytetareve te pafajshem lazaratas”?

  8. sorkallja says:

    E shkreta Shqiperi ne dore te kujt ka ra, keta deputet duhen shkrire te gjithe ne KURUM Elbasan. I gjori popull

  9. matteo says:

    Pse cuditeni me kete lajme? Figurat e droges qendrojne mbi politikanet dhe do te ishte nder i madh por nje politikan te kishte numrin e nje boss-i te droges. E mbani mend kryeministrin qe thosh se kish marre mesazh nga iks kamerier, bari, lopcar, fermer…?

  10. pilo shpiragu says:

    Un jam këtej nga perendimi i larget. Po Iliri. A ka dhene ndonjë dekleratë. Se Lsija ka goxha brum

  11. telefonate me vangjel tavon: keta jane te gjithe jo vetem te korruptuar por edhe te denigruar si deputete. shprehja negociova per ti siguruar jeten? cfare do te thote? mos kishte per ta vrare shteti? mo ekziston ligji me vdekje dhe po negocionin?? cfare jane keta negociata qe ka bere tavo me tahirin? a dote publikohen ndonjehere keta negociata??te verteta, jo ato qe duan te na tregojne ata. ketu peshku eshte shume i madh,peshk ketu me duket se po fillon te luaje balena. nje pytje tjeter, mos valle partite e medha politike, duke pare qe fushatat ishin te shtrenjta me shpenzime marramendshe, kishin sjelle ne lazazrat perfaqsuesit e tyre per te kompensuar humbjet neper fushata elektorale. keta nuk jane negociata por levizje shahu per te filluar negocimin me prokurorine dhe gjykatat per te dale sa me lire dhe “siguri jete” por pyetja tjeter a e lejon legjislacioni shqiptare denimin me vdekje? me sa di une jo! pytjet jane te shumta.nuk po meremi me numrat e tel, per nje arsye nuk eshte e veshtire te gjenden ne situata te tilla, po nuk pati lidhje direkte.te presim kush dote jete fundi i kesaj tragjikomedie. shpresojme qe te mos jete edhe kjo nje fiasko si dhe te tjerat. shpresojme te shohim te denohet me te vertete ai qe e meriton, qofte deputet,i majte,i djathte,i qendres kushdo qofte ne rast se dote kete pergjegjes te tillen..nje grup deputetesh nga emajta shkuan me helikopter mos shkuan te terheqin njerezit y tyre????

  12. Te Rinjte e Tropojes says:

    Sigurisht qe jeten e ka te sigurte, se nuk eshte sali berisha ne pushtet, se ndryshe do ishte zhdukur per tju mbyllur goja, po dhe burgun e ke te sigurte, por duhet te rrefehesh plotesisht, se ndryshe ????

  13. byreku me gjize says:

    O popull loqe hapini syte e shikoni cfare plehrash na drejtojne,te gjithe te zhytyr ne krim.Deputeti grek Tavo ne gjithe Jugun akuzohet se ka vrare te shoqen.O zot sa idiote qe jemi.Na kane hipur mbi shpine me pantallona zberthyer e na kane futur koken me gjithe shpatulla brenda

  14. kuq e zi says:

    Po pse nuk e bere publike ti telefonaten qe e beri gatja?
    Po nqs kjo seshte telefonata e pare mes jush si do e justifikosh?????????
    Dhe mos harro telefonatat ruhen me vite mjafton nje kontroll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje