VIDEO/ “Ky film është një akt lufte! Do hakmerremi ashpër”

25 Qershor 2014, 19:09Lifestyle TEMA

Koreja e Veriut ka premtuar një “hakmarrje të pamëshirshme” në rast se një film i Hollivudit, që flet për vrasjen e liderit Kim Jong- un, do nisë të shfaqet në kinema.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të vendit komunist tha se ky film është si një ‘akt lufte’.

Ai nuk e përmendi titullin, por filmi “Intervista” ka një skenar të ngjashëm dhe pritet të dalë në kinema në tetor.

Sipas BBC, në film luajnë aktorët James Franco dhe Seth Rogen.

Në qendër të filmit është historia e një gazetari dhe producentit të tij, që ftohen për të intervistuar liderin korean, Kim Jong- un, por rekrutohen nga CIA për të vrarë liderin komunist.

“Nëse administrata amerikane lejon dhe mbron shfaqjen e këtij filmi, do të merren kundërmasa të pamëshirshme kundër tyre,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

8 komente në “VIDEO/ “Ky film është një akt lufte! Do hakmerremi ashpër””

  1. kuki says:

    Sa te medhenj qe jan. e keqja eshte ne koren e veriut nuk e kuptojn qe USA nuk ndalon dot asnje producent te bej filma sepse jan vend ne demokraci.
    mendojn meqe ata i ndalojn dhe te tjeret munden …… I hope it comes out

  2. Limi, Kosove says:

    Ka 10 vjet qe skam pa film hollivudian. Ta shpifin sidomos koheve te fundit

    1. arben. says:

      Shif ndonje film indian ose kosovar, ose mbase me mir per ty ndonje film serb

    2. Viktori says:

      Shif sulejmanin e madherishem dhe kenaqu

  3. hoxha says:

    Nje lutje kemi per kete “trimin” korean: a ka mundesi te merrni nje trim asgan qe kemi ketu ne shqiperi? Eshte i devotshem ndaj udheheqesve dhe eshte edhe doktor, di ti beje hyzmet oborrit. Quhet Sali B. dhe e japim falas.

  4. deti says:

    Po pse kruhen amerikanet,pastaj qahen,o lele terroristet.Amerikanet te terrorizmi shikojne vetem pasojen ndersa nuk shohin shkakun,nje elemnt ky shume i rrezikshem prej te forti fodull.

  5. Emiljano says:

    Harrove shoku… Ose sirian

  6. ana says:

    o KUKI, ti nuk qeke zgjuar akoma nga gjumi. Vazhdo vlla te jetosh ne Matrix, se me siguri, nuk do e perballoje dot jeten ndryshe. Gjumin e embel.. Sa per Kimin, pirdh pirdh se lirohesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje