Përdoruesit e medias sociale në Rusi kanë nisur një fushatë kundër këngëtares amerikane Demi Lovato, pas një koncerti të saj në Nju Jork, ku u përdor një imazh kontrovers i presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas BBC, gjatë performancës së Lovato-s, dy nga kërcimtarët u puthën.
Njëri prej tyre ishte krejt i zhveshur, përveç një portreti të Putin ngjitur tek mbathjet.
Menjëherë pas kësaj nisi revolta në mediat sociale ruse.
Mijëra rusë nisën të dërgojnë mesazhe duke theksuar se “Lovatics”, një term që përdoret për fansat e këngëtares, janë të lënduar.
“Mbahu fort Putin”, ishin të tjera mesazhe mbështetëse për presidentin.
“Ajo nuk ka të drejtë të veprojë kështu. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Ajo le të këndojë dhe të lërë politikanët që merren me ligjet e vendeve të tyre,” shkroi dikush.
Ka spekulime se Lovato nuk do lejohet të këndojë më në Rusi.
Hajt se mbas disa kohesh do degjojme qe keta homo do ken vdekur me overdoze, me kete gje e kane kaluar cakun e logjikes per putinin, nuk besoj se do tua fal.
ja se cfare ndodh nese ne rusi je gej…http://goo.gl/2YxB7v
Nje performance e till te con me siguri ne tre vendet e para ne Eurovizion. Gay dhe zhveshje jane dy nga cilesite qe Eurovizioni vlereson me shume.
Po cfare eshte ky titull o Tema? Clidhje ka titulli me foton e putinit…
ema , gazeta tema duke ven nje titull te te till e ben artikullin me interesante per lexuesit ,marketingu ne vend te pare ,pune e madhe se cmbane ne brendesi artikulli