238- vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Nishani i shkruan Obamës: Përkrah jush në përballimin e sfidave

4 Korrik 2014, 10:42Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani uron homologun amerikan Barack Obama, me rastin e 238- vjetorit të pavarësisë së SHBA. Përmes një mesazhi, Nishani shpreh angazhimin për forcimin e lidhjeve të forta njerëzore dhe miqësore mes dy popujve.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të përzemërta!Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi lidhjet e forta njerëzore dhe miqësore, të pasura dhe jashtëzakonisht dinamike, në të cilat bazohen marrëdhëniet mbi njëshekullore shqiptaro-amerikane, si edhe t’ju ripohoj angazhimin tim e të vendit tim për vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre”, thekson Presidenti.

Nishani e siguron Presidentin amaerikan se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes.

“Përfitoj nga rasti, Zoti President, t’ju siguroj se vendi im do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë, në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë.Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë. Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, si edhe duke ju ripohuar ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidenti Nishani.

6 komente në “238- vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Nishani i shkruan Obamës: Përkrah jush në përballimin e sfidave”

  1. mero says:

    Po ai e di ate o Jaro,sepse te pergjon;
    te pakten vish ndonje pale breke serioze,se na felliq!

    1. marin says:

      kur u be dhe ky legen te thote Amerikes, kur je ne hall ti une do jem krah teje. Ky mezi po mban ushkuret e veta.

  2. mark says:

    Urime te nxehta SHBA per festen e madhe kombetare.Qofshin si gjithmone lideri i lirise e demokracise ne bote!

  3. PISOFFSHIT says:

    Te dy jane legena,mungon edua te behen 3.

  4. ja edhe texti i plot i telegramit

    “hum hum hum!
    shyqyr qe erdhi vakti qe mezi e pres,si ato kockat qe vijn ke kolibja jeme,qe te leh rondshem dhe me gjith gerrmaz per te shpreh besnikrin teme prej kryeqeni dhe besniknin e qenve te tjer te tufes,karshi zotnis se katundit,madhnis juej!
    lidhjet dhe ndjenjat tona qenore zagarore jan kriju ne shekuj gjat sherbimit ton qenor karshi jush zotni,si zagar gjahu,qen sulm,qen kufiri,qen slite,buce pjellse semafori,….
    ne shqiptart ,si qen historike,kemi kalu shum zotnij,qysh prej romakve e grekve te lasht,kan ardh me von turq e serb e grekt e rinj,arb,sllav,rus,gjerman e italjan..por lumturin me t madhe qenore zagarore e ndjejm nen zotrimin tuaj,dhe kjo sepse ju na lini te lir te lehim e pallohemi si te duam,tamam qence,te shesim drog,te vjedhim vrasim e kurvnojm semaforeve…
    nji hum ham hum te madh per ju dhe nji premtim besnik prej qeni se do jemi pas bythes suaj kudo,ne male, pyje, shkretetina, lumenj, dete,parlamente, semafore ,drognore, pidhtore, shurrtore…..
    integrimi yne ne kopshtijet dhe fermat e juaja njerzore,si dhe ne kopshtet zoologjike perndimore,esht i pakthyeshem,si qen rrace qe jemi,
    po lefim dhe ulerijm qenerisht per zotin ton te shtepis!
    hum haam huuummmhumhummm

  5. BillNY says:

    GOD BLESS AMERICA! Sa njgjajne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje