Ambasadorët e akredituar në Tiranë vijojnë të apelojnë për realizimin e reformës territoriale, ndërsa i bëjnë thirrje politikës të bashkohet në këtë proces.
Në një kohë kur pozita dhe opozita duken ende larg në qëndrime përsa i takon kësaj reforme, Kreu i Prezencës së OSBE ka apeluar për realizimin e reformës territoriale dhe përfshirjen e të gjitha palëve politike në këtë proces.
“Politika duhet të bashkohet në procesin për reformën territoriale. Kjo reformë është e nevojshme të bëhet”, theksoi Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning.
I pyetur për vrasjen e biznesmenit Artan Santo, Ambasadori ka refuzuar të japë komente mbi ngjarjen e rëndë.
“Më ka ardhur shumë keq për atë që ka ndodhur”, tha Rauning.