Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi masën e sigurisë ndaj Florenc Hoxhës, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Hoxha, kreu i Inspektoratit Ndërtimir Urbanistik Vendor u arrestua para disa ditësh, i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi që ta lërë në arrest shtëpie Hoxhën, edhe pse prokurori i çështjes këmbënguli për arrestin me burg, duke pretenduar se bëhet fjalë për një person që ka rrezik të prishë provat.
Sipas avokatit mbrojtës, prokuroria nuk dispononte asnjë provë të pakundërshtueshme që ndaj Florenc Hoxhës të jepej një masë e rëndë dënimi, si “arrest me burg”.
“Kërkesa e prokurorisë ishte e papërshtatshme sepse ata u paraqitën pa prova e fakte. Dhe pa fakte e prova dhe të kërkosh aplikimin e masës më të rëndë, atë të arrestit me burg. kur prova nuk ka, është e patolerueshme. Masa ‘arrest shtëpie’ është e papërshtatshme derisa prokuroria të sjellë prova nëse i ka”, tha avokati mbrojtës.
Tani është Gjykata e Apelit që e lë në liri Hoxhën.
Nuk “bëhet” ky vënd…!
Behet, behet por do kerbace..Mbas 23 viteve rrum-pall-sali mirr ne dore nje kopan me gunga dhe bjeri..Kthehen ata ne kulture e zakone perfekt sic ishin ne kohen e komunizmit, por pa komunizmin…E di mire shqiptari c’fare eshte drejtesia por do kerbacen njehere qe ti dalin xhungat kokes qe te filloj te ze mend..
Jetojme ne nje vend ku hajduti ben rolin e te pafajshmit edhe kur kapet me presh ne duar.Ngrini koken lart dhe shikoni sa kate shtese jane bere ne Tirane, dhe ky na qenka i pafajshem, se kuptoj pse e merr rrogen dhe pse mbahet ne pune kur nuk ben dot detyren…