Kukësi i rekordit nuk ka kaluar në turin e dytë të Europa League, duke zhgënjyer që në fillim, ndërkohë që Laçi dhe Flamurtari kaluan për në fazën tjetër.
Fillimisht ishte Laçi që u kualifikua me penallti pas kohës shtesë përballë sllovenëve të Rudar Velenje.
Nëse Botërori ju ka befasuar me heroizma portierësh nga Guillermo Ochoa, Mbohli, Tim Howard, Julio Cesar, Keulor Navas, Tim Krul apo Romero, dijeni se dhe Laçi ka heroin e tij.
Quhet Miroslav Vuijadinoviç dhe është heroi i Laçit, bëmat e tij padyshim nuk kanë efekte vlerësimi global, por kujt i intereson, për Laçin janë gjithë bota. Malazezi priti plot 3 penallti në llotarinë e 11- metërshave përballë sllovenëve të Rudar Velenje që u mposhtën 3-2 nga pika e bardhë pas 120 minutave në barazim 1-1, aq sa rezultati i sfidës së parë të luajtur në Slloveni duke shkruar emrin në historinë e Laçit që falë tij kalon për herë të parë në turin e dytë të paraeliminatoreve të Europa League.
Pas Laçit edhe Flamurtari ka kaluar në turin e dytë në Europa League. Fitorja në ndeshjen e parë në Gjeorgji përballë Sioni Bolnisit me rezultatin 3-2 e ka bërë të pavlefshme humbjen në Vlorë 1-2 duke vazhduar ëndrrën evropiane.
Gjeorgjianët e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në avantazh me Jaba Ugulava në minutën e 56 dhe autogolin e Taulant Kuqit në të 83’. Por Flamurtari nuk u dorëzua dhe falë mbështetjes maksimale nga tifozët kuqezi arrin që të shënojë golin që e kaloi në turin e dytë me Ardit Shehajn 5 minuta nga fundi.
Sulmuesi i ri i talentuar vlonjat, i hedhur në fushë si zëvendësues, ka shpëtuar nderin e kuqezinjve të Gjokës, me atë gol të minutës së 85-të. Rezultati i dytë takimeve është 4-4, por Flamurtari kaloi falë golave në fushën kundërshtare. Në turin tjetër Flamurtari do të përballet me rumunët e Petrolul Ploieşti.
Kukësi është dorëzuar në “Qemal Stafa” përballë kazakëve të Kairat Almaty në barazim pa gola duke qenë larg formës së edicionit të kaluar që kaloi tre ture në Europa League duke shkruar historinë e futbollit shqiptar. Humbja në fund në Kazakistan 1-0 u ka kushtuar shumë verilinorëve që nuk arritën të përmbysnin shifrat në ndeshjen e kthimit.
dihej se keshtu do shkonte
Para laci
ah more Kukes cna bone…:( http://bit.do/Kukesi-zhgenjen
suksese flamurtarit e lacit ne kete kohe krize qe po kalon futbolli shqiptar si nga terrenet impiantet sporitve leku dhe mafia FDSH ME DUKEN NE KRYE qe eshte mafioz dhe e mban futbollin shqiptar peng dhe e kane katandisur cope cope saqe s marin dot as nje kupe ballkanike
duka duhet hetuar per shperdorim detyre futur ne burg se u ka ber miliarder me shitje trukime, ndeshjesh vende pune , dhe fondet e federates, miliarda i ka futur ne xhep me klanin e tij mafioz duke e kthyer federat e futbollit ne nje klan te organizat mafioze dhe ndajne eurot asnje impiant sportiv ne keto 23 vjet asnje investim dhe tek stadiumet qe ka len xhaxhi asnje stadium i ri dhe kur mendon 23 vjet kane kaluar tmerrrr ska ndodh as ne vendet e botes te trete keta jane hajdutet e federates shqiptare. tani duka ka dhe ai pjes te klubin skenderbeu por nuk del vet ne skene dhe ndajne leket.gara e sportit te ndershem mes skuadrave shqiptare i kane prishur keta matrapaz me pazaret e tyre.
bastet bene punen e tyre ,sidomos ne vlore.
sa e kishte koeficentin e humbjes Flamurtari……?
HAHAHAHah,heroi i Lacit Miroslav Vuijadinovic?
Edhe me perpara u kam then te gjithve se Kuksi do dale 0-0 kjo se presidenti i Kukesit po shikon me shume per te fituar leke sesa per rezultate pozitive.
SOKOL ..ta them un koficentin.
1-1.95
x-2.85
2-5.20
normal qe me ate koficent humbje benin nja ca miliona euro neper bote..nuk eshte se ekipet shqipetare kan ambicje ne kopeticione,,ato mezi qe shtyn turin paraeleminues,prandaj normal bejn nje dore para sa te mundin..kurse fazen tjeter dhe te duan sbej dote gje,,se ekipet e turit tjeter do i shqepin ne gola,si flamurtarin dhe lacin..keshtu qe te vetemin shanc qe kishin ishte ndeshjet e para.
Dora e ngrohte (film)