FOTO LAJM/ Si munde ta vrasësh këtë krijesë të gjorë?

11 Korrik 2014, 11:45Lifestyle TEMA
FOTO LAJM/ Si munde ta vrasësh këtë krijesë të

Është pak e vështirë në këtë kohë që të ndash se ku përfundon realiteti dhe ku nis fantazia.

Por kjo është e tepruar.

Një personazh i njohur për memet në Facebook, postoi një foto të regjisorit të njohur, Steven Spielberg, me një dinosaur të vrarë pranë tij.

Jay Branscomb shkroi se regjisori ishte treguar i pamëshirshëm, duke vrarë një krijesë të gjorë.

Por edhe pse ky lloj dinosauri është zhdukur 66 milionë vjet më parë, fotoja u shpërnda dhjetëra mijëra herë në Facebook, ndërkohë që qindra njerëz nisën të sulmojnë regjisorin, duke e quajtur një vrasës kafshësh, një të pamëshirshëm dhe çnjerëzor.

7 komente në “FOTO LAJM/ Si munde ta vrasësh këtë krijesë të gjorë?”

  1. pipo says:

    STOP INJORANCES!

  2. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    shumica e njerëzve janë injorant,jo vetëm për atë që nuk dijnë,por për faktin se kur nuk dijnë diçka,asqë i shkon në mënd të interesohen se çështë kjo diçka që mungon nga dija e tyre dh pa menduar fare fillojnë e japin “mendime”ose kritikojnë!!

  3. x says:

    eshte e frikshme se sa lehte manipulohen njerezit

  4. JULIANO says:

    Kjo eshte inteligjeca e sotme njerzore artificiale,sepse sot mesojn cfare eshte kritika nga facebooku dhe selfie,nuk e kan iden fare se cfare jane llojet kafsheve,sot pyeta njerin 17 vjec e kishte mmendjen te lozte lojra ne samsung galaxy4 dhe nuk dinte cfare thoshin udhezimet ne anglisht,po ju injorant ngelet qe kur kan dal smartfonat,ngrihet inteligjenca e objekteve dhe ulet e njerzve,ne vend qe te hapesh nje liber anglishte i thash merresh me budalliqe lojrash

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      juli
      me siguri që tërë librat shqip i kishte mbaru ky 17 vjeçari i smartfonit??
      tashti duhet të fillojë me anglisht!!
      ke të drejtë në shqip nuk mëson dot gjë!!aty ka vetëm shkrinja p kuptim!!
      anglishtja është e vetmia që të jep kulturë!!
      eh inferioriteti i shkretë që na mbyti!!
      mos e ke në fis adrian klosin??se dhe ai se dëgjënte dot shqipen,ishte i përgjëruar për, atë gjuhë të “zotit”,anglishten!!

  5. sit ..back.. and_ relaks says:

    ka zera se ky rregjisor ka eleminuar me shperthim te telekomanduar gozillen, ka helmuar Hulk-un dhe ka perdhunuar Hirushen. eshte shume burre i poshter.

    1. miri says:

      koment i pa pame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje