Pemë e drejtë apo shqiponjë

13 Korrik 2014, 17:35Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Kam ende dëshirë të them fjalë për veshë të zgjedhur, sepse e ndiej se, ka në vendin tim te tillë fisnikë. E ndiej këtë në ajër, pavarësisht se aty ku mua më kanë vendosur (sepse nuk është zgjedhja ime) nuk  kam takuar akoma të tillë, por nuk e përjashtoj faktin….

Çdo njeri i di cilësitë e tij, të cilat e bëjnë “të vuaj” në një mjedis kudo qoftë. Ka mundësi të jetë shumë i drejtë ose të jetë shumë luftarak.

Të dyja janë të mjaftueshme për të mos pasur qetësinë që kanë të tjerët në përgjithësi dhe për të dyja njeriu nuk ka arësye të ndihet krenar, por as fajtor.

Një ditë një plakë e shkurtër me duar, që i dridheshin dhe me sy pak të çakërritur, më recitoi një vjershë per Shqiponjën, por pak e denatyruar… Më tha diçka të tillë:”kam qenë shqiponjë, por m’i prenë krahët….dhe një qeshje e djallëzuar ju end në fytyrën e saj të zhubrosur dhe një vetëtimë e çmendur në një moment i ndezi sytë e saj pa jetë…

E përsërita me vehte këtë “poezi” të plakës që nuk e di pse më ndali aty tek shkalla e derës së jashtme e ma recitoi dhe kuptova se dikur është ndier shqiponjë (çdo njeri ka të drejtën e tij të delirojë), por nuk e kuptova pse ishte ende gjallë!!!

Shqiponja është shpendi, për të cilin ne shqipfolësit ndihemi krenar, vetëm për faktin se e kemi emblemë në flamurin tonë kombëtar, por më tej???….

Shqiponja ka ato cilësi që asnjë shpend tjetër nuk i ka. Siç dihet kur stuhia është duke ardhur, të gjitha gjallesat me krahë trullosen, lemerisen, ndërsa ajo ngre kokën dhe rri e pret, pret stuhinë që do të vijë me qetësi dhe kur ajo vjen, atëherë shpendi i rrallë rreh krahët me shikimin të përqëndruar ngrihet me vrull e fluturon mbi të. Ajo nuk fluturon dot po nuk pati stuhi….

Ndoshta shqiptarëve si njerëz “novator” mund tu ketë shkuar ndërmend tja presin krahët këtij lloj shpendi, si çdo gjallese tjetër apo objekti që bën shumë hije, por një gjë është e sigurt:-Shqiponjës po i preve krahët ajo vdes. Nuk bëhet pulë.

Kështu mendova me vete, nëse njeriu i ka disa cilësi ai duhet të luftojë t’i përsosë ato deri sa të bëhet ai që në fak duhet të jetë. Po në qoftëse për momentin “stuhia” nuk duket ai duhet të presë, përndryshe të mos thotë: “mi prenë krahët” se kjo gjë supozon vdekjen.

Të pranosh se je i vdekur duke recituar më duket shumë fataliste.

Njeriu luftarak sigurisht që do rezistencën, për të nxjerrë në pah cilësitë e tij, por rezistencë nuk do të thotë PRERJE KRAHËSH. Jo këtu sopata nuk ka punë, as mospërfillja….

Rezistencë do të thotë garë e ndershme e arësyeshme.

Kështu edhe pema e drejtë ka arësye të forta, pse është në çdo moment eventualisht pre e sopatës…

Një pemë kaq e drejtë që bën kaq shumë hije me siguri që ka shumë lëndë në vetvetvete dhe një ditë dikush, vendos natën apo ditën, a në kohë stuhie ta presë atë. Dhe kur pema bie në tokë, atëherë gjithkush shkon e bën dru….e kjo nuk përbën habi.

Habia ime është se personi, që ka në duar sopatën më të madhe dhe vullnetin më të madh për ta rrëzuar, është pikërisht ai, që e ka shijuar hijen e saj më shumë se kushdo tjetër.

Njerëzit shkojnë e bëjnë të gjithë dru mbi pemën sepse duhet të ngrohen, por mbas zjarrit mbetet hiri (sepse asgjë nuk zhduket por transformohet thonë ligjet e dialektikës)…

Dhe pa dyshim unë po shkruaj tani për ata veshë të zgjedhur, që e kuptojnë se pema nuk ka vdekur ajo është në saksitë e luleleve duke bërë të bukur vendin përreth….

38 komente në “Pemë e drejtë apo shqiponjë”

  1. tosi says:

    Vazhdon te mbetesh e lodhshme

  2. Xhaja says:

    Ju Falem nderit Znj. Ramohito .

  3. Repusjo says:

    Komplimente zonje. Je nje pasuese e denje e Nietzches. Shqiptaret te kuptojne me veshtiresi

    1. sit ..back.. and_ relaks says:

      qafsh mu lene nietzchen rehat se nuk besoj se je ne gjendje te besh analize krahasimore midis nietzches dhe kesaj turbullires.

  4. gjergji says:

    Edhe Fatos Nanao keshtu i shprehte mendimet, te koklavitura, te turbullta e pa kthelltesi. Edhte menyre te menduari e shprehuri e njerzve e bote te gjere e te thelle, cka e ben te veshtire parshtrimin e mendimit ne menure te thjeshte e te kuptueshe per njerezit. E kam fjalen per njerezit e thjeshte, te zakonshe apo popullin sic thuhet rendom.

    Kjo Zonja flet per veshe te zgjuar qe sipas saj jane por gjenden me pakice dhe vlerat e pemes se madhe e hiri i mbetur prej saj do veshdoje te ushqeje lulet ne vazot e elites me te cilen ajo bisedon.
    Zonje hiq dore nga fjalite e komplikuara e te veshtira per tu kuptuar e shkruaj thjeshte se ti mund ta besh kete.

    1. sit ..back.. and_ relaks says:

      fatos nano fliste ashtu se ja ngacmonte alkoli i xhin-it qelizat e trurit dhe vetem po te arrije nivelin e tij empatik te dehjes mund ta kuptoje. megjithate si cdo pijanec kur ishte tape ishte zemerbardhe kur ishte esell ishte inatci. kurse zonja me duket se ka nje doze te larte egocentrizmi, mbivlerson vetveten, dhe i thur lavde vetes ne veten e trete dhe perpiqet ti transmetoje keto tek te tjeret duke u paraqitur si viktime e moskuptimit te botes se saj te pasur, nga injoranca qe e rrethon. ne mes rreshtave te ndertuar me nje gjuhe te bute fshihet nje inat, zili apo doze josinqeriteti ndaj te tjereve, te cilet sipas realitetit joreal te krijuar nga mendja e saj e sulmojne dhe e kane zili, gjithmone sipas imagjinates se mendjes se saj. Qe ka nje hall qe e mundon kjo Zonje e ka, po qe dhe nuk po gjen rrugen per ta cliruar veten nga ky hall kjo eshte evidente.

      1. izvori says:

        Halli i vetem i kesaj zonjes je ti.se del me 700 emra.jo vetem kaq po ke 3 vjet dit per dit nuk u lodhe. Ku e ke hallin?e ke xhan apo ke cmire?

        1. sit ..back.. and_ relaks says:

          ca thu o lali, i ke pire ilacet? te ka punesuar gje zedhenes apo je vete zonja ne fjale. une komentova artikullin, ti mos me komento mua. po ste pelqeu komenti im eshte problemi jot jo i imi. zonja ka goje, dore, e tru vete te pergjigjet nqs ja ndjen. nuk e di me ke me ngaterron o lali apo lalesha po nuk jam ai qe ti mendon. mund te takohemi e ta shohesh vete qe je gabim. it’s your choice. Mua thjesht nuk me pelqen stili i zonjes dhe bej komentin tim drejtuar zonjes, jo fansave te saj.

      2. ati says:

        Po tensionin si e ke moj ti qe relaksohesh, fshatare e lumtur. Duket sikur metastazat te kane kapur qelizat e trurit,e mjera ti sa vuan, sa frik ke me ate mavri pune qe….ta qaj hallin, po ajo moj Avduli te tremb me moj lumemadhe, sa maraze ke ti lugina lotesh ke mbushur, por mos kujto se ne gezojme, na vjen keq, por ti do ndihme urgjente,
        qetesohu o e shkrete se edhe Putini mire do i kete punet. Tani merri tabletat e tensioni e mos qaj per by paset e shqiperise e zengjinet e rinj se Shqiperia do ndryshoje e ti do plakesh akoma. Mos mendo per gjera kot, ja edhe pak shkon ne pension.Deri atehere rri ketu ku shkruaj une, megjithese meron e urren, nga halli e komplimenton.
        Te dalin ballistet ne gjume e ziu une, pu pu pu vdis e qete se nuk i japim pushtet atyre te poshterve.

        Hajde zemer qeteso se ke bere merak gjithe familjen o e shkrete

        1. sit ..back.. and_ relaks says:

          uahahahahaha, nuk e di kush eshte kjo qe e paske kaq fiksim po nuk jam ajo kushdo qofte ajo moj joooo uahahaha. jam AI dhe jo AJO keshtu qe perdor gjinine mashkullore here tjeter. as e njoh kete zonjen ramohito dhe jam 100% i sigurte qe nuk me njeh se eshte dyfishi i moshes time dhe une jam shume larg prej ca kohesh moj shoqe. as i njoh kta filmat me balliste a diversante qe thua ti. sic dhe thashe me siper, bej komente kritike se nuk me pelqen forma qe ka zgjedhur per tu marre me ate qe paska kaq inat, nuk me pelqen qe inatet e saj personale i transformon ne te pergjithshme pasi hallet e saj jane hallet e saj dhe jo te shqiptareve. e vetmja shije qe me ngelet pasi lexoj artikujt e zonjes eshte shija e hipokrizis, dhe as e njoh e as me njeh qe ta paragjykoj. eshte thjesht nje reagim spontan qe me ngjallet pas leximit. i uroj shendet e gjithe te mirat zonjes pasi dhe nqs bej ndonje kritike ndaj saj kjo eshte per te nxjerre prej saj me te miren pasi jam i bindur qe zonja ka potencialin e duhur te sinqeritetit per ti thene gjerat drejt dhe ne menyren e duhur. And ,i am always relaxed and calm. ?

          1. Drita says:

            Hej je bere profesioniste mashtruese, por mendo per koken tende.

            Ta kishe menduar madje se nuk eshte shaka. Ta them seriozisht edhe te kam porositur te besh kujdes se punen e ke te veshtire…

            Nuk me vjen aspak mire te te shoh ne veshtiresi, perkundrazi. Ti do ndihme profesionale.

            Uroj zotin te vere dore mbi ty

            1. sit ..back.. and_ relaks says:

              oj temen e semes, po ti je roja e turnit te trete keshtu!? uahahahahaha, me ngaterron moj Drita, ati, izvori, etj etj emra. duket sikur keni dale te qani hallet e nderrmarrjes ketu te Tema uahahaha.

  5. Pëllumb zaimi says:

    Eshtë një tentativë e zonjës për të rregulluar gjuhen e përdorur në artikujt e kaluar? E ka rregulluar disi por duke bere pak nderlikime te panevojshme. Kërkon veshe që ta kuptojnë dhe nuk eshte e veshtirë për ta kuptuar kur gjuhen e ka te lemuar dhe e përdor pa mallkuar!? Ka veshe nga ata qe pretendon zònjë por, kur shfryn urrejtje e mallkime,kur hallakatesh népër stilizime pa stil, keta veshë mërziten e buhaviten? Mendimet e medha shprehen thjesht? Çdo mendim sado i nderlikuar mund te shprehet me një emer,një mbiemër,një përemër e nje folje,-thoshte “fjalëgdhëndësi” i madh Monteskje? Kësaj radhe ja keni arritur qellimit por kujdes nga zëmërimet pa sens dhe nga fjala që harbon pa fre ? Tung!

    1. erion says:

      cfare eshte kjo meskesjeja se ne jemi gjinje pa shkolle, flisni me thjeshte zonjusha sharruese, sopatushe…shkurtabiqe

    2. genci says:

      Sa te lemuara i ka fjalet kjo pullumbeshaaaaa ja psh nje dite artikullshkrueses i tha : IK moj BIBE u bone ti me shkrujt…

      ene masanej ju pergjigj me nje nickname tjeter (se kjo mban shume te tille e naihere bo muhabet me veten) : Mire ja bone kesaj bibe !!!

      Lume si kjo pullumbesha asht ma e squta e rusise, me falni e Shqipnise

  6. Gjinika says:

    Ndonje eunuk “me mustaqe”, ne mungese te kellqeve per ti prere krahet, ka filluar perpjekjet per ti shkulur pendet.

  7. Sh says:

    Nqs dhe kete here nuk do te marresh shume aplauz per
    tematiken e zgjedhur ,qe une e kam mesuar ne klasen e 5 -te
    te lutem mos thuaj qe nuk nuk ka rene ne vesh te zgjuar .
    Po vazhdove keshtu ,ato veshe nuk do ti gjesh kurre .

    1. ati says:

      Ti “SH”, mos je gje tip SHARREEEEE?
      Si ka mundesi gjithe ky presion? Dyshoj shume se ne jeten e lire zonja duhet te kete shume me shume se kaq presione. Gjerat duken.

  8. strong says:

    NJE KOMUNIKIM ME FUQI REAGUESE
    SFIDAT QE (PEMET E DREJTA )KALOJNE
    DUHET TE MOS JENE METODA PER TE
    ARDHMEN
    VETEM NJE NDRYSHIM RRENJESOR POZITIV
    DO NDERTOJE NJE TE ARDHME TE GARANTUAR
    NGA PARIME DHE VLERA

  9. eni franc says:

    Magda te pershendes!!!

    Une jam nje vesh i zgjuar qe rri atenta per shkrimet e tua te mrekullueshme.
    Ne kete moment klikimet ne kete artikull jane shume te larta.

    Shkruaj Magda, ja per keta veshe qe sot po te degjojne. ja vlen!!!

  10. erion says:

    Ne 2-3 artikujt e fundit pati shume aplause Magdalena.

    shkoi gati 100 numri i like tek”komunizmi e theu kemben” edhe tek pasuesi pati mbi 20, por pati ca mallkime qe vinin nga lagja BOMBEI….

  11. besi says:

    Erion ! Me siguri do te kene qene banoret e lagjes tende!!!!!!

  12. shqip says:

    Peme e drejte ,por pasi te shfrytezojne ,te tregojne situaten,nqs u thua me hidhni pak uje apo pleh qe te gjalleroj dhe une per ju.Po,po shume e drejte.Keshtu po ndodh sot ,as te degjojne por vetem te te shfrytezojme,dhe ti thua po ta dije se ma kishin me hile ,nuk do ti lija nen hijen time,poja….keshtu po ndodh…..Pasi na presin krahet mendojme se pse i ndihmuam,por keto krahe na i dhane per 8 vjet,tani qe deshem te fluturonim…..dhe me keq kur keto plehra jane femra.

  13. amla says:

    Te kam keshilluar disa here por vertet qe nuk me kupton.Ke shume komplekse per veten tende dhe pa u shkarkuar nga to nuk mund te shkruash edhe nese ke ndonjepike ttalenti.ke shume vuajtje e maraz
    brenda vetes.gjynah…

  14. ati says:

    O marak, maraku i shkrete
    pse s’ma le zemren e qete….

    Per “amlen” fatkeqen

  15. elinor says:

    Pash hatrin e Zotit na thuj cfare tymos ti moj zonje? Te kam pyetur edhe here te tjera por nuk me ke kthyer pergjigje. Te lutem na trego se na duhet nje mall i forte sidomos me ate humbjen e thelle te Brazilit!

    1. sit ..back.. and_ relaks says:

      edhe tymi i duhet, pa tym edhe flet ne tym.

      1. Avduli says:

        Metastazat kam frike se ta kane prekur trurin, por kjo nuk te shpeton dot nga shpifjet qe ke bere, sepse shpifja eshte akuze. Te kane lene te gabosh deri ne fund, dhe ky eshte carku, qe nuk e ke parashikuar..
        Ate semundjen tende mendore e ke projektuar tek nje njeri qe e urren, per aresye qe vetem truri yt i semure e di. Por ta dish frika qe ke perjetuar gjithe keto vite te ka demtuar. Te kam keshilluar ta lesh ate dreq pune 600km larg, me tension te larte dhe me probleme shendtetesore kronike. Gjithe familja jote eshte e shqetesuar dhe do te te ndihmoje nga ana mjeksore.Te kam pare vet si dridhesh kur me sheh ne rruge e di friken tende.

        Kjo eshte fjala e fundit qe po te them. Udhe te mbare

        1. sit ..back.. and_ relaks says:

          uaahahhahaha, jam 7500km larg o Dule, te thashe, me dashje apo pa dashje me ngaterron. e paskeni pijen me sherr andej nga nderrmarja juaj ju uahahaha.

  16. Tani says:

    Nje artikull i perkryer.
    Ato lulet qe po rrisin saksite nuk jane asgje tjeter per “plehun fisnik”, vecse lote gezimi.

  17. gjergji says:

    Thjeshtoje frazen dhe jepe mendimin me te koncentruar dhe mos e jep te shperndare si vaji ne uje, apo ne lakra, pasi eshte e veshtire te kuptohet.
    Kjo nuk ka te beje me veshet sikurse pretendon, pasiato vetem degjojne. Jane mendjete ato qe kuptojne e vlersojne shkrimet dhe mendimet e ndritura.

    Me siguri zonja zoteron nje bagazh te mire e eshte per tu admiruar, por nevoitet ta sistemoje e shprehe ate me fjali e fjale me te thjeshta per lexuesin.

    Sidoqofte eshte per tu pershendetur parashtrimi me kurajo i opinioneve e shqetesimeve e saj mbi problemete qe e mundojne shoqerine tone.

  18. Gjermania Kampion says:

    E ke tymosur fare. Por bota nuk rrotullohet rreth teje dhe te tjeret as qe mendojne cfare te bren ty trurin.Shkruaj per gazete jo hartime te klases peste. Te lumte…maja e penes.

  19. mira says:

    Pergezime Magda
    Ke arritur te behesh nje person i njohur dhe kaq shume i komentuar.
    Me vjen shume mire

  20. amla says:

    Mira te lutem mos I bej furca se gabon me shume Z.Ramohito!

    1. Avduli says:

      Po ta leme ty fjalen e fundit meqe je semure e nuk i dihet, mbase shume shpejt do na mungofsh….

      1. Repusjo says:

        Edhe ti Elinor je shume i fiksuar . Duket qe ke nje qef mbetje. Mundohesh te tallesh por pa sukses

        1. sit ..back.. and_ relaks says:

          Jeni bo si kori i galave pa dhembe. thapathupathupathapa

  21. elinor says:

    Po prandaj cdo artikull e ka pacavure kjo se e shkon kohen dem duke i kthyer pergjigje kritikuesve ne vend qe te thellohet pak me shume. Shkrimet e saj jane te mbushura me fjali nenmediokre, plot me gabime sintaksore, gramatikore, drejtshkrimi, me nje logjike shume te ceket….shkurt ceshtja as qe e marr mundimin t’i lexoj me vemendje; thjeshte i fus nje skanim te shpejte ne me te shumten e rasteve dhe kur vendos te ndalem e t’u kushtoj pak vemendje filloj e ndjehem keq vete per cilesine e dobet.
    Eshte bere si skizofrene — mendon (ose mundohet ta nxjerre si te tille) se eshte nje person qe e ka inat dhe qe komenton me emra te ndryshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje