Tragjedia në HEC/ Inspektoriati i Punës: Angazhim maksimal per zbardhjen e aksidentit (VIDEO)

1 Gusht 2014, 20:18Sociale TEMA

Inspektoriati Shtetëror i Punës reagoi sot lidhur me ngjarjen e ndodhur mbi lumin Fan  ku tre persona humbën jetën pak ditë më parë gjatë ndërtimit të një HEC-i.

Duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje të rëndë, inspektoriati garanton angazhim maksimal për trajtimin e këtij aksidenti.

Në një deklaratë për mediat Inspektoriati Shtetëror i Punës deklaron se menjëherë pasi ndodhi ngjarja është dërguar një grup punë për të mbështetur inspektimin e Inspektoriatin Punës te Deges Rajonale Lezhë.

Po ashtu inspektoriati thekson se po verifikohen të gjitha dokumentat e subjektit për të vlerësuar riskun dhe më pas për të dalë në një konkluzion përfundimtar. Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Punës, 3 punonjësit që humbën jetën në galeritë e ndërtimit të HEC-it ishin të siguruar.

“Nga verifikimi paraprak i deritanishëm rezulton se, ky subjekt është inspektuar rreth tre muaj me parë nga Inspektoriati Punës Dega Rajonale Lezhë, ku dhe janë lënë detyra dhe rekomandime konkrete për t’u zbatuar. Një prej detyrave të lëna ka qënë, edhe ngritja e një grupi shpëtimin në rastet e aksidenteve dhe marrjen e masave për parandalim e rasteve të tilla”, thuhet në njoftimin për media

11 komente në “Tragjedia në HEC/ Inspektoriati i Punës: Angazhim maksimal per zbardhjen e aksidentit (VIDEO)”

  1. al says:

    Dritan mos harro se mbas ngjarjes ,kryetari ideges lokale te kontrolli deklaroi se firma punonte ne rregull,dhe te kunderten deklaronin punetoret fukarenj,kur thonin se turqit na trajtonin si skllever.Beje mire detyren dritan dhe jepi drejtim kontrolli se ka pasojavdekje.

    1. Patriot says:

      Fjale boshe,pa kurrfare kuptimi!!! Vetem para 2 muajsh ndodhi nje tragjedi e tmerrshme ne nje miniere ne Turqi.Humben jeten 300 minatore!
      I gjithe opinioni atje protestoi dhe beri fajtor Erdoganin sepse kishte favorizuar kompanine fituese per shfrytezimin e minieres. Kompania qe shfrytezonte minieren,mburrej se kishte reduktuar kostot e prodhimit nga 130 dollare per ton,ne…30 dollare!!!… Si arrihet nje gje e tille?!..E thjeshte,shfytezoji punetoret si sklever,pa asnje kusht per pune dhe…kaq!!! Kur turqit veprojne keshtu ne vendin e tyre,cfare presin shqiptaret ?!… Pallavrave te Edi Rames per rilindje evropiane nuk u beson askush.

    2. Argita_B says:

      Inspektoriati i punes shkone pas ngjarjesn vendgjarje!! Po sa vite ka qe ka filluar ky subjekt nga ndertimit?
      A ka qene ndonjehere inspektoriati i punes per kontroll rutine si duhet te beje ne te gjitha subjektet per sigurine e punes, per verifikimin e normave elementare te sigurise se puntoreve?
      A ka ndonje proçes verbal se inspektoriati i punes ka kontrolluar kete subjekt dhe nese po cili eshte konkluzioni?
      Nese Inspektoriati i punes do te kishte kontrolluar kete subjekt, apo te tjere, ndofta sot drama mund te ishte evituar.

  2. arsen says:

    Dritan,
    Pas reformes teritoriale dhe gjyqesorit, rradhen e ka sektori yt!
    Minierat dhe vendet e punes me rrezik te larte per jeten, kontrollohen cdo muaj!
    Informaliteti dhe shfrytezimi gjakatar i pronareve (te lindur brenda nates), pa shkolle e pa shpirt..kerkon impenjimin maksimal te shtetit!
    Ju prisni te ndodhin Gerdece?
    Prisni te vdesin njerez e pastaj te nderhyni?
    Prisnimqe pronaret te vijne e tju deklarojne te vertetat e tyre te shfrytezimit???
    Gjeja e pare qe u duhet te beni, eshte te kerkoni shtimin e personelit me juriste, psikologe dhe punonjes sociale!
    Te merni te dhena dhe te bashkepunoni me inspektoriatet e tjera, ne menyre qe te jeni te informuar ne cdo kohe!
    Nderhyni kudo e ne cdo drejtim!

  3. agostin says:

    Duhet te vdesin njerez ,qe te filloj formalisht nje kontrolle sa per te qetsuar njerezit ,dhe pastaj e njejta gje si gjithemone.

  4. inspektori rilindas says:

    Me ne, inspektoret rilindas jeta e kokpalareve do behet me e bukur,me ne jane vrare pak njerez, me ata u vrane me shume ,me ne do keni rilindje te sigurte dhe ju garantojme se kete muaj nuk do kete me kokpalare te vdekur.

  5. Eri says:

    Po ke ka lene te flase kete injorantin me shkolle fiskulture akoma aty qenka ky Mandi , Bo Bo cbehet me keta Te Lsi I basarduan fare institucionet shteterore.

  6. pse me tani shkon inspektoriati, ata te shkojne perapara se te ndodhe ngjarja te shohin se ne cfare kushtesh mizerje qe jetojne ata njerez.. http://bit.do/tragjedia-ne-hec

  7. arben hasani says:

    po ci afte per lum mik. kushdo tia terheqe kapistren ketij lum ziut, ci duhet qe mban thesin e te tjereve mbi kurriz. a nuk duhet te kthehet ne zanatin e gazetarit se ate te mesuesit te letersise nuk e ben dot. ky eshte nje leksion i hidhur por i drejte qe tan ylli te pyese veten dhe te mos genjeje sic beri deri dje ne mbremje

  8. Androniqi says:

    Ky do t’a haje nga Monika nese nuk ka paguar tatimet cdo fund muaji. Sa e turpshme eshte qe injorante si ky Dritani dalin pas cdo vdekje njerezeve te pafajshem qe punojne per buken e gojes, thone do bejme inspektim?

    Cfare inspektoni tani, LSI-ne, parate e Monikes? Apo te rrjetit te halabakerise e seksereve te saj?

    Kjo s”eshte rilindja, kjo eshte rivdekja e shqiptareve.

    Pse nuk thoni kush eshte pronari i vertete i ketij HEC? Te gjithe zona e dine, eshte i miqve te tuaj te LSI-se!

  9. Liridon says:

    Punimet ne Tunele apo Puse kane karakteristika te tjera.Kontrollet per sigurine ne pune duhet ta bejne njerez te specializuar per keto tip punimesh.Keto qe kan bere kontrollin dine te shohin vetem kapelet apo kostumet e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje