Fullhani po e humbet durimin me stafin e tij. Edhe pse sot ishte njoftuar protestë para zyrave të tij, stafi i vet as që e çau kokën, por shkoi në punë në orarin zyrtar. Vetë Fullhani u çua që më 6 të mëngjesit, u maskua si shitës mishi me kapuç të madh në kokë, kaloi përmes dyqaneve të Pazarit të ri, dhe hyri nga dera e pasme e ish- ndërtesës së VEFA-s për në zyrë. Kontrolloi frigoriferin, ishte plot me ushqime.
-Mirë, të paktën, tha, dhe po më mbajtën të rrethuar, kam për tri ditë bukë.
Hyri tek dhoma e gjumit, kontrolloi çarçafët, kishte dhe tre palë të papërdorur.
-Dhe kjo qenka në rregull, tha.
Shkoi në guzhinë, gjërat ishin në rregull.
-Tani s’kanë ça i bëjnë Bankës, tha, i marrin të keqen.
Ndërkohë, priti se mos vinte stafi në punë para kohe, por askush nuk e çau kokën.
Vendosi të marrë Doktorin në telefon.
-Jam shumë i shqetësuar, i tha. Kam ardhur qysh në orën gjashtë në punë, por stafi s’më kardhur. Janë njerëz pa sedër fare. S’di ç’të bëj me ta!
-Mos u mërzit, i tha Doktori. Ka dhe më keq. Mua më 97-n më ikën e si gjeja dot ku ishin.
-Më ndihmoni dhe këtë radhë, i tha Fullhani. Ata duan të kontrollojnë thesarin. E kupton ti pse duan ta bëjnë? Është ai muhabeti që premë lekë atëhere. Duhet t’i ndalojmë, ndryshe unë do tregoj.
-Do të mbroj patjetër. Do nxjerr Laurën, Palokën, të gjithë në sulm. Nuk guxon kush të të prekë.
-Duan të verifikojnë dhe transaksionet e bankave të nivelit dytë. Po u morën vesh ato, do bëhet hataja.
-Në asnjë mënyrë nuk lejojmë t’u prekë njeri, i tha Doktori.
Fullhani u qetësua dhe thirri stafin për mbledhje në orën 10. Ndërkohë, kishte bërë gati fjalimin me shkrim që do t’u mbante.
Hyri hijerëndë në mbledhje dhe pa i përshëndetur, filloi të lexonte:
Zonja dhe zotërinj.
Banka Qëndrore gjendet para një sulmi të organizuar nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Kur them armiqtë e jashtëm kam parasysh njerëz barkëtharë, që ju duken shumë 7 milion dollarë të vjedhura, apo një milion euro ora që mban çuni im. Kur them armiq të brendshëm kam parasysh, gjithë ju që përfaqësoni këtu presidentin, ish- kryeministrat, ish- deputetë dhe ministra, politikanë, prokurorë, gjykatës, bankierë etj. Ju jeni në të vërtetë gjithë klasa politike e Shqipërisë dhe sot, në këto momente të vështira, po qëndroni indiferentë ndaj fateve të Bankës. Ju duhet të jeni aktivë, të flisni, të ngrini zërin, të mbroni Bankën dhe mua nga sulmet e padrejta. Unë ju kam marrë në punë për këto ditë të zeza. O sot, o kurrë! Nëse nuk më ndihmoni sot, nuk kam nevojë për ju.
Më vjen zor t’iu drejtohem ju Zonja e Parë, Odeta, por as ju, as burri juaj, nuk keni bërë asnjë deklaratë për të më mbrojtur. Unë di që ju jeni në sinkron me kryeministrin Berisha, por këtë radhë po më zhgënjeni. Ai ka dalë vet, ka nxjerrë Laurën, ka nxjerrë Palokën dhe më ka çuar të fala me Lulin. Ju nuk keni bërë asnjë deklaratë. Po ashtu, më ka mbetur qejfi mu ju zonusha Bode, pasi as babai juaj nuk ka bërë asnjë deklaratë. Dhe me ju zonjusha Topalli, pasi as mamaja juaj nuk ka bërë asnjë deklaratë. Kjo e vë në pikëpyetje pozicionin tuaj në Bankë, pasi bën të pavlefshme arsyen përse ju kam punësuar.
Zonja dhe zotërinj.
Pas pak në shesh do të vijnë protestuesit. Ju ftoj të ngriheni në lartësinë e detyrës, të mobilizoni familjarët dhe të mbroni Bankën. Nëse nuk e bëni sot, nesër do jetë vonë!
Kaq kisha.
KUR HUMORI I TEMES TINGELLON SI NJE VAJTIM VORRI PER VATANIN
sepse o milet i paditur:
NE SHQYPNI FILLOI DEGJENERIMI I SHTETIT QE KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
Kete semundje komuniste po e vuajne sot shqyptaret nga pinjollet qe la pas Partia e Punes dhe keta jane VAMPIRET qe pollen DEMONET komuniste qe mileti budalla i besoi pushtetin. Sepse ne fund te fund kush eshte Guverantori Fullani? Pergjigja eshte mjaft e thjeshte: Ai eshte nje pinjoll komunistesh nga nje familje sigurmisash dhe eshte nje servil i tipit FEBEL per te gjitha pushtetet ashtu sic ka qene FEBELI i vertete i Madam Pompadurit dashoneras mantenute tte Luigjit te Frances qe komandonte shtetin ate kohe ne vend te Mbretit Legjitim. Por nga ana tjeter Guverantori Fullani eshte nje medioker pernga arsimi dhe profesionizmi ne fushen e ekonomise dhe kush e ka njohur nga afer do t’i afirmonte keto te verteta te hershme te nastradinit. Pse i duhet pushtetit politik nje medikoker i tille? Perseri pergjigja eshte mjaft e thjeshte: Sepse si ASKUSH tjeter ka lejuar vjedhjen e vazhdueshme te Thesarit te Bankes se Shtetit dhe u ka bere sherbime dhe ndere pushtetareve me blerje hotelesh te falimentuara dhe punesime te lloj-lloj pinjollesh pushtetare ne Banken e tij. Ky njeri medioker dhe servil i ka pelqyer Sali Berishesh pikerisht se kishte hapur dyert e BSH per PD dhe familjen Berisha sikur ta kishte pronen e babes se vet, por u pelqye edhe nga Ilir Meta per mbylljen me ane te gruas se tij te skandalit me videon e rryshfetit te Dritan Priftit. Sali Berisha qe e kishte quajtur me pare Ilir Meten si Ilir Floriri tani eshte me nje ze ne unison se kusari Fullani duhet te ruhet me cdo kusht dhe te mos shkarkohet nga posti qe mban ne vend qe ta cojne para Drejtesise sic ndodhi ne Kroaci pershembell. Ketu lind nje pyetje akoma me madhore:
PO KRYEMINISTRI EDI RAMA PSE HESHT PER KETE MEGASKANDAL HISTORIK?
dhe ne vend te RILINDE Drejtesine ne vendin tone merret me gjepura romapertoma me universitetet albaneze fallco dhe i ka meshuar reformes imagjinare te ndarjes se territorit per te siguruar vota ne zgjedhjet e ardheshme sikur nga kjo reforme so te varej fati i prodhimit te falimentuar shqyptar. Pra pse hesht kryeministri famoz Edi Rama kur bandat komuniste po i vjedhin Thesarin e Bankes se Shtetit ne mes te dites si ASKUND ne Bote? Sa LEKA jane vjedhur realisht nga Banka e Shtetit qe faktikisht eshte Banka Personale e Fullanit, se shifren deri tani e ka deklaruar vetem sekseri roje i Fullanit dhe ASKUSH tjeter?
PESHKU QELBET NGA KOKA
thote nje fjale e urte nderkombetare, por ne Shqypni peshku eshte qelbur qe kur
ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
—pyet komunistin Berisha dhe kryehajdutin Meta … ata jane kopetenta , mjeshteror te vjedhjeve … sa injorant qe je me kete carcaf – koment – po a nuk e more pergjigjen nga keta me siper …. Full – han eshte kristal i paster …..vetem truri jot , i mykur dhe i shkerdhyer e lidh vjedhjet ne sistemin tone te mrekullushem demokratik me diktaturen e ENVERIT qe te tridhte per koqe per 2000 leke te vjetra .. po ty komunizmi te paska tredhur nga truri..
Po po Fullan, kerkon te kalosh fajin tek te tjeret por fajtori je vete…. http://bit.do/Fullani-gjen-fajtoret
-Z.”perkthyes” hajduterine, horrllekun, poshtersite e te gjitha ngjyrave nuk e mbolli bollshevizmi ,as
Enveri sepse ju e dini se ai regjim per nje milion leke te asaj kohe te jepte nje koqe plumbi ne lule te
ballit . Hajduterine, vjedhjet dhe plackitetjet skandaloze i mbollen ne Shqiperi dy persona : Binomi
Nano-Berisha dhe cdo gje tjeter eshte sharlataneri ,hipokrizi, mashtrim ndaj nje populli naiv,injorant
e profan ne politiken maskareshe qe bejne dy politikanet e lartpemendur , prandaj asgjesimi i kesaj
bande mafioze,trafikante te droges dhe boset e ketij rafikimi ! ASGJESIM TOTAL !
Tamam vetem te hane e te flene keta koketrashet dhe per ironi te fatit jane keta cakenj qe na drejtojne dhe na ruajne parate. Prandaj se ngre koken populli i shkrete se keta nuk kane te ngopur. Tek ne duhen ftuar te huaj , me disipline ne pune dhe me respekt te plote ndaj ligjit. Perfundimisht ne qenkemi te gjithe hajdute po te na lesh dicka ne dore.
Dhe ceshte me e forta as nuk na ben pershtypje kur na thone hajdut.
Kujtoja qe ishe komplet I lohtur nastrudin, po ke thene ca te verteta dhe ca budallalleqe. Dmth e ke bere sallate.
Besoj e lave gojen kur permebde enverin?
Se enceri te fuste ne burg dhjete vjet per nje mije leja deficit.
HullHalia shpellarit: ——Ata duan të kontrollojnë thesarin.
ai muhabeti që premë lekë atëhere.
Duhet t’i ndalojmë,
ndryshe
unë do t r e g oooooooooj.
Eh, si ke p’ti tefteros ti mo!…
Fill e per pe .
!
Dihen, p0000o ti do i lecisesh me goje-cqyeren tate (idjote, me se PareBosi yt, njaj i Saukut bej….))
ktu o e bukra, o fullHaaaaaaaaaale!
Shu…shu me ufull si Dental, uhuhuh…h.
Vape, shume vape! Freskohuni ke Pusi Suuuudes, o FuullHalia 24 vjecare!
Kukamcefti njalash, hihihi…
Une kete banken se njoh fare por qe kur kam degjuar keto lajmet jam shokuar ca. Nga ana tjeter duke qene se jetoj jashte, edhe aty ku jam kam degjuar ca raste te ngjashme. Kryesorja nuk eshte te shajme e te kerdisim familje e fis te njerezve qe punojne ne banke, se kjo ska ndonje peshe por te falenderojme ata qe u bene shkas qe te gjenden keto shkelje si dhe ata qe po i hetojne. Kjo tregon qe shteti po funksionon dhe qe gjerat zgjidhen me ligje e institucione dhe jo me parulla. Do vemi apo jo ne evrope?
Miq, kina shume miq qe duan te miren pooooo
qe duke qene se i dine punet e shokutenver shtremet,
si ja ka meku prindi komunist xhahil (deri ketu s’kane faj, faji vjen masi nuk i hspin vedhet te mesojne por gojen te japin men, te mykur me vatra qelbi)
E pra miku meso, per kulturen & dinjitetin tat
dhe te miren e pergj.
qe shokuenver e vodhii thesarin i pari, pastaj shoku ramiz
(nuk po permend arin e thesaret qe moren serbe, ruse, angleze etj.
as thesaaaaaret e kultures e etnivitrtit ilir, nuk po permend mallrat e pafund te tregetareve e pasanikeve shqiptare ( ne mes luftrave kjo grabitje, po sidomos thesaret qe shokuenver perversi i linte te rripnin, nder te tjera (Kosova… Cameria) per vellazeri…. Bolshevizem; per kete qe po flasim),
shkurt mik, laje trunin nga e shplamia qe te ka bo baba ne komunizmi, masanaj hap gojen, thuj qe keta shpellar- Varkar- bij, niper te shokutenver
doemos qe mostra do ngordhin, dh. ma zi se Babaenveri i KalaseKuqe….
mbi thaset me pare, ar, dismsnte, hihihi…
KETA i gezofshin!,
po ti mos u mbaj bishtin, ketu e kemi llafin, nje shqiptar qe ta do te miren!
Te shpresoj te ket hy naj pyke e dobishme,, shnet e t’mira, mik.
Harrova mik nje ilustrim qe prune dje ketu: gasper curcine dhe ing tjeter e varen jo per 200000000 leke te vjedhura, po sepse dinte qe thesari shqiptar kish shku ne Zvicer
Per komunizmin kur Imperializmi ta perzinte nga Shqiperia, demekse, shkurt per krye agjentzogist- agjent i te tereve ( Lindje e Perendim, edhe Zogut) marksistleninisti stalinisti shokunenverhoxha
1 dite para se te ngordhte shomuenver gaspri dhe tjetri u varen!!!
Qe zhdukje 2 deshmitaresh, si edhe b. Balluku ( nder te tjera qe dinte)
dakord qe denimi u ekzekutu prej hijen- krokodiles nexhmie dhe hijen- eunukut alia!
Keshtu mik, hap veshet, qep gojen aty ku s’di, dhe je i neru!
tani kemi edin. sala ska ca ban, kush e pyt me me aq pak vota sa ka
do ja u tregoje edi vendin .
edi pas universiteteve do meret me fullanin. ne shtator tani .
Ca gjuhe flet ti nastrudin se ste kuptoj asnje fjale.
Lumjance?