Mbyllen 17 universitete private/ Rama: Na vjen keq, por s’plotësojnë kushtet (VIDEO)

4 Gusht 2014, 13:42Sociale TEMA

Pezullim liccencash dhe mbyllje të aktiviteteve të disa prej shkollavetë larta dhe Universiteteve private.

Është ky propozimi që i është përcjellë Qeverisë përmes raportimit të bërë publik sot mbi verifikimin e kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend.

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, ministers së Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtuesve të tjerë të ministrisë së Arsimit, u paraqitën disa nga gjetjet e kontrolleve të kryera, si dhe masat e propozuara për zgjidhjen e situatës.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se “treguesit e gjëndjes së arsimit në Shqipëri ishte e tillë që ne nuk duhet të përsërisnim modelin e mëparshëm”.

 “Këto dokumenta që mbaj në duar dhe raport është simbol i një pune të madhe dhe ndryshimi që ndodh për herë të parë në vend. E përsëris, kemi verifikuar vetëm kriteret e ligjshmërisë, ende nuk kemi filluar me verifikimin e cilësisë që ofrojnë këto”, deklaroi Nikolla.

Në raportin e ligjshmërisë sqarohen edhe arsyet e reduktimit të kuotave sikurse edhe heqja e disa programeve të studimit apo edhe pezullimi i pranimeve në ciklin e parë të studimeve”

Kryeministri Rama nga ana e tij duke i cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.

“Qeveria e mëparshme blente qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithcka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesën për punësim”, tha Rama.

Ndërkohë ai u shpreh se në Universitetet që do të mbyllen, studentët do të kalojnë në Universitete të tjera private apo Publike, në degët ku ata po studiojnë, duke u vlerësuar edhe në bazë të krediteve që kanë marrë deri më tani, në universitetet që mbyllen për shkak të mosplotësimit të kritereve.

Kryeministri Rama u shpreh se pamja që ndeshim nuk lë vend për kënaqësi por ngjall trishtim dhe revoltë.

“Trishtim për mijëra familje që kanë investuar kursimet e tyre për t’i dhënë fëmijëve shkolla, por që i kanë derdhur paratë në këto skema piramidale”, u shpreh Rama.

Sipas tij, pavarësisht se kanë qenë të vetëdijshëm për të gjithë këtë situatë në Arsim e Lartë rezultatet e këtij kontrolli bazuar në legjislacionin në fuqi janë absolutisht rrëqethëse.

Për kryeministrin Rama është një rekord numri i lartë i profesioneve apo nënprefesione universitete plot 1432. 

“Një tjetër rekord në evropë, por mbase edhe botëror është se në 15 degë, nota mesatare e të regjistruarve është nën 5,5.”,  u shpreh Rama.
 
Abuzimi sipas Ramës shkon akoma edhe më tej ku janë dhënë 900 diploma për të huaj ndërkohë që nuk japer asnjë lëndë në gjuhë të huaj, apo kur ka rezultuar se ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri.

“Kemi arritur që të kemi regjistra kombëtar ku thuhet se 10 diploma i ka tërhequr shefi”, tha Rama
 
Një tjetër fakt për degjenerimin e universiteteve është edhe profesionalizmi i pedagogëve që shpesh nuk kanë nivelin e duhur. Një shembull që ka dhënë Rama është se në Elbasan janë 6 persona që kanë vetëm diplomën bachelor dhe janë punësuar si pedagogë në një universitet privat.  

Propozimi për heqje licence

Akademia e studimeve të aplikuara Durrës
Akademia Pedagogjike Tiranë
Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë
Shkolla e Lartë “Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Kolegji Profesional i Sporteve Fier
Shkolla e Lartë “Iliria”
Kolegji Profesional “Argent” Shkodër
Kolegji Profesional “Medicon
Shkolla e Lartë private e “Edukimit”
Universiteti “Elite Justiniani I”
Universiteti “Planetar i Tiranës”
Universitetit “Kristal”
Universiteti “Vitrina”
Universiteti “Gjon Buzuku” Shkodër
Akademia e Ndërtimit Tiranë

Pezullim të aktivitetit

Albanian University
Wisdom University
Kolegji profesional Ivoclar Vivadent & Partners
Akademia Profesionale e Biznesit
ISAT
Kolegji Profesional “New Generation”
Pavarësia “Vlorë”
Hëna e plotë BEDER
Logos
Justicia
Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
Instituti Kanadez i Teknologjisë
Aldent

Vijim aktiviteti me plotësim kriteresh

Universiteti Europian i Tiranës
Zoja e Këshillit të Mirë
“Luarasi”
“Marubi”
“Marin Barleti”
“New Yourk”
“Metropolitan”
“Epoka”
“Polis”
Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë
Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
Shkolla e Lartë “Nehemia”
“Tirana Bisness University” 

85 komente në “Mbyllen 17 universitete private/ Rama: Na vjen keq, por s’plotësojnë kushtet (VIDEO)”

  1. Adem says:

    Po c’fare do behet me te diplomuarit te UFO dhe Kristal ? Po keta a do te demaskohen ? Nqs demaskohen si njerez te pafat qe kane blere diploma, a do tu kthehen leket ? A do te largohen nga vendet e punes qe kane zene me copa letre ?

    1. ALpini says:

      Lefter Koka ne cilin nga keto universitete e bleu diplomen spo na e thote kryeministri.

      1. pa shkolle dhe jam profesor says:

        Alpin Shkollen 8 vjecare ne spitalle dhe te larten ne struge te mesmen do ta nise ne shtator,edhe kryeministri ka shkolle te madhe ..Por edhe shkollat e larta jane bere ne dhenien e diplomave njelloj si fletefalenderimet e bashkimeve profesionale per pune te dalluar ne ndertimin e socializmit ose si jepeshin teserat e partise se punes

      2. Sanco Ponce says:

        pse vetem Lefter Koka???? i moren te gjthe diplomat qe donin te merrnin tani i mbyllin, universitet qe jane mbyllur tregon qarte qe jane mbyllur sipas interesave politike…
        http://bit.do/Eriku-i-arte-i-Fullanit-me-tre-prostituta-njekohesisht

    2. Devolliu says:

      Aman, vetëm atë mender “Universitetin” e Çil-hanit mos e trazoni pasi ai ka bërë ndere të mëdha në shpërndarje diplomash dhe këtë punë e ka bërë me lek e me euro por për bijtë e pushta-pushtetarëve, diplomat i ka dhënë edhe gratis ose duke i këmbyer me tendera e benefitce të majme për Çil-hanin. Mos harroni se edhe pinjollëve të Fullhanit, Çilhani ua ka dhënë diplomat.

      1. argita says:

        Cili. Mos u merzit.C,a te kane mbet nga ato te Shtepise
        dergoi tek ne,megjithe Plaken po deshe se te garantojme
        jo Dy Pllome por Tre Pelleme kena per tju dhene.Po qe edhe per vete ajde. garant Tre Pllame ene tina m,xhep e ke.
        A po te shpelafte nje Mortje o Zagar i Saliut,Po qysh dilje e na beje analitikun kur integritetin e ke pas nul more palaco.
        Pa le kur behesh tok me ate Artan Hoxhen,ate kandidatin qe
        ja dhjeu edhe Nishani,e di si dukeni: Si nje Nul i madh me pamjen e Monument te Ligesie i
        ngritur me materialin qe ruhet neper magazinat e Haleve.Vertete
        Nje peshtirosje superiore.

    3. ina says:

      hahahahahah hahahah kemi ca te puna dhe ne te tille qe po i “Mbrojne” dijet e marra atje

    4. ai says:

      Lindita Nikolla ka perfunduar masterin ne Adiminstrim Publik ne Albanian University (ish UFO). Duhet pare edhe kjo pune tani!

    5. adrin says:

      Mijera pseudmesues ngelen pa leke, nga ata mesuesit e kohes se berishes qe marrin diplomen me pesa, dhe qe po ti futesh ne provim rrezik nuk e marrin provimin.
      Kjo eshte gjeja me me mire qe ka bere qeveria shqipetare.
      Arsimi i njerezve do te thote me pak probleme sociale dhe me shume zhvillim dhe edukim brezit te ri e shoqerise ne teresi.
      kane dale nga bankat e shkolles studente qe nuk dine tabelen e shumezimit dhe nuk dine te shkruajne shqip.
      Duhet te mbyllen te gjitha universitet qe dolen si kepurdha gjate qeverisjes kaotike tete vjecare te qeverise se kaluar.
      Duhet te ngrihet niveli i mesueve. dhe nxenesit qe shkojne ne shkolle ta meritojne noten dhe deftesen ne te kundert te fillojne nje pune tjeter, pasi keta Nxenes me probleme qe nuk mesojne behen pengese per Mesuesit si dhe per nxenesit e tjere me rezultate.

    6. adrin says:

      Edi Rama po ja zbardh faqen shqiperise. Te gjithe e pame se ne cfare gjendje i gjeti financat Shqipetare Qeveria e drejtuar nga edi rama, ne cfare gjendje i gjeti institucionet qe i kishte lene qeveria e berishes, aluiznin , ILDP ne e shume e shume institucione te tjera, ku vec ketyre kulmi ishte me universitetet dhe shkollat private qe kishin mbire si kepurdhat. Pa pike cilesie. Berishen e pame me gerdecin ku ishte i punesuar si shef baxhanku i berishes muhameti, berisha i fali token shqipetare( nje pjese te detit jon Shqipetar) Greqise, por fale gjykates kushtetuese ky veprim u hodh poshte. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama po shlyen detyyrimet miliona euro qe qeveria e berishes ju kishte borxh firmave private biznesit.

  2. albi says:

    Ja te shohim sa do i mbyllin. Ama t’ja pezullojne tamam, jo 3 muaj sic u tallen me Kristalin kur doli ajo puna e cunit te Umberto Bossit. Po i pezulluan Kristalin, Vitrinat dhe Ufon, do jete shenja e pare e vertete e nje vullneti politik per te bere dicka…

  3. anonim says:

    Keto universitetet e meritojne te mbyllen, por po te vesh re se cilat jane lene pa mbyllur e pezulluar e kupton lehte se po punoni per t’i hapur rruge Henri Cilit e Ardian Civicit me shoke e gjithashtu shokeve te partise qe kane universitetet e e tyre.

    1. adi says:

      Ne parim ke te drejte, por prap se prap ky eshte hap shume i madh perpara. Mos harro qe perfeksioni eshte armiku i se mires :). Pavaresisht te gjithave eshte pershtypje e pergjithshme qe ato qe do mbyllen ishin me te keqijat. Keq mire, universiteti I Cilit eshte branda standardeve shqiptare. Shpresojme qe ata qe mbeten te permiresohen.

      1. anonim says:

        KJO LISTA ME KETO PEZULLIMET E LENIET E DETYRAVE ESHTE VETEM PER TU HEDHUR SY NJEREZVE. PSE NUK E JAPIN SE PER CA AFATI JANE PEZULLUAR APO SE CFARE SHKELJESH JANE GJETUR QE QENKAN LENE DETYRA?! THJESHTE PO PERGATISIN TERRENIN PER BOMBEN “REFORME NE ARSMIN E LARTE”. RROFTE HENRI CILI, ARDIAN CIVICI, ANASTAS ANGJELI E BESNIK ALIJA ME SHOKE!

  4. adfdajksf says:

    Shume gabim zoti Edvin Rama qe mbyll vetem 4 Universitete Private

    Duhet te mbyllen qe te gjitha universitetet private duke nisur nga europiani e deri tek vitrianat

  5. kot fare says:

    po normale qe do mbyllen. kjo jo per merite te qeverise por sepse nuk ka ngelur njri nen 60 vjec pa diplome ne gjithe vendin. momentalisht gjithe populli eshte ne proces doktorature.

  6. Zeri says:

    Po jua hoqet licensat te gjitheve ketyre, ju lumte. Me se shumti universitetit europian, i cili eshte teresisht universitet i kapur dhe me interesa klienteliste me ish familjen ne pushtet. Hyjini dhe me sh verifikimeve dhe do shikoni cudira ne to. Jo se te tjerat jane me mire, por sidomos europiani eshte tipik universiteti i shtetit, ku mjaft te merrje diplomen dhe punen e kishe te garantuar.

    1. tironesi says:

      Po thuaj more Zeri,cfare di per universitetin europian.Une kam nje mendim te ndryshem nga ju,universiteti europian,epoka dhe ndonje tjeter universitet privat eshte me mire se universiteti shteterore i Tiranes.Shikoni dhe vleresoni me mire,nuk behet fare mesim,kane mbetur si ne vitet 1960( nga tekstet dhe ambientet, se pedagoget e atyre viteve kane qene te shkelqyer)
      Sistemi arsimor ka nevoj per reforma te thella,shteti duhet vendos kritere per pedagoget,pagesa me te mira,pune shkencore.nuk duhet te punoje ne universitetet private dhe shteterore asnje pedagoge qe nuk flete anglisht dhe te pakten nje gjuhe tjeter,qe nuk ka studjuar jshte shtetit.Nuk shkohet ne ewurope me pedagoget profane dhe te pa afte.Jepni hakun secilit,Universiteti Europiane ka pedagoge te shkelqyer,tekste te univeriteteve me te mira,infrastrukture moderne.Edhe mua nuk me pelqen Enri Cili,por menyra e menaxhimit esht per tu admiruare.

      1. plaku says:

        toronsi,
        Mos je ti vete Henri Cili, tregetari i “maskarallekut” te mediave shqiptare ? Nje kanzer qe duhet hequr me rrenje nga “shkollimi i shitur shqiptar” qe jep diploma dhe boton libra pa vlere, vetem e vetem qe te fitoje leke. Ai eshte nje turp per Shqiperine tone.

  7. varthi says:

    Po universiteti “Justicia”, që mbahet me mastera mësuesie (!), do të mbijetojë? Siç duket, rektori i tij, ish-kandidat i KQ të PPSH-së, që e shiti gjuhën shqipe te proserbët e Berishës, ua gjeti anën edhe këtyre.

  8. qytetar says:

    Shume mire ka bere, duhet te zhduken keto piramida arsimore!

  9. krio says:

    Shyqyr qe u be hapi pare. A u ja vajti ne mendje -tha Ali Pasha- e beni. Ishalla sa me shpejt te mbledhin mendjen shqiptaret aq me shpejt do fillojn te punojn si duhet per vete. Ishallah.

  10. kirurg says:

    Uau! Me ne fund!

  11. AndreA says:

    Qeveria dhe Parlamenti me urgjence te miratojne ligjin e licensimit te cdo profesionisti me arsim te larte. Pra jo vetem mjeket, infermieret e larte, mesuesit e ndonje tjeter u nenshtrohen provimit apo testit per te mare licensen, por te gjitha profesionet, pa perjashtim. Eshte e vetmja menyre per te shmangur mijera diploma te blera apo edhe fallco, te manipuluara. Shembullin ta japin se pari Deputetet. Personat qe nuk e marrin licensen duhet te largohen menjehere nga detyra, pra deputeti largohet si i pa arsimuar plotesisht, po keshtu dhjetra drejtore me diploma te blera apo edhe te manipulura.
    Kjo eshte nje nga kerkesat e Te Afteve qe jane pa pune sepse vendet e punes jane zaptuar nga hileqaret, xhambazet dhe kriminelet.

    1. tironesi says:

      Andrea A,ke shume te drejte per dhenien e provimit shteterore per te gjitha profesionet,por duhet qe ne komision te jete EULEKSI.Pra duhen programe kompjuterike per te bere testimet dhe pedagoge nga BE.Per sa i perket deputeteve,e ke kote se ata e kane bere vete ligjin,dhe kane vendosur qe duhet te jene pa shkolle.Pra eshte hequr kriteri i shkolles se larte.

    2. Miruk says:

      O sa i ke rene pikes mor Andrea kjo duhet bere! Kjo duhet e e para. Po u be kjo mbyllen vete univerisitet sepse nuk shkon me njeri sepse e di qe te kapi punen duhet testi i vertetesise… Po kulmi kur jane bere drejtoresha dhe ca copa debilesh qe nuk kalojne dot as testin e kualifikimit te mesueseve qe eshte test elementar per dike qe ka studime universitare dhe 5 vite pune. Po kulmi eshte dhe kur bejne si autoritare dhe te sjellin verdalle……. .

  12. vlora says:

    Me ne fund duket se e kane megjithe mend. Natyrisht mbyllja e shume prek ketyre universiteteve dhe mbyllja e shume degeve te universitetet publike do ti detyroje gjithe studentet te shkojne tek miqte e Rames (Universiteti Europian, etj).

  13. vej bast says:

    se ky rr.k. president do mbylli dhe VC-te e tiranes,nga e mori zanatingojor

  14. niku says:

    U mbyll edhe Kristali? Po ku do ta bejne shkollen cunat e Bossit te Lega Nord pa ardhur fare ne Shqiperi? Po ato mijera mastera per infiermeri qe ky ka dhene nuk do ti jape me? Sa keq mbeten gjithe ata infermiere tani pa master. Sipas meje kjo eshte bere kastile nga dyshja Rama -Meta qe te pengoje iniciativen e lire private ne lemin e shitjes se diplomave.

  15. maqo says:

    Ju lumte se jane bere si tregje matrapazesh, edhe kercute kane marre diploma nga keto shkolla.

  16. Spartani says:

    Kush nuk ka mend per shkolle t’i futet punes sic bejne te rinjte ne te gjithe boten. Nuk e di kush i mesoi keta buzequmeshat qe edhe gdheja duhet te kete nje cope diplome. Per cfare e duan njehere? Si vjen keq per tere ate lek te hedhur poshte kot! Te lodhen duke punuar neper fabrika se keshtu vleresojne mundin e lekut dhe nuk rrine tere diten e perendise tek kafja me cigare duke kopjuar modelin alla cuni Fullanit & friends

  17. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SI GJITHMONE DHE NE CDO FUSHE DHE ARSIMI NE SHQIPERI SI FIRMAT PIRAMIDALE ,,,,,,,,,,,,
    ( SUKSES ) I PDse DHE I SALIUT ,,,,

  18. Skeptik says:

    nuk e di pse me vjen ndermend super operacioni i policise “fundi i marrezise” per mbylljen e kazinove dhe lojrave te fatit. le te me korrigjoje ndokush por te gjitha pikat e basteve jane te hapura dhe funksionojne te gjitha dhe biles mos eshte shtuar ndonje tjeter vetem sa jane ndryshuar pronaret e kazinove. tani lind pyetja 1 milion dollareshe………keto universitete do u ndryshohet pronari apo …???!!!

  19. artani says:

    Fakulteti gjeologi-miniera po jep kot titujt profesor dhee professor i asocuar, njerezve qe skane asnje artikull apo punim shkencor dhe nuk zoterojne asnje gjuhe te huaj.

    Te hetohet si u hetua tek mjekesia dhe dalin shkeljet flagrante.

  20. Meri says:

    Po c’eshte ai pezullim e ai vijim me kushte. Te gjitha duhen mbyllur nje ore e me pare. Edhe europiani ua kam shkruar dhe here tjeter, ka vetem fasaden dhe gazeten, brenda eshte i kalbur si te gjithe. Ate te justininianit shiko se mos e beni gjyqtar gjekundi, se ai sic qeverisi universitetin me mashtrime ashtu do beje dhe cdo pune tjeter. Atij t’i kontrollohet teza e doktoratures se e ka plagjature te teren. Atij i rofshin dhjetat e universitetit, por pas atyre qe kam pare i ve ne dyshim dhe dhjetat e tij, kush e di c’pazare ka bere me pedagoge e me dekan atje se dhe ai universitet eshte per t’u pare. se me pazare se jane bere e behen dhe atje…. Provimet e studenteve pa u lexuar kalonin nga tufa e pakontrolluar tek tufa e kontrolluar me 10 siper.
    C’eshte ai pezullim per justicia-n kur atje eshte kaos ne te gjitha drejtimet. Nga mesimet, nga pagesat etj etj.
    E nuk eshte me mire as Marin Barleti dhe as Luarasi e tere lloji i tyre. Zor e ka Lindita Nikolli te mbylle UFO-n se ka marre masterin vete atje. Le te beje ger ger PD-ja se ata e sollen kete rremuje ne arsim. Mos harroni dhe arsimin parauniversitar, nga e para fillore deri ne mature.

  21. ztst says:

    Te zvogelohet edhe administrata shteterore,burokracia,pastaj te privatet le te gjejne vend keta te diplomuarit.

  22. finikas2014 says:

    Vijim aktiviteti me kusht qe deri me 15 Shtatort te kene bere gati nga 1 milion euro:

    Universiteti Europian i Tiranës (Henrik Cili)
    Zoja e Këshillit të Mirë
    “Luarasi” (ky eshte grupi Panorama, traktoristi dhe vincieri famshem i korces)
    “Marubi” (ky eshte ai mjeshtri Lulzim basha per Tiranen” ai qe protestont kunder qeverise dhe ishte pro lulit dhe tani pro edi rames
    “Marin Barleti” kuptohet miq te ppushtetit
    “New York” Genc RRULI me ate nofell shtremtin qe e denoi zoti
    “Metropolitan”
    “Epoka” Ish Keshilltari i Sali Serbit
    “Polis” Ky eshte Aliaj i famshem aha mik me qeverite
    Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë “mamuthi i financave Angjeli”
    Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
    Shkolla e Lartë “Nehemia”
    “Tirana Bisness University” Artanus Hoxhas, miku i Edi rames pas 300 diteve te para te Rilindjes.

    Si Gjithmone jemi vendi me i poshter ne planet, nje vend qe shkon me lidhje, te gjitha universitetet me siper paguajne gjobat dhe do vazhdojne me tutje sepse jane miq te pushtetit, do lidhin dhe fijet dhe ta gezojme Rilindjen? kush jane kushtet? Te paguajne gjobat apo te shesin b…n ke qeveria? yyyy te poshter nuk behet ky vend ketu jane te gjithe te kallanjosur ne krim e ne llum.
    Drejtoje pak kurrizin Zonja.Ministre kaluan 330 dite si ngrite njehere supet. Hajt ta gezojme Rilindjen tani prindet me vrap ja ku e keni listen, ju paguani ata, ata paguajne gjoben dhe ju merrni kartonat per injorantet tuaj pas 3 vitesh. Tung

    1. hhahaa says:

      tamam reforme arsimore haaahah. gjoba nga nje krah, dhe mbyllen disa universitete per te favorizuar disa te tjere. a konkurence e madhe duhen mbyllyr disa qe te fitoj uet me disa te tjere. populli si gjithmone e ka te garantuar buken thate dhe militantizmin.

    2. bobi says:

      Te lumshin duart o mik…. fiks ke folur…. nuk behet ky vend me kete rrace te peshtire zullumqaresh….

  23. Dorina says:

    Te shohim se cfare do behet me tej. rama thote qe nje perdagog nuk ak arsimin perkates. Po te kerkoj kryeministri do te gjej te emrruar rishtas plot nepunes qe kane diploma te ketyre universiteteve.
    Me duket se edhe ministja e Arsimit mburret me Masterin qe ka marre tek UFO, te pakten ate i permendi edhe Rama kur e prezantoi para popullit.
    Edhe keto me duken si ato nismat revolucionare te kohes se Xhaxhit. por atij i vinin anes keta se ai e bente gjithcka realitet, ndersa keta do fillojne te mbledhin leke nga privatet. ]Prisni o njerez vetem pak kohe per te pare se si do rihapen keto shkolla nje e nga nje, sapo te lyhet rrota me gjalpe. Rreshket vete ajo me pas…hahahah
    E pate mbykkjen e kazinove? cafre ndodhi me tej? Asgje.
    Po me ndertesat e paligjshme? perseri asgje. Nje fllucke sapuni. tashme u mesuam me fishekzjarret e Rilindjes.

  24. Anais Akosta says:

    Aman, sa miliona ka paguar REALD-i te mos e mbyllnin?
    Tek ai edhe sivjet kapen 7 nxenes qe merrnin provimet ketu duke qene jashte shtetit.

  25. Vjosa says:

    I pari dhe i vetmi hap ne rruge te mbare i Edi Rames….

  26. Enisa says:

    Te vazhdoje aktivitetin Akademia reald ne Vlore eshte kullllmmiiiiiii…..Ka vajtur grupi atje? apo ua kane mbushur xhepa me paraaaa…Realdi atje ku studenti i mjekesise pyetjes se provimit si meren barnat (ilacet) i pergjegjet : I shtypim me luge dhe i pime!!!!!!!!!!!!!!!!! UUUaaaa kullmiiii

  27. Sarkofagos says:

    Jam nje ish student i Universitetit të Tiranës). Po disa nga universiteteve të vdekura shtetërore pse nuk ju hiqet liçenca!Qeveria duhet ti trajtojë njësoj kriteret si per universitetet shteterore ashtu edhe private. Çfare duhet p.sh. Universiteti i Durresit, kur niveli eshte skandaloz dhe studentet durrsake mund te ndjekin shume mire studimet ne universitetet e Tiranes. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë se 8 deri në 10 universitete publike dhe private të marra së bashku, por ka nevojë te rritet cilësia e mësimdhënies të tyre, të rishikohen programet mesimore dhe mbi të gjitha stafi akademik i çdo universiteti. Eshte skandaloze te japin mesim ne universitete shteterore apo private persona (nuk mund ti quaj dot pedagogë) që kanë mbaruar vetëm 3 vjecarin duke marre graden Batchelor, si ne rastin e Elbasanit.
    Thoni çfarë të doni, por Universitetet e kohës të Enver Hoxhës ishin nga më të mirat edhe në shkallë rajonale dhe më gjerë. Shkolla është shkollë ku duhet te merren dijet e nevojshme dhe në atë kohë për të treguar seriozitetin e saj studentet qe mbaronin shkollen thonin per ata qe do ta fillonin ” … ne po ikim, ju do të vini, leshtë lamë, leshtë do të lini”. Pra shkolla kerkon punë, djersë dhe mund gjatë gjithe periudhes të studimeve. Kurse sot shkolla edhe në universitetet shteterore qe mbahen si me te mira eshte më shumë argëtim se sa mësim. Ligji i sotem ju thote studenteve qe leksionet jane fakultative, po te doni shkoni, po te doni mos shkoni, i lejon studentet qe me provime të pa likujduara nga vitet e meparshme te kaloje ne vitet me të larta te studimit, shkollen mund ta vazhdoje sa vjet te doje (pra nje provim mund te jepet sa here ka deshire studenti deri sa ta marrë), etj.,etj.

  28. Enisa says:

    po ndryshimi mes ketyre qe u hiqet lishenca dhe atyre qe u pezullohet ku eshte?

  29. dori says:

    Shpresojmë që të fillojë një faqe e re për arsimin në Shqipëri..Ky ështe një hap shum i vogël per ta kthyer universitetin në një rrugë për dije dhe jo ne biznese fitimprurëse për individë te caktuar.

  30. era says:

    Nuk e di sa i ploteson kriteret universiteti i Cilit Kur vete Cili-Naim i ka kriteret cope-cope.

    Mjafton te hapni arkivin dhe te shikoni regjistrimet ku Cili flet per personazhe te politikes dhe per ngjarje kyce ne historine e Shqiperise dhe te shqiptareve. Konformist pa forme, servil i pushtetit, hileqar ne diskutim, … etj etj nje thes mund te mbushesh.
    Universitetet, perpara se te formojne profesionistin, kane per detyre te formojne NJERIUN qe do drejtoje ne te ardhmen shoqerine. Me ç’fare modeli??!! Model tip CILI apo A.Hoxha qe jane nje molle e ndare pergjysem, dhe modeli me ikeq dhe me i neveritur per rinine shqiptare.

  31. Shperthimi says:

    Uaaaaa, doli prap kjo teleshmenka e arsimit te Riliiindjes!
    Pritem 300 dite se mos qullosje ndonje gje, megjithe mbeshtetjen e reklamen pa kushte qe te jep e te bene kryeministri jot, te cilin ti e adhuron,por iççççç…

    Hahahaha…flet per arsimin e larte kjo zonja ,por:

    1. A di ndonje Gjuhe te Huaj?
    2. A ke zgjidhur ndonje Ekuacion te veshtire ne lenden tende?
    3. A i ke lexuar Klasiket e letersise?
    4. A ……..?
    5. A………?
    …………..?

    Hahaha….me shprese per te reflektuar !

    1. Toni says:

      Shperthim!Te pakten Lindita eshte atje ne modestine e vete dhe po perpiqet.Per me teper s’ka nevoje te jete kush tjeter i ditur per nje dekade ne Ministrin e Arsimit.Kane te gjithckadituren per cdo problem dhe gjithkend e LSI,zj.Malaj.Une ky perfaqesim politik i LSI ne MA i kam shpresat per Rilindjen e Arsimit.

  32. anonim says:

    KJO LISTA ME KETO PEZULLIMET E LENIET E DETYRAVE ESHTE VETEM PER TU HEDHUR SY NJEREZVE. PSE NUK E JAPIN SE PER CA AFATI JANE PEZULLUAR APO SE CFARE SHKELJESH JANE GJETUR QE QENKAN LENE DETYRA?! THJESHTE PO PERGATISIN TERRENIN PER BOMBEN “REFORME NE ARSMIN E LARTE”. RROFTE HENRI CILI, ARDIAN CIVICI, ANASTAS ANGJELI E BESNIK ALIJA ME SHOKE!

  33. . says:

    ================================================

    Te lumte Z.Rama,

    -SHKOLLA vetem per te bere “para” dhe

    -DIPLOMA me para “nen dore”.

    -STUDENTE te nivelit ulet qe nuk dine asgje por
    vetem klube dhe kafenete.

    =================================================

  34. muzapopullore says:

    Me te rrezikshimit jane lene me kusht!

  35. muzapopullore says:

    …mejtepja e Besnikut dhe gruas se tij….psh

  36. me ne fund! says:

    te lumte edi, por fillo puneso inxhinjeret, mesuesit, mjeket me pervoje dhe arsim te plote nga shkollat me integritet te monizmit, nesa na pelqen apo jo, kjo eshte e verteta!

  37. ema says:

    Une jam dakort qe disa universitete duhen mbyllur. Por me cfare kriteri i njeh licenses vetem Marin Barletit i cili ka botuar Librin Kurban te Kryeministrit, Universitetin e deputetit Anastas Angjeli, UET, i cili puneson prinderit e keshilltareve te vet, Polis i Besnik Aliaj, Reald????
    O Kryeminister akreditimi eshte bere me kompani austriake me cfare ligji e shfuqizon???? Do hapesh gjyqe?
    Hiq ministren tuaj Lindita Nikolla sepse i bie te jete me Bachelor, pa pike grada shkencore, dhe mesojani cdo me thene akreditim blejini nje fjalor te termave te gjuhes shqipe, se e shumta ka qene mesuese ne dispozicion.

  38. Sander Ullishtja says:

    Po ky Universiteti TALENTI,i fshatit Shkallnuer Rashbull, Durres me demek vazhdon se paska kualitet ligjor etj.
    Ne provimet e matures ne muajin qershor 2014, te gjithe maturantet 258 vete ne muajin qershor rezultuan 100% ngelesa. Apo ky universitet eshte ne rregull pasi Zv/Ministrja e arsimit eshte aksionere.

    Benjine punet tamam o Rame, mos bej si Sale-rrumpalla se do ju haje dreqi do ju haje !

    1. ani says:

      http://www.aaal.edu.al/sq/al/institucionet-ne-al/institucionet-private.html

      nuk ka universitet Talenti, sipas faqes se APAAL.
      Ne shqiperi ka vetem 7 universitete private, te tjerat jane Shkolla te LARTA.

  39. ani says:

    http://informatika.fshn.edu.al/
    ky stafi ketu lart, vjet ka pranuar 680 studente per informatike. Rast i universiteteve shteterore.

    FASTIP shteteror ne UAMD duhet mbyllur urgjent, paguajne profesore te huaj me 150 Euro ne ore, nje shqiptar nuk mund te jape mesim aty sipas rregullores, dhe te gjithe punojne kasiere ne banka. Nje investim i kote, mesimet i bejne ne 2 jave mbarojne nje lende dhe pastaj bejne 2 jave praktike. pastaj kthehen edhe dy jave dhe bejne edhe nje lende tjeter. Sikur aty te shkonin nxenesit me te mire te Matures dhe nese te gjithe do te dilnin akademike atehere une mund ta kuptoj se ja vlen te harxhosh 150 Euro per ore mesimi.

    Si krahasohen universitetet shteterore me universitetet me te mira private? Jane 3-4 universitete private te mira, nga keta dy (Epoka dhe New York) jane 100% Anglisht dhe perdorin literature qe perdoret ne Univ me te mira, dhe jo perkthime librash.

    Kjo eshte nisme shume e mire. Te shikojme se sa do tu hiqet licensa nga ato 15 universitete. Ndoshta mund te penalizojne 4-5. Por nuk i dihet, ndoshta ua heqin licensen te 15’ve. Por shteti duhet tu dergoje nga nje shkrese zyrtare ketyre universiteteve ku tu thote arsyet se pse i kane vendosur ne kete grup apo ne ate grup. Sepse edhe prinderit duhet te dijne, pasi se shpejti fillon viti i ri akademik.

  40. Ermali. says:

    ka lene HENRI CILIN dhe Tan Hoxhen analistet e Berishes.

    1. ema says:

      Kryeministri i ka mbyllur gojen Henri Cilit dhe Artan Hoxhes, se ka frike mediat. Asnje vlere me shume nuk kane ato nga te tjerat.

  41. ani says:

    Edhe dicka nuk duhet harruar. Eshte e vertete se ka shume universitete private, por ama gati 75% e studenteve shqiptare jane ne Universitetet Publike. Pra nese Arsimi i Larte ka probleme, 75% te barres e kane Universitetet Shteterore.

    Gjithashtu, a e di njeri se c’fare do te thote pezullim? Dhe per sa kohe pezullim? A do te marrin studente keto universitete qe jane propozuar per pezullim?

  42. Agimi says:

    Sot i gjithe opinioni publik u njoh me propozimin per kontrollet e ushtruara ne shkollat dhe universitetet private te vendit dhe me marrjen e masave per mbylljen e disave, pezullimin e disave dhe vijimin me kusht te disa te tjereve. O te,tempora ! O Mores !

    Nje grup drejtusish te Ministrise se Arsimit qe drejtohen nga 5 kaçatore, te cilet nuk kane me asgje me Arsimin e Larte e Kerkimin Shkencor, nuk kane dhene asnje ore mesimi ne universitet, nuk kane ndertuar nje leksion universitar, ashtu si ne kohen e Lin Biaos ne Kine, denigruan pa analize dhe perballje me profesoret e universiteteve, por duke u mbyllur neper zyrat e sekretarise mesimore dhe duke kerkuar favore apo qe nuk dinin te benin edhe pyetje e duke pire edhe ndonje edhe kafe, bene vleresimin e shkollave te larta private dhe bene ate qe kish dashur Kryeministri i tyre hakmarres.

    Konkretisht L. Nikolla me noten mesatare 5.6 qe kerkoi te bente master ne Uniersitetin e Tiranes dhe u rrezua, e perfundoi ne Universitetin ish UFO.

    Plarent Ndreca, vjen ga KESH dhe nuk ka haber nga strukturat akademike, por ka vetm nje merite qe mbrojti babane e S. Tahirit dhe del ne televizor dhe nuk di se cfare thote ?!…

    Nora Malaj vjen nga Universiteti Kristal dhe per cudi e shiti ate dhe dhjetra profesore qe ushqehen nepermjet tij,

    A. Mazniku del ne televizor dhe hutohet perballe nje gazetareje te re dhe nuk di se cfare te thote.

    Pse nuk u kerkua heqja e licences se U. Europian te Tiranes se atje eshte babai i konsulentit personal te Edi Rames, Fuges se famshem,

    Ne Universitetin Marin Barleti ka dale drejtorja e Kainetit te L. Nikolles dhe te Ministrise se Arsimit. Adriana Bebrberi qe nuk ka ende nje doktorature dhe mendohet te hartoje strategjine e politikave te arsimit te larte dhe te kerkimit shkencor,

    Universiteti Zoja e Keshillit te Mire vijon me tej me gjasme kushte se andej ka ardhur militantja e PD-se e bashkuar tashme ne fund me Rilindjen socialiste Linda Pustina etj.

    Ekip i Ministrise se Arsimt qe me te drejte u tha ne media nga profesore te respektuar te U. te Tiranes ekip qe u mbyll ne sekretari, sepse ishte pa standarde, por vetem per te mbuluar hakmarrjen e Edi Rammes dhe te ushtareve te tij militante qe e citojne ate si dikur citohej E. Hoxha.

    Sigurisht qe shume gjera duhen ripare dhe ribere sipas standardeve e kritereve europiane, por nepermjet nje analize te hapur e transparente, sepse kane vene ne dileme qindra diploma te dhena ne vite dhe kane vene ne rrezik per buken e gojes edhe qindra profesore, por mediokritet e Ministrise se Arsimit as qe duan t’ia dine, mjafton qe shefi t’i lavderoje ata.

    Pra, ka nje selektim te pastert politk, hakmarrje personale e karhinore dhe mungese analize e transparence ne emer te ligjshmerise qe perdoret pa kuptim nga vete drejtuesit aktuale te Ministrise se Arsimit.

  43. muzapopullore says:

    Naim Cili Besniki Aliaj po plotesojne formularet e rinj, kohe e re, politika te reja, … O Sali Shpellari po te braktisin zogjte qe cukisnin plot deshire mutin tend cdo mengjes. ( Por te pakten po inkubojne sherbetoret e tu)

  44. labi says:

    Po ai Universiteti qe peruroj Saliu ne Berat si e ka emrin..? Eshte ber gje me te?

  45. Debora says:

    Eshte nje nisme shume e mire kjo dhe qe ja vlen te shkoj deri ne fund por nuk duhet harruar se ka patur student edhe ne universitete private te cilet kane mesuar dhe jane perpjekur me djerse per te marr diplomen.Ndaj duhen bere te gjitha verifikimet dhe cdo gje te shihet me kujdes.

  46. bobi says:

    Mire Universitetin e Qili servilit te çdo qeverie e fale po ate te Tan Hoxhes si ka mundesi qe e fale o Ram… ke hall se te nxjer bojen ne media apo e fale per balance politike ?!! Show show shum shum show :p

  47. Drejtesi says:

    Bravo zoti Rama por puna nuk ka mbaruar ende se nuk e di per keta te tjeret por universiteti Justicia dhe pronaret e tij Arben Thomai dhe Engjellushe Thomai se bashku me disa petagog pa karakter dhe pa vizion u kane mare paret mbi 300 familjeve me fajde dhe deri tani nuk i kane dhene gje.Por mundohen ti ginjejne e ti trembin njerezit me idene qe kane njerez ne politike dhe Jane shume te fuqishem .Po nuk u futen ne burg bajga te tilla te shoqerise do na mbajne mbrapa .Bravo edhe njehere.

  48. anna says:

    po me ufon pse ???????

  49. like says:

    e shikon qe rama po mban gjalle universitet qe jane ose me origjine greke ose te miqve te tij.Nuk hiqen ne kete menyre licensat.Po mban ne kembe universitetin e cillit , te anastasit , te grekut e te tjere qe jane miqte e tij.Ai tha qe ne fund te vitit qo te coje nje komision te huaj per akreditinin e tyre. Pse rama i ndan ne te mire e te kqinj para se te dalin para ketij komisioni. Eshe ai qe do te vendose kush universitet do te vazhdoje apo jo .E kupton mero qe kjo eshte politike , be het edhe per ndonje leke. Ministres se aresimit nuk i dain leket per te lyer dite per dite fytyren maske te saj .TURP ca te nenes edhe ca te njerkes.

  50. rusell says:

    Akoma piramidat do na ndjekin ne. Cfare fatkeqesie per nje komb.
    Ra vlera e dijes dhe kultures dhe eshte ngritur ne piedestal vlera e forces, klanit, horrlikut dhe injorances……

  51. adrian says:

    THJESHT GJEJA ME E MIRE E RAMES PER 300 DITE. NE TE TJERAT NUK KA BERE GJE.
    KISHIM ANALFABETE TE DIPLOMUAR

  52. tani says:

    O edo po zberthehe gojen o burri i dheut per full hanin full pinin dhe full qinin je kreu i qeveris apo jo ? Edo dicka besonim tek ty por po zhgenjen .duhet te merresh me thelbin e problemeve dhe jo me gjera kot .edo kur shkove ne orikum the do bej kete e do bej ate deri tani edo ke ber nje hic.edo zgjohu merru me problemet reale te vendit .thoj nje fjale edo per fullqirin .te lutem.edo me kujton massimo D’Alema kur i tha nani Moretti tek filmi qe fitoi palma d’oro ne can (per favore dì qualcosa di sinistra ) edhe ti edo fol per vjedhjen e bankes edo fol.do thoja dicka tjeter per edin .edo kur fitove zgjedhjet beja muhabet me nje te njohurin tim italian qe ka investuar dicka ne shqiperi dhe i thosha edi keshtu edi ashtu do bej kete e do bej ate ky miku im mu pergjigj po ti cfare beson tek perrallat dhe un jo jo do shofesh pas nje viti .edo ky miku im ska pas faj me duket se jeni te gjith njelloj .zgjohu edo zgjohu.

  53. ARUSHA says:

    PO JA MBAJTI BYTHA RAMES TE MBYLLE UNIVERSITETIN “NEHEMIA “

  54. arsen says:

    Prinder te Shqiperise!
    Ua bene femijet leket Vodafon, Pub dhe Diploma “letre”!
    Hapni bisneset tuaja! Shkolloni femijet ne ate qe u keni mesuar qe ne vogeli!
    Mos ua lini rinine tu shkoje per shalesh, por verini te studiojne.
    Nese keni ndonje lek me je ane…çoini jashte shtetit!
    Se shpejti qe te gjithe ata qe kane mbaruar universitetet qe mbyllen…DO U UHET TE MBROJNE PROVIMIN E DIPLOMES, TE JAPIN NJE MASTER NE UNIVERSITETIN SHTETEROR…E PASTAJ? Ye shofim nese do mbahen ne vendet e punes qe i kane zene me DIPLOMA PA KREDITE!
    Vodafone, AMC dhe oferta! HANI GJAKUN E PRINDERVE PER “letra pa vlere”!

  55. Altinun says:

    Boll u ankuat, se te jeni te gjithe te sinqerte askujt nuk i shkonte ndermend deri dje qe ndonje qeveri mund te arrinte deri ketu.
    Te gjithe thonin qe he se do lejne, he se nuk bejne dot gje etj etj.

    NQs keto lista respektohen dhe keto metastaza kancerogjene vertete mbyllen kjo eshte nje enderr e mrekullueshme qe cdo shqiptar duhet ta shijoj me lumturi.

    Ne Shqiperi kemi sot nje problem jo cilesor te se keqes, por pastertisht sasior. Emergjente sot eshte kufizimi sasior i kesaj te keqe. E keqja eshte kudo dhe ne format me banale dhe te dukshme. Ky eshte problemi yne akut sot. Zvogelimi i te keqes banale dhe mbytese qe po shkaterron cdo qelize dhe grimce moraliteti shoqeror, kjo eshte emergjenca. Vitrina, Kristali, Justicia, UFO jane problemi yne kryesor sot ndersa UET e te ngjashem jane problemi yn i neserm. Keta te dytet jane problem i nje shoqerie pak me te paster. Sot ne jemi ne kushtet e 97 ku duhen pastruar bandat ( e arsimit) neser do na duhet te luftojme kunder me te sofistikuarve.
    Perkundrazi tani ne bejme si cilesore dhe te thelle, shikojme ate e kete. Henri Cilin apo Tjetrin. Bejme perfeksionistet ne kete shoqeri te zhytur tereisht ne fekale. Me kujtohet shprehja e te madhit Volter
    ” Perfeksioni eshte armiku i madh i se Mires!

  56. aleksi says:

    te gjithe duhen mbyllur. bejne pazar me diploma si ne asnje vend tjeter te botes.

  57. vlora 01 says:

    Fillim i mbare urime.Po unversiteti REALDI ne Vlore apo eshte SABRIT BROKA qe figuron me emer sepse interesohuni dhe sa ore mesim ka dhene.

  58. Artan says:

    Qe sistemi arsimor ka shume probleme s’ka nevoje per koment.Cila eshte zgjidhja?Jeni i sigurt z.Kryeminister qe keni njerezit e duhur per te permiresuar gjendjen. Ne nje interviste,ne 5 maj 2012,NORA MALAJ,dje dhe sot Zv.Ministre e Arsimit te ketej kombi ne nje interviste tek Planet TV ( me Roland Qafokun) duke vleresuar me kompetence te plote parametrat bashkekohor te Universitetit Kristal, nder te tjera jep kete vleresim per Met Mucen;Per mua ne pozicionin e politikbereses,ne pozicionin e zv.ministres,por edhe te qytetares,sepse dua te jap tre dimesione , dimesionin ligjor , dimesionin moral, dimesioni human.Z.Muca eshte nje personalitet,pervec Qytetare Nderi i Permetit,qe edhe kjo eshte nje vlere e madhe. Pasi jep fakte dhe prova qe justikon vleresim ndaj z.Muca vazhdon: Per mua si politikane merr piket me te larta. Per mua si qytetare merr vleresim max. Per mua si zv.ministre merr vleresim jashtezakonisht shume pozitiv. Degjoje kete interviste z.Rama. Jeni ne konflikt me LSI dhe politiken e saj ne arsim apo zj.eshte ne konflikt te qarte me veten. Degjoje dhe ju shqiptare.Aesimi ne Shqiperi eshte nje turp.Keni njerezit e duhur,me integritetin e duhur profesional dhe moral Z.Rama?Beni gjane e duhur te merrni bekimin e ketij vendi qe vec per te ruajtur gjuhen kane dhene jeten shqiptare te vertete.

  59. ani says:

    Nje nder abuzimet me te medha te UET eshte se kane me shume nxenes doktorrature se Universiteti i Tiranes. Kane me qindra nxenes doktorrature, nderkohe qe disa studente doktorrature akoma nuk kane mbaruar masterin, ose jane ne proces te perfundimit te masterit. Normalisht UET nuk ka staf te mjaftueshem per te udhehequr nje numer kaq te madh doktorantesh.

  60. arbeni says:

    MBYLLINI se lane nam duke I shitur diplomat me para,sikur po shesin djathe e domate,dhe kane nje cilesi mesimdhenie mizerje.

  61. Shqiperia e mjere says:

    O z.Rama hic mos te te vije keq qe po beni ate qe duhet. Nuk ka vende ne rruzullin toksor qe te kete kaq shume te ashtuquajtura universitete duke marre marre parasysh numrin e studiusve vecse ne Shqiperi. Vendi i papradokseve edhe ne kete fushe. Prandaj dhe njehere ju themi duhej te mbyllni dhe me shume nuk eshte e nevojshme shume e per lume thote populli jone dhe eshte mire te degjohen fjalet e urta se i ka nxjerre eksperienca.

  62. Altin says:

    Ky eshte nje vendim I shkelqyer qe mori qeveria.Te universiteti Justicia jane bere krime nga me te medhate.I biri I jani thomait Arben Thomai me Engjellushen e tij kane mare me qafe me qindra njerez se I lejoi saliu se ishin kelyshe te komunizmit.Ne burg eshte shpetim per keta fundurina te komunizmit pasi edhe ne burg keta do vjedhin burgaxhinjte.Sot konsiderohet aritje per popullin.

  63. Siguria says:

    Nje bravo te madhe kryeministrit per kete qe ka ndermend te beje!Por ta coje deri ne fund ama.Kisha dhe nje pyetje,po ata qe kane blere ose u jane dhuruar diploma nga partite gjate fushates dhe kane mbushur administraten si do u veje halli?Kam merak “Vitrinatqe i kembenin me mall te cdo lloji.

  64. Ornela says:

    Sigurishte qe vendim qe eshte mare deri ne nje faze eshte egzakt por pa u egzagjiruar per fakt se me kete vendim digjen dhe shume persona te tjere te cilet gjithcka e kane aritur me meritat e tyre.Dhe nuk eshte fare normale te pezulloen as per nje x arsye as per y.Me e sakta dhe me e duhura eshte ndoshta te vendosen disa kriter te te metejshme dhe ne mos zbatimin e ktyre kritereve te meren masat perkatese.Sepse te gjithe e dim shume mire se si funksionon fatkeqsisht.Shpresojm te gjendet nje rruge zgjidhje ?

  65. Marsi says:

    Per mua gjeja me e sakte dhe me e bukur qe ka bere ky politikan eshte kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje