Një grup vullnetarësh nga Serbia, të regjistruar si “Lëvizja çetnike”, aktualisht gjendet në lindje të Ukrainës, duke u rreshtuar me separatistët pro-rusë, ose me, siç e quajnë veten, “Ushtrinë e Rusisë së Re”.
Edhe pse Serbia nuk parashikon sanksionimin e atyre që luftojnë jashtë kufijve të shtetit, mungon distancimi i qartë i Beogradit zyrtar nga grupet e tilla.
Pas luftimeve në Krime, ky grup njerëzish ishte kthyer në Serbi, për t’u rikthyer më pas në lindje të Ukrainës, me qëllimin që, siç kanë thënë, “të shpërndajnë ndihmat e mbledhura humanitare”.
Zoran Andrejic prezantohet si pjesëtar i departamentit të logjistikës në kuadër të Lëvizjes Çetnike në Serbi. Sipas tij, në lindje të Ukrainës gjenden rreth 15 pjesëtarë të këtij grupi.
“Disa vullnetarë kanë shkuar me shpenzime vetjake për në Moskë dhe kanë ndihmuar shpërndarjen e ndihmave humanitare deri në kufi me Ukrainën.Pushteti i ri kishte propozuar që nidhma të dërgohet në rajonin Lugansk. Nga pjesëtarët e milicisë së atjeshme, çetnikët janë furnizuar me uniforma me shenja të dukshme dhe armatim për mbrojtje personale dhe mbrojtje konvojësh”.
“Me rastin e dërgimit të ndihmave, në rrethinën e aeroportit në Lugansk, konvoji është sulmuar. Tre pjesëtarët tanë dhe një rus janë plagosur me armatim artilerie. Pas kësaj ngjarjeje, pjesëtarët e Lëvizjes vendosën të mbeten në Lugansk. Nuk kanë kurfarë komande zyrtare atje, dhe tani thjesht janë në dispozicion të ushtrisë së Rusisë së Re”, ka thënë Andrejic.
Nga ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk kanë reaguar me rastin e veprimtarisë së këtij grupi në Ukrainë.
Aleksandar Radic, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se ligjërisht, Serbia nuk parashikon ndjekje penale pë rata që luftojnë jashtë kufijve të shtetit.
Në fakt, ky formacion që prej fillimit të krizës në Ukrainë kishte zbarkuar atje.
Atje janë për të ofruar përvojat e tyre, ka thënë komandanti i tyre, Bratislav Zhivkovic.
“Rusët kanë ardhur gjithmonë si vullnetarë në luftërat e serbëve. Në këto të fundit, në Republikën Srpska ka pasur shumë vullnetarë rusë, kurse ne këtu kemi ardhur të ndajmë përvojat tona që kemi pasur në vendosjen e barrikadave në Kosovë dhe situata të ngjashme”, ka thënë Zhivkovic.
Vetë ata nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për betejat që po zhvillohen në Ukrainë, por fotografitë dhe porositë që dërgojnë prej andej, nuk është se do t’i ndihmojnë shumë Beogradit zyrtar për të mbajtur një qëndrim neutral ndaj krizës në Ukrainë.
Komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshic, thotë se zyrtarët serbë do të duhej të përcaktoheshin karshi aktiviteteve të tilla.
“Nëse Serbia nuk mund ta ndalojë angazhimin e tyre, atëherë duhet të distancohet nga veprimet e tilla dhe të thotë qartë se shteti nuk qëndron prapa tyre, në mënyrë që të mos lejohet hapësirë interpretimi se Serbia po mbështet kryengritësit në Ukrainë”, ka thënë Jakshic.
Analistët në Serbi megjithatë pajtohen se numri i atyre që janë të rreshtuar nga ana e kryengritësve pro-rusë nuk është shumë i madh, por dëmin që, siç thonë, mund t’ia bëjnë shtetit të Serbisë karshi Perëndimit nuk duhet lënë mënjanë./ REL
Po ne Kosove a vine kto cetniket se si shume kane cu kry islamistat?
Lerini Shqiptaret rehat se nuk i perziehen kujt, qofte ata te Kosoves qofta ata te Shqiperise. Ju hapni syte nga keta lloj Islamistash me mire OK?!……
http://www.veteranstoday.com/2014/08/04/french-report-isil-leader-mossad/
Simon Elliot, aka Al-Baghdadi, son of Jewish parents, Mossad agent
te Kosoves e Shqipnise nashta jo po Raptishat e Maqedonise kogja po bojn zullum anej. Tani Shqiptart zullumin ma te madh ja bojn vetevetes.
Rrjedhimisht, Cetniket do benin pune te mire nqs marrin nje iniciative te tille ne Kosove
a nuk e keni pare postimin tim te fundit nga DONETSKa NARODNa REPUBLIKA…ketu behet lufte: ne ortodkset kunder te tjereve-pa dallim.
ca po derdellisni cetniket jane ortodokse ,vellezerit e mi
@Tourkopordha, kurse ustashet dhe ballistet jane ata qe jua ngulen fort vellezerive tu!
O trap,edhe ukrainasit ortodokse jane! ortodokse kunder ortodokseve! Shurrabajge!
Le qe ti nuk je “tourkofagos” por “turkofagos” mor Lemi!!! Kur do me provoku dhe katunari mysla! ?
@Kalorsi Fortuna flm per link.
Sot e mora vesh qe kryetari i muxhahedineve te Shtetit Islamik te Sirise dhe Irakut(ISIS) qenka hebre(Cifut).
A e dine hoxhallaret e Kosoves kete??
@dandadaramanda, Shqiptaret si kane borxh askujt, por e gjitha Bota i ka Borxh Shqiptareve, Serb, Rus, Grek,dhe cdo lloj pidhrobshi qe ka qene dhe eshte me fuqi te madhe ndaj nesh…te gjithe pa perjashtim. Nese kane bere 1 te mire kane perfituar 101 here me shume prej ketij populli te vuajtur. Robt qe te gjitheve me radhe kush ja ka pas me hile Shqiptareve.
Shume pak ja kane pas me hile. Shqiptaret jane populli me zullumqar dhe faktori me i demshem ne Ballkan, po ty ta kan shperla trunin me ato librat e historise e me propaganden primitive te atyre nacionalisteve te ballit kombtar e edhe elementeve nacionaliste te regjimit komunist te kohes. Si e ndertuan Prishtinen Serbet e si e rrenuan Shqiptaret pas nderhyrjes se NATO-s? Si jane lagjet maqedonase ne Shkup e si jane ato Shqiptare? Sa Shqiptare ushqehen nga Greku? 800 000, Sa greke ushqehen nga Shqiptari? 0.
Hajde Serbi e Greku po Rusi qka te boni o mjeran?
Je shume i dobet, megjithese perpiqesh te shkruash Shqip. Liveli trunit tend eshte duket qe eshte me fazen e zhvillimit te majmunit, me vjen keq. Nuk ja vlen te merresh me ty.
po ky lajm eshte i vertete,,,,
ishin te paret serbet qe shkuan ne Krime dhe pastaj kaluan ne Doneck…Jane mercenare me pagese ashtu siq jane dhe cecenet…
por nuk ka Shqipetare …lajmi i djeshem i gazetari te gazetes tuaj s eshte i vertete,,,,,,,
@dandaramanda:shume e mutin e hane or + mut.