Të largohet jo vetëm Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës, por qeveria dhe kuvendi i kanë duart e lidhura

8 Gusht 2014, 18:49Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Ka patur dy qendrime sot për çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë

Njëri i një grupi që proteston. Ai kërkon me një peticion që deputetët të shkarkojnë guvernatorin Fullani.

Tjetri i Sali Berishës. Ai mbron papushim guvernatorin fullani, nuk thotë asgjë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, gënjen lidhur me faktet që kanë të bëjnë me hetimin e ngjarjes dhe në fund, mbron rrënimin publik të një funksionari shtetëror dhe familjes së tij.

Dua të them nja dy fjalë.

E para, qendrimi im është i palëkundur në nevojën e një reforme të thellë ligjore, strukturore dhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore në Bankën Shqipërisë, pavarësisë dhe transparencës, kontrollit në Bankën e Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka më as moralin, as forcën, as besimin dhe as të drejtën ta bëjë këtë.

Ndaj guvernatori duhet të largohet.

Në anën tjetër, ky peticioni që synon thjesht të largojë vëmendjen nga vjedhja në Bankën e Shqipërisë, në një përpjekje të qartë të Sali Berishës për të përballur njerëzit me Qeverinë dhe maxhorancën në Kuvend, duke e goditur fort në kauzën e antikorrupsionit, nuk vlen.

Sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, dhe Qeveria e Kuvendi duhet të veprojnë sipas këtij ligji:

Qeveria pezullon nga detyra Guvernatorin, zëvendësguvernatorin dhe çdo anëtar të Këshillit Mbikqyrës vetëm nëse;

Janë në pamundësi për të shërbyer në Keshill sipas nenit 46, pra kur mandati i tyre është i papajtuesëem;

Janë dënuar nga gjykata për një vepër penale që parasheh dënim me burg;

Janë në pamundësi për të paguar detyrimet financiare, ose janë deklaruar të falimentuar;

Janë ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojnë detyrën si nënpunës shtetëror apo në shërbimin publik;

Gjatë ushtrimit të detyrës në mënyrë aktive marrin pjesë në veprimtari politike.

Nëse plotësohet njëri prej këtyre kushteve qeveria pezullon këdo, nisur nga Guvernatori, dhe Kuvendi me kërkesë të qeverisë shkarkon secilin prej tyre.

Por, vetëm në këto raste ama. Kështu funksionon ligji.

Pra, Zirkoni dhe cilido tjetër që tenton të gjejë hajdutët jo në Bankën e Shqipërisë, por qëllimisht në Kuvend, janë gabim gjithë ditën, me qëllim për të kundërvënë njerëzit ndaj Qeverise dhe mazhorancës.

Ligji është shumë i qartë dhe sot, nuk jemi ende në kushtet që parashikon ligji për të pezulluar e shkarkuar Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. (Ha diskutim rasti i njërit prej anëtarëve të Këshillit)

Ndaj, ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të çlirohet nga të tilla kufizime të qëllimshme për të mbrojtur një Guvernator në faj moral, ekzekutiv, administrativ, penal.

Kjo ja ben muuu;

Një pikë më poshtë, në të njëjtin nen, i jepet e drejta Këshillit

-Kuvendi sërish nuk ka asnjë të drejtë të iniciojë shkarkimin, që të propozojë shkarkimin e anëtarëve të tij nëse:

Ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë.

E shihni se kjo e drejtë i jepet anëtarëve të vetë Këshillit dhe jo Qeverisë.

Një ligj i ndërtuar qëllimisht mbprapsht dhe me kufizime të thella, përtej garancisë për pavarësinë e Bankës.

Ndërkohë, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë është tërësisht i kapur, në shumicë dërrmuese i kapur.

Këtu vimë tek Sali Berisha dhe salillëku i tij, se nuk po mbronte kerkend, se Guvernatori nuk kishte kërkuar mbrojtje apo mbështetje.

Dua ta pyes;

Sa Berishë ka në Këshillin Mmbikqyrës të Bankës së Shqipërisë?

Shikoni, sot Këshilli Mbikqyrës ka 7 anëtarë.

Ndër ta, Fullani ishte propozim i Qeverise “Berisha”, Petraq Milo ishte propozim i Qeverisi “Berisha”, Elisabeta Gjoni ishte propozim i Qeverisë “Berisha”, Dhori Kule ishte propozim i PD në Kuvend, Ela Golemi ishte propozim i PD në Kuvend, Ermelinda Meksi ishte propozim i PS në Kuvend dhe Adrian Civici ishte propozim i vetë Këshillit Mbikqyrës.

Pra, nga 7 anëtarë të mbetur, Sali Berisha ka 5 mbështetës të qartë në Këshill dhe këta po mbrojnë veten dhe Guvernatorin. Madje kjo është shumicë që vendos edhe në rastin e plotësimit të Këshillit me 9 anëtarë.

Dy anëtarë, Meksi e Civici janë qartësisht kundër, duke treguar përgjegjësitë e tij.

E shihni se si Berisha po mbron Fullanin?

Vetë, me Lulin e tij, Boden dhe gjithë të tjerët, por edhe me shumicën e PD në Këshill është tërësisht në mbrojtje të Guvernatorit dhe këtij Këshilli.

Pjesa tjetër, ajo me Instagram, pastaj me denoncimin e vjedhjes nga vete Guvernatori (kjo është gënjeshtra më e madhe, Bitraj thuajse është dorëzuar vetë dhe Prokuroria e di këtë), bashkëpunimin e tij me Prokurorinë (A thua se ka rrugë tjetër) janë tërësisht Salillëqe.

Në fund, e megjithatë Guvernatori dhe Këshilli Mbikqyrës duhet të ikin.

 

66 komente në “Të largohet jo vetëm Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës, por qeveria dhe kuvendi i kanë duart e lidhura”

  1. Frroku says:

    Me duket se i paskan bertitur Erionit, e paska nderruar pllaken! Ik o Erion se nuk e rruan ai shefi yt per ty, ik e qetesohu.

    1. Shehu says:

      shume korrekt Bracja,, Mesoni pak dhe ju llapanjozet e PD-se se ka pavarsi institucionesh o hunjte e saliut

      1. Zllatan says:

        sakte erioni ne ate qe thote. jane te ndara gjerat dhe per kete duhet te jemi shume syhapur.. Duhet te dorehiqet me se sben

        1. valoni says:

          Berisha dhe Fullani jane NJE, ndaj ka filluar Berisha te flase.. RAma respekton pavarsine e institucioneve.

          1. Dolisi says:

            Politika sduhet te nderhyje, Berisha po fillon serish presionin ndaj prokurorise, qe e ka vegel te tijen.. Fullani dhe Berisha jane pisa

            1. Populli says:

              Erjoni i bie rrotull.
              Erjoni dhe komisioni i Ekonomise ne Kuvend te ndermarrin nismen ligjore per te amenduar ligjin per Banken e Shqiperise me kete permbajtje:
              “Qeveria i propozon Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit dhe pezullimin e Keshillit, kur dyshohet se ne BSH ka ndodhur vjedhje e fondeve dhe abuzime me kompetencat e dhena.
              Kuvendi, menjehere ngre nje komision te posacem, therret Guvernatorin dhe anetaret e Keshillit, ben verifikimet e rastit dhe propozimin e diskuton ne seance plenare brenda 10 diteve.
              Nese kuvendi eshte i shperndare thirret ne seance te jashtezakonshme”.
              Keshtu behen punet Erjon, nese nuk ke ngrene hudher. Sepse Edi e ka ngrene ngjalen e Ilirit, ndaj s’ndihet”

      2. loku says:

        po cfar skate ka folur roni roni ja ka friken likes dhe sales bashke dhe rames po gjasme se shkarkoka dot qeveria dhe parlamenti u vodh thesari shtetit o njerz o shqiptare dhe na dlkan deputet te majte ete djathte e thon se kan duart e lidhura e se shkarkojn dot ky qe ka vjedh 7 miljon dollare po kure shteti nuk deryn per te mbrojtur interesat e shiptarve atere qeveria dhe parlamenti te japin doreqjen dhe tamari ushtria pushtetin e gjithe pergjesit ti rrasi brenda te ver dretsi e pasaj te ben zjedhje te lira ndryshe nuk jemi per te ber ndonjer shtet

      3. duli says:

        kemi marre fund si shoqeri po nuk u ngritem te gjithe ne greve sikur per sjelljen e armeve kimike asnje politikan nuk vepron. E hane e mbare, te gjithe para parlamentit.

    2. Pilo Lala says:

      Erioni nuk e rruan per njeri, as per shefin.
      Por gjithmone ne e dime qe Shefi dhe Erioni luftojne per kete Shtet.
      Mos i qani hallin Erionit dhe Edit, se keta nuk falin asnjeri, edhe pse shkopinjte e Berishes jane futur ne cdo ingranazh te shtetit dhe te pavarur.
      Dalngadale po zmontohen, dhe disa po po thyhen.
      Por duhen njerez si Erion Brace dhe Edi Rama ta bejne, dhe ne duhet ti perkrahim me force.
      Mos ndalojne protestat, se jane per parate toa, jo te Edit apo Erjonit.
      Por sic e thashe duhet mbeshtetje, dhe ti tregojme forcen fizike Fullanit, ti shpojme gomat e makines, ti thyejme xhamat e shtepise, te lyejme hyrjen e shtepise me fjalet HAJDUT!.
      Keto veprime do e thyejne dhe do dorezohet Fullani.

    3. Dielli mbi KORAB says:

      Erioni ka shpjeguar shum qarte.

      Dy fjale te reja i shtohen gjuhes shqipe.
      Salilleku dhe ,..sa berishe ka .
      per mua jane gjetje letrare dhe gjuhesore.

  2. Super Ustai says:

    Boll gjetet justifikime o Erjon. E di qe e ke me hall te madh qe te mari me sy te mire piktori por nuk e rruan shume tek ty Rama. Rri rehat.

    1. andromeda says:

      Po ç’dreqin ke me Erionin o ti superusta. I vetmi njeri që ka vite që flet për bëmat e Fullanit e të BSH, i vetmi që ka nxjerrë faktet për abuzimet atje, për rrogat, dietat, shpërblimet e dhuratat. Në vend që ta nderojmë Erionin për këto ne duam ti nxjerrim sytë, që ju plaçin sytë të gjithëve ju që doni të tregoheni të mençëm por që bëhi budallenj.

  3. Pilo says:

    Nje saktesim per anetaret e bordit; kjo shoqja Ela Golemi, nuk eshte e PD-se, kjo vjen nga LSI sepse eshte shume “mikeshe” e Terit te LSI-se.

  4. erion.. says:

    une them qe le ta vjedhin gjithe kapitalin e bankes me mire. prape si prape qeveria duart e lidhura i ka.. Ketu eshte cenuar siguria e 1 shteti dhe keta flasin per duar te lidhura.. e po c’prisni zgjidhini duart dhe futini atje ku duhet. Ashtu si mbyllet universitetet e kalbura, ashtu si prishet ndertimet e qelbura, keshtu ndroni edhe kete ligj te felliqur qe vetem ne te mire te Shqiperise nuk eshte.. Jane bere Pronat Shteterore si prona e babit

    1. lili says:

      Kur nuk i ka duarte e lidhura qeveria kur ka nje mine arsye me arrestuar Fullanin,per mosrespektim te ligjitka blé shtepi cash,pershperdorim te pares publikese gjelat e familjes Jane paguar per gjithe familjen nga ne,et et
      Qeveria i ka du art e lidhura sepse nuk do me vepruar po kur jo per arguti si pavarsia e bankes! Mbi pamvaresine e bankes eshte interesi i popullit shqiptar,qe po vidhet ashiqar edhe do vazhdoje me u vjedh mbasi qeveria e jone po ju thote vjedheve’vazhdoni’ fale pseudo argumentin e pamvaresise te bankes!
      Kur do vidhet gjithe thesari ,prape ky argument per pamvaresi te bankes do na servir et?
      Turp per qeveritaret tone!
      Cohu popull largoje Fullanin me gjithe mbrotjeset e tij!

  5. per says:

    Cfare thua mor shpirt?! Po jep justifikime pae nuk rrasni dot brenda nja derr hajdut????!!!
    Merruni me pasurine e tij.
    Cdo pasuri qe nuk e justifikon dot me rrogen e shtetit sekuestrojeni dhe derrin plaseni benda per korrupsion.
    ska ligj qe e mbron nga vjedhjet qe ka bere.
    dhe mos thuaj qe nuk ia faktojme dot se po ti tregon vete perdite!
    Po thuaj me mire qe e keni brenda sa krahu korrupsionin qe me ate derrin tjeter qe mbani ne krah.

  6. Danieli says:

    Po mire o Brace ja te besojme edhe me keto argumente qe na solle, POR
    publiku ka sjelle prova pamore, vizive dhe me fakte per shperdorimet e parave publike nga familjaret e Full-Hanit. Thuhet se prekuroria ka nisur hetimet per to….
    Edhe pas kesaj qeveria nuk ka te drejte te shkarkoje apo propozoje shkarkimin e Full-Hanit?!
    Po per shpenzimet marramendese qe Fullhani ka autorizuar me nje te rene te lapsit thua ti ai eshte drejtori i pergjithshem i FMN-se dhe jo i BSH-se se arnuar….
    Sa eshte kapitali fillestar i BSH-se e di njeri…. $750 milione
    Teknikisht BSH-ja eshte e falimentuar….. sepse ajo eshte shuma e vjedhur…. Ja edhe rasti i arte per te propozuar shkarkimin…. Me ke talleni ju ore me veten tuaj qe mezi lidhni dy llafe dhe kepusni kokrren e qejfit nga TV-te tuaja te blera nga leket e Full-Hanit?!

    Turp per juve dhe cdo ligjvenes qe mendon si ju!
    Nese ju ka ngelur nje pike karakteri dhe gjaku ne deje duhet te lini pushimet dhe te shkoni ne ate salle qe nuk e keni me tapi por detyrim ligjor te propozoni shkarkimin dhe hetimin e plote te Full-Hajnit.
    Ai e ka vendin ne biruce.

  7. nga larg says:

    O Frrok …Erioni ka bythe e flet se ndjen peshen e vuajtjes qe populli po heq nga keta gjakpirsa…por edhe ti ndonje sahanlepires I Sales do jesh …fare e keqe..

  8. justifikimi says:

    Po po ashtu eshte, ligji i ka fajet gjithmone!

    Pse se ndyshuat ligjin po iket me vrap me pushime verore?

    Dhe pse nuk ktheheni te beni ligjin nga fillimi sikur ta marrim te mireqene argumenti tuaj? Ju nuk keni vullnet politik qe dosja fullani te hapet prandaj lerini llafet boshe se jeni impilkuar te djathe e te majte bashke.

    Apo keshtu i do mushka drut, qe fullani te pastroj dosjet dhe te fshije serverat. Futini edhe nga 3 muaj pushime ju te parlamentit se keshtu e do zakoni shqiptar, qe cudia me e madhe 3 dite zgjat. ngelet me berishen mjes drek dark sikur nuk e dim ne ca eshte berisha pranaj ju votum ju po dhe ju si berisha jeni nuk te vrisni po te lini pa buk te vdesesh ngadale.

    1. duli says:

      mire fole. po nuk e kuptuan politikanet se kritikat behen per drejtesi dhe jo per te treguar kush eshte fans i PS apo i PD atehere do na lusin qe ti votojme dhe drejtesia do vije ne vend. Shqiptraret bejne me shum fanatizem per politikane sesa per artiste apo muzikante apo shkencetar, autor, etj… i kemi ndrit ne qiell vete, kshu que mire e kemi. Duhet te kritikojme njeri tjetrin sepse ne i japim votat. Vetem Faik Konica bente auto kritike sikur europianet dhe kjo ndihmon ne rivalidim dhe permiresim. Ne mburremi me breke te palame. Kemi marre fund si shoqeri po nuk u grumbulluam si me armet kimike.

  9. bravo says:

    me pelqen entusiazmi yt…

  10. evidence says:

    Dhe une e dija se Qeveria dhe parlamenti puneson por edhe shkarkon cdo individ qe nuk ben punen ose kapet ne flagrance kur njerezit e besuar te shtetit vjedhin
    Gjithashtu Erion brace deklaroi me lart se bitraj ishte I pari qe denoncoi dhe jo banka
    Pra Brace edhe pse e di qe banka mashtroi se denoncoi e para ska fuqi ti shkarkoi
    Ka ndonje te zgjuar ketu te ma shpjegoi kete pacavure te Braces?

  11. kaci says:

    O Brace, pse nuk e ndryshon menjehere ligjin e bankes parlamenti, apo nuk i ka votat? Prandaj i ke votat vellacko, ta ndryshosh brenda nates dhe ti shkarkosh te gjithe. Mos bej analiza koti.

  12. Pandeli says:

    Ne shume raste ligji e ka fajin sepse paralamentaret tani nuk i lexojne ligjet, gjysma e deputeteve s’kane as shkolle te mesme! Si mund te lexojne ato ligje me dhjetra faqe??? Ato s’kane lexuar nje faqe gjithe jeten?!
    Keshtu qe ligjet sic vijen te pergatitura nga institucioni perfitues, qe i ben si don vete; deputetet jane cope cope, atehere fajesojme ligjin???

  13. sorro says:

    Qeveria dhe kuvendi i ka duart e lidhura !!!!!
    Ky eshte nje rast i jashtezakonshem dhe qeveria e cdo shteti qe eshte
    me i perpiket me ljgjet se ju, te korruptuar koke e kembe do te shkarkonte
    nga detyra keto hajdute dhe do tkalknte prokurorise per veper penale.
    Por problemi more Brace nuk qdndron tek keto ligje ,por qendron tek
    Nje takim i fshehte qe eshte bere Rama -Fullani me 20 korrkk .
    LUN PARJA MODHE O BRACEEEEEEEEE NUK TE FAL AI QE TE KA KONSTRUKTUAR TU
    TE NA MBUSHESH MENDJET TONA .QE NA I KA MBHSHUR META GJITHE KETO VITE

    DUART JA KA LIDHUR FULLANI RAMES ME 50.000,000

    Ps;Kastriot Myftaraj /Takim sekret Rama -Fullani 20 korrik.

  14. nick says:

    Le te biem dakord me Brace, por gjithmone nese ka vullnet ligje krijon hapsirat per interpretim, ashtu siq po beni me KLD. Tek e fundit keni mekanizmat te ndryshoni balancat ne keshill dhe menyre “Ligjore, keshilluese” ti beni antaret te ndryshojne voten. Nuk ka justifikime kur qeveris, dhe tani qe ke shumice absolute. Te jesh I sigurte Erion se nuk do ta kesh kete shumice pas 3 vitesh. Pushteti te konsumon, dhe shansi vjen vetem 1 here! Pra qeverisni siq jeni zgjedhur te beni.

  15. en says:

    Po si nuk te vjen turp o Brace. Njefarlloj mbrojtje po i ben edhe ti hajdutit. Merr nje inisiative emergjente ligjore, kerko nje debat te menjehershem te kuvendit per te presuar Hajdutin, kerko doreheqjen tende sic beri Dokle dikur. Ka edhe menyra te tjera por ti je i armeve kimike qe lahen me sapun e Ziorkoni iu shqeteson ju se lakrorin e keni me 100 pete. Po pse gomere eshte opnioni dhe nuk e kupton qe ju e late derisa te mbyllej seanca e fundit per ta hapur hajdutllekun.

  16. Vunoi says:

    JO QEVERISE SI LIDHEN DOT DUART,KRIMINELEVE PO,NEQOFTE SE DO QEVERIA.
    Ku eshte katandisur vendi,e ben ligjin hajduti e te thote s’ke c’me
    ben se i ke duart e lidhura.

  17. Kris says:

    Shteti vazhdon te jete i varur nga mafia.
    Rrypat e qeverise dhe parlamentit jane varur ne cadrat e plazheve.
    Llalla eshte ne sezonin e vapes.
    Berisha ,avokat vullnetar i fullanit leshon ere te qelbur
    Piktori na pershendet me agimin e nje dite te qete per gjithe hajdutet e vendit
    Ilir floriri pregatit skenarin e vjedhjes tjeter

  18. omar kajham says:

    ESHTE BERE PARLAMENTI FOLE ZULLUMQARESH QE S’KA LIDHJE FARE ME POLITIKEN.

    NE VEND QE TE FLASIN PER HALLET E SHQIPETAREVE ,AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KUSH KA VJEDHUR ME SHUME DHE KUSH ESHTE ME MAFJOZ, DHE KETE E BEJNE GJITHMONE .

    SA TURP NA VJEN

  19. ARUSHA says:

    bravo Brace bashkohem me ju dhe poshte Hajdutet Kriminelet dhe Tradhetaret e Shqiperise e te jashtem e te brendeshem !

  20. Intelektuali says:

    Kerkoj ndihmen e juristeve nqs e kam gabim….? Por mesa di une, kuvendi me propozimin e nje grupindeputetesh prej 28 vetesh, ngre grup hetimor per kete ceshtje dhe nqs gjen gabime dhe fajtore duke filluar qe nga guvernatori, propozon shkarkimin e tyre dhe parlamenti e miraton me shumice votash…!!! Te pakten une keshtu e di…!!!

    1. Aty says:

      Sigurisht qe eshte e mundur, per me teper qe rasti eshte flagrant sa me s’ka. Vetem se duhet pranuar se Erioni eshte nder te vetmit qe po i shpeton fytyren partise se tij. Me Ermelinden edhe mund te bejne dicka. Pse jo, edhe me Ngjelen…

  21. asllani says:

    Haha i madh Erioni. Ka kaluar te “let’s get technical”. Super. Po para se te kerkosh gjera ekstreme here tjeter keshillohu nje here me shefat dhe pastaj jep deklarata bombastike ne media o babuc. Para se te kalosh “technical” mos harro qe duhet fillimisht te “let’s not get carried away first”. Te du fort. Shyqyr qe te ka parlamenti.

  22. Koco says:

    Po kujt i duhet te shikoje e degjoje kete krye hajdut , i cili duhet i pari te prangoset jo te lejohet te beje avokatine e bashkepuntorit te ketij krimineli .qe ka vetem nje emer dhe te gjithe veprat kriminale kane doren dhe urdherin e tij.

  23. Adem says:

    Ca flet o idiot ! I paska duart e lidhura Qeveria qe sapo kaloi reformen territoriale me 88 vota ? Yyyy debil !!

  24. Luli says:

    z.Brace, nuk dua te besoj ne keto qe shkruan. Po justifikon gurvenatorin A.Fullani aq, sa po e mbron S.Berisha apo I.Meta. Secili ne kendveshtrimet e tija, ti dhe gjithe sorollopi po e mborni Fullanin. Argumentimin perse qeveria apo kuvendi nuk nderhyjne dot ne shkarkimin e gurvenatorit, mund t’ia drejtosh nje target grup individesh qe ne testin e intiligjences nuk kapin as 5%. Ti ke shume te drejte per nenin qe ndalon KM dhe Kuvendin por, ama ne kete shtet ka edhe organ akuze i cili, ne baze te te dhenave te deklarimit te pasurise, ILDKP, nis procedimin penal. Dhe, zoti Brace, opozitari i mazhorances, pasuria e familjes Fullani nuk justifikon koston e larte te jeteses. Duke qene se morali ne vend nuk njihet, pervecse dy apo tre rasteve, askend nuk kemi pare te jape doreheqjen. Sokol Nako ish minister i drejtesise ne qeverise socialiste te F.Nanos dha doreheqjen pasi aksidentoi per vdekje nje kalimtar (rasti pare), Ilir Rusmajli ish minister i drejtesise ne qeverisjen e demokrateve te S.Berisha, dha doreheqjen pasi, i vellai kishte marre pjese ne nje tender dhe kjo perbente konflikt interesi (asakohe Partia Socialiste e akuzoi Rusmajlin si favorizues ndaj fitimit te tenderit te vellait. Rast tjeter ne 24 vite tranzcion-demokraci nuk ka. Nje rast burgu i nje ish zyrtari te larte , ishte ai i Fatos Nanos. Keto jane rastet ne Shqiperine tone te begatshme qe, Sali Berisha e rendtiti te dyten pas Gjermanise dhe, qe Edi Rama do te na e kthej ne nje kopesht me lule. E degjuat si tha ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ne Gerdec? ”…do ta kthejme Gerdecin nje kopesht me lule….”. Boll Erjon! Do te ishte me mire te qenedroje ne koherence me statuset qe shkruan,e jo te lepish ne ate qe ke peshtyre. Ke shume te drejte qe na fyen duke mbojtur qeverine, e cila tanget mbron Fullanin. Natyrisht, ti me ligjin e argumentuar mbron qeverine, por ama harrove te prokurorine, qe je munduar aq shume ta identifikosh si vegel te Berishes. Jo se nuk eshte, sikurse eshte dhe KLD (Keshilli i Larte i Drejtesise). Do beje mire qe ne ato dy gjerat qe ke lexuar sot, perfshire dhe ZIRKONIN e Armeve Kimike qe perfiton nga paniku i ketij populli, per interesa te tij financiar nderrmer aksione te tilla, ti Erjon Brace duhej ti drejtohesh prokurorit te pergjithshem te hetoje mbi pasurine e familjes Fullani. Ben gabim qe na mburresh qe, qeveria KM, Kuvendi, nuk mundeshkan dot ta shkarkojne… A thua ne populli apo dhe Zirkonet e shoqerive civile , ju kerkuan sqarime per shkarkimin e gurvenatorit?? Une si qytetar i ndershem, taksapagues i rregullt, e ne pritje te pensionit dua te shoh si igji zbatohet. Fjalet e bukura, e justifikimet nuk me interesojne, madje me zhgenjen qeveria ime per te cilen votova, qe edhe pas nje viti ”fajin e ka Berisha”. Ne dore e keni, ndryshoni ligjin, keni votat e duhura per te ndryshuar edhe kushtetuten.

  25. elinor , says:

    Qeveriu i paska duart te lidhura keshtu ee? Nuk e lejon ligji qeveriun? Po ai ligji i mbrapshte a nderrohet, a rregullohet o Brace? Apo duhen ato votat, si eshte ajo fjala, “cilesore”? Po kujt i plasi per votat cilesore?! Po te jete ashtu nuk rregullohet asgje, as ligji elektoral, sepse kjo opozite nuk do donte kurre te rregullonte ligjet qe vete i ka shtremberuar per qellimet e saj!
    Pse nuk e pranon me mire qe keni te parin e Kuvendit (HPC — Hajdut i Pergjithshem i Certifikuar) qe nuk do e pranonte kurre te ndryshohej ligji qe do t’i binte atij vete ndesh ne fund te fundit?
    Kur nuk ke c’te thuash me mire hesht se keshtu del edhe me keq.

  26. elinor , says:

    Edhe nje dicka; nqs nje zyrtar i larte i nivelit te Guvernatorit apo ndonje Minister fillon dhe hetohet nga Prokuroria atehere ai zyrtar normalisht duhej te jepte doreheqjen dhe nqs nuk e ben nje gje te tille atehere Kryeministri ia kerkon doreheqjen publikisht. Nqs ai perseri refuzon atehere perfshihet parlamenti dhe si perfundim zyrtari shkarkohet. Vetem nje person i inkriminuar do te ngulte kembe aq shume te mbante postin edhe kur ka presion kaq te madh nga cdo drejtim. Kokefortesia e Fullanit per te mbajtur postin i flet qarte per “ndershmerine” e tij!

  27. lili says:

    Kuvendi eshte Soverani,sepse eshte populli,!
    Edhe asnje mut Fullani nuk mundet me u vu mbi Kuvendin,o erion.
    Kuvendi ka te gjitha drejtat ku vjen ne Pune interesi i qytetareve:ndryshimi i ligjeve per banken,mbylljen e sa,shkarkimin e gjithe staffit…
    Ne se nuk e béni shkarkimin e Fullani,cka do t’ju nderoje,populli do e bane po edhe ky Parlament atehere do bjere !

  28. Spiro Duka says:

    rregulloni njeher ate punen e edukimit fizik ne shkolla ju se problemi i Bankes se Shqiperis pret!!!!!

  29. Toni T says:

    Cfare ndodhi kerkon sqarim e jo llafew pastaj merrem vendimet. Nese Dow harrohet kjo qeveri do mbaje koston…

  30. dn says:

    Kur ju deshte rames e berishes,ditet ta ndryshojne Kushtetuten per 24 ore,o erion zeza!pra ne qofe se i thue vetes deputet i popullit shqiptar,merr initiative per shkarkimin e Fullanit,merr initiative per ndryshim te ligjeve,merr initiative per referendum ose largohu e mbylle gojen per gjithmone se jemi lodhur ma me skandelet pa fund ,nje hère majtas nje hère djathtas me marreveshje prej kohes se ndryshimit rrufeshme te Kushtetuses,skandalet pa fund ne kurriz te popullit qe vu an per kafshaten e bukes kursee ju béni te gjithe qe mbi qefin!
    Stôooooop me!

  31. Agron Babameto says:

    Bukur, inicio ndryshimin e ligjit Erion. Bashke me Ramen therrisni nje seance te jashtezakonshme, ndroni ligjin per Banken e Shqiperise dhe shkarkoni Fullanin.
    Ose beju thirrje gjithe militanteve te partise tende te dalin ne shesh deri sa te dorehiqet Fullani sic beje ne opozite.
    Lerini skemat me ping pong. Populli do koken e Fullanit dhe e do brenda gushtit, ne shtator do doje koken tuaj,

  32. Erald says:

    Ore eshte shume e thjeshte fare, merruni me deklaraten e pasurise se Fullanit. Nese ajo del e pavertete, atehere hidheni ne gjyq.

    Nuk ka nevoje as per ndryshime ligji e as per sterhollime.

    Zirkoni po te doje me ata te tijet mund te bej referendum per ndryshim ligji e kushtetute dhe Bracja nuk ka ca ti bej. Po po ben lojra fjalesh se do te mbroj kryetarin e tij me sa duket.

  33. vasil bitri says:

    NJE KESHILL MBYKQYRES I KORRUPTUAR I QELBUR I MBARSUR ME DJERSEN DHE GJAKUN E POPULLIT DUHET TE LARGOHET MENJEHERE. AI NUK ESHTE KESHILL MBYKQYRES POR NJE ORGANIZATE KRIMINALE , NJE ORGANIZATE HAJDUTASH QE NUK KA ASNJE VLERE PER KESHILL. KESHILLI DREJTUES MBYKQYRES DUHET FUTUR NE BURG E JO VETEM TE LARGOHET NGA PUNA. NJE KESHILL QE MERITON BURGIM TE PERJETSHEM QE VOTUAN QE TE QENDROJE GOVERNATOR GJAKPIRESI ME3 I MADH I SHEKULLIT SE BASHKU ME LIDHJET E TIJ TE PUSHTETIT TE PARE ME TE QELBUR QE KA NJOHUR HISTORIA E NJEREZIMIT

  34. brace says:

    Sala po del hapur ne mbrojtje te fullanit.Po kryeminstri qe nuk flet fare asnje fjale ca i thua kesaj ti shoku?Ne fund te fundit sala ska asgje ne dore ndersa edvini ka “88 vota”e shkarkon menjehere.A ka ndonje force politike shqiptare apo jo?Duket hapur qe jane te gjithe fullaner antishqiptare.

  35. DANI says:

    PO PARLAMENTI PSE SPO NDIHET???????????????????????

  36. mëno says:

    Sot foli i çmendduri Sali dhe palaçua Dhori Kule. Keta dy tipa qe shfaqen si shembelltyra me e keqe e intelektualeve, tregojne se sa bajat jane bere. Saliu flet broçkulla qe si beson asnje femije, kurse Dhori ka marre rolin e hajdutit qe bertet kepeni hajdutin se nuk kam vjedhur une. Saliu, ky injorant del e flet duhe pasur parasysh vetem Edi Rama. Me i çmendur sa ku shkon, por fatkeqesishte ka edhe ca gazetar q

  37. qytetar says:

    Erjon me gjithe respektin qe kam si qytetar ketu me duket se po na merr vetem si zgjedhes (cope mishi me dy si ose bageti qe shkojne tek kutia e votimit dhe shohin vetem ngjyren e barit roze apo blu). Shume e drejt ato qe thua, ligjet jane ber per te mbrojtur hajdutet dhe vampiret qe skane kombesi, ata quhen financjere ose bankjere. Tani puna eshte ti si perfaqsues i popullit bej detyren fisnike dhe propozo te ndryshohet ligji per statusin e bankes se “shqiperise” (ketu edhe ti e di qe seshte e shqiperise ashtu siç nuk jane te gjitha bankat perndimore) dhe beheni banke te SHTETIT SHQIPTAR, keshtu nuk u ben dot me nder b… nje byth full-hajni. Do thuash ti qe sna len institutet e medhaja internacionale (FMN apo BB), epo parlamenti do burra dhe njerez te ndershem jo hajduter dhe tradhetar qe shesin shqiperine per ca para te qelbura qe ua kane derdhur neper llogari bankare diku jashte. Ndryshe dil i pavarur dhe ke per te pare qe popullin do ta kesh me vete!!!

    1. realisti says:

      Bibgo!!! Kjo eshte pyrtja qe do pergjigje E kujt eshte banka? Kush e ka te drejten e vendimarrjes? JU kujtohet historia e F.SH. F.-se? Pse nuk e ndryshonte dot qeveria e asj kohe A.Duken? Spse parate ishin te FIFA-s dhe vendimet i merte FIFA. Ne qofte se FMN ose BB japin para borxhe kush i mer vendimet per guvernatorin? Me siguri jo qeveria, me siguri jo parlamenti. Ketu do jemi e do shohim Respekte!

  38. Jace says:

    Si nuk foli njehere si politikan ky njeri. Balla dhe ky jane turpi i PS. Me kerkesa kurdohere maksimaliste, bombastike, qe vec efektit boomerang nuk kane gje tjeter. Vallahi, keta ja kalojne treshes se PD Paloka, Noka, Srazimiri persa u takon absurditeteve qe nxjerrin nga goja.

  39. F.Ruka says:

    Z. Brace, eshte e vertet qe ligji e mbron Fullanin, por ligjvenesi nuk ka parashikuare se i zoti vjedh vet shtepine e tij. Ne kete rast qeveria duhej menjehere te pezullonte nga detyra Fullanin dhe cdo person tjeter qe ka mundesi te tjetersoje provat. Pas ketij veprimi kuvendi me ligj te posacem duhej te shkarkonte Fullanin dhe zvendesimin e tij . Vjedhja e bankes eshte veprimi me i shemtuare. Qendrimi zyrtar deri tani eshte i papranueshem per popullin. Ju argumentoheni si te doni.Juve si Erjon keni mbetur nje ze ne “shkrtetire”.Populli ka te drejten e vet te protestoj jo vetem kunder ajduteve por dhe kunder atyre qe i marin ne mbrojtje qofte dhe me mosveprimin.

  40. Qytetari says:

    Shume i sakte Erion por ka harruar 1 Prillin dhe Ilir Meten.

    Jua tha Sala ta Gezoni

  41. salhajvonic says:

    ooooO Erion flet gjithmon me korrektsi
    po me sa ka pa ky milet ty ose tfusin si vegel per tu bo tallall ose e bon tu duk me zon noi karrike mo tnolt
    Arsya qi po ti them kto osht se as i deputet i qiveris gjoja rilindja nk po thot as i gjymes llAfje per fullhajnin kan ra tgjith nqietsi
    Kurse edi rama po nk mori masa trrepta per kto kriminela me nkrye kryekriminelin salhajvonic nk e ka tgjat as kte mandat

  42. CA po te duhet? says:

    Qytetar me pelqeve se thua ME DUKET po na merr per copa mishi,haha haaa pse mo i uruar ti ke ndonje mendim tjeter se si e sheh kasta hajduto politike kete popull cope mishi me dy sy ne balle?Mos te te duket fare,qe nga mengjezi e deri ne darke ashtu na shohin e mos me keq!

  43. dn says:

    Po hé!
    Fullani te largohet po se po,keshilli mbiqyres domosdo mbasi s’ka mbiqyr asnje,po edhe Parlamentaret qe nuk po degjohen ,edhe qeveria qe nuk po vepron!
    Déri Kur do t’ju durojme?
    Déri kur?

  44. Dibrani says:

    O Brace Sarinaaaassaasa
    Futi I dush me Sarineeeeere
    Je ber per gjynah,…..je si puna e atij qenit qe leh pa pushuar dhe kur i Zoti i bertet cingron si klysh.
    Ja keshtu je dhe ti ,…te beri ti hash fjalet Edi Espinoza te beri qe te lash dhe duart me Sarin.
    Politikan si puna jote thjesht ekzistojne per nevojat e mafjes je pimp .
    Ik qerrohu mos na hap barkun me fjalime qe skam asnje fare peshe injorant

    mjer populli ku ka mbet me zgjidh hallet

  45. odin says:

    Eshte ceshtje mentaliteti dhe injorance…jemi mesuar ti falemi mbretit te radhes…nuk e kuptojme akoma c`eshte shteti…eshte e vertete edhe mbreti i fundit nga Vucidoli qeverisi sic donte…preu, shiti e bleu para e mbrapa pa pyetur per njeri…sot lexon se banore po protestojne per ndertimin e dy HEC-ve…akoma nuk e kane kuptuar se kunder kujt duhet te protestojne…por ai ka dhene nja 400 licensa per HEC…per fat nuk kane filluar pune te tjerat…i madherishmi Saluk i shiti pa pyetur per asnje nga keta qe protestojne e do protestojne neser…qeveria mue, zotrie je tu gabue, o me mue o me mue…

  46. Billy1 says:

    Erjon! Po te doje qeveria dhe parlamenti e shkarkojne Fullanin. Si?
    Keshilli ligjerisht ka 9 anetare. Faktikisht ka 7. Mungojne dy. Zgjidhni dy anetare te tjere. Dy i keni. Njeri ka shkelur ligjin dhe e shkarkoni. Zevendesojeni me nje tjeter. Ja e bete maxhorancen ne Kushillin mbikqyres.Pese me kater. Ja pra, po te doje qeveria e shkarkon qe c’ke me te Fullanin, por nuk do, o Erjon, nuk do! Jeni edhe ju deri ne fut te zhytur ne mut.

  47. mirel says:

    Ore popull qe e paskeni kapur Bracen per bishti sot.
    Brace po ju thote si hiqet Fullani, jo thoni ju, po e mbron.
    Ne ka proteste qe duhet te behet eshte ajo qe kerkon reformen ligjore, qe mundeson shkarkimin dhe penalizimin e Fullaneve.
    Vetem keshtu arrihet futja e Fullanit ne burg.
    te tjerat jane fletushka per filma vizatimore..

    “Wanted”
    Idiotizem modern, sipas hajduteve moderne

    1. Tritolin te gjithve qe kan vjedh says:

      Vetem me qen njerez te trash qe zejn erjonin me goj njerezit.duhet te ngrehen te gjith shqiptaret per ti perzane.se me ligje ato mbrojn njeni tjetrin.duhet nje revolt si ajo e 1997.se jemi bo shteti me legen i gjith botes, jemi shteti me i korruptuar i botes.te gjith shqiptaret duhet patjeter ti heqin te gjith shumicen e K….ve qe mbrojn fullanin.

  48. Tritolin te gjithve qe kan vjedh says:

    Ju jeni i vetmi njeri nga shteti qe keni fol per ket ceshtje.te gjith ata qe nuk flasin jan te korruptuar,se kan shum frik me fol se fullani esht koka e te gjith tranzacioneve te miliona euro e dollareve te cdo deputati morena apo jasht qeveris.prandaj nuk reagon njeri.kjo esht gjoja me è keqe qe fullani rrin aroma atje deri sa te fshi te gjith a provat.se un besoj qe nuk jan 7 milion dollar,por duhet te jene me shume.prandaj me qe je i vetmi deputet qe je kunder a aferave korruptive te gjithve (kolekeve te tuaj ) qe jan nji grup mashtruesish. DHe mediat shqipetare ato legenet qe nuk permenin dot emrin e fullanit nuk duhet te bojn mo’ gazetari.po gazetat ti marin te fhin surratin,njerez te poshter.

  49. ajaxs says:

    shqipetare sipas tradites se shtetit tone, duhet tu thurim levdata hajduteve dhe tu ngreme monumente per heroizmin qe kane bere.RRofshin hajdutet e thesari te shtetit. Levdatat dhe lavdite u takojne vetem atyre

  50. Frederik says:

    Sipas Erionit nese parlamenti sajon ligje te tilla qe ata mund te vjedhin atehere shqiptaret nuk paskan te drejte te protestojne qe po vidhen . E pra Erion Brace nuk ka rendesi se emrat jane te PD-se apo PS-se , por ligji qe parlamenti ka aprovuar lidhur me BSH dhe Keshillin Mbikqyres . Kesaj i thone vjedhje me paramendim dhe per kete i gjithe parlamenti eshte i kriminalizuar qe ka lejuar funksionimin e ketyre vendimeve apo ligjeve .

  51. Kot kot says:

    A mundet KM ta therrasi fullanin ne zyre dhe ti thote: firmos pak doreheqjen tani dhe dil perjashte? Une them po.behet.po ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje