PD vijon akuzat ndaj Ramës/ Orkestrues i dhunës ndaj opozitës

8 Gusht 2014, 11:40Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që e konsiderojnë si aleancën e tij me krimin. Në konferencën e rradhës për mediat, deputeti Besnik Duzha tha se të gjithë e dinin dhe e ndjenin në komunitetin e tyre, se Edi Rama përpara zgjedhjeve po bënte një aleancë kriminale.

“Me njerëz të hurit e të litarit, me ata që nuk janë përfaqësues as të familjes e jo më të zonës së tyre, por që lypsen për të shantazhuar kundërshtarin. Por 29 ditë më parë, doli me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, se sa larg ka shkuar kjo aleancë kriminale e Edi Ramës. Pra ka shkuar deri në parlament, ku mujsharët e kryeministrit, të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në skenarin më të rëndë në një demokraci, që është përpjekja ti mbyllur gojën kundërshtarit”, theksoi Duzha.

Duke iu referuar denoncimeve të bëra publike nga PD, Duzha u shpreh se sot kjo parti me krenari qëndron në krah të cdo qytetari të lirë, që nuk ka votuar për t’u përfaqësuar në kuvend nga banditët.

“Edi Rama hesht, nuk reagon.  Sot të gjithë e dinë se ai i hapi rrugën parlamentare krimit, por përballë dokumentave zyrtare, cdo kryeministër normal i një vendi që aspiron perendimin, duhej të ishte përgjigjur, duhej të kishte mbajtur përgjegjësi.  Pork jo nuk ndodh me Edi Ramës, se është ai që ka bekuar hyrjen në parlament të krimit, ka bekuar goditjen dhe kërcënimin me jetë të Opozitës.  Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në cdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin”, përfundon deklarata e PD-së

 

 

 

 

 

7 komente në “PD vijon akuzat ndaj Ramës/ Orkestrues i dhunës ndaj opozitës”

  1. ERMAL LU... says:

    Po krimenelet e gerdecit ku jane tani? A nuk u ngriten ne detyre pas shperthimit makaber….

  2. Afa says:

    Ketyre bravo u qofte qe dalin perdite per shkak te nje zenke mes disa mistrecave ne parlament.
    -Imagjinoni te thoshte kryeministri “do ti thyejm dhembet” apo “ikni more legena” – sic ka thene dikur ishkryemisnistri
    -Djali kryeministrit pergjegjes per shperthime dhe viktima
    -Apo te vrasesh protestues opozite…

    Per keto gjera nuk pergjigen keta, sepse ata qe kan vdekur dhe jane fyer per shkakun e ketyre fashisteve, nuk jane njerez. Njerez jane vetem keta fashistet e Saliut dhe Strazimiri, cdo gje qe nuk eshte pjese e ketyre eshte kafshe dhe keshtu qe mund edhe te shperdorohet se nuk ka vlere –>
    A ju duket kjo si filozofil fashizmi??? Kjo eshte partia e Sali Berishes!!

    PS: Nuk po them PD por partia e Sali Berishes sepse SALIU nuk eshte PD (sic thote JOZ TOPALLI). Ne PD ka njerez te mire dhe intelektual por cte besh qe e ka pushtuar nje njeri mesjetar.

  3. tani says:

    Qellimi i ketyre legenave te pd eshte te provokoj nervat e njerzeve….kane nje muaj qe dalin ne tv e flasin ne menyren me te poshter dhe tani duan te perfshijne edhe familjen per te krijuar incident se sben…kjo eshte loja qe di sali berisha…ai don viktimama cdo kusht…

  4. agron says:

    ZOTERINJ DEPUTET TE PD-SE! MEQENESE NA BENI TE QESHIM CDO DITE FALAS, ATHERE JU LUTEM RI FUSNI NE SKENAR EDHE SHKULJEN E VESHIT TE DJALIT TE NERITAN CEKES!
    HAHAHAHA! PO IKNI ORE PLEHRA! JU NXJERR SALIU SI DELET ATY! VAZHDONI VAZHDONI SE KUR TA KUPTONI FILMIN JU, DO JENI NJA 20 DEPUTETET JO ME TEPER! PO DO JU VIJNE MENDTE MANDATIN E TRETE!

  5. Leonard Dingo says:

    Aleancen e tij me krimin…Turp e faqe zeze per pd-ne dhe turp e faqe zeze per ps-ne qe kane 23 vjet qe bejne kriminele njera tjetren dhe populli injorant i beson,qe nga familja ime qe voton dhe deri tek une deri dje,se tani e tutje te me varin nuk votoj per asnje.

  6. Leonard Dingo says:

    Po me ofroi fshatari im Ilir Meta,pasi te heqi ca plehra e ndyresira qe ka rreth vehtes mund te votoj per LSI.

  7. kalec hoxha says:

    dolen gagaçet e banditit te vuçidolit o zot ju raft EBEOLA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje