Tre adoleshentë kanë humbur jetën sot në Lushnjë pasi pësuan një aksident të rëndë me makinë, ndërsa një i katërt ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë është shënuar pranë fshatit Kosovë e Vogël teksa të rinjtë po ktheheshin me automjet nga një gëzim familjar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë Mario Rika 16 vjeç, Fadil Rika 17 vjeç dhe Sokol Sheqi 16 vjeç. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit që i mori jetën 3 moshatarëve.
Të rinjte ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit. Në momentin që ndodhi aksidenti ata ishin duke u kthyer nga një dasëm. Tre prej djemve gjetën vdekjen e menjëhershme.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina e tyre tip Benz ka humbur kontrollin në kthesë dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e 3 të rinjve. Shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ka mbërritur menjëhërë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.
Kush e drejtonte makinen? Sa vjeç ishte? Po te shikojme se ne çfare moshe ishin djemte, perse i lejojne prinderit qe te ngasin makinat ne kete moshe? Papergjegjshmeri e plote prinderore te çon ne te tilla tragjedi. Te vjen keq qe degjon qe djem te rinj ikin para kohe, por te ngrihen nervat me te tille prinder injorante.
Vendosni rripat e sigurimit o njerez, se nuk di me c’emer tu quaj. Po ne bote behen aksidente me perplasje ballore dhe statistikat e vdekjes nuk jane kaq te larta sa ne Shqiperi pas renies ne kanale. Vetem degjon, ra makina ne kanal e vdiqen 3, 4 etej persona. Pastaj cfare paskan qene keta prinder injorante te japin nje adoleshenti makinen. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo. Injoranca nuk ka brire. Vendosni rripat e sigurimit, se jeta eshte me e shtrenjte se tanarlliku.
U qofte dheu i lehte ketyre djemve. Fatkeqesi qe vjen nga injoranca! Injoranca vjen nga prinderit!
nuk e kuptoj si mund te hidhet ne hisklla nje jete kaq e re dhe pa i marre asgje asaj apo pa e shijuar ate?
ngushellimet e mia te sinqerta.